Tre herë ish-kampioni i botës në peshat e rënda, e mposhti Tysonin në rundin e tetë në një luftë të madhe në vitin 2002, raporton Gazeta Express.
Meçi i radhës, fitorja kundër Vitali Klitschko, në qershor të vitit 2003, ka qenë i fundit për Lewisin në boksin profesionist, kurse Tyson, tani 52-vjeçar, iu bashkua atij dhe u pensionua dy vite më vonë, pas tri meçeve në vitin 2005.
Megjithatë, Lenox Lewis pranoi për Joe Rogan se joshja e një pagese fitimprurëse mund ta tundonte atë që të rikthehet nga pensionimi.
Për çmimin e duhur, Lewis do të zbriste sërish në ring për një meç historik legjendash.
“I kam thënë shumë njerëzve se do t’i heq pizhamet për 100 milionë dollarë”, u shpreh ai.
“Kështu që nëse jeni serioz, ejani zemër, më tregoni letrat”, shtoi ai.
Tyson, me të cilin Lewis kërkon rimeç, në moshën 20 vjeçare, u bë kampioni më i ri në kategorinë e peshave të rënda të boksit, në vitin 1986, kur e mposhti Trevor Berbickun, në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.
Gjatë karrierës, Tyson nuk ka pasur një jetë të qetë.
Ai është arrestuar njëherë për përdhunimin e 18-vjeçares Desiree Washington dhe në vitin 1992 u dënua me gjashtë vjet burg.
Ai qëndroi në burg për më pak se tre vjet. Edhe pse u bë përsëri kampion në kategorinë e peshave të rënda, në vitin 1996, disfata e dyfishtë kundër Evander Holyfield, përfshirë këtu edhe incidentin e famshëm të kafshimit të veshit gjatë rimeçit, e filloi një rënie drastike për Tysonin.
Ish-kampioni i humbi tri-katër meçet e tij të fundit, përfshirë këtu edhe dy disfata turpëruese, kundër Danny Williamsit dhe Kevin McBride dhe tani është sfiduar nga Lennox Lewis. /Gazeta Express/
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, po vazhdon me formë të lartë të përfaqësimit në garat ndërkombëtare.
Ajo fitoi medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Brusels Capital”, të mbajtu . . .
Astrit Hasani është zgjedhur sot president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF).
Hasani u zgjodh udhëheqës i kësaj federate në Kongresin Zgjedhor të EWF-së të mbajtur në Chi . . .
Mundësi i natyralizuar si shqiptar Chermen Valiev shkëlqen në Kampionatin Europian që mbahet në Sllovaki, duke marrë medalje ari. Në peshën deri në 74kg, Valiev mposhti në finale rusin . . .
-Kur SK “Tirana” zë vendin e fundit…
Një gol i minutës 93 me autor Qosen në ndeshjen e kësaj të hëne, që ishte kjo AF Elbasani–SK Tirana 2-1, mbasi i mbajti për dy ditë peng plot 5 skua . . .
Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, e ka dënuar të enjten largimin e flamurit të Kosovës nga Kongresi i UEFA-së në Beograd si veprim të “tur . . .
Çmenduria serbe nuk ka kufi dhe reagimi i ultranacionalistëve ndaj flamurit të Kosovës në Beograd ka kaluar çdo limit, siç e tregon një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Një nat . . .
Flamuri i Kosovës në ulesën e delegacionit të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd, ku Federata e Futbollit e Kosovës u përfaqësua nga ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjiths . . .
Jo thjesht për titullin, por më tepër për shtjellimin përmbajtësor, ky shkrim m’u duk më i përshtatshëm për vetë natyrën e rolin që bart e përditshmja “Panorama”. Kësisoj, duke synuar q . . .
Vedat Muriqi tashmë e ka në duar topin historik të tripletës kundër Islandës (3-1), një suvenir i veçantë që simbolizon suksesin e madh të Kosovës në Ligën e Kombeve.
Pas ndeshjes, . . .
“Estadio Enrique Roca” në Murcia do të jetë skena e një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar.
Kosova do të përballet sonte me Islandën në ndeshjen e kth . . .
Shqipëria u mposht nga Anglia me rezultatin 2-0 në “Wembley”. Goli i Ljuis-Skellit në pjesën e parë dhe i Herri Kejn në të dytën, vendosën fatin e ndeshjes.
Pas ndeshjes foli Berat Gjim . . .
Gati një dekadë nga fati tragjik i adoleshentit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës, shqiptarët ende nuk e kanë harruar vdekjen e tij edhe pse politika është përpjekur ndër vite, . . .
Komentet