“Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator, atëherë mos thoni ç’na gjeti”, qytetarët në Protestë: Të ikë Rama i pari! E keqja është kudo, mos thoni ‘ç’më duhet mua’
Po mbahet protesta e dytë e organizuar nga shoqëria civile e mbështetur nga partitë politike për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.
Protesta e parë, ajo e 4 gushtit doli me një ultimatum për kryeministrin Edi Rama për shkarkimin e dy ministrave dhe drejtorit të policisë. Sot qytetarët janë mbledhur sërish te Ministria e Brendshme. Ata shprehen se ka shumë arsye për të protestuar dhe se shteti nuk ka derë të hapur për hallet e qytetarëve.
Qytetar: Sot jam në këtë protestë për të protestuar kundër kokëfortësisë së kryeministrit që nuk shkarkon dy ministra. Nuk kam ardhur as për të mbështetur as ndonjë forcë politike, jam qytetar i lirë, i thjeshtë. Jam kundër kësaj arrogance. Në Holandë policia qëlloi një studente dhe ministri dha menjëherë dorëheqjen.
Ministrisë së Brendshme duhet t’i hiqet drejtuesi politik që është koka e gjarprit. Ministrisë së Turizmit duhet t’i hiqet Kumbaro që shiti Butrintin. jam qytetar i thjeshtë, patriot, në Shqipëri po komandojnë globalistët.
Arrogancën e kryeministrit dhe kokëfortësinë e tij për ta quajtur një gjë kalimtare dënoj me forcën e votës dhe shpirtit. Është arrogant, i pari që duhet të japë dorëheqjen është kryeministri. Pastaj ministri Çuçi dhe Kumbaro. Është ai përgjegjësi. Prisni se do vijnë ditë më të zeza në shtator. E keqja është derë më derë. Shqiptarët kanë 30 vjet që flenë gjumë. Kur të vijë e keqja, do thonë ua ç’na gjeti, prandaj duhet të protestojmë.
Qytetar 1: Janë shumë arsye për protestë, por kryesorja është për vajzën e vogël. Edhe unë jam prind, kam nipa, mbesa. Nuk ndihemi as të sigurt, as për problemet e hallet që kemi nuk na përgjigjet njeri. Janë dyert e mbyllura ngado që vemi.
Protesta
Qytetare: Më ka bërë ndjenja e gjyshes të jem në këtë protestë. Të humbasim atë mendimin ç’më duhet mua. Nesër mund të jetë i imi. Deri kur do vazhdojmë kështu lësho, lësho e mos kërko?
Drejtësi për Jonadën/ “Qeveritë zgjidhen për të marrë masa, jo për të shprehur ngushëllime”, Adriatik Lapaj: Kjo është një protestë për jetën
Avokat Adriatik Lapaj, ka thënë sot fjalën e tij në protestën për të kërkuar drejtësi për vogëlushen 7-vjeçare që humbi jetën në Potam para pak ditësh.
“Më ka shtyrë jeta të jem këtu, mund të ishte edhe ime bije, kam besim të palëkundur se duhet të reagojmë edhe kur dëmi i ndodh të tjerëve jo vetëm kur na ndodh në shtëpinë tonë.
Kanë dështuar një sërë sistemesh dhe institucionesh. Jeta e vajzës që humbi është potencialisht jeta e çdo fëmije e qytetari të këtij vendi. Duke e trajtuar hallin si të tjetrit e duke u distancuar qendrojmë një shoqëri e përçarë dhe çdo ministër na shpërfill e vijojmë rrokopujën e 30 viteve ku nuk po ndërtojmë dot një shtet normal”, u shpreh ai.
Në lidhje me faktin që kryeministri Rama u shpreh se protesta është e kapur politikisht, Lapaj u shpreh se qeveritë janë për të marrë masa për të mos shkuar tek tragjedia e jo për të shprehur ngushëllime.
“Qeveritë nuk zgjidhen për të shprehur ngushëllime, por për të marrë masa, Kryeministri duhet të shprehet me vendime që japin sinjalin që ka reflektim, shkarkime për të dhënë mesazh që nuk marrim në mbrojtje ata që shkelin ligjin.
Më gjej një protestë në vend ku nuk përdorin tezën se është e kapur.
Mos kompleksohemi fare e të mos përçahemi, është një protestë qytetare që ka në qendër jetën. Për çfarë mund të protestosh më shumë?
Nuk jam organizator jam një nga qytetarët.
