Sonda New Horizon e NASA-s fluturoi të martën mbi objektin më të largët (dhe ndoshta më të vjetër) të studiuar ndonjëherë nga njeriu, njoftoi Alan Stern, drejtor shkencor i misionit, nga laboratori i fizikës i John Hopkins në Maryland.
New Horizon (Horizonti i ri) ka fokusuar kamerat e tij në Ultima Thule, një “botë e vogël e ngrirë” që është më shumë se 6.4 miliard kilometra larg Tokës dhe e pozicionuar në buzë të sistemit diellor. Objekti hapësinor ka një gjatësi maksimale që nuk tejkalon 20 kilometra dhe orbitat në errësirën dhe ftohtësinë e Rripit Kuiper.
RIGHT NOW, ~1 billion miles past Pluto, @NASANewHorizons is performing the most distant spacecraft flyby ever as it zooms past #UltimaThule, an icy, ancient rock in the Kuiper Belt. Watch live coverage: https://t.co/oJKHgKpQjH pic.twitter.com/U30yazzigo
— NASA (@NASA) 1 gennaio 2019
Sondës iu deshën 13 vjet për të arritur atje; shkencëtarët tani shpresojnë të kuptojnë më mirë se si u formua sistemi diellor. Të dhënat e regjistruara nga Horizonti i Ri nuk kanë arritur ende destinacionin e vet, por studiuesit sigurojnë: “Është vetëm një çështje kohe”.
Komentet