VOAL

VOAL

Forum biznesi mes Shqipërisë dhe Iranit

April 25, 2018
1 Comments

Komentet

Qyteti antik i Bylisit; thesari arkologjik i Shqipërisë, i panjohur nga turistët

VOA/Raimond Kola

Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë, por pak i njohur nga turistët vendas dhe të huaj. Qyteti që dikur ishte qendra e Ilirisë jugore ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve në Ballkan, të cilët këtë vit kanë nisur të zbulohen për vizitorët. Ndërtimi i një rruge të re pritet ta kthejë këtë qendër arkeologjike në një itinerar të rëndësishëm turistik.

Mbi një kodër të butë mbi rrjedhën e Vjosës, në zemër të Mallakastrës, nga ku shihet që nga Adriatiku deri në kufijtë shtetëroe të Shqipërisë me Greqinë, shtrihen rrënojat e qytetit antik të Bylisit.

Qyteti që jetoi gati dhjetë shekuj ka një harmoni të periudhave të ndryshme historike që nisin nga mesi i shekullit të IV para Krishti, kur mendohet se u themelua, duke shërbyer si endra e Ilirisë jugore dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit.

Mure madhështorë rrethues në një sipërfaqe mbi 2 km dhe kulla mbrojtëse që flasin për mjeshtër të paarrirë të gurit, rrënojat e një teatri me rreth 7500 vende, një shëtitore gati 4 hektarë dhe stadium, por edhe tempuj dhe godina banimi dëshmojnë për një periudhë te hershme kur Bylysi ishte kryevendi i këtij rajoni, pasi kontrollonte udhëkalimet e kohës në luginën e Vjosës.

Ardit Shehu, përgjëgjës i këtij parku thotë për Zërin e Amerikës se “sipërfaqjae Parkut arkeologjik të Bylysit është 32 hektarë. Bylisi përfaqëson një numër të madh monumentesh që janë nga shekulli i katërt para Krishtit. Monumentet e para të qytetit lidhen me teatrin, gjimanzin, stadiumin, shëtitoren dhe monumente të tjera që janë ngritur më vonë”.

Këtë vit Parkui i Bylisit lidhet me rrugën kombëtare Levan -Tepelenë me një segment të ri gati 7 kilometër që ka nisur të rrisë vizitueshmërinë e këtij thesari arkeologjik të Shqipërisë gati të pashfaqur më parë si për turistët vendas edhe të huaj.

“Këtë vit ka patur edhe një rritje të numrit të vizitorëve, krahasur me vitin e kalur ne kemi dyfishin e të ardhurave. Jemi të kënaqur me infrastrukturën rrugore që na e bën tani të lehtë komunikimin në park. Kemi këtë vit edhe një rritje të numrit të guidave” , thotë përgjegjësi i Parkut Bylis Ardit Shehu .

Sipas studiuesve ndërtimi i kishave në shekullin e V pas Krishtit shënon një pikë kulmore për Bylysin.

Katedralja është nga më të mëdhatë në gjithë rajonin dhe është bazilika më e madhe paleokristiane e Shqipërisë.

“Bylysi, thotë Ardit Shehu , ka sipërfaqen më të madhe të mozaikëve rreth një mijë metër katrorë të cilët kanë nisur të zbulohen për vizitorët”.

“Në Bylys janë rreth një mijë metër katrorë mozaikë dhe këtë e bëjnë një qytet antik të veçantë në Shqipëri dhe më gjerë. Ne kemi menduar që duke filluar nga muaji prill ti hapim gradualisht mozaikët që të jenë të vizituesëhm si për turistët e huaj edhe ata vendas. Mozaikët janë në gjendje shumë të mirë dhe motivet e tyre janë tejet të larmishme”.

Mozaikët paraqesin kryesisht figura shpendësh dhe motive biblike që nga bariu i mirë që kujdesej për ligjet apo një skenë peshkimi.

Ndërsa vizitorë të pakët përshkojnë rrënojat e pesë kishave Albana Shala që jeton në Hollandë thotë se pëlqen të vijë në këtë park të jashtëzakonshëm.

“Unë tani jetoj në Hollandë. Sa herë vij në Shqipëri vij në Bylis me miq të ndryshëm jo vetëm nga Hollanda. Është nga parqet arkeologjike më të ruajtura mirë dhe më i pazbuluari deri tani”, thotë ajo.

