Ndalohet në Rinas biznesmeni Gani Manollari. Lajmi raportohet nga “Ora News, e cila shkruan se 41-vjeçari me pasaportë italiane është ndaluar një orë pas mesnatës së 16 tetorit ( Saktësisht ora 01:00 e 17 tetorit 2016) në aeroportin “Nënë Tereza”.
Manollari dyshohet se i ka dhënë 18 mijë euro oficerit të policisë gjyqësore Fatos Lushi në këmbim të lirimit të një llogarie bankare të bllokuar prej 150 mijë eurosh.
Biznesmeni që filmoi oficerin e Policisë Gjyqësore, duke marrë 18 mijë euro kërkohej nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të dhënë deklarime në hetimin që ka nisur për skandalin.
Sipërmarrësi i ndërtimit, Gani Manollari, rezulton se prej muajsh ndodhet në Itali, ku edhe jeton e punon në biznesin e ndërtimit. Pas publikimit të videos që ai ka realizuar në bashkëpunim me emisionin “Stop” në TV “Klan”, ku biznesmeni i jep 18 mijë euro hetuesit të Prokurorisë, Krimet e Rënda nisën menjëherë hetimin, shkruan “Panorama”.
Vepra penale për të cilën po hetohet është ajo e “korrupsionit pasiv të ‘gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të Drejtësisë’”.
Që prej datës 29 shtator 2016, dy prokurorët e çështjes te Krimet e Rënda kërkuan dëshminë e biznesmenit Manollari, por mësuan se ai ndodhej jashtë Shqipërisë.
Ai kishte dhënë ryshfet për zhbllokimin nga sekuestrimi të llogarisë së tij në të cilën ndodheshin 150 mijë euro të ardhura në Shqipëri nga Banka e Monakos më 27 gusht 2014.
Llogaria qëndroi e sekuestruar deri sa u bënë verifikimet përkatëse, për t’u liruar në fund të korrikut 2016, kohë kur edhe biznesmeni dha shumën e ryshfetit. Nga ana tjetër, çështja po hetohej nga prokurori Ardian Braho, i cili u përmend në videon e publikuar, por që në dëshminë e tij te Krimet e Rënda, ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
VIDEOJA E RYSHFETIT
Sipas hetimeve të Prokurorisë, videoja e dorëzimit të 18 mijë eurove është regjistruar në ditët e fundit të muajit korrik. Regjistrimi i videos është bërë nga të paktën dy kamera të montuara, njëra në makinën tip “Benz”, ku janë dhënë 18 mijë eurot dhe kamera tjetër e vendosur në trupin e personit që ka dhënë shumën e parave.
Ndërkohë mësohet se 150 mijë eurot në bankë janë liruar e tërhequr nga biznesmeni në muajin gusht, kohë kur prokurori Ardian Braho ka qenë me leje. Një dyshim tjetër që po verifikohet nga Prokuroria është origjina e parave të dhëna ryshfet, pasi disa ditë para se të kryente pagesën, qytetari thotë se kishte vetëm 3 mijë euro dhe nuk kishte të tjera.
Nga ana tjetër, nga pamjet në video, vihet re se 15 mijë eurot e tjera i janë dhënë oficerit Fatos Lushi nga qytetari me fasheta të bankës prej nga ishin tërhequr.
May 16, 2025
Kush jemi ne? Më 6 Qershor 2021, 12 profesionistë të medias shqiptare me banim në Zvicër, Itali, Francë, Kroaci, Kanada dhe SHBA ishin nismëtarë për të formuar shoqatë . . .
UGSHPD ERISA XHIXHO – FTESË NË STUDIO II
Erisa Xhixho në “Ftesë në studio” Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës në statusin e vëzhguesit pranë KQZ si organizatë medi . . .
Funerali i Papa Françeskut ka nisur me një antifon – një këngë të shkurtër muzikore – dhe psalm. Ashtu si shumica e shërbimit sot, teksti është në latinisht.
“Requiem aeternam dona ei, . . .
Unioni i Gazetarëve Profesionistë Shqiptarë të Diasporës – UGSHPD – në statusin e vêzhguesit pranë KQZ si organizatê media, ka nisur një cikël bisedash me liderë të forcave politike n . . .
Dhjetëra mijëra persona u mblodhën të shtunën në qendër të Beogradit kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë së tij, e fundit në një seri protestash kundër korrupsionit që kanë . . .
I pyetur nga Çim Peka nëse ishte kontaktuar nga Edi Rama për të drejtuar fushatën e tij, pasi siç tha moderatori, kryeministri shqiptar është nga më të pasurit në Europë, njeriu që . . .
Kryetari i partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një montazh video ku jepen shumë qartë sjelljet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj shqiptarvëe.
Eshte koha për ndrys . . .
Aktori i njohur Mehdi Malkaj, i është bashkuar protestës së opozitës këtë të premte, para Bashkisë së Tiranës.
Duke i bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës, ai thotë s . . .
Bekim Bislimi
Ibrahim Berisha
Bujar Tërstena
Numri i shqiptarëve në Medvegjë të Serbisë është duke u zvogëluar dita-ditës. Në shumë fshatra të banuara me shqiptarë, kanë mbetur kryes . . .
Pasditen e sotme, mijëra qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për t’u bashkuar në mosbindjen civile të radhës, duke bllokuar akset kryesore të Tiran . . .
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjal . . .
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më s . . .
Komentet