Nga viti në vit, ritmet e rënies së nxënësve në arsim po rriten si pasojë e uljes së lindjeve dhe emigrimit të lartë në popullsinë e re në moshë.
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3,7%, krahasuar me vitin shkollor 2022-23.
Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin parauniversitar (deri të mesëm të lartë) 416.538 nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3,8%, krahasuar me vitin shkollor 2022-23.
Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 66.711 fëmijë, 4,4% më pak, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 258.072 nxënës, 54,7% në arsimin fillor dhe 45,3% në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2022-23, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 3,4% më pak nxënës.
Në vitin shkollor 2023-24, 88,7% e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 11,3% në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47,9% të totalit.
Në vitin shkollor 2023-24, u regjistruan në arsimin e mesëm të lartë 91.755 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.
Në vitin 2023-24, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82,1%.
Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85,0%).
Në vitin shkollor 2023-24, numri ë mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.109, ndër të cilët 78,0% janë gra.
Raporti nxënës për një mësues në arsimin fillor publik është 15,1 dhe në atë privat është 15,2. Ndërsa në ciklin e lartë të arsimit 9 vjeçar, raporti nxënës për një mësues në arsimin publik është 7,9 dhe në atë privat 8,0. Numri i mësuesve në arsimin e mesëm të lartë është 8.307 prej të cilëve 69,6% janë gra. Raporti nxënës për një mësues në arsimin e mesëm të lartë është 11,5 në arsimin publik dhe 9,1 në atë privat.
Në arsimin pas të mesmes, jo të lartë, në vitin shkollor 2023-24 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39,7% ndërsa meshkujt 60,3%. 71,5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim ë Pasurive të Paluajtshme”, 17,9% “Teknologji Automatizimi” dhe 10,6% “Dizajn dhe Modë”.
Në vitin akademik 2023-24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116.994 studentë, duke shënuar një ulje prej 3,6% krahasuar me 2022-23.
Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 72,3% të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-24, marrin pjesë 68.305 studente femra, ose 58,4% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor, për të njëjtën periudhë, morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 studentë duke shënuar një ulje prej 5,5% krahasuar me 2022-23.
Në vitin akademik 2023-24, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, administrim dhe ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve.
Fusha të tjera më të preferuara janë: “Shëndet dhe mirëqenie” dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me përkatësisht 20.9% dhe 19.7% të numrit gjithsej të studentëve të regjistruar. Fusha “Shëndet dhe mirëqenie” është njëkohësisht edhe fusha me rritjen më të madhe të studentëve të regjistruar krahasimisht me vitin e kaluar (8,8%).
C’far bene shteti kosovese?????????
Vendi qenka pushtuare.”fjalet vonojn pushes”
Kalama qenka marred nag Brenda.????
kercnim : hasmi qenka jo ne Kufi , ne prag te shtepise
Por Brenda ne shtepi
.Luaj. Vendi c’ka ndigjuem.
Hidhen Valle shqipesh
kendohen kenge patriotike???
A mos I sponsorizon mdokush???
kercet kanga asjerce,maje kasha e
ISO Liberia more ere
tundet vend prej prishtine,kacannik,
nish ulqin tirame tetove e gostivare
shkoder ,manastir deri Camry Janine
Camadani Vijavijay vija eshte Kosovo ..
esht shqiperia e manastiri edhe Cambria.
Pse?takohen qeverit???
Me Ba haggard neper dyje,
me sjell badihava
Ka ardh. dejuzi esht ule ne voter
E askush nuke leshon kushtrimin:
“.kosova ne rrezike”
Cohuni prek gjumi,
sote duhet mbrohet Kosova
me C’dO kushte
Kosova e shqiperia
ja kthyen pushken veti.
peni eshte holluare
Kosovar ka rreshqite ne zgrip
edhe shqipria pson ndonje rrezike.
A e dini vendi eshte ne rrezike
Formoni nje kshille kombetar
Mbare shqiptare.
Pder flamurin qe dkskutohet
Flamuri sot per sot eshte skmbol kombetar
Flmutkn shaiptafd nuk mund ta ngfesh ne amerik
ne asnje vebdFlamutk nuk ngrkhet pa leje.Diten e flamuritr
merr leje dhe sa kohe ??
nail me blu chakdt kullare vkza viza,diskutoj shume keqeToleranca
fetare ska me flamure ruse turk ,
ase ai qe paska shetit italind ,nuk dine asgje.
ketu jand dhjetra kompani,flamjrin mund ta ngren vetem per festa
me leje.
askush nuk te lejon te valvitish flamurin shqiptare,ne shtdtin e huje
dr kreshnik Arberi.