Me tha sot Basha, dil andej nga çadra e u thuaj njerzve se nuk do te merren deputetet e ardhshem as ministrat as drejtoret tek çadra. Lajm i rende per supet e mia!
Sa desha t’ua them, e pashe se do shembej kryeministria mbi çader. Dhe e lashe.
Disa njerez aty mu duken si pronare te lirise, jo te çadres, disa si vezhgues te vemendshem, si roje te lirise.
E lashe. Mire. Le te besojne se ata aty do jene deputetet e ardhshem. Mire e kane. Beteja e fundit shpall fituesit, betejat e kaluara zverdhen ne histori.
Disa te njohur nuk me folen. Une i shihja duke heqe duart nga xhepat dikur para meje. Po te me flisnin do t’ua hiqja friken, do u thoja se kam heqe dore nga kandidimi per deputet dhe ua kam lene atyre kandidimin.
Fillova pastaj te kontrolloja vrimat ne bulevard se ku e kane pase ngule cadren protestuesit dhe huliganet e PS. E verteta eshte e pare me syte e mi, PS ka patur huligane dhe te forte ne proteste, me hunj e bishta lopatash. Keto te PD duken te lodhur, si te pangrene dhe te uritur shume per pushtet.
Çadra e PD ishte rreth 10 hapa me larg vendit ku ka qene çadra e PS. Njerzit sikur shihen ca si me inat me njeri – tjetrin. Çeshtje postesh besova une, nuk kane arsye tjeter.
Pashe ne çader, inspektova. Nuk ka gjurme kamje, as pica as berxolla, as shishe wiski as birra. Nuk vjen era qofte as mish. O te keqen e çadres se PS. Bulevardit derdhej aroma e berxollave.
Komentet