11 Tetori është dita e 284-t e kalendarit gregorian (dita e 285-t në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 81 ditë.
Ngjarje
1531 – Huldrych Zwingli u vra në betejën me kantonet romako-katolike zvicerane.
1582 – Për shkak të impleentimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.
1864 – U themelua qyteti Campina Grande, Brazil.
1890 – Në Washington, DC, u themelua organizata Daughters of the American Revolution.

1910 – Ish presidenti amerikan Theodore Roosevelt u bë presidenti i parë të udhëtojë me aeroplan. Ai fluturoi katër minuta me Arch Hoxsey në aeroplanin e ndërtuar nga Vëllezërit Wright në St. Louis, Missouri.
1939 – Franklin D. Roosevelt pranon letër nga Albert Einstein rreth bombës atomike.
1958 – Programi Pioneer: NASA lëshon provën e parë Pioneer 1 për në Hënë (prova dështon, mjeti bie në Tokë dhe digjet).
1968 – Programi Apollo: NASA lëshon Apollo 7,, misioni i parë i suksesëshëm me njerëz, ku gjendeshin astronautët Wally Schirra, Donn F. Eisele dhe Walter Cunningham.
1975 – Skeç komedia Saturday Night Live debiton në NBC me George Carlin si nikoqir, Janis Ian dhe Billy Preston si mysafirë muzikal.
1975 – Atëbotë politikani i ri demokrat, Bill Clinton, martohet me Hillary Rodhamin, aktualisht sekretare amerikane e Shtetit.

1984 – Astronautja Kathryn D. Sullivan bëhet gruaja e parë amerikane që bën udhëtim në hapësirë.
1986 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev takohen në Reykjavík, Islandë.
1998 – Aeroplani nga Congo Airlines, Boeing 727 rrëzohet ng rebelët në Kindu, Repoublika Demokratike e Kongos, vriten 40 njerëz.
Lindje
1884 – Eleanor Roosevelt, ish zonja e parë e SHBA-ve
1885 – François Mauriac, letrar francez
1895 – Jakov Gotovac, kompozitor dhe dirigjent kroat.
1914 – Reuben Fine, psikoanalist amerikan
1923 – Ahmet Hromaxhiq, letrar amerikan
1925 – Elmore Leonard, shkrimtar amerikan
1937 – Bobby Charlton, futbollist dhe trener futbolli anglez
1946 – Daryl Hall, pop-këgëtar amerikan
1953 – Gazmend Leka, piktor dhe pedagog shqiptar
1962 – Joan Cusack, aktor amerikan
1966 – Luke Perry, aktor amerikan
1967 – Fabio De Luigi, aktor italian
1967 – Luan Jaha, aktor shqiptar
1983 – Ruslan Ponomarjov, shahist ukrainas
Vdekje
1889 – James Prescott Joule, fizikant anglez
1896 – Anton Bruckner, kompozitorë austriak
1919 – Karl Adolph Gjellerup, shkrimtar nobelist danez
1958 – Maurice de Vlaminck, piktor francez
1963 – Edith Piaf, këngëtare franceze
2008 – Joerg Haider lider i partisë austriake të ekstremit të djathtë, vdes në një aksident me veturë, në moshën 58-vjeçare.
Komentet