Gërmimet arkeologjike në Qytetin antiktë Bylisit kanë zbuluar disa nga monumentet më të rëndësishme të tij, por studiuesit flasin se rreth 10% e qytetit është zbuluar deri tani.

Bylisi ka shumë për të ofruar dhe ende shumë për të zbuluar dhe siç thihet në një nga mbishkrimet e gjetura antike “O i huaj, mos e shmang vështrimin nga bukuria e Bylisit.”

VOA: Shkodër, lëndë shpërthyese në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj

Banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj

Pëllumb Sulo

Banesa e gjyqtarit Tonin Sterkaj në qytetin e Shkodrës u trondit në orët e para të së dielës nga shpërthimi i një sasie tritoli. Sipas policisë vendore, ngjarja ndodhi rreth orës 3 e 13 minuta, në portën e banesës se gjyqtarit, në lagjen “Tom Kola” të qytetit, në kohën kur ai ndodhej në banesë së bashku me familjen.

Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të pakta materiale. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person duke vendosur lëndën shpërthuese, por pa arritur ta identifikojnë. Policia vijon kontrollet në zonë, ndërsa një grup hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Magjistrati Tonin Sterkaj është gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Zëri i Amerikës kontaktoj me gjyqtarin Tonin Sterkaj, i cili pohoj se ngjarja dyshohet se ka lidhje me ushtrimin e detyrës së tij si gjyqtar. Gjyqtari Sterkaj tha se, gjatë 30 viteve të karierës së tij si gjyqtar, nuk ka pasur ndonjë konflikt me persona të tjerë.

Në lidhje me gjarjen reagoi sot edhe Keshilli i Lartë i Gjyqësor, i cili, përmes një dekarate, përcjell shqetësimin për këto akte që cënojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e cilësoi ngjarjen si një akt kriminal dhe i kërkoi organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Në deklaratën e publikuar pak orë pas ngjarjes Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcëni magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër meve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Korrupsioni në bashki, gazetari: Veliaj të martën pyetet në SPAK

Erion Veliaj të martën do të jetë në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me korrupsionin në bashkinë që ai drejton.

Këtë e ka bërë të ditur me një mesazh në Facebook, gazetari Enton Abilekaj.

Sipas Abilekajt, pasi i ka ardhur fletëthirrja që të paraqitet në SPAK, sot Veliaj na doli në ekranin e tij për të lajmëruar, se gjoja do të shkojë vetë në SPAK për të paraqitur prova.

‘Kjo është e frikshme.

Pasi mori fletëthirrjen nga SPAK që të shkojë të martën, Veliaj del 3 ditë përpara dhe deklaron që do shkojë vetë.

Do u japë edhe zyra, edhe info, dosje, pra do behet vete prokuror i çështjes së Inceneratorëve’, shkruan gazetari Enton Abilekaj në Facebook.sn

Meta mbajti fjalim poshtë ballkonit të Berishës: Ish-kryeministri doli kundër copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbajtur fjalën e tij poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Meta u shpreh se Berisha doli kundër copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë.

Ilir Meta: Sali Berisha doli kundër copëtimit të Kosovës dhe shpopullimit të Shqipërisë. Politika është politikë, por atdheu ka shumë rëndësi, pa Shqipëri nuk ka parti, prandaj jemi sot këtu.

SPAK nuk guxon t’ja përmend emrin Ramës. Sali Berisha ka qenë simbol i integritetit njerëzor dhe shtetëror. Përshëndetje presidenti i Përgjithshëm Sali Berisha. Rama do ikë, do shporret.

 

Fjala e kreut të PL Ilir Meta poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha: 

Përshëndetje të gjithë demokratëve, të gjithë opozitarëve, të gjithë shqiptarëve.

Moj Serbi, murin ta prisha se më thonë Sali Berisha.

Po, Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër copëtimit të Kosovës.

Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se doli kundër shpopullimit të Shqipërisë.

Sali Berisha është atje dhe nuk është këtu se nuk u bë pjesë e pazareve të ulëta për të shkatërruar pluralizmin politik.