Në shesh jam për të bërë detyrën time, qeveritë ndërrohen me votë, por kur janë në faj duhet të reflektojnë. Unë nuk e besoj që kjo do të ndodhë sepse nuk është standard i politikës sonë. Kjo nuk do të thotë që duhet të tërhiqemi. Nuk bëjnë dëm protestat por përçarja e neglizhenca.
Kur s’ke bisht ta ngjisin kur ke ta presin”, u shpreh Lapaj.
“Çdo të bëje nëse në vend të saj do të ishte Zaho?”, qytetarët në protestë për Jonadën: Rama mund të bëjë gjithçka për karrige, kanë qenë edhe burra më të fortë dhe…
Qytetarët kanë thënë fjalët e tyre në protestën që po organizohet [për të kërkuar drejtësi për Jonadën 7-vjeçare që u vra në Potam të Himarës pak ditë më parë.
-Ne jemi vampirët që do të thithim gjakun e pisët që po detyron shqiptarët të mbyten në La Manche për të shpëtuar nga këtu. mos u largoni sepse arratisja nga Shqipëria nuk ju shpëton. Kudo ku jeni në kafe, plazhe e duke pushuar, apo ju që jua kanë lënë vampirët e regjimit pa para për të pushuar, jemi këtu për të mbrojtur çdo shpirt të pastër, me të cilët do të trazojmë gjumin e këtij regjimi që urren e vret popullin e vet, që ka barriera të mëdha me popullin e vet. Është akti më europian e qytetarët të jepet dorëheqja e të largohen të gjithë sepse ajo ishte një vajzë e pafajshme që u vra nga dora e papërgjegjësisë, e krimit.
-I dua fëmijët me shpirt kudo qofshin anë e mbanë ah sikur ti kisha pranë, dikush vuan nga sëmundja dikush lind i varfëruar por të gjithë do të doja ti lumturoja.
Si u ndjetë ju zoti ministër kur morët vesh për fëmijët tuaj që i vunë prangat në Itali, nëna e djalit tuaj kur iu vunë prangat në Itali u drodhët dhe do të dridheni ku të më shihni.
Po Jonada e vogël që u vra nga një që nuk ishte njeri, por vrastar me dashje apo jo, krimineli është ministri kryeministri ai që udhëheq policinë, përse një njeri i inkriminuar… Ai ishte një njeri që kishte bërë faje shumë herë më parë. Rama ik, të gjithë shqiptarët kudo janë mbroni fëmijët me djersën gjakun e trupin tuaj, sepse me këto banditë nuk ka shpresë. Derisa e drejta të fitojë e do të fitojë patjetër.
-Kemi ardhur këtu ti themi të ikin sepse do ikësh por mos ik me turp. Çdo bëje nëse do pësonte Zaho atë që pësoi Jonida?
Je ti fajtor që miraton gjithçka që kërkojnë armiqtë tanë. Dil ti Edi Rama që nuk meriton të quhesh zotëri, që nuk mbroj shqiptarët. Ti je vrasës i këtij populli, je kriminel e mund të bësh gjithçka për karrige. Kanë qenë njerëz më të fortë se ti e kanë përfunduar në puse e hendeqe. Ky popull kaq i urtë, mungon edhe pak të mbushet kupa. Na i zhduk ato ministra që nuk i shohim dot.
“Është amaneti juaj,”, i afërmi i Jonadës: Ajo ka sot të gjithë shqiptarët prindër, mos prisni t’ju vdesë një i afërm…
Në protestën që po mbahet pranë Ministrisë së Brendshme për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Jonadës, një i afërm i saj ka bërë thirrje për shtrirje të protestave.
Kjo protestë, sipas tij duhet të rritet për Jonadën dhe tërë fëmijët që rriten të pasigurt, e për ata që i hipin gomoneve për tu vrarë deteve të botës.
Ai ka shtuar se Jonada tashmë është amaneti i tërë shqiptarëve.
“Jam kushëri i 2 i Jonadës, dhe i pari i mamit të Jonadës.
Pas kamerave keni edhe dajën e Jonadës që nuk po flet se atë që i mban shpirti atij është e vështirë ta mbani ju.
Asnjë nga ne, familjarë e qytetarë nuk ka asgjë as me policinë e gazetarët, falenderojmë mediat që bëjnë punën e tyre.
