VOAL

VOAL

Muzeu i Kulturës Françeskane, nis me veprat e Lin Delisë

April 5, 2019
10 Comments
  • author avatar
    Tomas 7 years ago Reply

    Data e arratisjes është 25/07/1948.

  • author avatar
    EMANUEL 7 years ago Reply

    Ky arkitekt asht historia e nje jude qe tradheton popullin,familjen e vet , vetem se eshte mesuar te jetoje si bohem.
    Juda vari veten per tradhetine.Ky do te kthehet e do ti vije vrer per tinezite,e pabesit e tij,por ajo kohe do vite e deri atehere projektet e tij per shkak te asaj qe perfaqeson do mbeten te ngrira.Gjithcka qe me pare i ka dhene kenaqesi do ti kthehet vrer per cdo cast te jetuar si i tille,femrat, parate e ndyta ,sjelljet vagabondeske,e shfrenimet.

Komentet

‘Neomalsorja’ niset drejt Tiranës: Do t’i bashkohem protestës. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve e cila nuk ka asnjë shenjë që të ndalet

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku e njohur edhe si ‘Neomalsorja’, është nisur drejt Tiranës. Ajo shprehet në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale se do t’i bashkohet protestës para Kryeministrisë e cila sot është në ditën e 49-të.

“Do t’i bashkohem protestës e cila sot është në ditën e 49 të saj. Është kaq frymëzuese dhe kaq e bukur rezistenca e qytetarëve dhe rinisë që kanë patur gjatë këtyre ditëve në rrugët e vendit dhe siç duket nuk ka asnjë shenjë që të ndalet”, thekson ajo.

Sot para Kryeministrisë do të zhvillohet protesta e 49-të radhazi ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

‘Neomalsorja’ u largua nga grupi parlamentar socialist rreth 1 muaj më parë dhe “shpërtheu” në kritika ndaj mazhorancës dhe Ramës, ndërsa edhe ajo, tanimë si ish-socialiste kërkon largimin e kreut të qeverisë. bw

Mocioni – Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Elisa Spiropali publikoi online platformën e saj, duke deklaruar se një vendim i tillë kishte ardhur pas interesimit të medieve.

Dokumenti i saj kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme jo vetëm në parti, ndarjen e partisë nga shteti, një drejtësi të pavarur, etj. Më poshtë postimi i saj.

POSTIMI I PLOTE

Ky dokument nuk ishte menduar të bëhej publik. E përgatita dhe e dërgova në Asamblenë Kombëtare si një kontribut për debatin brenda Partisë Socialiste mbi të ardhmen e përbashkët.

Për arsye të interesimit të medias, vendosa ta ndaj me publikun, me bindjen se një debat që synon të ardhmen e Shqipërisë fiton më shumë vlerë kur zhvillohet hapur. Dokumenti mbetet një propozim për diskutim, i hapur ndaj çdo ideje, vërejtjeje dhe kontributi.

***

Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi RAMA

Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

Anëtarësisë së Partisë Socialiste

Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

MOCION PËR HAPJEN E DIALOGUT KOMBËTAR MBI MARRËVESHJEN E RE PËR SHQIPËRINË

PJESA I

Shqipëria ka hyrë në një moment vendimtar historik, politik e shoqëror. Institucionet funksionojnë, ekonomia vazhdon të rritet dhe proceset demokratike zhvillohen rregullisht. Megjithatë, shoqëria shqiptare po kërkon një fazë të re të demokracisë së saj: më shumë përfaqësim, më shumë pjesëmarrje, më shumë besim te institucionet, më shumë  drejtësi shoqërore dhe një marrëdhënie më të drejtë ndërmjet qytetarit dhe shtetit.

Kjo është një kërkesë që nuk mund të shpërfillet. Në një demokraci të pjekur, energjia qytetare nuk shihet si kërcënim, por si një mundësi për reflektim, vetëkorrigjim, përmirësim.

Shoqëritë demokratike nuk forcohen duke heshtur zërat kritikë, por duke krijuar institucione që dinë t’i dëgjojnë, t’i kuptojnë dhe t’u përgjigjen me reforma.

Pikërisht këtë po kërkon edhe koha që po jetojmë. Jo më pak demokraci, por më shumë demokraci. Jo më shumë kontroll, por më shumë besim. Jo më shumë personalizim të pushtetit, por institucione më të forta se individët. Jo privilegj, por meritë. Jo mbyllje, por garë. Jo vetëkënaqësi, por vetëkorrigjim. Më shumë përulësi, më pak arrogancë.

Shoqëria shqiptare kërkon më shumë garë dhe më pak privilegj. Më shumë meritë dhe më pak besnikëri personale. Më shumë institucione dhe më pak personalizim. Më shumë përfaqësim dhe më pak përqëndrim të vendimmarrjes. Më shumë konkurrence ekonomike, më pak favorizim. Kërkon një shtet ku ligji është mbi pushtetin dhe ku pushteti nuk identifikohet me askënd.

Kjo është kultura demokratike që duhet të ndërtojmë. Kalimi nga kultura e individit te kultura e institucionit. Nga administrimi i pushtetit te vetëkufizimi i pushtetit. Nga bindja se shumica ka gjithmonë të drejtë, te bindja se demokracia forcohet vetëm kur pushteti pranon kontroll, kritikë dhe korrigjim.

Prej javësh, në rrugët e Tiranës po shfaqet një energji qytetare që kërkon të përfaqësohet. Një mobilizim politik dhe shoqëror, sidomos nga brezi i ri, që nuk mund të shpërfillet pa pasoja.

Shumica qeverisëse nuk duhet ta shohë këtë si një zhurmë që duhet shtypur dhe injoruar, por si një moment reflektimi për demokracinë shqiptare. Ne besojmë se çdo shoqëri demokratike bëhet më e fortë kur institucionet kanë guximin të dëgjojnë qytetarët e tyre, edhe kur ata shprehin pakënaqësi, kërkojnë ndryshim apo sfidojnë mënyrën se si ushtrohet pushteti.

Përgjegjësia jonë nuk është të gjykojmë këtë zë. Përgjegjësia jonë është ta dëgjojmë, ta kuptojmë dhe t’i përgjigjemi me më shumë demokraci, më shumë përfaqësim, më shumë llogaridhënie dhe më shumë besim. Pikërisht këtu fillon arsyeja e këtij mocioni.

