VOAL – I ftuar nga “Klubi i Shkrimtareve dhe Artistëve” Tropoje dje ishte në B.Curri shkrimtari i njohur dhe historiani Jusuf Buxhovi. Ai në fillim ishte në një pritje të ngrohtë në Bashkinë e qytetit, ku mikpritëse ishte zv/kryetarja e bashkisë znj.Feride Rrahmani dhe drejtuesit kryesorë të sektorëve. Ajo i uroi mireseardhjen edhe në emrin e kryetarit z.Besnik Dushaj, vleresoi kontributin e tij intelektual dhe uroi per korpusin e gjërë të botimeve të tij.Më pas një shetitje në bulevardin e ri dhe të bukur të qytetit dhe një vizitë në Bibliotekën Publike ku z.Buxhovi dhuroi një set me 60 libra për lexuesit. Ne mjediset e Muzeut Historik u zhvillua një bashkëbisedim me qytetarë, lexues, të rinj dhe veteranë ku autori foli rreth botimit serioz “Kosova” dhe trajtoi çeshtje me rendësi historike dhe kombëtare. Dita mbyllet me një vizitë të shpejtë Luginës së Valbonës dhe një kafe, duke vazhduar diskutimin rreth lidhjeve dhe integrimeve tona kulturore dhe jo vetem. Vazhdon kesisoj ardhja në Tropojë e personaliteteve intelektuale dhe stina aktive e promovimeve kulturore dhe historike.





Komentet