25 Qershori është dita e 177 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 189 ditë.
Ngjarje

Elena Piscopia
1678 – Elena Piskopia bëhet gruaja e parë në botë me doktoraturë në filozofi, kur diplomohet nga Universiteti i Padovës, Itali. Lindur në një familje fisnike në Venecia, Piskopia (1646 – 1684) fillimisht kishte kërkuar të studionte për teologji, por nuk u lejua nga Kisha – kështu ajo iu përkushtua filozofisë dhe matematikës. Megjithatë, arritja e saj nuk hapi menjëherë dyert për gra të tjera në shkolla të larta. Vetëm në fund të shekullit XX, një grua tjetër do të merrte një doktoraturë nga Universiteti i Padovës.
1741 – Maria Tereza e Austrisë kurorëzohet mbretëreshë e Hungarisë. Maria Tereza dhe burri i saj, Francis I, Perandori i Shenjtë romak, patën 16 fëmijë, përfshi mbretëreshën Marie Antoinette të Francës. Pas vdekjes së burrit të saj, Maria Tereza trashëgoi më shumë se 30 tituj sundimi e fisnikërie.
1788 – Virginia, territori i kolonisë së parë britanike të Amerikës (vitet 1600), bëhet shteti i 10 që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.
1847 – Robërit zezak të liruar nga SHBA-të, themelues të Liberisë, shpallën këtë shtet të Afrikë Republikë të Pavarur.Në të njejten ditë të vitit 1862. Liberinë e njohin edhe SHBA-të.
1903 –Lindi Erik Arthur Blair – autor i novelave alegorike Animal Farm dhe 1984, të cilat i nënshkroi me emrin George Orwell – vdiq më 1950.
“Tani do t’ju tregoj përgjigjen e pyetjes time: Partia kërkon pushtetin për hir të pushtetit. Ne nuk jemi të interesuar për të mirën e të tjerëve, por vetëm për pushtet.…Ne jemi ndryshe; oligarkitë e së kaluarës dhe gjithë të tjerët ishin frikacakë dhe hipokritë. Nazistët dhe komunistët erdhën shumë afër me ne në metoda, por kurrë nuk patën guximin për të njohur motivet e veta. Ata pretendonin, ndoshta edhe besonin, se e kishin marrë pushtetin me dhunë dhe për një kohë të kufizuar…Ne nuk jemi si ata. Ne e dimë se askush kurrë nuk e kap pushtetin për të hequr dorë prej tij. Pushteti nuk është mjet por qëllim. Një nuk vendos diktaturën për të mbrojtur revolucionin; por bën revolucion për të vendosur diktaturën. Objekti i persekutimit është persekutimi. Objekti i torturës është tortura. Objekti i pushtetit është fuqia. Tani ju filloni të më kuptoni.”
George Orwell, “1984”
1924 – Presidiumi i Federatës Komuniste Ballkanike dhe Partia Komuniste italiane lëshojnë një manifest të përbashkët drejtuar klasës punëtore të Shqipërisë për të mbrojtur fitoret e revolucionit të qershorit.
1938 – Në Amerikë, miratohet ligji federal për pagën minimale (40 qindarka në orë). Sot kjo pagë ka arritur në rreth 10 dollarë në orë. Ekspertët thonë se me zhvillimet ekonomike dhe rritjen e kostos së jetesë, paga minimale në SHBA duhej të kishte arritur në rreth 22 dollarë në orë. Përpjekje legjislative për rritjen e pages minimale vazhdojnë.
1950 – Me një forcë ushtarake prej mbi 100.000 trupash, Koreja Veriore sulmon fqinjin e vet jugor, duke e filluar në këtë mënyrë edhe zyrtarisht luftë ndërmjet dy Koreve.
1960 – Dy kriptografë të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (NSA) nisen për pushime në Meksikë – William Hamilton Martin dhe Bernon F. Mitchell, nga Meksika shkojnë në Havanë, Kubë – ku hipin në një anije ruse transporti për në Bashkimin Sovjetik. Më 5 gusht, Pentagoni njoftoi se ata nuk ishin kthyer nga pushimet dhe se “mund të kenë shkuar prapa Perdes së Hekurt”. Më 6 shtator, dy kriptografët u shfaqën në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë dhe thanë se kishin kërkuar strehim politik dhe shtetësi sovjetike. Martin, përfundimisht u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe vdiq në Meksikë më 1987 (56 vjeç). Pak dihet për Mitchell; ai kishte hequr dorë nga shtetësia amerikane, dhe mbeti në Bashkimin Sovjetik – vdiq në Shën Petersburg më 2001 (72 vjeç).
1962 – Gjykata e Lartë e SHBA-së vendosi (5 vota për – 4 kundër), se lutjet fetare në shkollat publike shkelin Amendamentit të Parë të Kushtetutës që përcakton ndarjen e kishës nga shteti.
1963 – Lindi ylli britanik i rockut, George Michael.
1975 – Mozambiku shpall pavarësinë nga Portugalia.
1982 – Greqia heq rregullin e rruajtjes së kokës të rekrutëve në ushtri.
1985 – Policia britanike arreston 13 persona për lidhjet e tyre me IRA-n kryengritëse, e cila kishte filluar një fushatë masive të bombardimeve në vend.
1991 – Kroacia dhe Sllovenia shpallin pavarësinë e tyre nga Jugosllavia.
1993 – Kim Campbell zgjidhet në krye të Partisë Përparimtare Konservatore kanadeze dhe bëhet e para femër Kryeministre e Kanadasë.
1997 – Hulumtuesi francez i gjallesave të nëndetshme dhe oqeanografike, Jacques Cousteau, ndërron jetë në Sydney të Australisë, në moshën 43-vjeçare.
2009 – Përurohet autostrada Rrëshen – Kalimash. Rruga e ” Bashkimit kombëtarë”.
2005 – Mahmoud Ahmadinejas zgjidhet president i Iranit, duke i dhënë kështu një kah më ekstrem Republikës Islamike.
2005 – Gazetari Bardhyl Ajeti ndërroi jetë në një spital të Milanos, ku ishte dërguar pas atentatit të kryer ndaj tij në mbrëmjen e 3 qershorit.
Lindje
- 1852 – Antonio Gaudi, arqitekt spanjol
- 1858 – Georges Courteline, dramatiurg francez
- 1860 – Gustave Charpentier, kompozitor francez
- 1864 – Walther Hermann Nernst, kimist dhe fizikant gjerman
- 1903 – George Orwell, letrar dhe eseist anglez
- 1925 – Robert Venturi, arqitekt amerikan
- 1926 – Ingeborg Bachmann, letrare austriake
- 1961 – Ricky Gervais, komedian, moderator radios dhe aktor britanik
- 1963 – George Michael, muzikant britanik
Vdekje
- 1533 – Marija Tudor, mbretereshe franceze
- 1767 – Georg Philipp Telemann, kompozitor gjerman
- 1861 – Abdul Mexhidi I, sulltan i prandorisë osmane
- 1997 – Jacques-Yves Cousteau,hulumtues francez
- 2005 – Gazetari Bardhyl Ajeti ndërroi jetë në një spital të Milanos, ku ishte dërguar pas atentatit të kryer ndaj tij në mbrëmjen e 3 qershorit.
- 2009 – Michael Jackson ,këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, valltar amerikan, i quajtur ndryshe “King of Pop” (Mbreti i pop-it).
Festa dhe përvjetore
- Përkujtohet përvjetori i masakrave në Çamëri. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve ndaj popullsisë autoktone Shqiptare, në luftën e dytë botërore.
Komentet