Nga kush po mbrohen? Dhe pse kanë frikë nga e vërteta pengmarrësit e Federates Vatra?
Së fundmi, drejtuesit e vetëshpallur të “Vatrës” kanë filluar të shfaqen publikisht nëpër restorante me avokatin e tyre, duke e quajtur këtë një “takim pune për të mbrojtur Vatren”.
Por pyetja që lind natyrshëm është:
Nga kush po mbrohen?
- Nga vatranët e ndershëm?
- Nga anëtarët që kërkojnë zgjedhje?
- Apo nga e vërteta që po del në dritë?
Sepse faktet janë të thjeshta dhe të pakontestueshme:
Vatra nuk ka pasur zgjedhje prej katër vitesh.
Vatranët janë përjashtuar, shantazhuar dhe hedhur në gjyq nga vetë drejtuesit aktualë.
Çdo kritikë, çdo koment i vërtetë — fshihet.
Zërat kundër bllokohen.
Dhe Vatra mbahet peng nga një grup i vogël që ka frikë nga transparenca.
Në vend që të dalin para komunitetit në Amerikë, në vend që të sqarojnë, në vend që të hapin dyert e Vatrës për dialog, ata zgjedhin të bëjnë foto me avokatë nëpër restorante dhe ta shesin këtë si “mbrojtje të Vatrës”. Nga kush po mbrohen?
Por realiteti është ky:
Nuk po mbrojnë Vatren, po mbrojnë veten.
Po mbrojnë privilegjet, pozitat e vetëemëruara dhe mungesën e çdo procesi demokratik.
Sepse e dinë shumë mirë se:
një Kuvend i rregullt do t’i largonte që të nesërmen,
një votim i ndershëm nuk do t’i linte asnjë orë në krye,
dhe e vërteta do i rrëzonte të gjithë, një nga një.
Dhe frika e tyre nga e vërteta shihet qartë:
Fshijnë komente.
Bllokojnë kritikët.
Heshtin vatranët.
Mbyllin gojën e kujtdo që guxon të flasë.
Ky nuk është model i një institucioni 114-vjeçar.
Ky është model i një grupi të trembur që ka humbur çdo legjitimitet. Kjo nuk është Vatra e Fan Nolit dhe Faik Konicës. Kjo është Vatra e frikës, e bllokimeve dhe e heshtjes së imponuar. Por…askush nuk ka mundur dhe nuk do të mundë kurrë të mbrojë veten nga e vërteta.
“Pengmarrësit kanë frikë nga vota, nga statuti dhe nga historia. Pengmarrësit e Vatrës s’mund të fshehin pengmarrjen me një drekë me fytyra te zbehura”-am
