Djemtë e tij, Peter, Jonas and Matthias — të gjithë me pasaporta zvicerane – kanë nën drejtimin e tyre një pasuri që shkon midis 42-43 miliardë franga zvicerane . Kjo sipas Bilanz e cila ka listuar 300 familjet më të pasura në Zvicër për vitin 2014.
Bilanz shkruan se 300 më të pasurit e Zvicrës kanë në duart e tyre një aset prej 589 miliardë franga, ose thënë ndryshe 25 miliardë më tepër se në vitin 2013.Të dytët në listë janë Familjet Hoffmann- Oeri, pronarët e perandorisë farmaceutike Roche, pasuria e të cilëve për vititn 2014 u rrit me 4 miliardë franka dhe shkoi në 26-27 miliardë franga gjithmonë sipas Bilanz.

Në foton lart klani Hoffman-Oeri
Braziliano-Zvicerani Jorge Paulo Lemann renditet i treti me një pasuri që shkon në 25-26 miliardë franga. Pasuria e tij vjen si bashkëpronari më i madh i prodhimit të birrës me Anheuser-Busch InBev dhe po ashtu me Burger King dhe Heinz.

Familja Brenninkmeijer, pronare e rrjetit të veshjeve C&A zë vendin e katërt me një pasuri që vlerësohet me 15-16 miliardë franga, i ndjekur prej familjes braziliane Safra që është e vendosur në Gjenevë, të cilët janë pronarët e Safra Sarasin Bank me një pasuri prej 4-15 miliardë franga, kjo pasuri për vitin 2014 është rritur një miliardë franga.
Gennady Timchenko, familja e një biznesmeni rus me origjinë armene që jeton në Gjenevë, nga Bilanz konsiderohet “humbësi” më i madh, me një pasuri prej 7 miliardë franga ose thënë ndryshe dy miliardë më pak se një vit më parë, dmth në vitin 2013.

Midis miliarderëve të ardhur më së fundmi, listës i është shtuar Patrick Drahi, një miliarder francezo-izraelian, me një pasuri 8-9 miliardë franga. Kompanitë e tij janë Altice dhe Drahi, të vendosura në Zermatt, ai po ashtu ka nën kontroll kompaninë SFR të telekomit në Francë si dhe Numericable.
Një tjetër miliarderee e huaj që jeton në Gjenevë është Marina Picasso, mbesa e artistit spanjoll Pablo Picasso, pasuria e së cilës është rritur me hapa gjigande me 1.5 deri dy bilionë franga, sipas Bilanz.
Figura e TV Zviceran Michelle Hunziger i bashkohet listës për herë të parë pas martesës së saj me Tomaso Trussardi, nga familja italiane e Modës së Lartë Trussardi, me një pasuri që shkon nga 200 në 300 milionë franga.

Sipas agjensisë së lajmeve zvicerane SDA, në listën prej 300 bilionerëve në Zvicër, një në çdo dy, është i huaj, shumë prej tyre janë gjermanë që kanë zgjedhur Zvicrën për bizneset e tyre, kjo për shkak të klimës të favorëshme të taksave./EB
Komentet