Bëhet fjalë për dy ujvara që ndajnë ishullin dhe me rënien e pjerrtë prej rreth 55 metrash krijojnë perde spektakolare të mjegullt dhe shkumës
NEW YORK – Ujvarat e Niagarës që datojnë që para 125 shekujsh ndodhen në kufirin mes SHBA-ve dhe Kanadasë. Ato janë një nga pesë destinacionet më atraktive turistike në botë.
Bëhet fjalë për dy ujvara që ndajnë ishullin dhe me rënien e pjerrtë prej rreth 55 metrash krijon perde spektakolare të mjegullt dhe shkumës.
Niagara në përkthim do të thotë “ujë që gurgullon”, ndërsa ky emër indian absolutisht i përgjigjet zhurmës që ujvarat e krijonë.
Ishulli Goat buzë kaskadës e ndanë lumin në dy pjesë, ku ai në bregun amerikan shndërrohet në ujvarë në një vijë të drejtë rreth 300 metra të gjerë, dhe bregut kanadez në ujvarën dyfish të gjerë.
Nga të gjitha pozitat ujvara duket madhështore, por kohën e fundit turistët më shumë kënaqen në varka dhe duke shikuar në horizont. Shumica janë të mendimit se pamja nga bregu kanadez ofron pamje mahnitëse. aa
Komentet