Dy mikesha libertine flasin për veten e tyre.
-“Kam 10 fëmijë dhe të gjithë i kam quajtur Jani…”
“Jani, dhe si i dallove në zyrën e gjendjes civile?”
“Thjesht… nga mbiemri!!!”
I thotë burri gruas:
– Zemër, më trego, të lutem, diçka që më bën të lumtur dhe të trishtuar në të njëjtën kohë!
Ia kthen gruaja:
– Ti je më i mirë në shtrat se të gjithë miqtë e tu!!!
Fjalën e fundit e thotë gjithmonë portofoli:
“Dua të udhëtoj,” thotë mendja.
“Dua të eksploroj,” bërtet zemra.
“Dua ta zbuloj”, thonë sytë.
“Po ku dreqin dashkeni të shkoni?!!!” thotë portofoli.
Dy mikesha, jo shumë mikesha:
-Kam disa muaj që shkoj në shkollën e natës, kam mësuar shumë gjëra, duhet të vini edhe ju, mësoni shumë gjëra. Tani njoh De Radën, Naimin, Fishtën…
-Dhe Rozën, a e njeh Rozën?
-Jo, Rozën nuk e njoh, kush është ajo?
-Është ajo që kur ti shkon në shkollën e natës, ajo shkon në shtrat me burrin tënd!!!
Takohen dy miq gjirokastritë.
“Përshëndetje, Tano, a ke 50 lekë për të më dhënë hua?”
– “Jo, jo këtu” –
-“dhe në shtëpi?”
– “Gjithçka është në rregull, jemi të gjithë mirë, faleminderit!”
Tuni nuk di cilën këshillë të dëgjojë:
Nëse ecja do të ishte vërtet e shëndetshme, postieri do të ishte i pavdekshëm.
Balena noton ditë e natë, ha vetëm peshk dhe pi vetëm ujë. Megjithatë ajo është mbipeshë.
Lepuri vrapon dhe kërcen si i çmendur. Por ai jeton vetëm 10 vjet.
Breshka nuk vrapon, nuk bën asgjë, ha vazhdimisht… dhe jeton 300 vjet.
Përfundimi: në të sëmës…. dieta dhe gjimnastika!..
Këndi i humorit: Një burrë që nuk është shumë i devotshëm bindet nga gruaja e tij të shkojë në rrëfim
Një burrë që nuk është shumë i devotshëm bindet nga gruaja e tij të shkojë në rrëfim.
– Cilat janë mëkatet e tua bir? – pyet prifti.
– Unë vodha pak lëndë ndërtimi, at.
-Dhe sa ke marrë?
-Eh, at, ia bëra një kasolle të re qenit tim të gjuetisë…
– Epo, nuk është gjë aq e keqe…
-Eh, at, por kam bërë edhe një garazh për makinën e gruas sime, timen dhe traktorin…
-Është diçka më serioze…
-Eh, por perveç kasolles së qenit dhe garazhit ndertova edhe një shtepi të vogël me 4 dhoma gjumi, 2 tualete, sallon, kuzhine dhe verande per familjen time.
Tani prifti shprehet:
-Epo puna është serioze: do të duhet të tregoni pendim…
-Nuk e di se çfarë pendimi at, por, po të bësh ti projektin, unë do ta shtoj lëndën e ndërtimit!
Jeta në çift do të thotë të bësh gjërat së bashku:
-Ajo vendos -Ti pranon
-Ajo flet -Ti dëgjon
-Ajo gabon -Ti kerkon falje
Një zonjë, nënë e 5 fëmijëve, shkon te gjinekologu:
– Profesor, unë kam 5 fëmijë dhe nuk dua të kem më. Unë ju besoj ju.
Profesori thotë:
– Zonjë, e thjeshtë, kur të ndodhë, pi një gotë ujë të ftohtë dhe do të shohësh që nuk do të mbetesh shtatzënë.
Zonja është e hutuar, por profesori e qetëson:
– Mos u shqetëso, i besove gjinekologut më të mirë të qytetit. Pagesa është 150 euro…
Zonja paguan dhe largohet e sigurt, pas disa metrash dyshon, kthehet dhe:
– Më falni profesor, por duhet ta pi një gotë me ujë para se të bëj dashuri apo më pas?
– Ndërkohë, e dashur zonjë, NDËR.KO.HË.
Këndi i humorit: Tre pensionistë mbi tetëdhjetëvjeçarë, të ulur në një stol, flasin për problemet e pleqërisë
Tani: “Dje isha në shtëpi dhe gruaja ime më kërkoi të lëvizja një kuti. Ishte e madhe, por padyshim e lehtë. Epo, u përpoqa dhe me gjithë përpjekjet e mia nuk ndodhi asgjë. Gruaja ime duhej të më ndihmonte ta ngrija. Dhe pikërisht atëherë e kupton se KRAHËT, oh po, KRAHËT nuk janë më si dikur…”
Tuni thotë: “Eeeh të kuptoj. Një ditë më duhej të merrja autobusin, isha disa hapa nga ndalesa, mbërrin autobusi dhe më duhej të ecja ndoshta katër metra… Asgjë për të bërë, këmbët m’u bllokuan plotësisht. E humba autobusin… Dhe pikërisht atëherë e kupton se KËMBËT, oh po KËMBËT e tua nuk janë më si dikur…”
Koli: “Dhe unë… çfarë të them? Dje isha në shtëpi me shërbyesen time 30-vjeçare ukrainase… Ajo ishte në shkallë dhe pashë këmbët e saj të bukura nga poshtë… Oh, nuk kuptova më asgjë, kështu që e pyeta nëse … më kupton? Ajo më shikoi dhe më tha: -Po zotëri Koli, për sot kjo është hera e tretë, a nuk lodhesh?– Dhe aty e kuptova që KUJTESA, oh po, KUJTESA nuk është më ajo që ka qenë.. .”
