Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flencestein pas takimeve të djeshme në Tiranë, ka dalë sot në një konferencë për mediat nga zyrat e BE në Tiranë.
Ai deklaroi se do të flasë për të vërteta që shumëkujt mund të mos u pëlqejnë. Në nisje të fjalës, ai lëshoi një mesazh për ish-kryeministrin Berisha.
“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Me përalla të tilla merren njerëz të dobët. Zoti Berisha nuk është i dobët”- tha ai.
Ai tha se nuk do të komentojë protestën e PD-së, por nga konferenca iu drejtua me një thirrje gjithë deputetëve të PD-së.
“Unë nuk do ndërhyj e as komentoj protestën pasi është cështje e brendshme, është e drejtë e qyterarëve dhe e opozitës të protestojë. Por, bojkoti i Kuvendit është jo mënyrë e duhur sidomos për zgjedhësit që kanë votuar për ata deputetë, unë u kërkoj kolegëve të mi në PD të vazhdojnë ata që mendojnë që është e nevojshme, por u kërkoj të kthehen në punë, e ky nuk është vetëm mendimi im, por Kukan, Hahn, Mogerinit, e Vlahutin, pra i të gjithëve ne”- tha ai.
Duke kërkuar zbatimin e Vetingut, ai theksoi: “U them kolegëve të PD mos na e jepni ndjesinë që e keni keqpërdorur punën dhe besimin, darjen 50% me 50% për reformën, minimalja është të shkoni në punën e komisioneve, mos ndaloni procesin e vetingut dhe reformën në drejtësi”.
Duke komentuar përplajset mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Llalla, ai tha se të gjithë po luftojnë për një objektiv.
“Ne po luftojmë për të njëjtin objektiv, dhe ndonjëherë ka keqkuptime, por nuk është një luftë personale e Donaldit, Romanës apo Knutit, por jemi të bashkuar dhe përfaqësojmë institucionet e BE-së dhe autoriteteve të SHBA”, tha ai.
Sipas Raportuesit të PE, kyc per negociatat me BE mbeten reforma dhe zgjedhjet.
“Natyrisht që dy gjërat kryesore që kemi diskutuar janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet, për këtë mund të na duhet më shumë kohë. Jam shumë i kënaqur që do raportoj në Parlamentin Europian atë që ne e quajmë raporti për Shqipërinë. Madje në rast se do të donit fakte e prova sesa shumë do PE që Shqipëria të përmbushë këto kushte, duhet të jeni aty të dëjgoni ato debate.
Do të thosha që të gjitha grupet në PE, përvec ekstremit të djathtë kanë folur për këto gjëra dhe nuk kanë fshehur faktin se ka shumë gjëra për të bërë. Madje ne kemi folur dhe i kemi bërë thirrje Këshillit Europian në mënyrë shumë të qartë dhe madje ne i kemi bërë thirrje KE që në rast se zgjedhjet do shkojnë si duhet dhe reforma në drejtësi do vazhdojë si duhet është normale që të çelen negociatat”.
Sipas raportuesit për Shqipërinë në PE, Vettingu duhet të kthehet në qëllimin e përbashkët për të gjithë në Shqipëri.
“Ne ishim shumë të lumtur që ndryshimet kushtetuese kaluan me 140 vota dhe tani duhet të tregojmë që kjo ka qenë prej vërteti. Të gjithë e dimë që procesi i Vettingut është kyç, jo vetëm për të korruptuarit, por edhe për të treguar se ka njerëz të pa korruptuar. Biseduam me Vasilin dhe Gjoshën dhe dëgjuam se mund të ketë disa probleme teknike, që mund të duhet një dakordësi mes Shqipërisë dhe BE. Ne kemi edhe një problem tjetër dhe jemi këtu që sëbashku të luftojmë për këto synime përbashkëta”.
Komentet