VOAL – Tregtia online pati një rritje 10% vitin e shkuar në Zvicër: internautët shpenzua 8,6 miliardë franga.
Më të tregtuarit ishin artikujt elektronikë, për të cilët janë shpenzuar 2 miliardë franga, kundrejt 1,8 miliardë vitin paraardhës. Mbi një e treta e artikujve në këtë kategori shiten nëpërmjet internetit, sipas të dhënave të Shoqatës Zvicerane për Shitjet në Distancë.
Rritja është më e madhe për blerjet ndërkufitare nëpërmjet internetit. Më 2017 shifra e blerjeve ishte 1,6 miliardë franga, trefishi i asaj të regjistruar më 2011.
Komentet