VOAL

VOAL

INSTAT – Rreth 900 mijë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk dinë asnjë gjuhë të huaj

August 30, 2018

Komentet

Kryeministri Kurti u prit në takim nga Princi i Kurorës së Shtetit të Kuvajtit, Al-Sabah

New York, 21 shtator 20

Në margjinat e punimeve të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga Princi i Kurorës së Shtetit të Kuvajtit, Shkëlqesia e Tij, Sheikh Sabah Khaled Al-Hamad Al-Sabah.

 

Kryeministri Kurti shprehi falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen e çmuar dhe të vazhdueshme nga Kuvajti që nga viti 1999, njohja e pavarësisë më 2011, deri te qëndrimi krah Kosovës në arenën ndërkombëtare. Kryeministri pranoi falënderime nga Princi për përkrahjen në luftimin e ekstremizmit në rajonin e Gjirit. Ndërsa biseduan edhe për kontributin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowa-s.

 

Duke theksuar se është koha për një hap të ri domethënës, kryeministri shtoi se miqësia mes dy vendeve duhet të kthehet në partneritet konkret në rrugën e zhvillimit ekonomik.

 

Ai shprehi gatishmërinë e Republikës së Kosovës për ta nënshkruar memorandumin për Komisionin e Përbashkët për Bashkëpunim, i cili do t’u japë marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve mundësi të reja dhe një kornizë të qëndrueshme. Ndërsa u pajtuan që së shpejti të përmbyllen marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe për mbrojtjen e investimeve.

 

Kryeministri tha se nevoja dhe vullneti i përbashkët për bashkëpunim ekonomik më të gjerë dhe më të thellë lidhen doemos me arritjet e Kosovës në sektorë kyç, si teknologjia e informacionit dhe industria e mbrojtjes, e ku të rinjtë dhe kompanitë tona po dëshmojnë çdo ditë se Kosova është vend i talentit, i punës dhe i mundësive.

 

 

Berisha: Demokratët duhet të shpëtojnë vendin nga kjo bandë, Prodës iu gjet në banesë një snajper superspecial

VLORË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se demokratët janë ata që do ta shpëtojnë Shqipërinë nga kjo bandë në pushtet. Gjatë fjalës së tij në turin e ‘Foltores së Ripërtëritjes‘ në Vlorë, Berisha foli edhe për zhvillimet e sotme, duke u ndalur fillimisht te drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe shkarkimin nga detyra në kuadër të një hetimi që lidhet me dosjen e AKSHI-t.

Kryedemokrati e cilësoi Hysenin si ushtare të krimit të organizuar, duke thënë se drejtuesja e shërbimit sekret kishte vënë në dispozicion të eksponentëve kriminalë mjete shtetërore të survejimit. Lideri i opozitës foli edhe për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në banesën e të cilit BKH kreu kontrolle gjatë ditës së sotme me urdhër të GJKKO-së. Berisha ngriti edhe një pretendim tjetër, duke deklaruar se gjatë kontrollit në banesën e Prodës është gjetur një armë snajper.

“Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të Vlorës, në këtë sallë, në qytet, në të katër anët e qarkut dhe në të katër anët e dheut ku jeni, një përshëndetje shumë të përzemërt. Zonja kryetare e PD, zoti deputet i PD, Bujar Leskaj, zoti nënkryetar i PD, Nikola Kedhi, zoti drejtues politik i qarkut, Aurel Bylykbashi, drejtues zoti Klevis Balliu, Sekretar Organizativ, një përshëndetje të përzemërt dhe vlerësimin tim për të gjithë punët dhe përpjekjet. Të dashur miq, ne mblidhemi sot në një moment kritik të një roli të ri që duhet të marrë PD. Ky rol i ri i PD përcaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga emergjenca kombëtare e këtij vendi, emergjenca kombëtare e Vlorës, emergjenca kombëtare e Tiranës dhe e Shqipërisë.