Në këto vite Shqipëria ka ndërtuar stabilitet politik, institucione më të forta dhe ekonomi më të zhvilluar. Por, çdo model politik ka ciklin e vet. Sistemi që ndërtoi stabilitetin, nuk prodhon domosdoshmërisht më shumë përfaqësim, më shumë garë dhe më shumë hapësirë për energjitë e reja të shoqërisë.

Marrëveshja politike e vitit 2008 i shërbeu stabilitetit institucional të kohës së saj. Sot, kufijtë e atij modeli janë bërë të dukshëm. Ai nuk krijon më të njëjtën hapësirë për konkurrencë, garë dhe pjesëmarrje që kërkon shoqëria shqiptare.

Shqipëria nuk ka nevojë për një tranzicion të ri. Ka nevojë për një fazë të re të demokracisë së saj. Një fazë ku zhvillimi ekonomik ecën së bashku me demokratizimin politik; ku pushteti pranon kufijtë e vet; ku institucionet fitojnë më shumë autoritet se individët; ku meritokracia zë vendin e privilegjit; ku shteti forcohet përmes vetëkorrigjimit dhe jo përmes vetëmbrojtjes.

Pikërisht për këtë arsye propozohet hapja e Dialogut Kombëtar për Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Jo si një dokument partie dhe as si një program qeverisës, por si një proces kombëtar që synon të ripërtërijë marrëdhënien mes shtetit, institucioneve, politikës dhe qytetarëve.

Ky proces duhet të fillojë me gatishmërinë për të reformuar mënyrën se si ushtrohet pushteti, për të forcuar institucionet, për të zgjeruar përfaqësimin, për të rikthyer besimin dhe për të krijuar një kulturë të re politike, ku vetëpastrimi të jetë shenjë force dhe jo dobësie.

Vetëm një Parti Socialiste që reformon veten, mund t’u kërkojë shqiptarëve një marrëveshje të re me shtetin. Vetëm një Parti Socialiste që hap rrugë për energji të reja, përfaqësim të ri, mund t’i përgjigjet me besueshmëri mesazhit që vjen nga shoqëria. Vetëm një Parti Socialiste që kërkon përgjegjësi nga ata që ushtrojnë pushtetin në emër të saj, mund të jetë konkurruese dhe fituese, jo për shkak të forcës së pushtetit, por për arsye të ideve, besueshmërisë dhe vlerave të saj.

Prandaj propozojmë që ky proces të mos kufizohet vetëm në drejtimin politik të Partisë Socialiste, por t’i nënshtrohet një konsultimi të hapur me të gjithë anëtarësinë e saj.

Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re me qytetarët. Partia Socialiste ka detyrimin të bëjë më parë marrëveshjen e saj të re me vetveten. Vetëm kështu mund të kapërcejmë krizën e pushtetit, të rifitojmë besimin e qytetarëve dhe t’i përgjigjemi me përgjegjësi demokratike zërit që sot dëgjohet në rrugët e Shqipërisë.

Mbi këtë bindje, Socialistet duhet të marrin përsipër angazhimet ndaj vetvetes.

PJESA II

Angazhimet e Partisë Socialiste ndaj vetvetes

Asnjë Marrëveshje e Re për Shqipërinë nuk mund të jetë e besueshme, nëse nuk fillon nga vetë Partia Socialiste, shumica qeverisëse e vendit. Ndryshimi që kërkojmë për Shqipërinë, duhet të fillojë nga mënyra se si organizohemi, si konkurrojmë dhe si ushtrojmë përgjegjësinë politike brenda nesh. Për këtë arsye, Partia Socialiste merr përsipër këto angazhime.

1. Të bëhet partia më demokratike në Shqipëri.

Demokracia që kërkojmë për shtetin duhet të fillojë nga vetë organizimi ynë politik.

2. Të garantojë zgjedhje të lira, konkurruese dhe periodike në çdo nivel të organizimit.

Asnjë funksion nuk duhet të jetë i përhershëm dhe asnjë përgjegjësi nuk duhet të jetë e pakonkurrueshme.

3. Të rikthejë debatin si kulturë politike, larg personalizimit ekstrem dhe vendimmarrjeve të mbyllura.

Forumet e Partisë Socialiste duhet të jenë vende ku idetë përballen, jo thjesht ku vendimet miratohen.

4. Të garantojë përfaqësimin e mendimeve, rrymave dhe ndjeshmërive të ndryshme politike brenda së majtës demokratike.

Pluralizmi i ideve është burim force, dhe jo shkak dobësie.

5. Të ndërtojë meritokracinë si rregull themelor të promovimit politik.

Karriera politike duhet të mbështetet mbi punën, integritetin, dijen dhe kontributin publik.

6. Të krijojë më shumë hapësirë për brezin e ri.

Të rinjtë nuk duhet të jenë vetëm pjesëmarrës në fushata, por pjesëmarrës në vendimmarrje.

7. Të forcojë autonominë e forumeve dhe organizatave të saj.

Organizatat e Partisë duhet të kenë rol real në formësimin e politikave dhe të mos funksionojnë vetëm si struktura mobilizuese.

8. Të promovojë etikën e përgjegjësisë publike.

Funksionet politike nuk janë privilegj. Janë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe ndaj vetë Partisë Socialiste.

9. Të vendosë transparencën si standard të vendimmarrjes.

Vendimet e rëndësishme politike duhet të ndërtohen mbi konsultim, argument dhe përgjegjësi.

10. Të mbetet një parti që reformon vazhdimisht vetveten.

Historia ka treguar se partitë nuk dobësohen kur ndryshojnë; dobësohen kur besojnë se nuk kanë më nevojë të ndryshojnë.

11. Të ndajë qartë Partinë nga Shteti.

Partia Socialiste angazhohet të forcojë dallimin mes organizimit politik dhe administratës shtetërore. Administrata duhet t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve, jo cikleve politike apo individëve me pushtet. Ky është kusht për një shtet modern dhe për një demokraci të besueshme.

Vetëm një parti që ka kurajën të reformojë veten, mund t’i kërkojë Shqipërisë të hyjë në një fazë të re të zhvillimit demokratik.

