“Kam firmosur për një ekip futbolli, emrin e të cilit do t’jua bëj me dije nesër në mëngjes”, ka deklaruar sot përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ish-atleti xhamajkan Usain Bolt, që vjet u tërhoq nga sporti i atletikës në moshën 31-vjeçare. Kështu, Bolt pritet të bëjë së shpejti debutimin në një sport të ri, atë të futbollit, të cilin ai e dashuron aq shumë.
Atleti xhamajkan është tifoz i skuadrës së Manchester United, gjë të cilën nuk e ka fshehur kurrë, me të cilën ëndërron të luajë të paktën në një ndeshje zyrtare. Përveç bisedimeve me “djajtë e kuq” rekordmeni i botës në 100 dhe 200 metra ka bërë disa teste edhe me Borussia Dortmund, me të cilën do të bëjë një test të dytë edhe në mars të këtij viti.
Komentet