Dikush i quan vampirë e dikush kërkon të bëjë punën e patronazhistëve, Jonada ka 2 prindër por sot ka të gjithë shqiptarët prindër. Jonada është amaneti juaj i të gjitha shqiptarëve, mbajeni ose jo, mos prisni sa t’ju vdesë një i afërm…
Kjo protestë duhet të rritet për Jonadën dhe tërë fëmijët që rriten të pasigurt, e për ata që i hipin gomoneve për tu vrarë deteve të botës.
I ftoj të gjithë mediave që ti mendojnë të gjitha a do ta shtrojmë shembullin e mirë apo jo? Ju e keni në dorë.
Të gjithë mediat që kanë bërë punën e vet i falenderojmë.
Shqiptarët kush të dojë le të marshojë drejtë Kryeministrisë e të tregojmë që do të vijmë prap”, u shpreh ai.
Altin Dumani i dorëzoi sot zyrtarisht detyrën kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Klodian Braho.
Në një fjalim shkurt, Dumani tha se sot mbyll një nga kapitujt më sfidues në karrierën e tij profesionale. Ai u shpreh se gjatë detyrës së tij është ndeshur edhe me presione, por theksoi se ka punuar me profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.
“Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit në karrierën time 26 vjeçare si prokuror. Drejtimi i SPAK ka qenë privilegj, por edhe përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presion të mëdha.
Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot SPAK është më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë.
Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve. Çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri dhe kurajo”, deklaroi Altin Dumani.
Një falënderim kishte edhe për partnerët ndërkombëtarë: “Kanë qenë krah nesh në cdo etapë me mbështetje dhe ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për të ndërtimin e standardeve që kemi sot.
Besimi i publikut -tha Dumani- ka qenë forca jonë më e madhe.
Dumani i uroi Brahos suksese në punën e tij, duke shprehur bindjen “se do të mbështetet në trashëgimin 6 vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet dhe vendosmëri”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau gjatë takimit të tyre në korrik të vitit 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit përmes një njoftimi zyrtar.
Aty nuk janë dhënë më shumë hollësi se cilat do të jenë temat e diskutimit në takimin që zhvillohet pasdite, me orën lokale të Kosovës.
Presidentja Osmani është takuar me zëvendëssekretarin Landau edhe në korrik të këtij viti, kur dy palët i kanë diskutuar fushat potenciale për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve në të ardhmen.
Ajo pati përmendur se dy vendet mund të përfitojnë nga bashkëpunimi në sektorin e energjisë, teknologjisë informative dhe atë të mbrojtjes.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së e kanë përjetuar një goditje më herët gjatë vitit për shkak të vendimit të Uashingtonit për të pezulluar për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Dialogu ishte planifikuar për t’i forcuar lidhjet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e ekzekutivit janë parë si sfida për përparim.
Gjatë viteve të fundit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave nga aleatët ndërkombëtarë, për shkak të disa vendimeve në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – që lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi, apo mbylljen e institucioneve serbe.
Kurti i ka justifikuar këto veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Por, bashkësia ndërkombëtare, në disa raste, i ka cilësuar si të njëanshme dhe të pakoordinuara me aleatët.
Vetë Kurti ka thënë ditë më parë se marrëdhëniet e vendit me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore kanë pasur të bëjnë gjithmonë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.
E pyetur lidhur me këto deklarata, Ambasada e SHBA-së në Kosovë I ka thënë Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.
Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.
Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.
Opozita shqiptare organizon sot një protestë kombëtare në Bulevardin e ‘Dëshmorët e Kombit’, kundër qeverisë dhe asaj që e cilëson si “keqqeverisje, korrupsion dhe abuzim me fondet publike”.
Protesta, e cila nis në orën 18:00 ka në qendër akuzat ndaj qeverisë për afera të mëdha infrastrukturore, me fokus të veçantë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Balluku është e përfshirë në shkelje të rënda ligjore lidhur me projektin e Tunelit të Llogarasë dhe ndërtimin e Unazës së Madhe, për të cilat SPAK e ka marrë të pandehur zyrtarisht.
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzon Belinda Ballukun se ka vjedhur 50 milionë euro, ka 300 apartamente, 2 jahte dhe 13 supermarkete.
Opozita kërkon që Balluku do të japë dorëheqjen dhe të shkojë para drejtësisë. Ndërkohë SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e mandatit të Belinda Ballukut, me qëllim arrestimin e saj.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama një ditë më parë paralajmëroi se do të bllokojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit.
Nesër ora 18:00 Protesta kombëtare përballë pabarazisë dhe korrupsionit
Sali Berisha: Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë.