Ne, forcë politike me një trashëgimi, e cila bën krenar çdo anëtar dhe mbështetës të saj, kemi përpara një detyrë jetike për vendin, por një detyrë të vështirë, përmbushja e së cilës do jetë përcaktuese në shumë aspekte për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Çdo ditë qytetarët lexojnë dhe dëgjojnë nga një faqe të zezë nga libri i zi i këtij regjimi. Çdo ditë dalin dëshmitë më rrënqethëse se si kurrë më parë shqiptarët sot janë në pushtimin e krimit, në pushtimin e një regjimi kriminal. Një regjimi në të cilin, marrim ditën e sotme, del se kreu i SHISH, që ka detyrë më kryesore sigurinë kombëtare, sigurinë e gjithanshme, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar.

I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat, paratë tuaja, të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve për ata që kërcënonin rrezikun. Ish-drejtori i policisë, që iu kontrollua banesa, gjendet me snajper superspecial në banesë, i blerë në funksion të sigurisë së qytetarëve, por kurrë një person të dhënë, i blerë për funksione të caktuara. Pra, mund të vazhdoj gjatë e gjatë në këtë aspekt, por një gjë do t’u them, se çdo gjë që keni dëgjuar dhe do të dëgjoni për Belinda Ballukun, për Vlora Hysenin, për Ermal Beqirin, Ergys Agasin, në mënyrë absolute që të gjitha janë bërë nën urdhrat e Edi Ramës. Asnjë prej tyre nuk është bërë pa urdhrin e tij. Dhe ju, dhe shqiptarët, do mësojnë shumë e shumë gjëra të tjera nga aktet e shëmtuara kriminale të kësaj bande. Para saj, ne jemi forca politike me detyrim madhor të shpëtojmë vendin. Roli i demokratëve është roli i shpëtimtarit,” tha Berisha./Dosja.al

“AKSHI ende nuk është hetuar në thellësi”- Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

Eksperti i IT, Gent Progni ka deklaruar në protestën e sotme se afera e AKSHI-t ende nuk është hetuar deri në fund.

Gjatë fjalës së tij, ai denoncoi gjithashtu duke thënë se shteti ka printuar pasaporta me identitet false për kriminelë në për botë. Sipas tij të dhënat e shqiptarëve janë përdorur për shpërndarjen e drogës nëpër botë.

Progni deklaroi se po të hetohet kjo aferë deri në fund është një nga skandalet më të mëdhaja në 30 vitet e fundit në Evropë.

“Sot dua t’ju kujtoj kallëzimin tim në SPAK për AKSHI-n në 2023. Më sulmuan në biznes, me censuruan. Edhe vetë shoqëria ime thoshte po kalon në një teori konspiracioni. Ndërsa sot e shihni sesa aferë e madhe ka qenë ajo. Më besoni që akoma nuk është hetuar në thellësi, sepse shteti jonë ka printuar pasaporta me identitet false për kriminelë në për botë. Shteti ka shitur të dhënat tona për kriminelë nëpër botë. Shteti ka përdorur të dhënat tona për shpërndarjen e drogës nëpër botë dhe po të hetohet ajo aferë deri në fund më besoni që është një nga skandalet më të mëdhaja në 30 vitet e fundit në Evropë”, deklaroi Progni. Panorama

“Arresto Ballukun”, vazhdojnë thirrjet e forta të protestuesve kundër qeverisë në rrugët e Tiranës

Vijoi marshimi i protestuesve në ditën e 115 në rrugët e Tiranës.

Protestuesit vazhdojnë të bëjnë thirrje të forta kundër qeverisë.

Ata bënë thirrje të ndryshme si “Polici e krimit”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen” etj.

Tashmë, protestuesit janë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Protestuesit vijojnë të shprehen të revoltuar nga keqqeverisja dhe korrupsioni i përhapur.