Ata kujtojnë se kanë izoluar Sali Berishën, por ata e kanë ndihmuar Sali Berishën, i kanë dhënë një podium më të lartë, e kanë afruar me qiellin dhe me Zotin që t’u flasë shqiptarëve më kthjellët.

Adenauer ka thënë të gjithë jetojmë në të njëjtin qiell, por nuk shohim të njëjtin horizont.

Sali Berisha ka avantazhin që këta puçistët e Ramaformës e kanë ngjitur lart dhe shikon shumë më tepër se ne që jemi këtu poshtë.

Janë të shumtë ata që thonë se pse nuk ka ardhur Ilir Meta këtu ku vijnë shqiptarët dhe patriotët.

Por presidenti duhej të vinte si president te presidenti i përgjithshëm, Sali Berisha.

Keni pasur këtu çdo natë avokatin sulmues, jo mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe shumë përfaqësues të tjerë të Partisë së Lirisë.

Dua t’u them të gjithëve, politika është politikë, por atdheu është një dghe vetëm një.

Besimet fetare janë të ndryshme, por udhëheqësit tanë fetare të të gjitha besimeve na kanë lënë një mësim: pa atdhe, nuk ka fe.

Pa Shqipëri, nuk ka parti. Prandaj jemi sot këtu.

Skapi nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës që në dy orë kaloi 17 vendime qeverie për inceneratorët, ndërkohë që drejtori i prokurimeve i ka thënë se janë të paligjshme.

Nuk po flas për PPP-të, nuk po flas për tenderat sekretë, nuk po flas për hatatë e tjera.

Këta mburren se po luftojnë pandëshkueshmërinë, duke goditur Sali Berishën, të cilin mund të mos ketë shumë shqiptarë që nuk e pëlqejnë, por ka qenë simbol i integritetit njerëzor.

Tani, kam këtu Petrit Vasilin, më larg është ndoshta Gramoz Ruçi që na dëgjon se çfarë i kam thënë Edi Ramës në vitin 2017 kur isha në koalicion dhe bënte çdo lojë që ta miratonte reformën në drejtësi pa PD.

I kam thënë: Edi Rama, mos e provoko më PD-në dhe opozitën.

Edi Rama, është fatkeqësi e madhe për mua që u bënë 20 e ca vite duke bashkuar në politikë dhe pas 25 vitesh, politikani më serioz mbetet Sali Berisha.

Pse? Sepse Shqipëria në 25 vite duhej të kishte nxjerrë politikanë më të mirë se Sali Berisha e Ilir Meta. Por çfarë t’i bëjmë?

Nga zona nga vij unë, gjyshërit na mësonin se kur situatat janë të vështira, të themi se malet tona edhe më të larta.

Përshëndetje presidenti i përgjithshëm!

Rama do ikë, do të shporret!

(Balkanweb)

Meta paralajmëron: Kush është me Ilirin, të rrijë! Vulën s’na e merr Rama

Nis Konventa e PL- Meta ironizon Bashën: Nuk fitohet duke fjetur gjumë

11:04, 27/04/2024

Ka nisur zyrtarisht punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë.

Kreu i kësaj partie, Ilir Meta përshëndeti delegatët e Konventës në nisje të punimeve në Pallatin e Kongreseve.

Ai nuk la pa bërë ironi me Lulzim Bashën.

“Kisha një lutje. Të çohemi në këmbë për atë vajzën e Fushë Arrëzit dhe delegatët e Fushë Arrëzit dhe Pukës që fituan kundër mafies.

E puth edhe Rrokun kryetarin e Pukës dhe Hilën dhe Bert Malajn e Memaliajt. Ashtu fitohet.

Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe as duke numëruar dhe shumëzuar 7 herë 7, 42”, tha Meta.

 

Meta paralajmëron: Kush është me Ilirin, të rrijë! Vulën s’na e merr Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur fjalën me kritika ndaj anëtarëve të Konventës Kombëtare.

Meta u shpreh se është hera e fundit që Konventa e PL-së do të nisë 30 minuta me vonesë, duke shtuar se së shpejti do të ketë një parti të re “përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument”.

Ai deklaroi se Edi Rama ka rrëmbyer vulën e PD-së dhe se e “gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e PL dhe të shuajë opozitarizmin”.