I kemi filluar ato që janë te kryeministria.
Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare.
Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar.
Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë.
Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira.
Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD.
Ditë e hënë, 22 dhjetor ora 18:00, është fillimi i protestës tonë.
Të jemi të qartë se ne kemi vetëm një rrugë protesta,
protesta gjer në largimin e Ramës.
Pa protesta të qëndrueshme, narkodiktaturat nuk largohen.
Ne do të jemi më tepër, por në radhë të parë nuk kam më të rëndësishme sesa vendimi i secilit prej nesh çfarë do të bëjë më shumë.”, tha Berisha.
Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Afër mesnatës së 20 dhjetorit u shua në moshën 91 vjeçare Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit, gazetari, komentatori dhe publicisti i rrallë, zëri i të cilit u bë pjesë e pandashme e historisë së sportit dhe medias shqiptare.
Kushdo që e ka dëgjuar ndonjëherë, vështirë të mos jetë drithëruar, vështirë të mos jetë emocionuar deri në përlotje dhe vështirë të mos i jetë rritur adrenalina e krenarisë dhe atdhedashurisë.
Zëri i tij kumbues dhe timbri i veçantë tashmë do të dëgjohen vetëm në fonotekën e Radio Tiranës dhe në arkivat sportive të RTSH, por jehona e tij do të jetojë përgjithmonë në kujtesën e miliona shqiptarëve.
Me largimin e Ismet Bellovës, gazetaria sportive shqiptare humbi jo vetëm një profesionist të jashtëzakonshëm, por një pasuri kombëtare, një vlerë të rrallë radiofonike dhe një shkollë të vërtetë të gazetarisë sportive, nga e cila u formuan e u frymëzuan breza të tërë. bw
Sërish tensione mes aktivistëve të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ dhe policisë. Përfaqësues të Lëvizjes, që po protestojnë para Kryeministrisë prej disa ditësh, denoncojnë se policia i ka marrë gjeneratorin, ndërsa thuhet se janë ndaluar dhe 4 aktivistë.
Në videon e shpërndarë nga lëvizja Shqipëria bëhet, dëgjohet një nga përfaqësueset e lëvizjes që debaton me punonjës të policisë.
“A kemi të bëjmë me policinë, apo me bandat! Këtë dua të di dhe unë. Policia a respekton shkresat? Se kemi shkresa. Dhe ne na e hoqën gjysmë ore para. Ju po silleni si banditë, dhe ne si njerëz.”, tha ajo. Ndërkohë, Adriatik Lapaj tha se ky është shteti dhe policia e Edi Ramës. “Ne kërkojmë që të na jepet gjeneratori dhe më pas ju mbroni Ramën.”, dëgjohet teksa thotë ai. BW
Sic ishte lajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” kanë nisur protestën para kryeministrisë, përmes të cilës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët janë përleshur me policinë.
Me thirrjet “Edi Rama o hajdut”, protestuesit kanë denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi, aferat korruptive të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të tij.
Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.
Ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, gazetari Sokol Balla, i njohur si megafon i Edi Ramës ka kërcënuar mbrëmjen e djeshme (18 dhjetor) në një editorial në hyrje të emisionit të tij drejtpërdrejt Edi Ramën se, nëse lëshon Belindën, do të të vijmë tek Linda.
Pavarësisht se ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut mundohet të mbulojë mesazhin e tij me SPAK apo me opozitën e Sali Berishës, përfshirja e Linda Ramës, madje edhe me foto, me ish-gruan e tij dhe Milinda Kërçanajn e AKSHI-t, tregon qartësisht se Koli ka kërcënuar drejtpërdrejt Edi Ramën.
Mesazhi i Kol Ballës është i qartë dhe i drejtpërdrejtë për Ramën: Nëse e lëshon Belindën, ajo do ta orientojë SPAK-un për tek Linda dhe ti. Madje ai le të kuptohet se jo vetëm Belinda, por edhe Koli vetë do të flasë më shumë.
Dhe si për t’ia bërë më të qartë këtë Edi Ramës i ka përmendur botuesin e shqiptarja.com dhe Report Tv, Carlo Bollino, i cili del edhe në përgjimet e dosjes Balluku ku përmes personave të tretë kërkon paratë që i ka dhënë Belinda me udhër të Ramës. Koli në editorial shpreh mërzinë që edhe Carlo që ka marrë para nga Belinda me urdhër të Ramës, tani i kërkon dorëheqjen asaj.
