SARAJEVË – Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnjes, kryesuesi Dragan Çoviç, Bakir Izetbegoviç dhe Mladen Ivaniç sot do të udhëtojnë në Beograd, pas ftesës nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë lajm e ka konfirmuar Zyra e Presidencës së BeH, ndërsa sipas protokollit do të organizohet edhe pritja solemne e anëtarëve të Presidencës para Pallatit Serbia në Beograd në orën 12:00.
Takimi i anëtarëve të Presidencës së BeH dhe kreut të Qeverisë së Serbisë Vuçiç do mbahet në orën 12:20, ndërsa pas takimit në një konferencë të përbashkët për media do të flasin kryesuesi i Presidencës së BeH, Dragan Çoviç dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.
Komentet