VOAL – Edhe studentët e Shkupit në fjalimin e tyre kanë shpreh pakënaqësitë e tyre duke theksuar keq qeverisjet e Gruevskit dhe koalicionin e tij.
Një studente shqiptare në fjalimin e saj tha se dëshirat dhe kërkesat e të rinjve studentorë nuk kanë se ku t’i drejtojnë.
“ Ne dëshiruam të jetojmë në një shtet demokratikë, ku do të mundnim t’i drejtojmë kërkesat tona për shumë arsye.
Dëshiruam ardhmëri, dëshiruam trajtim më të mirë por aspak nga këto nuk i absorbuam nga etja e madhe e pushtetarëve për pushtet.
Kështu ju të nderuar pushtetarë e ndërtuat ardhmërinë tuaj.
Prindërit po përcjellin të dashurit e tyre për në shtete tjera me biletë njëdrejtimëshe, natyrisht fal juve. A kjo është ardhmëria jonë?”, tha studentja shqiptare në protestë./Zeri
Komentet