“Kjo është Konventa e fundit e Partisë së Lirisë që nis 30 minura me vonesë. Së shpejti do të kemi një Konventë të re dhe parti të re siç duhet përballë këtij regjimi mafioz që ka kapur çdo instrument, që ka rrëmbyer vulën e PD, partisë kryesore të opozitare në vend dhe e gënjen mendja se mund të marrë edhe vulën e Partisë së Lirisë dhe të shuajë opozitarizmin. Kërkoj falje që nuk do të mbaj ndonjë fjalim të bukur”, tha kreu i PL-së.

Meta ka paralajmëruar nga konventa e PL-së, të gjithë anëtarët e saj se kush është pro tij kur ai të zgjidhet president i kësaj partie, të qëndrojnë dhe të tjerët të ikin.

“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën. Kush nuk është, jep dorën dhe ikën. Kush qëndron këtu për të bërë lojërat e Don Agaçit dhe atij torollakut, e ka gabim! Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë dhe Nanos për t’u përballur me këtë mafie. Gabimi që bëra është se LSI shkoi me 6%. E dinim që ishin dy kompani izraelite që koordinonin bashkë, që kishin lidhje bashkë. Njëra punonte për Ramën e tjetra për Bashën, e të dyja bashkë kundër LSI”, tha Meta.

Meta: Rama e Basha merrnin miliona euro për kandidatët, unë vendosa të rinjtë në listat e deputetëve

Në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë synuar të eliminonin Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Meta po ashtu tha se dy kompani izraelite, të cilat punonin për Bashën dhe për Ramën, kanë punuar kundër LSI-së.

Kryetari i Partisë së Lirisë lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës se këta të fundit morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare. Ai tha nga Konventa se vetë zgjodhi që të vendoste në lista të rinjtë.

“Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja.

Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe torollaku të merrte nga 1 milion euro, 2 milionë euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë”, tha ai.

Meta me tone të forta: McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash! Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli me tone të ashpra ndaj mafies ndërkombëtare që po operon në Shqipëri.

Ai sulmoi konkretisht Sorosin dhe McGonigalin.

“McGonigalët mendojnë se ne jemi popull pulash dhe thoni shkeleni Kushtetutën dhe bëjeni fërtele. Kështu e bëni ju? I betoni anëtarët e Gjykatës Kushtetuese tek Lana. E zgjidhni Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që e ka Kushtetuta? Turp, turp, turp për McGonigalët.

Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm për marrëdhëniet me Italinë nuk e bëra, të dalë ambasadori i Italisë dhe të diskutojë për dekretin e presidentit, ku ndodh kjo?

Le të guxojë ndonjë ambasador në Shqipëri të diskutojë dekretet e Bajram Begajt unë i pari do t’i tregoj vendin e do të mbledh të gjithë Shqipërinë përpara asaj ambasade”, tha Meta.

“Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte.

Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurtë se nuk është vepër e Sekretarit të Shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai e ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje, do ta kishte takuar Dvoranin.

Mirë, dakord unë u çmenda, po ti tarallak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në Gjykatën Kushtetuese,” tha Meta ndër të tjera.

Meta: Vula pa parti merr 1 mln euro, komunitetet fetare vetëm 1.4 mln! Do iki kur të plotësohen 5 prioritetet

Këtë të shtunë, në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta preku dhe marrëdhënien e qeverisë shqiptare me komunitetet fetare.

“Çdo vit s’ka asnjë ndryshim”, u shpreh Meta referuar raportit të DASH pikërisht për këtë çështje.

Sipas tij, 5 komunitetet fetare nuk mbështeten mjaftueshëm financiarisht nga shteti. Madje ai foli me shifra sa i takon buxhetit të partive krahasuar me paratë që marrin klerikët apo udhëheqës të tjerë fetarë.

“Përveç harmonisë e paqes, është problem i shtetit. Pra me pak fjalë, komunitetet fetare marrin nga buxheti i shtetit 1.4 mln euro në vit. Partia e Rilindjes merr 1.6 mln euro, ndërsa vula pa parti, merr 1 mln euro! Ky është problem se njerëz me shkollë, të përgjegjshëm që janë klerikë ikin sepse nuk kanë mundësi ekonomike.

