VOAL – Pasaporta e kuqe me kryq të bardhë do të jetë më e vështirë që të merret nga viti i ardhshëm. Ligji i ri mbi shtetësinë përcakton që mund të natyralizohet vetëm kush ka një leje qëndrimi, jeton në Zvicër prej së paku dhjetë vjetësh dhe është i integruar mirë.
Kandidatët për shtetësinë zvicerane duhet, për shembull, të përdorin njërën nga gjuhët nacionale me gojë dhe me shkrim. Do të kërkohet niveli A2 (niveli elementar) me shkrim dhe B1 (niveli i mesëm) me gojë, sipas normave të caktuara në kuadrin evropian. Këto kompetenca gjuhësore duhet të jenë të njohura me provim.
I huaji të cilit gjuha amtare i korrespondon njërës nga gjuhët nacionale të Zvicrës, duhet të paraqesë një certifikatë. E njëjta gjë për ata që kanë frekuentuar për pesë vjet një shkollë jo domosdo në Zvicër, në njërën nga gjuhët nacionale të Zvicrës. Aktualisht, kush i ka mbushur 12 vjet në Zvicër, mund të kërkojë natyralizimin. Nga janari këtë kërkesë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë lejen e qëndrimit C.
Komentet