DASHI
Do të shfaqen disa probleme që lidhen me sjelljen e disa personave të caktuar ndaj jush. Mund të vendosni të silleni me diplomaci për të qetësuar tensionet që mund të krijohen.
DEMI
Është dita e duhur për të bërë takime. Do të bëni disa udhëtime që do t’ju bëjnë të përjetoni momente shumë të bukura. Prania e Marsit dhe Venusit ju sugjerojnë të tregoheni më të drejtë dhe mos të gënjeni.
BINJAKET
Përpiquni të dëgjoni sugjerimin e yjeve që ju sinjalizojnë një siguri për një ndryshim në jetën tuaj. Mund të tregoheni më aktivë ose mund të ndaloni, për të reflektuar se si duhet të silleni.
GAFORRJA
Kjo ditë do të jetë e mbushur plot momente të bukura afeksioni. Ndoshta do të jeni të zënë me ndonjë familjar apo ndoshta ndonjë person i afërt kërkon vëmendjen tuaj. Tregoni që jeni i përkushtuar duke ndenjur pranë njerëzve të afërm.
LUANI
Sot do të mblidhni frytet e para të mundimeve tuaja. Ndoshta do të jete meritë e veprimeve tuaja, qëndroni seriozë dhe të vendosur. Një projekt që do të realizoni nuk do t’ju sjellë vetëm vlerësime, por edhe të mira materiale.
VIRGJERESHA
Vazhdon periudha pozitive që i detyrohet totalisht qiellit, i cili ndodhet në favorin tuaj. Jeni të mbushur me propozime të pëlqyeshme, mund të jenë takime interesante për ata që janë vetëm.
PESHORJA
Një ditë shumë e ngarkuar, një kontrast midis jush dhe ambientit tuaj përreth do të vërehet. Mos i vini re provokimeve, por ecni para drejt rrugës suaj, ku edhe pse me pengesa të shumta, ia arrini t’ia dilni mbanë.
AKREPI
Mundohuni mos t’u kushtoni shumë rëndësi disa momenteve dhe bëjini një dhuratë vetes. Ndoshta pas pune mund të shkoni në një qendër masazhesh për t’u relaksuar. Do t’ju bëjë mirë, prandaj mos neglizhoni.
SHIGJETARI
Ka mundësi të shumta për të bërë marrëveshje të mira, disa mund të vijnë nga fusha imobiliare. Megjithatë, mos i merrni gjërat me zjarr, por tregohuni më të vëmendshëm për ato çfarë bëni.
BRICJAPI
Diçka e papritur do t’ju ndodhë, emocionet do të jenë të shumta gjatë kësaj jave. Mund të jetë një person i rëndësishëm për ju që do t’ju japë një lajm jashtëzakonisht të vlefshëm.
UJORI
Kjo ditë është një nga ato ditë ku nuk duhet të shfryni me veten. Vështroni ato çka ndodhin përqark dhe mos merrni vendime të prera për gjëra të rëndësishme. Evitoni zgjedhjet impulsive dhe hapat fals.
PESHQIT
Të reja të rëndësishme nga ana financiare. Mund të vijë një lajm i mirë nga ana sentimentale. Duhet të dini të prisni rastet që ju paraqiten dhe mos u pendoni për zgjedhjet që bëni.
Komentet