TOKAT – Marangozi, Mustafa Oz, nga Tokati, një qytet në Turqinë qendrore, gruas së tij të ardhshme për tre vjet pa përdorimin e asnjë gozhde i bën dhuratë një arkë, e cila përbëhet nga 850,000 pjesë prej druri, shkruan Anadolu Agency (AA).
Arka do të ketë të gdhendura motive që përfaqësojnë jetën e gruas nga lindja e saj deri në vdekje.
Oz, është brezi i tretë në familjen që merret me zdrukthtari. Ata përdorin drurin e arrës dhe plepit si materiale bazë të prodhimit. Në kulm është gdhendur forma e Turqisë, i cili gjatë ndërtimit të saj nuk ka përdorur as edhe një gozhdë.
“Kur punoni me dru, kjo mund të përfundojë menjëherë. Druri është një lloj materiali që duhet ‘të qëndrojë’ midis tetë muaj deri një vit”, shpjegon Oz.
Motivet e tij përmbajnë domethënie të thellë. Kështu, për shembull, mund të shihet dasma e vjazave, shtatzënia e saj, koha kur mban fëmijën në krah, mosha e pleqërisë dhe në fund vdekja.
“Çdo figurë ka kuptimin e vet. Kur edhe pas një kohe të gjatë njerëzit të shohin punimet, të mund të kuptojnë se çfarë artisti ka kërkuar të treguar përmes kësaj. Për këtë arsye besoj se edhe puna ime do të vlerësohet. Këtë arkë jamë duke e ndërtuar për gruan time të ardhshme. Ajo dashuron artin, kështu që edhe këtë do t’ja lerë një ditë gjeneratave të ardhshme “, thotë Oz.
Komentet