“Arrestoni Ramën”, “Arresto Ballukun” janë thirrjet e forta në tubim. gsh

Kosova nuk ka linja fluturimi me Azerbaixhanin, Misteri i udhëtimit të Vlora Hysenit

Gazetari Xhemajl Rexha në një lidhje direkte për emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me dorëzimin e Vlora Hysenit.

Rexha raportoi se Hyseni ka qenë gjatë ditës brenda territorit të Kosovës, por ajo ka kaluar në pikën kufitarë të Morinës në mbrëmje duke u dorëzuar tek autoritetet shqiptare.

Ai sqaroi më tej se pala kosovare nuk ka të bëjë me ngjarjen pasi për aq kohë sa Hyseni është ndodhur brenda territorit të Kosovës, nuk ka pasur asnjë direktivë nga autoritetet shqiptare për ta arrestuar atë.

“Nga informacionet që sapo kam arritur të marr nga burime brenda Kosovës më shumë pra që zonja Hyseni ka qenë gjatë ditës në territorin e Kosovës dhe nuk ka pasur një urdhër arresti brenda territorit të Republikës së Kosovës në mënyrë që ajo të ndalohej dhe ajo e ka kaluar në orët e mbrëmjes kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë meqë jemi ende ne periudhën e verës në të cilën kontrollet janë më të pakta.

Zonja Hyseni është e konfirmuar tashmë që është dorëzuar tek autoritetet shqiptare, pra nuk ka pasur asnjë lloj pune Kosova, as Policia e Kosovës e as autoritetet në Kosovë . Zonja Hyseni e ka kaluar kufirin dhe është ndalur tek autoritetet shqiptare në pjesën shqiptare të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në Vërnicë, në pikën kufitare Morinë.

Sipas informacioneve ka kaluar kufirin dhe është nisur. Pala kosovare nuk ka punë me të pasi që nuk ka pasur asnjjë kërkesë nga autoritetet shqiptare gjatë ditës me gjasë për palën kosovare që nëse ajo është në territorin e Kosovës të ndalohet“, u shpreh ai.

Përsa i përket dyshimeve rreth itinerarit të saj përpara dorëzimit, Rexhaj u shpreh se Kosova nuk ka asnjë linjë direkte ajrore me Azerbajxhanin .

“Ende nuk dihen detaje për itinerarin e saj, Kosova nuk ka asnjë lidhje të linjave ajrore me Azerbajxhanin. Mund të ketë përdorur ndonjë linjë të ndërmjetme që kryesisht është Viena e Austrisë, nuk e kam konfmiruar, po e them si mundësi që kjo është pika kryesore për udhëtarët e Kosovës”, shtoi ai . gsh

Berisha rikthen denoncimet për Vlora Hysenin: Vizitën e parë e bëri në Beograd, ishte një kërcënim serioz për NATO-n

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka rikthyer akuzat e tij të mëparshme ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, pas masës së sigurisë të vendosur ndaj saj në kuadër të hetimeve të SPAK. Në një deklaratë për mediat, Berisha është ndalur te mënyra se si është drejtuar Shërbimi Informativ Shtetëror dhe te aktiviteti i Vlorë Hysenit përpara emërimit të saj në krye të institucionit.

Ai rikujton periudhën pas largimit të ish-drejtorit të SHISH, Helidon Bendo, duke pretenduar se në institucion u dërgua këshilltari i tij, të cilin e identifikon si Kashani. Sipas Berishës, urdhri i parë që iu dha punonjësve ishte ndërprerja e bashkëpunimit me shërbimet partnere.