Pikërisht mbi këtë bindje, propozojmë Angazhimet për Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

PJESA III

Angazhimet për Shqipërinë e Dekadës së Ardhshme

Shqipëria Europiane nuk është vetëm destinacioni ynë politik. Është modeli i shtetit që duam të ndërtojmë, dhe mënyra se si duam të jetojnë shqiptarët. Një Shqipëri ku çdo qytetar ndihet i lirë, i përfaqësuar dhe i mbrojtur nga ligji. Një Shqipëri ku demokracia matet me cilësinë e institucioneve, me ndarjen e pushteteve dhe me besimin që qytetarët kanë tek shteti i tyre. Pikërisht këtë Shqipëri synon të mishërojë Marrëveshja e Re për Shqipërinë.

Shqipëria ka hyrë në një etapë të re të historisë së saj. Tridhjetë e pesë vitet e fundit kanë qenë vitet e ndërtimit të demokracisë, të ekonomisë së tregut, të institucioneve dhe të orientimit europian të vendit. Kemi një  ekonomi shumë më të zhvilluar se ajo që trashëguam në fillim të tranzicionit. Shqipëria është sot më e fortë, më e hapur dhe më e sigurt se në çdo periudhë tjetër të historisë së saj demokratike.

Por çdo etapë historike sjell edhe pyetjet e saj. Shqipëria e sotme nuk kërkon më vetëm zhvillim. Kërkon një cilësi tjetër të shtetit. Kërkon një demokraci që dëgjon më shumë, institucione që besohen më shumë, drejtësi që vepron më lirshëm dhe një pushtet që ka kurajën të kufizojë veten. Kërkon një  model ekonomik larg polarizimit dhe klientelizmit, më afër barazisë së mundësive.

Prandaj besojmë se ka ardhur koha të hapet një proces i ri kombëtar, jo për të shkruar një program tjetër politik, as për të prodhuar një dokument partie, por për të ndërtuar një marrëveshje të re besimi ndërmjet shtetit dhe qytetarit.

Kjo marrëveshje nuk nis nga pyetja se kush do të qeverisë Shqipërinë, por nga pyetja se si duhet të qeveriset Shqipëria në dekadat që vijnë.

Ky mocion hap procesin e Dialogut Kombëtar për hartimin e Marrëveshjes së Re për Shqipërinë, e cila do t’i paraqitet për debat publik qytetarëve, universiteteve, ekspertëve, biznesit, organizatave të shoqërisë civile, diasporës dhe të gjitha forcave politike.

Ne besojmë se kjo marrëveshje duhet të ndërtohet mbi disa angazhime themelore që do të shërbejnë si boshti i debatit kombëtar.

Shqipëria Europiane fillon me zgjedhje kombëtare dhe lokale që prodhojnë besim, institucione që meritojnë besim dhe një shtet që e kufizon pushtetin e vet përmes ligjit. Pikërisht mbi këtë filozofi ndërtohen angazhimet e mëposhtme:

1. Zgjedhje që prodhojnë besim

Angazhimi i parë është ndërtimi i një shteti që di të vendosë kufij ndaj vetvetes. Shqipëria nuk ka më nevojë të ndërtojë pushtet. Ka nevojë të ndërtojë mekanizma që e kontrollojnë pushtetin. Forca e një demokracie nuk matet nga përqendrimi i autoritetit, por nga aftësia për ta shpërndarë atë në institucione të forta dhe të pavarura.

2. Një demokraci që dëgjon

Angazhimi i dytë është një demokraci që dëgjon. Protesta, opozita, media, universitetet dhe shoqëria civile nuk janë pengesa për shtetin. Janë mënyrat përmes të cilave shteti korrigjon vetveten. Demokracia nuk dobësohet nga kritika. Dobësohet kur humbet aftësinë për ta dëgjuar atë.

3. Parlamenti në qendër të jetës demokratike

Angazhimi i tretë është rikthimi i Parlamentit në qendrën e jetës demokratike. Republika Parlamentare nuk matet me numrin e votave që ka shumica, por me cilësinë e debatit, me kontrollin mbi qeverinë dhe me aftësinë për të ndërtuar marrëveshje që i shërbejnë interesit publik.

4. Drejtësi e pavarur dhe luftë kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit

Lufta kundër korrupsionit, abuzimit dhe pandëshkueshmërisë nuk është më vetëm një proces penal. Është themeli moral mbi të cilin ndërtohet besimi te shteti. Drejtësia duhet të jetë e lirë të hetojë këdo dhe politika duhet të mësojë të jetojë me këtë normalitet. Korrupsioni nuk luftohet vetëm në prokurori dhe në sallën e gjyqit, por duhet të lidhet pazgjidhshmërisht me përgjegjësinë politike për qeverisje të mirë.

5. Ndarja përfundimtare mes shtetit dhe partisë.

Administrata publike duhet të ndërtojë identitetin e saj profesional, të mbështetur mbi meritën, dijen dhe përgjegjësinë. Shteti nuk mund të ndryshojë fytyrë pas çdo cikli politik. Individët, biznesi, shoqëria, duhet të jenë të lirë të veprojnë pa shtrëngesën e pushtetit ose individëve me pushtet.

6. Administratë profesionale në shërbim të qytetarit. Çlirimi i administrimit publik nga kultura e privilegjit

Funksionar publik duhet të mbajë më tepër përgjegjësi sesa pushtet. Besimi te shteti nuk ndërtohet duke mbrojtur drejtuesit, por duke i bërë ata më të përgjegjshëm përpara qytetarëve, larg arrogancës, korrupsionit, abuzimit.

7. Ekonomi e konkurrencës dhe e meritës

Konkurrenca duhet të ketë më tepër peshë se afërsia me politikën. Shteti nuk duhet të zgjedhë fituesit, por duhet të garantojë rregulla të barabarta, siguri juridike dhe një treg ku suksesi varet nga puna, rendimenti, inovacioni, sipërmarrja.

8. Arsim që ndërton meritën.

Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke humbur çdo vit pjesën më të mirë të talenteve të saj. Arsimi duhet të jetë vendi ku lind meritokracia dhe ku çdo i ri ndien se e ardhmja e tij mund të ndërtohet në vendin e vet.

9. Shëndetësi me dinjitet

Investimi në infrastrukturë është i domosdoshëm. Por besimi ndërtohet vetëm kur qytetari ndien se sistemi e trajton me të njëjtin respekt dhe të njëjtën barazi.

