Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne
mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,
ditën e premte, në ora 11.15, ulet në Rinas avioni “Boeing 727” i
kompanisë “Million Air”, që transportoi nga aeroporti “Lanceria” i
Johanesburgut, Familjen Mbretërore Shqiptare.
Pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të
botës, Familja Mbretërore shqiptare u kthye në atdhe me të gjitha
nderimet e duhura, ashtu sikurse e meritonte, jo thjeshtë për
kontributet e jashtëzakonshme që kishte dhënë për shtetin dhe
kombin shqiptar, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve.