Gruaja e Admir Muratajt pasi ka parë trupin e viktimës që u vra dje nga policia gjatë grabitjes së milionave eurove në Rinas, ka konfirmuar se ai është bashkëshorti i saj.

Ndërkohë mediat greke shkruajnë se personi i vrarë me armë zjarri nga policia në Rinas është arratisur nga burgu grek i Trikalas në vitin 2013, së bashku me 10 kriminelë të tjerë të rrezikshëm shqiptarë, disa prej të cilëve janë arrestuar në Shqipëri.
Gazeta greke “Protothema” shkruan se i vrari është Admir Murati.

Autoritetet greke, atëherë, kishin arritur të gjurmojnë dhe kapin tre nga dhjetë të arrestuarit.
Gazeta shkruan se Admir Murati dhe persona të tjetër të armatosur sulmuan aeroportin e Tiranës, duke konfiskuar një sasi të mëdha parash nga një avion.
Grabitësit e maskuar në aeroport nga një hyrje që përdorej nga zjarrfikësit, vodhën paratë dhe ikës.

Dëshmitarë okularë në aeroplan që ishte në shënjestër nga grabitësit u thanë gazetarëve se motorët e avionit ishin vënë në veprim, kur tre burra me maska dhe uniforma, kërcënuan me armë stafin dhe urdhëruar të pranishmit të shtriheshin në dysheme.
“Sulmuesit shkëmbyen zjarr me policinë gjatë një ndjekjeje në një rrugë me pemë dhe një prej tyre ka vdekur”, tha policia në një deklaratë.
Komentet