PROLOG
Shpirti dhe me tinguj të tjerë, “spiritum”, “rwh” apo “seishin”, nuk është objekt, nuk është lëndë, më tej as antilëndë e fizikës bërthamore. Ai e zgjedh objektin, lëndën, pse jo dhe antilëndën, për pikëmbështetjen e tij. Shpirtit nuk i dihet dhe nuk mund t’i dihet forma. Ai është i padukshëm. Pikëmbështetja po, ajo është e dukshme. Pikëmbështetja si e atillë është dukuri forma, forma. Ta zëmë, ajo ( pikëmbështetja ), te balada shqiptare, panevropiane “Kostandini dhe Doruntina”, e quajtur ndryshe “I gjalli dhe i vdekuri“, është te fjala e dhënë. Po tek fjala e thënë “KRUJË” ? Le të bëjë pjesë te aksiologjia kjo, nëse them figurativisht se te fjala “KRUJË”, ”uji”- “shpirti”, ”kroi”- pikëmbështetetja.
1
Emri “KRUJË, dhe me shqisat e vizioneve merret me mend se uji e paska krijuar këtë bashkim fjalësh ose kompozitë të fosilizuar, ” ( KRUA+UJË , KRUJË ). “UJI” si fjalë të habit me etimologjinë gjuhësore në shqip.Siç tregohet, fjala “VIJ”, (besoj , “vija e ujit” ) në gjuhën pellazge lexohet ” UIJ ”, domethënë, germa” V ” në atë gjuhë u lexoka si ”U”. Pra “ VIJ=UIJ ( UJË ). Krojet janë vetëdijë e kthjellët e natyrës, fort të ngjashëm dhe me mendimet e kulluara të mendjes inteligjente. Sikurse të tjerët kudo që janë dhe krojet e Krujës. Patjetër ata pjesë e familjes së hidromonumenteve, si në qytet, si në fshat apo katund. Në qytetin e Krujës: Kroi Pazarit,Taslloi,Toma, LLadingu, Kroi i Hoxhëve, Deredeja, Sarxha, Kroi i Subashëve, Ballabaneci, Kryeshkozë, Lugjtë. Në katundin Qafshtamë: Kroi i Nanës Mbretëreshë. Në fshatin Rranzë: Kroi Gjarpër. Në katundin Mafsheq: Kroi LLesh. Te vendi Ujët e Kuq: Kroi Skënderbe. Në katundin Zgërdhesh: Kroi Alban ose Arban. Në fshatin Mazhe e Vogël: Kroi Barkanesh, Kulezma, Fangu. Në katundin Mazhe e Madhe: Kroi Shilot e Tërbashe, Kroi i Gogës. Në fshatin Nikël: Kroi i Adem Agës, Kroi i Paplytës. Në katundin Zezë: Kroi Zvapoli. Në fshatin Bilaj: Pusi i Vlash Shotës. Në katundin Thumanë: Pusi i Linit, Çezma e Karasë. Krojeve të Krujës u shtohen dhe puset me ujë të pijshëm. Pothuajse çdo shtëpi e Krujës ka pusin e vet. Vetëm në qytet numuroheshin rreth 202 puse me ujë, ku pusi më i thellë shkon deri në 45 m në brendësi të tokës. Krojet dhe puset e Krujës mbartin toponime. Ata më së shumti janë mitikë dhe mistikë.
2.
Nga etimologjia emri KRUJË është me origjinë autoktone shqipe. Kuptimin e gjen qysh në thellësi të shekujve dhe kohrave antike. Semantika e këtij emri e tregon zanafillën e vet te një fjalë e folur e gjuhës pellazge: “KRINI” ( H.Meça ). Që do të thotë “KRUA”, ( burim uji ). Albanalogu i madh shqiptar Eqrem Çabej në veprën e tij në shqip ( Vol I.faqe 292 ) shpjegon fjalën indoeuropjane “KRAN”, edhe me shkronjën “A”, edhe me germën “0” në trung. Në gjuhën shqipe ajo fjalë do të thotë : Gurrë që rrjedh ujë. Në dorisht “KRAN” i thonë “valë”..( uji ). Në islandisht “HRON” përkthehet po “valë”..(uji). Veçse kur fjala “KRAN” shfaqet në trajtën “KRON” (“A”, në “O”), kjo e fundit të shpie prapë te fjala e lashtë pellazge “KRONI” ( kroi,.. i gurit ). Në lidhje me këtë gjenezë humanisti shqiptar Marin Barleti ( Marinus Barletius,1460-1515 ), autori i veprës monumentale në latinisht “Historia e jetës dhe bëmave të Skënderbeut” ( Romë, 1508- 1510 ) e spjegon emrin “KRUJË” nga “krojet”e shumta që kishte vendi.Në fillim u përdor trajta e shumësit “KROJE” ( CROY, CROYA ). Në rrjedhat dhe degëzimet e lumit të kohës, trajta e shumësit “KROJE” u zëvëndësua me atë të njejësit të gjuhës shqipe “KRUE, KRUJË”. Pra : ( krini- kroni- kroi- krue,….Krujë ). Emri i sotëm “KRUJË”, i dokumentuar shekuj më parë në ” CROYA” ose ” KROIA”, përmendet në vitin 879, pas lindjes së Krishtit, në aktet e këshillit kishtar që u mbajt në kishën e Shën Sofisë në Kostandinopojë . Në atë tubim religjioz mori pjesë dhe peshkopi i parë i Krujës, i quajturi “DAVIDI KRUTAN”. Kuptohet se kjo e dhënë e dokumentuar shfaqet pas erës së re. Por një nga historianët më të mëdhenj shqiptar të shekullit XX dhe gjysmës së parë të shekullit XXI, akademik Prof. Kristo Frashëri, ( 1920- 2016 ), në veprën e tij më të rëndësishme shkencore “Historia e Skënderbeut, Jeta dhe Vepra”, ( Tiranë, 2002 ) pohon se Kruja shfaqet si vendbanim me emrin e saj të sotëm, të paktën, në shekullin III- I, para erës së re.
EPILOG
Pikëmbështetja si e atillë është dukuri figurative. E them këtë për të thënë se nëse Historisë së Shqipërisë, fill pas nënshkrimit të saj në dokumentin planetar të Historisë së Njerëzimit, do t’i duhej dhe vula, kjo vulë e patjetërsueshme padyshim që është Kruja. Gjurma e kësaj vule tregon dhe pikëmbështetjen e shpirtit të kombit shqiptar, që nga zanafilla e vetëdijës së vet e në vazhdimësi të vetëdijës së tij si komb. Pa këtë pikëmbështetje, që është Kruja, ky atdhe, ky komb do të kishte fatin e një asteroidi pa rrënjë, që i shkon jeta duke u rrokullisur sa andej këndej në pafundësinë paralajmëruese.
Shpjegime fjalësh
-“Spiritum” (latinisht), “rwh” (arabisht), “seishin” (japonisht), shpirt.
-Antilëndë, term në fizikën bërthamore, lloj i lëndës, i cili në bazën e vet përmban atome të lëndës, të përbëra nga elektrone, protone, neutrone, por atome të përbëra nga antigrimca (antiprotone, antineutrone, antielektrone ) të cilat u korospondojnë grimcave elementare të atomeve të lëndës (thërmijat elementare).
-Aksiologji (greq: aksia-vlerë,logos-dije,teori )
-“Vij”,lexo: “Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë”, “SHQIPËRIA JONË “,2016.

Komentet