10. Media e lirë

Një demokraci e fortë nuk ka nevojë për media që i japin të drejtë pushtetit, por për media që kanë lirinë, mundësinë dhe autoritetin për ta vënë atë përballë përgjegjësisë.

11. Sistem zgjedhor që rikthen përfaqësimin.

Na duhet sistem zgjedhor dhe politik që garanton përfaqësim më të gjerë, konkurrencë më të ndershme, mundësi reale për ide, energji, alternativa të reja.

Sistemi i mbyllur që buron nga Marrëveshja e vitit 2008 është gjallë, por efektet e tij pozitive për vendin kanë vdekur. Ne duhet të synojmë një Sistem Proporcional Kombëtar me lista të hapura, i paraprirë nga procese të brendshme demokratizuese të partive politike.

12. Një kulturë e re politike

Na duhet kulturë re politike. Kulturë ku pushteti nuk identifikohet me përjetësinë, ku kundërshtari nuk trajtohet si armik, ku kompromisi nuk konsiderohet dobësi dhe ku ndryshimi nuk pritet si kërcënim, por si kusht për zhvillimin e një demokracie të shëndetshme.

Kjo marrëveshje nuk synon të zëvendësojë Kushtetutën, programet politike apo identitetin e forcave politike. Ajo synon të ndërtojë një konsensus të ri mbi mënyrën se si duhet të funksionojë shteti shqiptar modern në dekadat që vijnë.

Shqipëria Europiane nuk ndërtohet vetëm duke përmbushur standardet e Bashkimit Europian. Ajo ndërtohet kur këto standarde bëhen kulturë e përditshme e institucioneve, e politikës dhe e marrëdhënies së shtetit me qytetarin.

Shqipëria nuk ka nevojë për kontratë të re elektorale, por për kontratë të re besimi. Kontratë brenda të cilës zhvillimi ecën krahas dhe bashkë me demokracinë, ekonomia me drejtësinë, pushteti me vetëkufizimin, liria me përgjegjësinë.

Me këtë bindje propozojmë që Partia Socialiste të bëjë hapjen e Dialogut Kombëtar mbi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Ftojmë çdo qytetar, çdo institucion dhe çdo forcë politike të bëhet pjesë e këtij procesi.

Marrëveshja e Re për Shqipërinë nuk fillon me premtimin për të ndryshuar vendin. Fillon me angazhimin serioz për të ndryshuar mënyrën se si ushtrohet pushteti.

Ne besojmë se kjo shumicë qeverisëse dhe Partia Socialiste e ka mundësinë  të  fitojë  nga vlera dhe  jo nga forca.

Të bëjmë çmos ta vendosim shtetin mbi partinë dhe Shqipërinë mbi gjithçka!

Këshilli Kombëtar- Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij gjatë mbledhjes se Këshillit Kombëtar në selinë blu, ku ka prezantuar edhe emrat e kandidatëve për strukturat drejtuese të partisë në zgjedhjet që do të zhvillohen sot.

Berisha ka prezantuar listën e miratuar nga Kryesia e PD për kandidatët e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora.

Berisha: Së pari, dua t’ju informoj se, në përputhje me Statutin, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, pra anëtarët e diasporës që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar edhe këtu me ndonjë propozim tjetër. Dua t’ju informoj lidhur me listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora:

Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari.

Kjo është lista.

Sipas Statutit, lista miratohet nga Kryesia dhe Kryesia e miratoi. Desha t’ju informoja për të.

PD mblodhi dje Këshillin Kombëtar, zgjidhen drejtuesit e strukturave të partisë (LISTA)

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zhvilloi dje mbledhjen e tij të radhës, gjatë së cilës përmbylli procesin e ristrukturimit të partisë, duke zgjedhur 3 nënkryetarë të rinj, Sekretariatin e ri të Partisë dhe Komisionin e ri të Apelimit.

Proçesi përfundoi në orët e para të mëngjesit, kur Komisioni Zgjedhor i Këshillit Kombëtar të PD-së shpalli rezultatet përfundimtare si më poshtë:

I. Nënkryetarë të PDSH-së:

Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti

 

 

II. Sekretariati i Partisë:

Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka

Sekretar Organizativ
Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu

III. Komisioni i Apelimit:

Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi

bw

PD-ja zgjedh ekipin drejtues

Partia Demokratike ka mbledhur dje pasdite Këshillin Kombëtar, ku në rend të ditës është zgjedhja e ekipit drejtues krah kryetarit Sali Berisha. Gjatë mbledhjes, kreu i PD-së tha se në kuadër të Kuvendit të PD-së është menduar që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të Partisë Demokratike, ndërsa një tjetër të përfaqësojë diasporën shqiptare.


“Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër kësaj diktature, mendoj se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e PD-së”, deklaroi Berisha.

Për postet e nënkryetarëve janë propozuar 6 kandidatë, nga të cilët do të zgjidhen 3: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.

Ndërkohë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm zhvillohet një garë mes Flamur Nokës dhe deputetit Saimir Korreshi, i cili u fut në garë pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Sali Berisha: Lidhur me kryesinë dhe nënkryetarët e PD-së, rikujtoj që, në përputhje me një vendim të Këshillit Kombëtar të mëparshëm, dy poste nënkryetarësh janë ex officio, të parashikuara në statutin e partisë.

Në kuadrin e Kuvendit është menduar gjithashtu që një nga nënkryetarët të jetë përfaqësues i të rinjve të PD-së dhe i Shqipërisë.

Diaspora shqiptare, e cila po luan një rol të jashtëzakonshëm në betejën kundër kësaj diktature, mendoj se duhet të ketë një nënkryetar të saj në kryesinë e PD-së.

Emrat e kandidatëve të propozuar:

Belind Këlliçi
Luçiano Boçi
Xhonatan Pano
Nikola Kedhi
Besa Manaj
Erisa Bajaziti

Këta janë kandidatët për nënkryetarë të PD-së. Nga këta 6 do të zgjidhen 3.

