Nga Bulevardi, u futa ne Rrugen e Fortuzit.
Rrugica ime eshte e treta majtas.
Porta, si gjithmone, e hapur fare.
Ne nuk e mbyllim as naten.
I fundit e shtyn. Kaq.
Pasdite, oborri eshte i lagur.
Mban pak era dhe, por e mund aroma e trendafilave roze, te vegjel, mbi murin majtas.
Ne ate krah ka 6 lulebore te bardha dhe bojeqielli.
Ne krahun e djathte ka lulebore roze, te larta sa une, ngaqe bie me shume dielli.
Ka dy kumbulla, nje pjeshke dhe nje hurme.
Aty, ku ishte bredhi, ka mbire vete nje fik. Poshte eshte plot me mullaga, trendafila dhe luleakulli.
Rreze murit jane pjergullat. Sa isha e vogel, ma shpifte kjo fjale. I thosha rrush edhe hardhise, edhe bistakut, edhe kokrrave..
Mbas shtepise, ne oborrin e madh , nuk po hyj, se ndoshta ka ndonje mace dhe me tremb.
Andej ka hurma, fik, dardhe, mandarine, hislla, domate, kastraveca, barbunja, qepe, sallate.
Andej jane dhe telat qe ndejme rrobat. Qilimi ndenji dy dite ne tel, se mezi u tha.
Ne cep eshte nje pirosti e madhe, qe e veme mbi zjarr, kur bejme petulla, ziejme recelra, salce, veme kazanin e madh dhe ziejme rrobat..
Ngjitur me te eshte ne kembe govata xingato, lopata, kazma, prashajka , karroca e dores dhe shkalla dyshe. Me tutje pompa e gelqeres, nje site, nje hinke dhe nje furce.
Ngjis kater shkallet e verandes se vogel, plot me lule anash.Dera e brendeshme, eshte prej druri dhe pjesa e siperme me xham forma forma dhe pak hekur te gdhendur. As kjo dere nuk mbyllet kurre.
Une e prek dorezen, vetem se me pelqen forma. Eshte e verdhe, e gdhendur edhe ajo dhe shume e lemuar..
Pllakat i ka zgjedhur gjyshi. Jane me motive vishnje, te zeza dhe ngjyre qumeshti. Dera e dhomes sone eshte perballe.
-Nene- thirra-s`me degjove ? O neneeeee – prape si me te kenduar, se i pelqen dhe pergjigjet :
-T`u befsha kurban, erdhe ?!
Tani, ajo nuk e mban me shamine e zeze ne koke, neper shtepi, sic e mbante kur ishim ne te vegjel.
Mban nje te bardhe. “Kam plot tani, shyqyr !” – i tha nje dite teta Selvise. Rrobat te gjitha te zeza…
Ja, doli duke qeshur. Krahet e holle e te gjate i mban hapur.
– T`u befsha kurban !
U zgjova.Qava. Kisha shume per t`i thene.Do t`ia them Darles….
përshkrim i bukur.