15 Gushti është dita e 228 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 138 ditë.
Ngjarje
778 – Zhvillohet Lufta e Kalimit Roncevaux në të cilën vritet Rolandi.
1040 – Mbreti Dunkani I i Skocisë vritet në luftë nga kushëiri i tij i parë dhe rivali i tij Makbethi i Skocisë.
1057 – Mbreti Makbethi i Skocisë vritet në Luftën e Lumfananit nga forcat e Malkolmit III të Skocisë.

1118 – Vdiq Aleks I Komneni, perandor i Bizantit; kishte ardhur në fron më 1081, zmbrapsi normanë e osmanë; themeloi dinastinë Komnenian, por nuk arriti t’i rikthejë perandorisë lavdinë e dikurshme. Aleksi mbrojti kishën e krishtere ortodokse lindore, por nuk hezitoi të konfiskojë pasuritë e saj kur kishte nevojë financiare. Ishte thirrja i tij për mbështetjen perëndimore në vitin 1095 që u bë faktor që Papa Urban II të ndërmerrte Kryqëzatën e Parë. Marrëdhëniet e Aleksit me kryqtarët ishin të vështira, dhe nga viti 1097 e deri sa vdiq, ata u bënë problemi kryesor i politikës së tij të jashtme.
1261 – Michael VIII Palaeologus emërohet Perandor Bizantin në Konstantinopol.
1461 – Perandoria e Trebizondit iu dorëzua forcave të Sulltan Mehmetit II. Kjo është konsideruar nga disa historianë si fundi i vërtetë i Perandorisë Bizantine. Perandori David mërgoi dhe më pas u gjet i vrarë.
1769 – Lindi në ishull, vdiq ishull; Në Korsikë lindi Napoleon Bonaparti – shpejt u rrit në radhët e ushtrisë gjatë Revolucionit Francez (1789-1799). Pasi mori pushtetin politik me anë të grusht shtetit më 1799, e kurorëzoi veten perandor më 1804. Mendjemprehtë, ambicioz dhe strateg i aftë ushtarak; zhvilloi me sukses luftën kundër koalicioneve të ndryshme të vendeve të Evropës, duke zgjeruar perandorinë e tij. Por pas një pushtimi katastrofik të Rusisë në vitin 1812, edhe pse i këshilluan të kundërtën, Napoleoni u largua nga froni më 1814, dhe u internua në ishullin Elba. Në vitin 1815, u kthye për pak kohë në pushtet në fushatën 100 ditëshe. Pas një humbje të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleoni hoqi dorë edhe një herë nga froni i perandorit, dhe u internua në ishullin e largët të Shën Helenës, ku vdiq 51 vjeç.
1519 – Themelohet qyteti i Panamasë nga eksploruesi spanjoll Pedro Arias Davila. Qyteti ishte pika e fillimit për ekspeditën spanjolle që pushtoi Perandorinë Inkase në Peru. Panamaja u bë një pikë ndalesë në një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në historinë e kontinentit amerikan, përmes të cilës kaloi pjesa më e madhe e arit dhe argjendit që Spanja mori nga Amerika. Vetë fjala ‘Panama’ do të thotë në gjuhën e banorëve autoktonë “vend me shumë peshq’. Më 1671, qyteti Panama u shkatërrua kur pirati Henry Morgan zbarkoi dhe i vuri zjarrin. Qyteti u rindërtua dy vjet më vonë, më 1673, në një truall 8 km nga vendi fillestar.
1537 – Themelohet qyteti Asunción, Paraguai.
1540 – Themelohet qyteti Arequipa, Peru.
1769 – Lind Napoleon Bonaparti.
1824 – Shtetet e Bashkuara transportojnë robër nga Liberia.
1877 – Shpikësi amerikan Thomas Edison sugjeron përdorimin e shprehjes “Hello” si pëgjigje në telefon, në vend të “Ahoy” siç ishte sugjeruar nga shpikësi Aleksandër Graham Bell.