Për Sekretar të përgjithshëm:
Flamur Noka
Saimir Korreshi

Sekretar Organizativ:
Agron Loka
Klevis Balliu

Sekretar për dixhitalizimin:
Etjon Kapedani
Renald Rista

Sekretar për burimet njerëzore:
Andi Mustafa
Marjo Runa

Sekretar për urbanizmin dhe territorin:
Gentjana Kaprata
Maksim Kola

Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore:
Arlind Ahmetaj
Marash Logu

Sekretar për çështjen e pronave dhe luftën kundër korrupsionit:
Endira Bishati
Ledina Mandija

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun:
Denisa Kele
Viola Kapedani

Sekretar për të drejtat e njeriut:
Franc Nuri
Ledjo Nuraj

Sekretar për organizatat partnere dhe shoqërinë civile:
Eva Metaj
Malvina Lika

Sekretar për të përndjekurit politikë:
Lorenc Luka
Shkëlqim Lepenica

Sekretar për integrimin europian:
Fjoralba Dizdari
Sivila Hasaj

Sekretar për pushtetin lokal:
Agron Haxhimali
Ylli Hasani

Sekretar për emigracionin dhe diasporën:
Ethem Aga
Petrit Tafaj

Sekretar për aksionin qytetar:
Erges Eskiu
Jurgen Spaho

Belinda Balluku në qendër të hetimeve për ‘Bankers’ – Kallëzim i ri i bashkohet dosjes, në fokus dëmi 123 milionë euro

Përveç Ballukut, Kalaja ka kallëzuar edhe ish-ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin aktual të Financave Petrit Malaj, duke ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale që, sipas saj, lidhen me trajtimin e çështjes “Bankers”.

Ish-ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin aktual të Financave, Petrit Malaj, jo vetëm që i akuzoj për shpërdorim detyre, por edhe për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si ushtrimi i ndikimit të paligjshëm, korrupsioni pasiv, veprime arbitrare, pastrimi i produkteve të veprave penale, përfitimi i interesave të paligjshëm e të tjera. Të gjitha këto, në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal, veprime të cilat lidhen me çështjen Bankers.

Çështje e cila i ka kushtuar shtetit shqiptar një humbje prej 123 milionë eurosh, shumë e cila jo vetëm që nuk është arkëtuar ende, por edhe vonesa në arkëtimin e saj ka sjellë një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, nga oficeri i policisë gjyqësore m’u konfirmua se kallëzimi im penal, lidhur me këtë çështje, është bashkuar me dosjen bazë të Bankers, për të cilën, në fakt, po kryhen veprimet përkatëse hetimore dhe për të cilat do të vihemi në dijeni në vijim.

Por, nga ana tjetër, unë, ashtu siç e relatova edhe përpara agjentit të BKH-së, theksoj se ka disa kontradikta shumë të forta që lidhen me këtë çështje. Për shembull, kemi një fakt që nuk mund ta shmangin. Në kohën kur Ministria e Financave drejtohej nga ministri Arben Ahmetaj, shkresa ishte urdhëruese dhe brenda kompetencave të ministrit të Financave, ku u kërkohej organeve përgjegjëse të mblidhnin ose të arkëtonin shumën prej 123 milionë eurosh.

Ndryshe nga kjo shkresë e zotit Ahmetaj, shkresat e të kallëzuarave penalisht Belinda Balluku dhe Anila Denaj dilnin jashtë kompetencave të tyre, por, nga ana tjetër, cenonin rëndë edhe kompetencat e Doganave dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Fillimisht u është thënë se duhej pezulluar kjo gjobë dhe, më pas, kanë filluar e kanë vijuar me ndërhyrje të herëpashershme, siç e thashë në fillim, duke i shkaktuar shtetit shqiptar një dëm të konsiderueshëm, dëm i cili, në fakt, e ka zanafillën kryesore te shitja që i është bërë rafinerisë së Ballshit.

Shitje e cila, në fakt, në shumën prej 21 milionë eurosh, mungon edhe sot e kësaj dite në buxhetin e shtetit. Të gjitha këto transaksione, sipas informacioneve që kam përcjellë në SPAK, lidhen me veprimtarinë e paligjshme të dy ish-ministrave, pra Belinda Ballukut dhe Anila Denajt.

Ndërkohë, për ministrin aktual, problemi që kam ngritur në kallëzimin penal është nëse veprimet e ministrit, duke qenë se janë korrekte në raport me themelin e çështjes, janë kryer në kohën e duhur. Pra, a jemi përpara veprës penale të shpërdorimit të detyrës dhe, nëse po, a i ka shkaktuar vonesa e ministrit Malaj shtetit shqiptar një dëm të mëtejshëm pas çështjes së arbitrazhit, ku vetë Gjykata e Arbitrazhit, në pjesën dërrmuese të çështjes, i ka dhënë të drejtë veprimeve të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe AKBN-ja.

Unë jam besimplotë se kjo çështje, ashtu si edhe çështja e parë, do të hetohet me profesionalizëm. Unë kam vetëm një thirrje: që SPAK-u të hetojë mbi prova, mbi ligj, mbi Kushtetutë dhe jo mbi urdhra politikë.

Ndërkohë, i bëj thirrje edhe prokurorit Dritan Prençi, meqenëse ka në dorë çështjen tjetër të Belinda Ballukut dhe për të cilën, në fakt, që nga 12 marsi nuk kemi asnjë informacion. Nga një logjikë e thjeshtë juridike, në referim të Kodit të Procedurës Penale, i bëj një thirrje publike nëpërmjet televizionit tuaj të nderuar. Këtu e them me keqardhje se, përveç dy televizioneve, po të shikoni, pjesa tjetër, siç duket, nën ushtrimin e ndikimit të paligjshëm dhe të parave të përfituara në mënyrë të paligjshme nga Belinda Balluku, bën që këto media, sepse gazetarët nuk kanë faj, të refuzojnë të transmetojnë deklarime kundër veprimtarisë së Belinda Ballukut.

Kështu që, për prokurorin Dritan Prençi, në interes publik, kam një thirrje: dosja duhej të ishte mbyllur në prill të vitit 2024 dhe, në këndvështrim të ligjit dhe të Kodit të Procedurës Penale, mendoj se ka kaluar afati për mbylljen e dosjes ndaj Belinda Ballukut. Prandaj shtroj pyetjen: a është ky rasti kur SPAK-u po e amniston, nëpërmjet procedurës, të pandehurën Belinda Balluku?

