Vetëm dy ditë pas zgjedhjeve, në një klimë debati të ashpër dhe presioni edhe nga kryeministri, ku drejtuesit këmbyen vendet dhe nënkryetari u bë kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, vjen dorëheqja e parë në këtë institucion.
Burime për “Panorama” bëjnë me dije se nënkryetari i sapozgjedhur, akademiku Myzafer Korkuti ka dhënë sot dorëheqjen nga posti në të cilin u zgjodh vetëm së fundi me votën e anëtarëve.
Pas dorëheqjes së nënkryetarit, Akademia ka vendosur thirrjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Asamblesë më datën 11 shtator, ku do të diskutohet për reformimin e institucionit.
Ndërkohë që kryetari i sapozgjedhur Gudar Beqiraj nuk ka bërë asnjë reagim dhe nuk dihet nëse do të ndjekë nënkryetarin me ndonjë dorëheqje të mundshme.
Kujtojmë se Korkuti u zgjodh nenkryetari i Akademise me 27 vota pro, 3 kunder dhe nje abstenim.
Akademiku Artan Fuga ishte i pari qe ngriti fort zerin per katrahuren e zgjedhjeve ne Akademine e Shkencave dhe pas apeleve publike iu drejtua permes nje letre te publikuar ne “Panorama” kryeministrit Rama, duke i kerkuar te ndaloje katrahuren.
Pikerisht diten e zgjedhjeve ne Akademi, kryeministri Rama reagoi publikisht me thirrjen ‘Stop Farses’, e duke kerkuar reformin te menjehershem, duke kercenuar se nese Akademia vijon me te sajen, do t’i prese buxhetin. Dhe ne fakt, ashtu vendosi.
Ka shume te drejte Rama. Akademia nuk mund te quhet me e Shkences. Turp i madh.
Myzaferi e ka per zanat te organizoje skenare te pista. Keshtu i organizoi ne Institutin e Arkeologjise ku ishte drejtor. Atje e ndihmonte Ilir Qepali e ne Akademi Gudari e ndonje tjeter qe pa merita quhen akademike