BERN – Ngricat e para në veri të Alpeve: ajri i ftohtë dhe nata kur temperaturat janë ulur në vlera midis 0 dhe 4 gradë. Në terren ishte edhe më ftohtë, midis -3 dhe 0 gradë, informon sot MeteoNews.
Në luginat alpine kushtet termike kanë qenë më pak të ngurta, me vlera ndërmjet 3 dhe 7 gradë dhe madje edhe 8-12 në luginën e Rinit në pjesën Graubinden.
Kolona e zhivës ra në -6 gradë në Fornohütte lartësi rreth 1970 metra: ky ishte rekordi ditor në Zvicër, në krahasim me Junfraujoch, në 3850 metra, ku temperatura do të arrinte nën 0.3 gradë.
Parashikimi
Të mërkurën pritet mbi gjithë territorin mot me diell. Vetëm përgjatë ultësirës Alpine dhe në gjysmën lindore të vendit mund të ketë formime tëi reve në formën e mjegullës.
Temperaturat do të rriten deri në maksimum 21 gradë.
E njëjta gjë vlen edhe për fundjavën. Të enjten dhe të premten, përveç disa fushave të mjegullës në mëngjes në ultësira, zakonisht dielli do të shkëlqejë me temperatura prej 20 deri në 24 gradë. Megjithatë, të premten në mbrëmje, parashihen dendësim të reve.
Që do të thotë se në Zvicër vjeshta në prag – por përpara do të ketë të tjera ditë me mot të bukur që do të na kujtojnë verën !/ SDA/20Minuten
Foto Manuel Lapez
Komentet