Publicistja, Kimete Berisha, marrë shkas nga largimi i flamurit kombëtar nga “Rrethi” i Prishtinës me urdhër të kryeministrit Haradinaj, ka kritikuar ashpër këtë të fundit, duke thënë se Kosova aktualisht po qeveriset nga niveli më i ulët i mundshëm i njerëzve që ekzistojnë.
Derisa në Kosovë po diskutohej se a duhej të vendoset flamuri kombëtar apo ai i shtetit të Kosovës, për publicisten Berisha, tek “Rrethi” i Prishtinës do të duhet të vendoset çanta e shtrenjtë e gruas së kryeministrit Haradinaj.
“Çanta e Anitës e tregon standardin e Republikës së Kosovës, dhe aftësinë e gruas së Rambos se si me rrogën 600 euro (kurrë pa shku n’punë), mund ta blejë ‘gospoxha’ çantën 2,000 euro”, ka shkruar Berisha në profilin saj në Facebook, transmeton Periskopi.
Në reagimin e saj ajo ka kritikuar edhe kryekuvendarin Veseli lidhur me takimin e tij më Adem Demaçin./Periskopi/
10 vjet vetmi.
– Te ‘rrethi’ ish dashur të valvitet çanta e Anita Haradinaj, se ajo çantë kushton 2000 euro më ‘shtrenjtë’ se flamuri kombëtar, që pak me pas durim m’u shty me shitësin n’aksham pasar ta lë në dorë me 2 euro.
Që thoshte, i shkreti, Dritëro Agolli, ‘leckë është flamuri’.
– Çanta e Anitës e tregon standardin e Republikës së Kosovës, dhe aftësinë e gruas së Rambos se si me rrogën 600 euro (kurrë pa shku n’punë), mund ta blejë ‘gospoxha’ çantën 2,000 euro.
te lume se kriminelet bejn ksi marrina e shiten edhe gjakin e deshmorve