Në nivel botëror miliarderët janë 2170. Pasuria dhe paratë e tyre arrijnë 6516 miliardë dollarë
Voal – Zvicra është atdheu i miliarderëve: zviceranët që kanë nevojë për një llogaritëse prej dhjetë shifrash që të mbajnë nën kontroll pasuritë e tyre janë 61 (4 më shumë se vitin e shkuar) me një pasuri tërësore prej 128 miliardë frangash. Konfederata, sipas një studimi të UBS, renditet në vendin e dhjetë në botë në mesin e shteteve që kanë numrin më të madh të të stërpasurve. Klasifikimi kryesohet nga SHBA me 515 miliarderë, por dëshmon se si pasuria është duke u zhvendosur përherë e më shumë drejt Azisë. Kina është e dyta me 157 miliarderë (në dollarë).Në nivel botëror të pasurit e mëdhenj janë 2170 (dhjetë më shumë se para dymbëdhjetë muajsh) e zotërojnë 6516 miliardë dollarë (+5,3%), një shifër më e lartë se prodhimi i brendshëm brutor i pothuaj të të gjitha shteteve të planetit, përjashtuar SHBA e Kina. Dendësia më e madhe e këtyre të pasurve në raport me popullsinë është vënë re në Luksemburg (24,2 për i milion banorë), në Hong Kong (10,5) e në Zvicër (7,6).Identikiti i miliarderit? Është mashkull (në 87% të rasteve, por në Zvicër femrat janë shumë më tepër, duke arritur në 34%), i martuar (86%) e mesatarisht ka 2,1 fëmijë. 60% është i bërë vetë, 20% ka trashëguar, ndërsa 20% është ndërthurje e të dy faktorëve.
Katër «mega-miliarderët» që kanë pasur më shumë se 50 miliardë e janë të gjithë self made man: Bill Gates themelues i Microsoft, magnati meksikan i telekomunikacioneve Carlos Slim, bashkëthemeluesi i Inditex (nga ka dalë shumëkombëshja e modës Zara) Amancio Ortega e financieri Warren Buffet. (Burimi rsi – stat i takojnë fillim vitit 2014)
Komentet