Shtrijnë dorën kush t’u japë ndonjë fond, ka nga ata që japin fonde për qëllime të mira, ose nga ata që përpiqen të penetrojnë e të krijojnë probleme, ne na e kanë lënë amanet udhëheqësit e besimeve, pa atdhe nuk ka fe! Ishin ata që shpallën pavarësinë, ishin ata të Kongresit të Lushnjes, ka qenë meritë e tyre jo e partive politike. Nëse ne nuk i mbështesim nga buxheti i shtetit që mos t’i shtrijnë dorën askujt, atëherë ne i shërbejmë përcarjes fetare dhe shndërrimitt ë këtyure instuticioneve në instrumenta. Kam një premtim, është një detyrim që duhet ta kishim bërë me kohë se dhe Zoti do na kishte ndihmuar më shumë si komb.

Të gjitha pronat do të kthehen, të gjitha! Ose do të kompensohen sipas ligjit, minimum do dhjetfishohet që vitin e parë mbështetja për komunitetet fetare në mënyrë që që ta bëjnë detyrën e tyre me përkushtin ndaj Zotit dhe atdheut. Se ata merren më shumë me të varfrit se qeveria që i ka braktisur”, tha Meta në fjalën e tij.

Ilir Meta pati një mesazh në fjalimin e tij në Konventë, për të gjithë ata që kërkojnë që ai të largohet nga politka.

“Kushdo që Ilir Meta të largohet nga politika, duhet të votojë 5 prioritetet. Kur të bëhen 5 prioritete për 4 milionë shqiptarë, atëherë do iki. Gjyshet tona në Skrapar na kanë mësuar malet tona, edhe më të larta, kur kohët tona ishin më të vështira. Never give up”, tha Meta.

Protesta qytetare para bashkisë- Policia e Ballës nis arrestimet politike

Pas protestës së opozitës, policia e Taulant Ballës ka nisur arrestimet politike.

Raportohet se në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari Maringlen Hysenaj.

Ndërkohë është proceduar edhe një 61-vjeçar.

E drejta e protestës është garantuar me ligj dhe ka qenë edhe vetë Kushtetuesja që i ka ndaluar këto arrestime.

NJOFTIMI ZYRTAR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.sn

Bardhi: Trafiku i drogës, emri i Edi Ramës në dosjen belge

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar pas një artikulli në median belge, ku gjatë një procesi gjyqi për një grupi kriminal të quajtur “Shqiponja e Zezë” lidhur me trafikun e drogës, përmendet edhe emri i Edi Ramës.

“Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës”, shkruan Bardhi, referuar artikullit.sn

Teliti: Protestuesit kanë të drejtën të përdorin çdo mjet demokratik gjatë mosbindjes civile

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në studion e News24, ka folur në lidhje me protestat e opozitës kundër kryebashkiakut Veliaj, me rastin e fundit që ndodhi sot.

Teliti u shpreh se protesta e opozitës ka në qëllimin e saj të vetëm dorëheqjen e Veliajt dhe zbardhjen e të vërtetës për dosjen 5D.

Sa i përket veprimtarisë së protestuesve që më herët janë kritikuar edhe nga ndërkombëtarët në vend për përdorimin e molotovit, Teliti tha se është e drejta e çdo qytetari të përdorë mjetet e mosbindjes civile në mënyrë demokratike.

“Protesta ka në qëllimin e saj të vetëm dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës dhe zbardhjen e të vërtetës për aferën 5D. Ne përballemi me një heshtje totale. Ne i kërkojmë kryetarit të bashkisë të japë llogari për milionat e kësaj afere, inceneratorëve, etj. Aty ka pasur edhe nëna që qanin për djemtë e tyre të arrestuar, pensionistë me 0 lekë në xhep, etj. Nuk kemi akoma një ndjesë nga ana e kryebashkiakut, përkundrazi kemi lavdërime për punën e tyre. Protestat karakterizohen nga mosbindja civile. Kemi parë protestat në Belgjikë, Francë që kanë qenë edhe më masive. Është e drejta e çdo qytetari të përdorë mjetet e mosbindjes civile në mënyrë demokratike në protestë”, u shpreh ai mes të tjerash.

