Ja çfarë thotë display i fotokopjueses
VOAL – BERNË, 5 MAJ – Masat e sigurisë të kartmonedhës së re 50 frangëshe, në qarkullim prej pak javësh, shkojnë përtej bojërave kimike speciale, të cilat ndryshojnë ngjyrë vartësisht nga drita, përtej transparencave, përtej shiritave specialë dhe shtampave kalkografike, shkruan voal.ch (Voice Of Albanians).
Sipas rsi.ch, prerja e re, në fakt, është edhe në provë ndaj saiberfalsikifikimit (falsifikimit kibernetik). Kush provon ta fotokopjojë ose ta skanojë me një aparat të dorës së fundit të lidhur me internet, merr si rezultat të vetëm një ftesë për t’u konsultuar me faqen rulesofuse.org, të cilën e qeverisin disa banka kryesore qendrore dhe të lidhura pikërisht me paranë joautentike.
Përpjekja me një aparat më të përshtatshëm nuk lejon të shkosh shumë më larg. Edhe softwaret për përpunim pamjesh refuzojnë bashkëpunimin. Kjo vlente, ndonëse pjerërisht, edhe për seritë e mëparshme të kartmonedhave. Prej kur kjo masë është në fuqi, nuk dihet pse, SNB nuk shprehet për hollësi të tilla që lidhen me sigurinë e prodhimeve të saj. Nga viti 2004, prodhuesit e hardwareve dhe softwareve, kanë filluar të priren, me vullnetin e tyre, drejt sistemeve që janë në gjendje të ndalojnë që kartmonedhat qoftë edhe të fotokopjohen.
Falsifikimi është i dënueshëm nga neni 243 i Kodit Penal Zviceran./voal.ch
Komentet