
Do jeni shumë aktivë herët në mëngjes, por pastaj do humbisni energjinë. Me kalimin e Hënës në shenjën tuaj, objektivi kryesor do jetë qetësia. Produktiviteti në plan të dytë, në fillim vijnë ligjet pastaj rregullat, më të forta idealet e biznesit.

Është dita e duhur për të blerë një palë këpucë ose diçka tjetër që ju duhet patjetër, sigurisht pa lënë pas dore modën e fundit. Bashkëpunim mes kolegëve, nuk ka fitimtarë, thjesht një grup që punon në harmoni për të njëjtin objektiv.

Do jetë e vështirë sot të përcaktoni ndjenjat qartë. Megjithëse do përpiqeni të mos i shprehni emocionet e forta, personat e afërt do e kuptojnë se keni nevojë për mbështetje. Marrëdhëniet në punë duket sikur po përmirësohen, optimizmi nuk ju mungon.

Ditë e shkëlqyer e shënuar nga elementi ujor nga Hëna në trekëndësh që rrit ndjeshmërinë tuaj, duke siguruar harmoni në marrëdhëniet që krijoni. Intiutivë por edhe shumë ambiciozë në punë, do arrini ta kontrolloni situatën duke gjetur një kompromis të shkëlqyer.

Do përfshiheni nga rutina dhe angazhimet e zakonshme, duke investuar një pjesë të madhe të energjive tuaja në gjërat e përditshme. Duhet të gjeni edhe kohën për t’u çlodhur. Marrëdhëniet me të tjerët, në shtëpi dhe jashtë, do jenë të qeta dhe në harmoni.

Në dashuri është e kotë të shpenzoni energji duke u përpjekur të racionalizoni. Edhe nëse bëhet fjalë për një raport të komplikuar, ia vlen të shijoni deri në fund. Një shëtitje e gjatë në kohën e lirë. Kontakti me natyrën do ketë një efekt të mirë në humorin tuaj.

Jeni të përqendruar tek puna. Keni shumë projekte ambicioze që ia vlen t’i çoni deri në fund, duke krijuar aleanca dhe kontakte favorizuese. Shmangni konkurrencën midis kolegëve, duhet të keni kujdes vetëm nga konkurrenca që vjen nga jashtë.

Rinovimi i entuziazmit dhe shprehja e emocioneve që ndjeni do mbështetet nga kalimi i Hënës tek Peshqit, një kurë e vërtetë për gjendjen tuaj shpirtërore. Do përkushtoheni të zgjidhni disa çështje praktike dhe pastaj do keni gjithë kohën e duhur për gjërat që ju interesojnë.

Ditë shumë e ngarkuar, por nuk keni asnjë dëshirë për të punuar, duhet të angazhoheni shumë për të sistemuar gjithçka në punë dhe në shtëpi. Ndoshta është mirë të shmangni debatet me të afërmit, sot nuk është dita e duhur për grindje të kota.

Vazhdoni të ndiqni angazhimet profesionale. Keni mundësi të mira për t’u njohur edhe jashtë ambientit të zakonshëm. Nëse nuk e keni gjetur akoma shpirtin binjak, ndoshta ka ardhur koha të zgjeroni rrethin tuaj të miqësisë.

Kur ndjeheni të pamotivuar sepse zëri juaj nuk dëgjohet mjaftueshëm, zakonisht mbylleni në vetvete me një krenari të dyshimtë. Nëse nuk duan t’ju japin të drejtë, mos u shqetësoni shumë, problemet e të tjerëve nuk duhet të jenë pjesë e ditës suaj.

Ditë në shoqëri të këndshme me Hënën në shenjën tuaj. Është koha ideale për të realizuar dëshira të vogla dhe të mëdha. Jeni pak të pasigurt mes miqësisë dhe dashurisë, por ka ardhur momenti të merrni një vendim.
Komentet