Editoriali i fundit i Kol Ballës të enjten në mbrëmje tregon qartë se lufta mes ortakëve që kanë ndarë paratë e shqiptarëve po bëhet tepër agresive dhe tashmë ka dalë në sipërfaqe. Askush nuk po fshihet më në kampin e rilindjes.
Pjesë nga kërcënimi publik i Kol Ballës ndaj Ramës:
“Prokuroria i shpalli të martën një luftë frontale grave. Ndoshta nga frustrimi se me burrat nuk i ecën, prokurorët special u morën një ditë më parë me dy zonja, të dyja me emër të përafërt. Bile po t’i besosh Sali Berishës, SPAK po niset të kapet edhe me Lindën e tretë.
Por përtej batutave, SPAK të martën ndërmori një aksion të pastër politik. Për ta shpjeguar këtë argument, e dha po vetë, duke nisur nga rasti i Balluku. Për zëvendëskryeministren kërkoi një masë më të rëndë sigurie, një muaj pasi thjesht e pezulloi përkohësisht nga detyra. Nga 1 nëntori e deri dje, Balluku rrinte në shtëpi. U kthye në punë të hënën pas vendimit të Kushtetueses.
Pra, përse SPAK kërkoi një masë më të rëndë kur nuk ishte ndryshuar diçka? Pra, vendimi erdhi si reagim ndaj Gjykatës Kushtetuese, ku padinë nuk e bëri Balluku, por Edi Rama. Edhe Berisha po thotë se pas goditjes së Lindës së AKSHI-t, është Linda Rama. Pra SPAK e ka me Edi Ramën.
Dhe nëse e ka me kryeministrin, sigurisht që sfida e këtyre prokurorëve është me shtetin, me Gjykatën Kushtetuese, me qeverinë dhe tashmë edhe me parlamentin. Kjo është një përballje serioze e cila premton luftë, sigurisht një luftë që nuk e dëshiron askush.”- thotë megafoni, deri dje, më i zellshmi pro Edi Ramës e pro SPAK.
Tani mbetet për t’u parë nëse në editorialin e radhës Kol Balla do të jetë qetësuar, pasi dihet që Edi Rama ka mekanizma të shumtë “qetësues” për zarat e tij, apo Koli do vijojë me kërcënime edhe më të forta./Syri.net
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar vendimin e Bahamas, që u bë shteti i katërt sivjet dhe i 121-ti që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, raporton Sinjali.
Kurti në një potim në ‘Facebook’, tha se viti 2025 është viti i njohjeve të reja.
“Urime të gjithë qytetarëve dhe një mirënjohje e veçantë për presidenten tonë, Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët tanë për një tjetër arritje në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.“, shkroi ai mes të tjerash.
Postimi i plotë i Kurtit
Viti 2024 ishte viti i pasaportës sonë. Viti 2025 është viti i njohjeve të reja, pas një kohe të gjatë. Bahamas bëhet shteti i katërt sivjet dhe i 121-ti që e njeh Republikën tonë si shtet të pavarur dhe sovran.
Urime të gjithë qytetarëve dhe një mirënjohje e veçantë për presidenten tonë, Vjosa Osmani, zyrtarët shtetërorë dhe partnerët tanë për një tjetër arritje në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar.
Kosovës po i shtohen miqësitë e reja dhe, bashkë me to, edhe mundësitë e bashkëpunimit. Mezi presim që njohjen e ndërsjellë ta kthejmë në partneritet të sinqertë me shtetin dhe popullin e Bahamas.
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me lajmin që Bahamas është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një postim në “X”, Begaj shkruan se ky vendim është një kontribut domethënës për paqen e stabilitetin në rajon.
“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bahamas për njohjen e Kosovës, një kontribut domethënës për paqen, stabilitetin dhe forcimin e rendit ndërkombëtar në rajonin tonë” shkruan kreu i shtetit.
Bahamas, vend në Karaibe, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të premten, njoftoi presidentja Vjosa Osmani.
Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Bahamas u arrit në kryeqytetin e Bahamas, Nasau.
“Edhe një vendim historik për vendin tonë”, shkroi ajo.
Bahamas është bërë tani shteti i 121-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.
Marrëveshja për njohjen e Kosovës nga vendi ishullor i Oqeanit Atlantik dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe kryeministri i Bahamas, Philip Davis.
Në një deklaratë të përbashkët, Kosova dhe Bahamas thanë se janë të përkushtuara ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Ato u pajtuan për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.
“Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv”, thuhet në komunikatë. bw
Komentet