Më 4 janar 1924 lindi Kadri Roshi, aktor i shquar shqiptar, “Artist i Popullit”. Ezopi shqiptar, apo “Patriarku i fjalës së kënduar shqipe” si e ka cilësuar poeti Dritero Agolli, njofton Minsitria e Kulturës. “Fjala në gojën e tij merr tingullin e zileve të kemborëve, të Malit të Nemërçkës, Malit të Gjerë, të këngës së bukur polifonike, të gurgullimës së lumenjve”.
Jo vetëm aktor brilant, por edhe një njohës i shkëlqyer i historisë, politikës, gjeografisë dhe ekonomisë botërore. Konsideronte këto njohuri të domosdoshme në interpretimin e roleve të veta. Pasionant i duhanit dhe peshkimit. Besonte se për të qenë i suksesshëm duhej shumë punë e se mjaftonte pak talent. Deri në frymën e fundit u nda nga jeta me dëshirën dhe ëndrrën për të jetuar me skenën.
“Të gjitha rolet që nuk i kam luajtur i kam pengje. Kështu e ka jeta e aktorit. “Jetoi me skenen dhe kinemane dhe na solli nje jete te tere me qindra role dhe personazhe duke na dhuruar Artin e bukur të Fjalës. Dhe mbeti i dashuruar me vendin e tij:
“Unë jam shqiptar. Jam aktor shqiptar nga koka tek këmbët, nga këmbët tek koka dhe për këtë krenohem”. Mirënjohje dhe respket për veprën e tij në teatër dhe kinematografi. Artisti Kadri Roshi është nderuar me titullin “Nderi i Kombit”.