Koha do ta tregojë. Por unë besoj se unë dhe shumë të tjerë, si puna ime, që kemi marrë përsipër ta bëjmë këtë gjë, do t’i shkojmë deri në fund dhe do të referojmë çdo veprim në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, qoftë për veprime të ndërmarra nga prokurorë të SPAK-ut apo nga gjyqtarë të GJKKO-së. gsh

“Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK” Klodian Braho flet për kallëzimin e protestuesve ndaj Ramës për librin “Albanian Files”

Deputeti Gjin Gjoni i ka drejtuar kreut të SPAK, Klodian Brahos, i cili po raporton në Komisionin Parlamentar “Nisma Qytetare”, një pyetje lidhur me mundësinë e nisjes së hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama apo thirrjen e tij si person në dijeni për çështjen “Albanian Files” dhe çështje të tjera.

“Shqipëria është në vendin e 91 për korrupsionin. Mosthirrja e kryeministrit, qoftë edhe si person në dijeni, për inceneratorët, Albanian Files, krimin e organizuar, a vë në pikëpyetje paanshmërinë tuaj?

A është nisur një hetim ndaj Ramës në lidhje me Albanian Files, meqë zotëria në fjalë e trumbeton si arritje të madhe? A keni hetuar se kush janë personat që kanë porositur këto kulla dhe lidhjen e tyre me kryeministrin e Shqipërisë? Si janë bërë pagesat e kostove të projekteve që sot nuk janë miratuar ende nga shteti shqiptar, megjithëse është përgatitur një dosje me mbi 500 faqe?”, pyeti Gjoni.

Ndërkohë, kreu i SPAK, Klodian Braho, u përgjigj se nuk do të komentojë çështje konkrete, ndërsa theksoi se çdo person mund të hetohet nëse ekzistojnë prova dhe nevoja hetimore.

“Nuk kam asnjë koment. Nëse dikush ka prova, është i ftuar t’i depozitojë dhe të marrë përgjigje ligjore sipas ligjit. Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK. Këtë e them me bindje. Kushti është nevoja hetimore dhe prova për kryerjen e një vepre penale”, deklaroi Braho.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme foli gjithashtu në lidhje me pastrimin e parave të ardhur nga krimi, për të cilën tha se është cilësuar një veprimtari me risk të lartë.

Sa i përket pronave të sekuestruara dhe faktin që sipas Gjonit ata përfitohen sërish nga personat të cilëve u janë sekuestruar përmes blerjeve fiktive nga persona të tretë, Braho u shpreh: Roli i SPAK është deri në nxjerrjen e urdhrit të sekuestrimit, nuk kemi kompetencë të jemi palë në çështje që lidhen me ekzekutimin. Procedura vijon në gjykatë. Nuk kam dijeni ende për rast konkrete për persona të cilët e kanë përfituar pasurinë në mënyrë të tërthortë, nëse do të ketë raste do të kryhen hetimet e duhura për të gjithë personat dhe zyrtarët që kanë lejuar një gjë të tillë. gsh

Eurostat: 1.8 milionë banorë kanë emigruar nga Shqipëria, gjatë periudhës 1990-2025

Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të emigracionit, pasi në mënyrë sistematike janë larguar nga vendi më shumë persona se sa janë kthyer.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat nga viti 1990 deri në 2025, numri i personave të larguar ka qenë rreth 1.8 milionë më i lartë se numri i personave që janë rikthyer në vend.

 

 

Për secilin nga vitet, Shqipëria ka qenë gjatë gjithë periudhës një vend me dalje neto të popullsisë. Vendi ka humbur kapitalin më të çmuar duke na renditur në krye të listës globale për përkeqësimin e treguesve demografikë.

Në vend që fenomeni të zbutet në dekadën e katërt të tranzicionit siç ka ndodhur në ish-vendet e lindjes në Europë, në vendin tonë është përkeqësuar më tej pas pandemisë.

Vala më e fortë e largimeve u regjistrua gjatë viteve 1990. Vetëm në periudhën 1990–2001, bilanci negativ arriti në rreth 785,7 mijë persona. Mesatarisht, Shqipëria humbi nga migracioni rreth 65 mijë persona në vit gjatë kësaj dekade. Pas rënies së regjimit komunist ikjet ishin të justifikuara për shkak të izolimit gjatë diktaturës.

Vitet me largimet më të larta ishin 1991, me një bilanc negativ prej 123,619 personash, pastaj 1995 me -118,022 persona, 1997-ta me -107,503 dhe 1999 me -105,229 ikje më shumë se sa kthime. Valët masive të emigracionit në dekadën e parë të tranzicionit ishin si pasoje e ndryshimeve të forta në sistemet politike dhe ekonomike dhe konflikteve që u shfaqen gjatë skemave piramidale.

Gjatë viteve 2002-2013, ritmet e largimeve u ngadalësuan, por mbetën të larta. Në këtë periudhë bilanci negativ arriti në rreth 391 mijë persona të ikur më shumë se të kthyer, me një mesatare vjetore prej afro 33 mijë personash. Cikli pozitiv i ekonomisë dhe stabiliteti politik ulen trendin e largimeve.

Por teksa fenomeni i largimeve pritej të zbutej nisur nga praktikat ndërkombëtare, gjatë periudhës 2014-2025 pati një përkeqësim të fortë të fenomenit, largimet u rritën teksa baza e popullsisë u tkurr. Gjatë kësaj periudhe, humbja neto nga migracioni ishte rreth 617 mijë persona ose mesatarisht afro 51 mijë në vit.

Pas vitit 2020, emigrimi shënoi një përkeqësim të fortë. Bilanci negativ arriti në 32,853 persona në vitin 2021 dhe në 32,497 persona në vitin 2022. Për vitet 2024 dhe 2025, humbja neto vlerësohet përkatësisht në 28,836 dhe 28,531 persona, duke treguar se daljet vazhdojnë të jenë dukshëm më të larta se hyrjet. Viti 2023 rezulton me një stok të lartë të migrimit neto rreth -373 mijë persona si rrjedhojë e korrigjimeve statistikore të cens 2023.

Emigracioni neto është rikthyer në nivele të larta vitet e fundit, duke e thelluar tkurrjen e popullsisë së Shqipërisë. Pas një ngadalësimi të përkohshëm gjatë gjysmës së dytë të dekadës së kaluar, bilanci negativ i migracionit është zgjeruar sërish pas pandemisë, me rreth 29-33 mijë persona më shumë që largohen sesa hyjnë në vend çdo vit.

