25 Marsi 2021: është “Dantedì”. Pse? Sipas shumicës së studiuesve të Dante Alighierit, i cili vdiq 700 vjet më parë, ishte pikërisht në 25 Marsi 1300 që poeti i madh filloi udhëtimin e tij në “pyllin e errët” i cili më pas i dha botës Komedinë Hyjnore. Astrofizikanti italian Gianluca Masi, në funksion të kësaj ditëlindje të veçantë, kërkoi nëse kishte një trup qiellor kushtuar Dantes. Pas disa kërkimesh si në internet ashtu edhe në katalogë astronomikë ndërkombëtarë, ai u ndesh me asteroidin 2999.
Asteroidi u vu re dyzet vjet më parë, saktësisht më 6 shkurt 1981, nga astronomi amerikan Norman G. Thomas, nga Observatori Lowell në Arizona, i cili donte ta pagëzonte me emrin e Dante Alighieri për nder të “më të madhit të poetëve” italianë”.
Kurioziteti dhe dëshira për të ndarë këtë informacion të paparë e ka shtyrë astrofizikanin të përpiqet ta shohë atë në qiell. Kështu, më 2 shkurt, teleskopët e tij gjetën asteroidin Dante brenda konstelacionit të Peshqve. Asteroidi (2999) Dante ka një diametër prej rreth 7 km dhe ndodhet në rajonin e sistemit diellor midis Marsit dhe Jupiterit. Në katalogun e trupave qiellorë të identifikuar dhe të numëruar në Minor Planet Center, Masi gjeti gjithashtu dy asteroide të italianëve të tjerë të shquar: 3000 kushtuar Leonardos dhe 3001 Michelangelo.
Dario Lo Scalzo
Komentet