Kuvendi votoi kundër, Bardhi dorëzon sot në Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi do të dorëzojë sot në orën 12:30 në Gjykatën Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës.

Deputetët votuan në seancën e 11 prillit në Kuvend kundër dërgimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese.bw

Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

Investigimi për qeverinë Rama – Sulmi i Ramës ndaj RAI-3, i përgjigjet drejtuesi i ‘Report’: Gjithçka që thamë është në letra

Reagimit të kryeministrit shqiptar pas hetimit për qendrat e pritjes së emigrantëve, i është përgjigjur prezantuesi i programit ‘Report’ në RAI 3, Sigfrido Ranucci.

Ky i fundit, është shprehur se, gjithçka që është thënë në dokumentarin për qeverinë e Edi Ramës dhe marrëveshjen me Giorgia Melonin është mbi bazën e dokumenteve.

Në raportin e raportit Engjell Agaci, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, ‘konfirmoi me fakte atë që thamë’, shprehet prezantuesi Sigfrido Ranucci.

‘Në email-in e përgjigjes nga Agaci, të cilit i kishim kërkuar disa fakte, ai konfirmoi se ishte avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se kishte kontribuar që kur ishte këshilltar ligjor i Ramës, në zbatimin e protokollit’, tha gazetarin.

‘Në fund të fundit – shton ai – versioni që u përdor për konsulencë, gjeneral Lisi ua dha direkt mikrofonave tanë’. ‘Gjithçka që thamë është në letër dhe është nga një burim dokumentar’, përfundon Ranucci, duke bërë të ditur se të dielën e ardhshme programi do t’i rikthehet çështjes.

Gjatë ditës së sotme, Edi Rama me një reagim të një njeriu të dalë nga shinat, sulmoi RAI-3 dhe SYRI-n që e pasqyroi siç duhet.

‘Është shpifja më skandaloze për Shqipërinë’, me këto fjalë e përkufizon kryeministri shqiptar Edi Rama hetimin Report, të transmetuar të dielën në Rai 3, kushtuar marrëveshjes mes Romës dhe Tiranës për ndërtimin e dy pritjeve për emigrantët’, tha gjatë ditës së sotme, Edi Rama.

Skandali- La Repubblica: Rama është tërbuar, ka telefonuar drejtorin e RAI-t

Gazeta e madhe italiane, ‘La Repubblica’ ka zbuluar në një shkrim se kryeministri shqiptar, Edi Rama është tërbuar pas reportazhit investigues të rrjetit publik italian RAI.

Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, gazeta shkruan se sikur të mos mjaftonin hallet e tjera që kishte, dje është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon.

“Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët,” shkruan gazeta.

Kujtojmë se reportazhi i RAI-t ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi zbuloi se pakti mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Sipas Report, njeriu kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit.

Po ashtu, media italiane raporton se krimi ka arritur në nivele të larta të qeverisë shqiptare, madje edhe vetë vëllai i Edi Ramës, Olsi është i implikuar me kartelet e drogës.sn

Boçi: Ndërkombëtarë na e ndani, dhunuesit janë të rinjtë e FRPD apo banda kriminale ‘5D’

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, u shpreh se disa ndërkombëtarë vanitosë që na akuzojnë për dhunë, duhet ta ndajnë mirë se cila është dhunë: disa molotovë para bashkisë, apo është dhunë zjarrvënia që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë.

Boçi tha se kur ne ngrihemi lëshohen lakenjtë e patronazhistëve online dhe ekstraline, lëshojnë mediat e tyre dhe na akuzojnë për dhunë.

“Dhunë është disa molotovë para Bashkisë së Tiranës apo shpopullimi i Shqipërisë?

Cila është dhunë heqja e rrethimit nga qytetarët apo qytetarët e rrethuar nga varfëria?

Kush është dhunuesi ai i riu që proteston me të drejtë, apo dhunues është Edi Rama e Erion Veliaj që i kanë vjedhur të ardhmen?

Kush janë dhunuesit anëtarët e FRPD, apo banda, grupi i strukturuar kriminal 5D?

Kush janë dhunuesit të rinjtë e FRPD apo banda e inceneratorëve?

Kush janë dhunuesit të rinjtë e FRPD apo banda e investitorëve strategjikë”, tha Boçi.   sn


Send this to a friend