1877 – Thomas Edison, bën incizimin e parë, “Mary Had a Little Lamb.”
1914 – Lufta e Parë Botërore; Sekretari amerikan i shtetit William Jennings Bryan, në një letër për bankierin JP Morgan, deklaron se kreditë e dhëna prej tij për secilën nga palët ndërluftuese në Evropë cënojnë neutralitetin e Shteteve të Bashkuara.
1914 – Lëshohet në qarkullim Kanali i Panamasë.
1944 – Marshalli gjerman von Kluge zhduket për 12 orë. Kur u kthye, ai tha se kamioni me radiotransmetuesin u shkatërrua nga predhat, dhe ai kishte qendruar i fshehur në një hendek. Por Hitleri mendoi se marshalli i tij mund të ishte takuar me aleatët, në përpjekje për të përgatitur një dorëzim. Më 17 gusht, Kluge u shkarkua nga detyra dhe u thirr në Berlin, ku iu ofrua alternativa e marrjes së kapsulës cyanide, ose ekzekutimi nga trupat SS; ai zgjodhi të parën dhe u vetë-helmua. Në një letër lamtumire për Hitlerin, Kluge shkroi: “Fuehrer im, largohem prej teje, si një person që ka qëndruar më afër jush se sa ju keni menduar, ndjej se e kam bërë detyrën time në maksimum.” Thuhet se Hitleri e lexoi letrën dhe nuk bëri asnjë koment.
1945 – SHBA; merr fund racionimi i karburantit, i vendosur gjatë kohës së Luftës së dytë Botërore.
1945 – LDB: Dita e dorëzimit të forcave japoneze gjatë luftës së dytë botërore, për t’u dorëzuar zyrtarisht më 2 shtator 1945.
1945 – LDB: Dita Koreane e çlirimit.
1947 – India shpall pavarësinë nga Britania e Madhe, pjesa islamike e territorit bëhet Pakistan që do të thotë ‘Tokë e Pastër’.
1947 – Themeluesi i Pakistanit, Muhammad Ali Jinnah betohet si Guvernatori i parë Gjeneral i Pakistanit, në Karachi.
1960 – Republika e Kongos shpall pavarësi nga Franca
1965 – Beatles luajnë para një publiku rreth 60,000 tifozësh në Shea Stadium nëNew York City.
1971 – Presidenti amerikan Richard Nixon përfundon konvertabilitetin e Dollarit Amerikan në ar.
1971 – Dita e çlirimit të Bahrainit.
1975 – Vritet Sheik Mujibur Rehman së bashku me familjen e tij përveç Haseena Wajidqë mbetet gjallë.
1993 – Japonezja Junko Asari fiton maratonën e femrave në Kampionatin Botërorë të Atletikës në Stuttgart.
1998 – Burgoset komandanti i ZOK-ut te UÇK-se Abdullah Tahiri
Lindje
- 1769 – Napoleon Bonaparte, mbret dhe udhëheqës ushtarak francez († 1821)
- 1883 – Ivan Meshtroviq, arkitekt dhe skulptor kroat
- 1885 – Edna Ferber, shkrimtare amerikane
- 1936 – Bardhyl Çaushi, gjykatës, mësimdhënës dhe veprimtar politik
- 1972 – Ben Affleck, aktor amerikan
- 1990 – Jennifer Lawrence, aktore amerikane
Vdekje
- 1498 – Izabela e Aragonisë dhe Kastiles, mbretëreshë portugeze
- 1936 – Grazia Deledda, shkrimtare italiane, nobeliste
- 1997 – Çesk Zadeja, kompozitor shqiptarë (l. 1927)
- 2000 – Ena Begoviq, aktore kroate (l. 1960)
- 2012 – Arbën Xhaferri, politikan shqiptar (l. 1948)
Festa dhe përvjetore
- Dita e Marias ,nënës së Krishtit… Festohet dhe ne trevat tona.
Komentet