Presidenti amerikan thuhet se kërkon një aleancë rajonale midis vendeve arabe dhe Izraelit për t’iu kundërvënë Iranit dhe ISIS-it
KAJRO (AA) – Administrata e presidentit të SHBA Donald Trump thuhet se është duke kërkuar formimin e një aleancë rajonale midis vendeve arabe dhe Izraelit për të kundërshtuar Iranin dhe grupin terrorist DEASH (ISIS), shkruan Anadolu Agency (AA).
Aleanca e propozuar do të përfshijë vendet si Egjipti dhe Jordania, të cilat kanë traktate paqeje me Izraelin, dhe Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), të cilat nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin.
Sipas mediave të huaja, aleanca e modelit të NATO-s do të fokusohet në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës dhe do të lejojnë kompanitë e mbrojtjes izraelite që të bëjnë tregti në botën arabe.
Megjithatë, analistët besojnë se aleanca e propozuar është një manovër e izraelit për të shmangur fokusin nga konflikti palestinezo-izraelit dhe të josh partnerët e Gjirit.
Aleanca gjithashtu mund të parashikojnë ndërhyrje më të mëdha ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme që do të jetë në shërbim të interesave të izraelite.
“Këtu shihet një dëshirë për të formuar një aleancë arabo-izraelite që do të përballet me DEASH-in, ekstremizmin islamik dhe Iranin”, tha për AA analisti egjiptian Mohamed Esmat Seif al-Devle.
Ai përmendi raportin e fundit të gazetës më të shitur egjiptiane Al-Ahram në lidhje me një letër të dërguar nga programi “think-tank” me seli në Uashington dërguar kryeqendrave arabe në lidhje me formimin e një aleance ushtarake në Lindjen e Mesme.
Sipas gazetës, blloku i propozuar do të përfshijë Egjiptin, Arabinë Saudite, Kuvajtin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Omanin dhe Jordaninë, ndërsa Izraeli do të ketë statusin e vëzhguesit në aleancën e propozuar.
Gazeta tha se qëllimi kryesor i aleancës do të jetë ballafaqimi me DEASH-in, Iranin dhe ekstremizmin islamik.
Manovër izraelite
“Përpjekjet që synojnë të integrojnë Izraelin në rajon mund të përballen në nivele të njohura”, ka thënë Seif al-Devle.
Anwar Eshki, kreu i Qendrës për Studime Strategjike dhe Ligjore të Lindjes së Mesme, e ka përshkruar aleancën e propozuar si manovër izraelite për të margjinalizuar çështjen palestineze.
“Është e papranushme çfarëdo aleance e modelit të NATO-s për aq kohë sa problemi palestinez mbetet i pazgjidhur”, tha ai për AA.
Edhe pse vendet arabe janë në kundërshtim me Iranin për ndërhyrjet e Teheranit në çështjet arabe, ish-gjenerali sudit Eshki, thotë: “Izraeli mbetet një kërcënim real për vendet arabe”.
“Rajoni nuk mund të pranojë Izraelin si partner. Megjithatë, mund të ketë marrëdhënie më të forta me Uashingtonin”.
Eshki tha se politikat e mbretërisë janë të qarta sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin, ato do të mbesin të njejta për aq kohë sa çështja palestineze mbetet e pazgjidhur.
Eksperti ushtarak egjiptian Safwat al-Zayat përjashtoi mundësinë e ndërtimit të një aleancë ushtarake arabo-izraelite.
“Kjo është një përpjekje e Izraelit për të shmangur vëmendjen nga çështja palestineze”, tha ai. “Gjithashtu është një ofertë e Izraelit për të kërkuar partneritet me shtetet e Gjirit, veçanërisht me Riadin”.
Al-Zayat thotë se ideja për një aleancë të modelit të NATO-s mund t’i referohet “një ndërhyrje të madhe ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme”.
Turqia aleat i NATO-s
Ai komentoi deklaratat e fundit të Shefit të Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, gjeneralit Joseph Dunford në të cilën ai foli për hartimin e një plani për të luftuar DEASH-in në Siri, Irak dhe vende të tjera.
Al-Zayat tha se Arabia Saudite nuk duhet të përmirësojë marrëdhëniet me Izraelin në këtë moment.
“Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit janë aleate me Turqinë, e cila është anëtare e NATO-s dhe një shtet me ndikim të madh në Lindjen e Mesme”, tha ai. “Prandaj, nuk ka asnjë justifikim për Arabinë Saudite që të përafrohet me Izraelin për sa kohë që problemi palestinez është i pazgjidhur”.
Studiuesi egjiptian Anes el-Qasas, tha se një aleancë e improvizuar tashmë ekziston në mes të vendeve arabe dhe Izraelit.
“Shumë regjime arabe besojnë për një aleancë arabo-izraelite dhe ajo vazhdon të zbatohet nga koha në kohë”, tha ai.
Al-Qasas shtoi se regjimet arabe besojnë se Izraeli mund të jetë i rëndësishëm si shteti më i fuqishëm në rajon.
“Shtetet e Gjirit pothuaj se janë të një mendimi, pasi marrëdhëniet me Izraelin janë të mjegulluara, në kuadër të përpjekjeve, të kërkojnë një partner të fuqishëm kundër Iranit”, tha ai.
Duke iu referuar formimit të një aleance të modelit të NATO-s, Kasas tha se “po shkohet drejt kësaj”, duke shtuar se “megjithatë, ekuacioni për këtë ende nuk është gati”.
Komentet