Një ateist po ecte në pyll dhe po mendonte:
– Çfarë pemësh madhështore! Çfarë lumenjsh të vrullshëm! Sa kafshë të bukura!
Ndërsa ecte përgjatë lumit, dëgjoi lëvizje në shkurret pas tij. Ai u kthye për të parë dhe pa një ari gjigant që po e sulmonte. Ai filloi të vraponte sa më shpejt që mundi të ngjitej në shtegun, por ariu po afrohej gjithnjë e më shumë.
Më në fund u raskapit dhe ra në tokë. Ai u rrotullua në përpjekje për t’u ngritur dhe për të vazhduar vrapimin, por ariu ishte pikërisht sipër tij, e kishte arritur dhe ishte gati ta godiste me putrën e tij. Atëherë ateisti bërtiti i tmerruar:
– O Zot!
Koha ndaloi. Ariu ngriu. Heshtja ra në pyll, një dritë verbuese shkëlqeu mbi njeriun dhe një zë bërtiti nga qielli:
– Ti e ke mohuar ekzistencën time gjithë këto vite, i ke mësuar të tjerëve se unë nuk ekzistoj, madje ia atribuon krijimin një aksidenti kozmik. Tani pret që unë të të ndihmoj? A duhet të të konsideroj besimtar?
Ateisti shikoi drejt dritës:
– Do të ishte hipokrite nga ana ime që të kërkoja papritmas të më konsiderosh besimtar tani, por ndoshta mund ta bësh ariun besimtar?
– Shume mire! – iu përgjigj zëri.
Drita u largua. Filluan përsëri tingujt e pyllit. Ariu uli putrën e djathtë, i bashkoi të dyja, uli kokën dhe tha:
– Zot, bekoje këtë ushqim që do të marr dhe për të cilin jam shumë mirënjohës…
Këndi i humorit: Roza zgjon burrin e saj Nikollën, njeri shumë dembel, i plogësht e sherr, dhe i thotë
Një mëngjes Roza zgjon burrin e saj Nikollën, njeri shumë dembel, i plogësht e sherr, dhe i thotë:
– Nikolla, sot në mëngjes vdiq nëna ime…
Ai kthehet në krah, ia jep asaj një ledhatim në supe dhe përgjigjet:
– Më vjen keq për ty, Roza!
Pastaj fut dorën në xhepin e pantallonave, merr 500 euro dhe:
– Epo, merrni këto, janë 500 euro, për kurorën…
Nikolla bujar dhe altruist. Roza, e habitur dhe e prekur, merr paratë, shkon drejt derës dhe mendon:
“Në fund të fundit, Nikolla nuk është kaq bajgë në fund të fundit, me pak fjalë, 500 euro për kurorën e nënës sime, pasi nuk u morën vesh bashkë një jetë tërë, në fakt kemi shkuar si mace e qen, është vërtet një gjest i bukur bujarie dhe altruizëm!”
Ajo mendon dhe ndërkohë largohet, hap derën, është gati të dalë kur dëgjon Nikolën duke bërtitur pas saj:
– O Rozaaa nëse nuk e gjen dot Kurorë me lule, edhe Kurora me ferra është e mirë!!!…
Lajmet me interesante
-
Drejtuesi i Report tek RAI3 Sigfrido Ranucci: Do ta transmetojmë – presim akord të intervistojmë Ramën
April 29, 2024
-
Gazetari italian: Më shumë u shqetësova kur pashë se si ishte zhdukur emri i Olsi Ramës nga hetimet
April 23, 2024
-
Autori i emisionit “Report” i referohet sondazhit të BalkanWeb: 60% e shqiptarëve i besojnë investigimit të RAI 3
April 28, 2024
-
Kumbulla e fëmijërisë Poemë nga Elida Buçpapaj
April 27, 2024
-
Osmani – Vuçiçit: Viktimat janë këtu, kërkoju falje nëse ke dinjitet!
April 23, 2024
-
Poezi nga AVIGDOR HAMEIRI (1890 -1970)- I përktheu MIMOZA EREBERA
April 26, 2024
Lajmet e fundit
-
Instituti Ndërkombëtar Republikan: Kosova dhe Shqipëria, vendet më pro-perëndimore në Ballkanin Perëndimor
By voal.ch | April 29, 2024
-
Një ditë para se të pyetet në SPAK, Veliaj deliron: Jam pemë me kokrra që më gjuajnë me molotov
By voal.ch |
-
Fija e hollë e anëtarësimit në KiE- Nga Florim Zeqa
By voal.ch |
-
Baerbock: Ballkani sa më shpejt në BE! Nuk mund të lejojmë Rusinë të ndërhyjë në rajon
By voal.ch |
-
Inteligjenca maqedonase: Shteti në shënjestër të sulmeve hibride ruse e kineze
By voal.ch |
-
Stoltenbergu zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev
By voal.ch |
Komentet