“Natyrisht, shërbimi informativ kombëtar është një institucion i një rëndësie të jashtëzakonshme për sigurinë kombëtare. Fillimisht pas të themi largimit të detyruar, gjoja për studime të ish-shefit të shërbimit, Helidon Bendo, në shërbim u dërgua këshilltari i tij, famëziu Kashani, i cili në aktin më të parë, i urdhëruar nga Rama, urdhëroi punonjësit të ndërpresin çdo bashkëpunim me shërbimet partnere. Rast unik. Koreja e Veriut mund ta kishte një urdhër të tillë. Por, ndërkohë famozja Hyseni ishte në atë kohë këshilltare e Edi Ramës për shërbimet inteligjente. Ky është denoncim në vitin 2022. Më 24 dhjetor 2022. Burime shumë të besueshme informojnë se sapo mori detyrën, Vlora Hyseni e shkarkuar nga qeveria e Kosovës sepse plaçkiti të dhënat e shërbimit dhe i dërgoi në adresë të armiqve të Kosovës, emërohet drejtoreshë dhe vizitën e parë, sipas burimeve direkt të kryeministrisë, e bëri në Beograd ku qëndroi mbi 10 ditë. E kam konsideruar në atë kohë një kërcënim serioz për NATO-n, pasi shërbimet inteligjente të NATO-s ndajnë informacione me shërbimet inteligjente të vendeve anëtare dhe natyrisht në duart e saj ato kanë shkuar në drejtim të padronëve të saj,” tha Berisha./Dosja.al

I kërkuar nga SPAK, Ergys Agasi udhëtonte me makinën Audi A8 të Vlora Hysenit, shefes së SHISH-it

TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka rikthyer videon e publikuar prej tij më 12 qershor, ku pretendon se Ergys Agasi, në atë kohë në kërkim nga drejtësia, udhëtonte me makinën tip Audi A8 të zi që i përkiste drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Në një reagim të tij, Llangozi thotë se videon e kishte publikuar më herët dhe kishte denoncuar publikisht lëvizjen e Agasit me automjetin që ai e lidh me Hysenin, por pretendon se në atë kohë nuk ishte besuar.

Avokati rikthen gjithashtu një pretendim të mëparshëm të tij për një marrëdhënie intime mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, duke thënë se edhe ky pretendim ishte pritur me mosbesim.

Reagimi i Llangozi vjen pasi Vlora Hyseni është vendosur nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra.  Në postimin e tij, avokati ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si Ergys Agasi në kërkim mund të lëvizte me një automjet që ai pretendon se i përkiste drejtueses së SHISH.

Postimi i Plotë:

Më 12 qershor publikova videon e Ergys Agasit në kërkim duke udhëtuar me makinën e drejtoreshës së SHISH, askush nuk më besoi. Më 12 qershor publikova këtë video dhe denoncova publikisht se Ergys Agasi, megjithëse ishte në kërkim me vendim gjykate, udhëtonte me Audi A8 të zi të drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Askush nuk më besoi. Ishte shumë e rëndë për t’u pranuar, një njeri në kërkim nga drejtësia lëvizte me makinën e drejtueses së shërbimit sekret shqiptar.

Më herët kisha bërë publik edhe pretendimin se mes Agasit dhe Hysenit ekzistonte një marrëdhënie intime. Edhe kjo u prit me mosbesim. Sot Vlora Hyseni është nën masë sigurie dhe e pezulluar nga detyra, ndërsa sipas raportimeve publike hetohen dyshime se informacione shtetërore i janë përcjellë pikërisht Ergys Agasit. Prandaj sot rikthej videon e 12 qershorit. Atëherë shumëkush zgjodhi të mos besonte atë që po denoncoja. Sot kjo video kërkon një shpjegim shumë më serioz, si mund të ishte Ergys Agasi në kërkim nga shteti dhe njëkohësisht të lëvizte me makinën e drejtueses së SHISH?

 

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje nga SPAK! Momenti kur del nga Prokuroria

Ish kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është marrë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) pas kontrolleve të ushtruara në banesën e tij ditën e sotme me vendim të GJKKO.

SPAK ushtroi kontrolle në kuadër të hetimeve që po kryhen për dosjen AKSHI-t. Kontrolle u ushtruan edhe në banesën e Vlora Hysenit, drejtoreshës së SHISH, ndaj së cilës GJKKO vendosi pezullim nga detyra dhe masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë ndaj saj deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Kujtojmë që më herët, në kuadër të kësaj dosjeje të bujshme, është bënë në pranga Ergys Agasi, i arrestuar në Durrës. I përfshirë është gjithashtu edhe Ermal Beqiri, i arrestuar në Francë, ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe disa persona të tjerë të akuzuar. Panorama

Hill flet për pasojat nëse Kosova kërkon të zhbëjë Gjykatën Speciale të Hagës – duke iu referuar Apelit

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill në një lidhje live në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dënimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së. Hill gjatë fjalës së tij komentoi edhe lidhur me kërkesën e qytetarëve për zhbëjen e Gjykatës Speciale të Hagës. Ai theksoi se lidhur me këtë temë nuk është në pozitë për të komentuar po shtoi se do të apelohet vendimi.

 “Nuk jam në pozitë për të komentuar këtë iniciativë apo iniciativa të tjera. E kuptoj që njerëzit ndjen mllef, janë të zemëruar, janë shumë të shqetësuar. E kuptoj, por unë shpresoj që së shpejti do të kemi përpjekjet që të apelojmë këtë vendim. Edhe njëherë nuk e di si janë procedurat, por unë dua ta bëj të qartë. Nuk po flas nga gjykata dhe për gjykatën. Nuk mund të flas vetëm në emrin tim dhe dëshmia ime ishte dëshmia më e mirë që mund të ofrohej duke thënë të vërtetën dhe asgjë tjetër përveçse të vërtetës”, tha ai.

Sa i përket kontekstit gjeopolitik dhe të ardhmes së rajonit, ish-diplomati amerikan theksoi nevojën për fokusim te normalizimi i marrëdhënieve dhe hapat e ardhshëm strategjikë.

“Unë mendoj se ne jemi këtu ku jemi dhe për sa i përket politikës dhe gjeopolitikës, nëse dëshironi të flas në këtë mënyrë gjeopolitikën e Ballkanit, duhet të kemi përpjekje që të ecim përpara duke u mbështetur në punën që kanë bërë ndërmjetësues të ndryshëm gjatë këtyre viteve të fundit dhe ai është normalizimi i marrëdhënieve dhe duhet të ecim përpara.

Serbia dhe Kosova gjithmonë do të gjenden në situata të atilla ku nga ana strategjike apo gjeopolitike nuk duhet të jenë larg njëra-tjetrës. Prandaj duhet të jenë një mënyrë që të ecin përpara, në mënyrë që të kenë një të ardhme më të mirë për popullin e tyre.

Sigurisht që është e vështirë për të thënë diçka të tillë dhe kuptoj që procedurat gjyqësore janë shumë zhgënjyese për njerëzit dhe unë e kuptoj shumë mirë këtë gjë. Por mendoj se njerëzit duhet të kuptojnë dhe duhet të konsiderojnë cilat janë hapat e radhës dhe duhet të përpiqen që të ecin përpara në mënyrën që do të jetë mendim për të gjithë”, tha ai./newsalbania

Operacioni i SPAK për hetimet e AKSHI-t, arrestohet shefi i Laboratorit Shkencor të policisë

Zbulohet një nga emrat e personave të arrestuar në kuadër të operacionit të ndërmarrë sot nga SPAK. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për Fatjon Kallucin, shef tek laboratori shkencor i policisë.

Ndërkohë, kontrolle u ushtruan në disa banesa dhe zyra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Sakaq, masë sigurie ‘arrest shtëpie’ u caktua dhe për kreun e SHISH, Vlora Hysenin, masë e cila nuk është ekzekutuar, pasi zyrtarja ndodhet jashtë vendit për një vizitë zyrtare. Po ashtu kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Proda.