Të dhënat tregojnë se emigracioni ka qenë një nga faktorët kryesorë të tkurrjes së popullsisë së Shqipërisë gjatë tri dekadave e gjysmë. Edhe pse largimet nuk janë më në përmasat e viteve 1990, vendi vazhdon të humbasë çdo vit rreth 28–30 mijë banorë neto, një ritëm që po përshpejton plakjen e popullsisë, po pakëson forcën e punës dhe ngushton bazën e kontribuuesve në skemat sociale./ B.Hoxha

Eurodeputetja franceze vjen në Tiranë për të mbështetur protestën, Emma Fourreau takohet me Marjana Koçekun: Natyra nuk negocion me vendimet e gabuara!

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila u largua nga Partia Socialiste pas nisjes së protestave masive kundër qeverisë, ka zhvilluar një takim me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjet sociale, Emma Fourreau, e cila ndodhet në Tiranë për të mbështetur protestën.


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku bëri me dije se gjatë takimit është diskutuar për çështjet e mjedisit dhe rëndësinë e angazhimit qytetar e politik në mbrojtje të natyrës.

Siç shkruan ajo “mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabuara. Ajo ose mbrohet ose humbet”.

Sipas saj, mbrojtja e natyrës nuk është pengesë për zhvillimin, por një tregues i përgjegjësisë së një shteti ndaj qytetarëve të tij dhe ndaj Europës ku Shqipëria synon të integrohet.

Marjana Koçeku: Me eurodeputeten franceze dhe aktivisten për mbrojtjen e mjedisit dhe çështjeve sociale, Emma Fourreau, e cila erdhi në Tiranë për me e mbështetë protestën.

Folëm për çështjen e mjedisit dhe për randësinë e angazhimit qytetar dhe politik në mbrojtje të natyrës.

Mjedisi nuk njeh parti. Natyra nuk negocion me vendime të gabueme. Ajo ose mbrohet ose humbet.

Mbrojtja e natyrës nuk asht pengesë për zhvillimin. Asht prova ma e madhe e përgjegjësisë së nji shteti ndaj qytetarëve të vet dhe ndaj Europës që synon me iu bashku politikisht. gsh

Dhënia e 4 mln eurove për koncertin e Kanye West, aktivisti: Eventi doli me humbje, nga 60 mijë u shitën vetëm 25 mijë bileta! Të tjerat u shpërndanë falas

Aktivisti Martinjo Myrtollari ka deklaruar se koncerti i Kanye West, i mbajtur më 11 korrik nuk ka sjellë fitimet e pretenduara, por përkundrazi ka rezultuar me humbje.

RAma westI ftuar në studion e News24, Myrtollari tha se nga rreth 60 mijë bileta të planifikuara për t’u shitur, janë tregtuar vetëm 25 mijë të tilla. Ai shtoi se një pjesë e konsiderueshme e publikut kishte hyrë me bileta të cilat u shpërndanë falas.

Sipas aktivistit në koncert kanë qenë të pranishëm punonjës të administratës publike, studentë dhe nxënës, të cilët, sipas tij, kanë përfituar nga shpërndarja e biletave falas.

“Shifra e dhënë për koncertin ishte e frikshme. Unë kam eksperiencë me organizimin e koncerteve në Shqipëri dhe nga sa më kanë thënë miqtë e mi, jo vetëm që ky koncert nuk ka sjellë fitim të drejtpërdrejtë, por ka rezultuar me humbje, ndryshe nga sa paraqitet.

Është një informacion shumë i sigurtë, ai koncert ka dalë me humbje. Nga 60 mijë bileta, janë shitur vetëm 25 mijë. Janë shpërndarë edhe bileta falas, aty kanë qenë punonjës të administratës, studentë dhe nxënës, të cilët kanë gjetur një mundësi dhe kanë shkuar në koncert”- u shpreh Myrtollari.

“Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët”- Arben Malaj kritikon Ramën: Shqipëria mori famë më shumë nga flamingot se nga një këngëtar urrejtjenxitës dhe bipolar! Ke babëzi kriminale

Ish-ministri i Financave dhe ekonomisti Arben Malaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për financimin me 4 mln euro për koncertin e reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Malaj shprehet se pretendimet për promovimin e Shqipërisë përmes këtij koncerti nuk qëndrojnë, duke argumentuar se në epokën e inteligjencës artificiale fama nuk blihet, por fitohet.

Sipas tij, Shqipëria përballet me probleme shumë më të mëdha, si cilësia e ulët e arsimit, kostot e larta të shëndetësisë, mungesa e ujit të pijshëm, vështirësitë për blerjen e një banese nga të rinjtë dhe vonesat në sistemin e drejtësisë.

Malaj ngre gjithashtu pyetjen pse shteti nuk investon në promovimin e figurave shqiptare me famë ndërkombëtare, si Dua Lipa dhe talente të tjera, në vend që të mbështesë një koncert të një artisti të huaj.

Reagimi i Arben Malaj: 

