Pesëdhjetë e gjashtë vjet pas uljes në hënë të Apollo 11, Papa Leo XIV foli nëpërmjet videokonferencës me astronautin Buzz Aldrin.
Papa ndau me të kujtimin e një bëme historike, një dëshmi të zgjuarsisë njerëzore, dhe, duke përdorur fjalët e Psalmit 8, ata medituan mbi misterin e Krijimit, madhështinë dhe brishtësinë e tij.
Përpara se të përfundonte telefonatën, Papa bekoi astronautin, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij. Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi lajmin.bw