“Në shërbim larg vendit” rikthen në Tiranë Christopher R. Hill, ambasadorin e parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizmit. Një rikthim fizik dhe mendor përmes rrëfimit të ngjarjeve dhe viteve më të trazuara për shqiptarët, të cilat do të rijetohen gjatë promovimit të librit në Kryeministri dhe në Universitetin Europian të Tiranës, ditën e premte më 5 dhjetor.
“Çfarë keni bërë gabim?”
Ishe ky komenti i zakonshëm që dëgjonte Christopher R. Hill, kur u bë i ditur lajmi se e kishin emëruar ambasador të SHBA-ve në Shqipëri. Kishte shpresuar të emërohej në një vend evropian i cili po ndiqte rrugën e ndryshimit ashtu si Polonia, por fati deshe që vendi i radhës për diplomatin të ishte Shqipëria. “Megjithatë, nuk doja të humbja mundësinë e rihapjes së një selie diplomatike që ishte mbyllur prej vitit 1946 kur Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës”, rrëfen Hill në librin e tij me kujtime “Në shërbim larg vendit- Jeta në vijat e para të frontit të Diplomacisë Amerikane: Kujtime”, ardhur në shqip për herë të parë në 2016-ën nga shtëpia botuese UET Press.
Botuar më atë kohë me titullin “Pararojë – në vijën e frontit të diplomacisë amerikane”, libri vjen një dekadë më pas në një botim të dytë, po nga UET Press, nën mjeshtërinë e përkthyesit Arian Starova. Libri u promovua sot më 5 dhjetor, fillimisht në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës dhe më pas në Hapësirën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Për Christopher Hill ky është rikthimi i dytë në UET, universitetin që e nderoi nëntë vite më parë me titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Për kontributin e veçantë që ka dhënë në vitet 1998-1999, si i Dërguari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, në Kosovën e trazuar nga ballafaqimi i dhunshëm i soldateskës dhe çetnikëve të diktatorit Millosheviç, mbi popullsinë e pambrojtur civile të Kosovës, asokohe në një situatë dy pushteti: atij të dhunshëm, të mbajtur me makinerinë e luftës, dhe atij të Republikës së Kosovës së drejtuar nga lideri pro perëndimor dhe paqësor shqiptar, Presidenti famëmadh Dr. Ibrahim Rugova”.
Vizita e tij do të pasohet nga një bashkëbisedim me figura të njohura të akademisë, studiues dhe studentë, të cilët do të kenë rastin të dëgjojnë rrëfimet e gjalla të asaj kohe të trazuar në trojet shqiptare, ku Hill ishte aktor dhe faktor kyç për formësimin e së ardhmes së Shqipërisë dhe Kosovës.
Historia e Hill me shqiptarët dhe Ballkanin është e gjatë, e mbushur me ngjarje dhe momente historike. Ai ishte i pari zyrtar amerikan në Shqipërinë post-komuniste që rihapi Ambasadën Amerikane në Tiranë duke rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Më vonë u emërua ambasador në Maqedoni, si dhe ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën, duke u angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Më tej ka qenë ambasador i SHBA-së në Serbi.
Pavarësisht largimit nga detyrat dhe postet diplomatike, Hill vijon të jetë një personazh me ndikim në skenë politike. Aktualisht, kohet e fundit dëshmoi në Gjykatën Speciale të Hagës për njohjen e tij dhe rolin që kanë pasur eksponentët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndaj të cilëve vijon gjykimi nën akuzën e kryerjes së krimeve kundër njerëzimit.





Mr president ka vepruare drejt
Ambassadorial USA.nje diet me pare tha ae Albania e USA Jane ne miqesi qysh me presidin willsoon.BUSHATI NGA GJENEZA ESHT JO SPECIALISTE I POLKTIKES,
ESHTE I EMRUARE SI SIMPATIZANT POLKITIK.
President eshtt nr 1 I shtetit min jashtme duet Ta njoftojn presidetin.
President dekreton ambassador.
President nuke varet NgA p.s.
Ti je Novato artizan ii ps.
Ti nm mounded me fole pa lejen de papaya.lite.nuke fold per 23vjecarin.jeruzalemi ski diskitim we ka qend k Israelite
Shqiperia nuke eshte ftuare me 3 manure 2018
Ate Jane ftuare vender qe perkrahen USA.
Vender qe abstenjan
Vender qe munguane+kosova
Para shqiperia shkje me kindn,rusin,turqine.
Shqiperia e kzoloje vegan
America those haptase ”per ndonje ceshtje ad nuke I interferon”nuk ka interest America”
Une kame dalure NBA spitball per te votuare per Ms Hillary Clinton vetempse Mr Bill Kinston. Cliroi Kosovo E vizzituen kosoven cifti klintone
Pra Ps ja ktheu pushken vetes.
Analyst politic k veshtjesv European B… than ”shqipria mund abstenontr”
Gazetari e fuksinari I ”voa” Mr shkreli thote. Duhet mbeshtetse USA.
Diet kudos ne politic ka alesnc.ska documents ne okb axe ne kkshill sigurimite .Dokument edit Jerusalem
Kryeqender e cifutve,
Pra bushatinuk ka te drejt te beet masher e teeter kujtt.
Mblidhe parlamentin shperndajeni se keno te korruptuaer,kriminel.
Vetingun po e bene ne min e p.brendshme,e bene xhafaj socialists.
Parlamenti beer vetingun e prokurorve pervjithshenga 7 njer plotsonte kudhtettevtjeret kishin njollapo pse k derogate ne. Komisione???????
Pose dg deputetve duet tu Hiatt mandate????Cfare dokumntesh???Apo sic thoshte Ps
Ca letra pa sakes Italian sic u than per tahirine.
Edge mediate I bejne reklame Samir Tahiti
”ish ministry sajmir Thiri”,ih me.St.psi ?
Te thuhet Samir Tahitian Ai edhte I pa ndehure..po Kane Fricke se beget min e zv kryeminister.gjykata d krimve fends ja dha pasaplrten nden trysnine emazhorance politike,se newer I heq nga puma.
Vetigu ubgropose
Fitoj mnizmi diktature komuniste.
Opoziten e Percy pozita duke I hedhur NBA nje kocke per te lepire.
Nuk ke faj qe flet keshtu se ke te bash me nji popull injorat por mos harro se edhe diaspora jane pjese e popullit.Ambasadorja e ShBA ne okb e thote shume qarte konsideraten dhe qendrimin qe do te mbahet per vendet qe votuan kundra .
Edhe nji here si shume te tjera kohet e fundit ,diplomacia shqitare e tregoi veten se eshte ne drejtimin e gabuar me njerezit e paafte qe e perfaqsojne.