Fama globale??? Nuk jemi ne epokën e gurit.Ndoshta të mbretërve kryeministrorë, po.
Jemi në periudhën e Inteligjencës Artificiale,
ku në milionat e sekondës; dhe
me shume pak lekë
mund të arrish
çdo cep të botës dhe çdo individ të botës globale
për mirë apo për keq.
Ti jeton në “Kopshtin e Edenit” si faraonët e mijëra shekujve më parë.
Ti jeton në kullën e fildishtë të arrogancës dhe të urrejtjes ndaj popullit tënd.
Jemi vendi i fundit në Evropë në testimin PISA.
Pra, të fundit për cilësinë e arsimit.
Jemi të parët për koston e lartë të pagesës nga xhepi të faturave shëndetësore, me rreth 65% të shumës së çmimeve të ilaçeve.
Jemi të fundit për sigurimin e ujit të pijshëm në qytete dhe fshatra.
Jemi të parët në pamundësinë e blerjes së shtëpisë së parë.
Sepse ti ndoqe modelin: Shqipëria sa më e shtrenjtë dhe shqiptarët më të varfër.
Jemi të fundit në garantimin dhe gëzimin e pronës private.
Jemi të parët,
të ndëshkuar nga drejtësia e mohuar
Jemi të fundit jo vetëm në Evropë, ku :
(i) drejtësia vonohet deri
në 21 vite dhe
(ii) stoku dosjeve të pa
shqyrtuara janë rreth
200 mijë.
Para pak ditëve rezultuam të parët ne Evrope ku të rinjtë dëshirojnë të braktisin vendin e tyre.
Përqindja ishte
(i) tronditëse,
(ii) shpirtëtisht
dërmuese
((iii) ekonomikisht
vrastare
për ekzistencën tone në të ardhmen, jo shumê të largêt.
Janë mbi 67% e të rinjve që duan ta braktisin vendin e tyre.
Jemi në shekullin e 21,
në shekullin ku
fama nuk blihet,
po fitohet.
Më shumë “famë” Shqipëria ka marrë nga “flamingot” sesa nga një këngëtar ;
(i) 400 milion $ pasuri
((ii) bipolar,
(iii) urrejtjenxitës dhe
(Iv) kontravers.
Të cilin e braktisën kompanite më të mëdha sponsorizuese si Adidas për nxitjen e antisemitizmit dhe lartësimin e Hitlerit.
Po pse nuk promovohet Shqipëria nëpërmjet Dua Lipës dhe talenteve të tjera me famë botërore nga trojet shqiptare?
Ti nuk financove këngëtarin,
Ti financove organizatorët.
Babëzia jote për pushtet, deri kriminale, nuk ka kufi:
(i) etik,
(ii) moral,
(iii) shoqëror,
(iv) Pergjegjesi buxhetore
(v) papërgjegjshmëri politike
Koha është gjykatësi më i madh!
Kujdes nga mallkimi me shpirt i njerëzve të varfër të vendit tonë!

Shpopullimi i vendit zbraz shkollat, mbi 113 mijë nxënës më pak në një dekadë

Një në tre nxënës të arsimit bazë është larguar nga bankat e shkollës gjatë dhjetë viteve të fundit, ndërsa në arsimin e mesëm numri i tyre është përgjysmuar.

Kjo është panorama që paraqet raporti më i fundit i organizatës “Qëndresa Qytetare”, i hartuar mbi bazën e të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe INSTAT-it, i cili evidenton se sistemi parauniversitar në Shqipëri po përballet me pasojat e drejtpërdrejta të krizës demografike.

Raporti tregon se rënia e lindshmërisë, emigracioni i familjeve të reja dhe plakja e popullsisë nuk po reflektohen vetëm në statistikat demografike, por edhe në jetën e përditshme të shkollave. Më pak fëmijë nënkuptojnë më pak nxënës, më pak klasa, mbyllje shkollash dhe një riorganizim të gjithë rrjetit arsimor, veçanërisht në zonat rurale dhe të thella.

Shifrat janë domethënëse. Në vitin shkollor 2014–2015, në arsimin bazë publik ishin të regjistruar 342,765 nxënës, ndërsa në vitin 2023–2024 ky numër kishte rënë në 228,833. Brenda një dekade, sistemi ka humbur 113,932 nxënës, ose rreth 33% të popullsisë shkollore. Kjo do të thotë se sot mungon një në tre nxënës krahasuar me dhjetë vite më parë.

Situata paraqitet edhe më shqetësuese në arsimin e mesëm. Numri i nxënësve është ulur nga 125,517 në vitin 2014–2015 në vetëm 63,092 në vitin 2023–2024, duke regjistruar një rënie prej afro 50%. Sipas raportit, kjo lidhet me efektin zinxhir të rënies së lindjeve, emigracionit dhe largimit të të rinjve nga vendi përpara përfundimit të arsimit të mesëm.

Image

Tkurrja e numrit të nxënësve ka detyruar edhe riorganizimin e rrjetit arsimor. Në arsimin bazë, numri i institucioneve publike ka rënë nga 1,317 në 1,014, që do të thotë se 303 shkolla nuk funksionojnë më si një dekadë më parë, ose rreth 23% e tyre janë mbyllur, bashkuar ose riorganizuar. Në arsimin e mesëm, numri i institucioneve është ulur nga 381 në 351, një reduktim më i moderuar prej rreth 8%.

Raporti shpjegon se mbyllja e shkollave është bërë kryesisht në zonat me pak banorë, ku mungesa e nxënësve ka detyruar bashkimin e institucioneve ose transportimin e fëmijëve drejt shkollave më të mëdha.

Ndërsa në qytete ky proces është menaxhuar më lehtë, në zonat malore dhe rurale ai ka krijuar sfida për aksesin në arsim.

Një tregues tjetër i kësaj situate janë klasat kolektive, ku një mësues zhvillon njëkohësisht mësim për nxënës të klasave të ndryshme. Numri i tyre ka rënë nga 3,241 në vitin 2015–2016 në 2,253 në vitin 2025–2026, por ato vazhdojnë të jenë një realitet në shumë zona rurale.

Edhe numri i nxënësve që studiojnë në këto klasa është përgjysmuar, duke zbritur nga 35,843 në 17,864.

Raporti vë në dukje se kjo situatë ka pasoja edhe për mësuesit. Rënia e vazhdueshme e popullsisë shkollore do të ndikojë në planifikimin e nevojave për personel arsimor, organizimin e klasave dhe shpërndarjen e mësuesve, ndërsa në zonat ku klasat kolektive vazhdojnë të funksionojnë kërkohen aftësi dhe metodologji të veçanta mësimdhënieje, për të cilat ende mungon një sistem i plotë përgatitjeje.

Në themel të këtij zhvillimi qëndron rënia e lindjeve.

Sipas raportit, numri i lindjeve në Shqipëri ka zbritur nga 35,717 në vitin 2014 në 22,541 në vitin 2025, ose rreth 37% më pak. Kjo do të thotë se edhe në vitet e ardhshme sistemi arsimor pritet të përballet me breza gjithnjë e më të vegjël nxënësish.

Raporti i “Qëndresës Qytetare” arrin në përfundimin se arsimi nuk mund ta përballojë i vetëm këtë sfidë.

Sipas autorëve, tkurrja e popullsisë shkollore është pasojë e krizës demografike dhe kërkon politika afatgjata që lidhin arsimin me mbështetjen për familjet e reja, zhvillimin ekonomik, migracionin dhe planifikimin territorial. Në të kundërt, rënia e numrit të nxënësve do të vazhdojë të sjellë mbyllje shkollash, riorganizim të rrjetit arsimor dhe sfida të reja për mësuesit në të gjithë vendin. /ekofin.al/


Send this to a friend