Më 2 shkurt 1922 u botua në Paris romani “Ulysses” nga James Joyce. Libri ri-tregon “Odisenë” e Homerit përmbledhur në një ditë – 16 qershor 1904 – në Dublin, duke e vendosur heroin homerik nën figurën e pazakontë të Leopold Blumit, një i moshuar, tregtar, i cili nxiton gjithë ditën për t’ u kthyer në mbrëmje vonë në shtëpi i lodhur e i dërmuar. Megjithëse Blum duket njeri i zakonshëm, ai del si figurë heroike me mirëkuptim, bujari, dashuri, harresë (falje) që tregon ndaj çdo njeriu që ndesh. Në këto vepra që kalojnë pa u vënë re, Blum praktikon heroizmin e përditshëm që konsiderohet ndoshta heroizmi i vetëm i mundshëm në kohët moderne. Dhe pavarësisht faktit se gjithmonë ndjehej i huaj – Bloom ishte hebre në Irlandën me shumicë katolike – ai mbetet optimist dhe e shpërfill pasigurinë nga të qenit pakicë. “Ulysses”, shkruar gjate një periudhe nga 1914 – 1921, përbën udhëtim të vështirë edhe për lexuesin, veçanërisht në kapitullin e fundit ku autori sjell mendimet e gruas së Leopoldit, Molli, monologun e saj pa zë. Kritikët thonë se në këtë kapitull që përbëhet nga 8 fraza të stërgjatura pa pika pa prejse pa pikë pyetje e çuditëse, Xhejms Xhojs tregon kulmin e lirizmit të tij veçanërisht në rrjeshat e fundit, ku Molli riafirmon dashurinë për Blumin pavarësisht pabesisë së saj: “dhe pastaj e pyeta me sy për të kërkuar përsëri po dhe ai me sy më pyeti nëse dua po dhe unë hodha rreth tij krahët e mia që e tërhoqën poshtë për mua kështu ai mund të ndjejë aromën në gjoksin tim të gjitha thonin po edhe zemra e tij duke rrahur si e çmendur edhe unë thashë po unë dua Po.” Për rrjeshta të tillë imazhesh kryesisht indirekte seksuale, “Ulyses” u ndalua për 12 vjet në Shtetet e Bashkuara. Në Britani, “Ulysses” (një nga kryeveprat e letërsisë angleze të shekullit XX) u botua vetëm më 1930, 8 vjet pas botimit të parë në Paris.
Komentet