Në Kosovë, u shkarkua me urdhër të Kurtit, Rama e emëroi në krye të SHISH në vitin 2023. “Shkëlqimi” dhe “rënia” e Vlora Hysenit pas masës së dhënë nga SPAK

Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe u pezullua nga detyra, u emërua në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror në mars të vitit 2023. Kryeministri Edi Rama njoftoi më 17 mars 2023 se i kishte propozuar presidentit Bajram Begaj emrin e Vlora Hysenit, ish-zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, për postin e drejtueses së SHISH.

“I paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.”, shkruante në atë kohë kryeministri, duke shprehur vlerësime për figurën e saj.

Para se të emërohej në krye të SHISH, ajo punoi për disa vite në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku fillimisht kishte mbajtur postin e drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe më pas, nga viti 2019, atë të zëvendësdrejtoreshës. Në mesin e vitit 2021, ajo u shkarkua nga detyra nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti për arsye që nuk bëhen të ditura publikisht.

MASA E SPAK
Gazetarja Klodiana Lala raportoi ekskluzivisht për BalkanWeb se Hysen akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Ndërkohë gjatë kontrolleve të ushtruara nga SPAK në banesën e saj, Hyseni nuk u gjet. BalkanWeb mëson se Vlora Hyseni ndodhet në Baku të Azerbaxhanit, një një konferencë me 82 shefash shërbimesh Informative nga mbarë bota. Në një kohë kur GJKKO lëshoi këtë masë sigurie për numrin një të sigurisë së shtetit shqiptar, natyrshëm lind pyetja nëse është cënuar sigurua kombëtare?!

“Është rasti i parë që një zyrtare e lartë merr këtë masë sigurie. Teksa pretendohet se kreu i SHISH ka në dorë sekrete te shqiptarëve, ka përfunduar në një masë arresti. Nuk është e konfirmuar nëse i është komunikuar kjo masë sigurie apo jo. Është zyrtari i parë i lartë në këtë detyrë që përfundon në këtë akuzë nën dyshime nga SPAK.”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se SPAK mëngjesin e sotëm nisi një aksion blic, ndërsa ushtroi kontrolle në disa zyra dhe banesa të disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë, mes tyre ish-kreun e policisë Ilir Proda. Pas hekurave kanë rënë disa punonjës policie.

GJKKO caktoi “arrest shtëpie” për Vlora Hysenin, kontrolle në banesën e Ilir Prodës- Tabaku: Bie fasada, del sistemi! Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas raportimeve për masën e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe kontrollet në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, në kuadër të hetimeve për Ergys Agasin dhe dosjen AKSHI.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku e cilëson këtë zhvillim si dëshmi të kalbëzimit të shtetit nga brenda dhe kërkon që Presidenti i Republikës të thërrasë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Deputetja thekson se këto raportime vijnë vetëm një ditë pas asaj që ajo e quan “spektakli propagandistik” i ministrit të Brendshëm. Sipas saj, dyshimet që prekin drejtuesit e institucioneve të sigurisë kërkojnë përgjigje të menjëhershme mbi funksionimin e shtetit dhe mbrojtjen e informacionit shtetëror.

Tabaku ia ngarkon përgjegjësinë politike kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se ai ka zgjedhur dhe promovuar drejtuesit e këtyre institucioneve. “Bie fasada. Del sistemi”, shkruhet në imazhin që shoqëron reagimin e saj.

Sipas deputetes demokrate, çdo zhvillim i ri zbulon më tej lidhjet mes pushtetit, korrupsionit dhe interesave kriminale. Ajo kërkon që drejtësia të vijojë punën pa pengesa dhe pa mbrojtje politike për personat nën hetim.

Në përfundim, Tabaku bën thirrje për largimin e qeverisë, duke e konsideruar ndryshimin politik të domosdoshëm për shkëputjen nga një sistem që, sipas saj, varfëron shqiptarët dhe pasuron një pakicë të lidhur me pushtetin. bw


Send this to a friend