Skuadra multikulturale e Vladimir Petkovicit trajnerit boshnjak të kombëtares zvicerane

Krahas Francës, Zvicra ka skuadrën më multikulturale mes të gjitha vendeve pjesëmarrëse në kampionatin evropian të futbollit 2016. Vetëm 9 nga 23 lojtarët e përzgjedhur nuk kanë një të shkuar emigracioni të vonë.

Pas mungesës në finalet e vitit 2012, pasi u eleminua në fazën kualifikuese, kombi helvetik përfaqësohet në takimin e madh kontinental me një skuadër të formuar nga lojtarë me prejardhje prej 12 kombeve të ndryshme.

Sipas sajtit të basteve online NetBet, Zvicra dhe Franca janë skuadrat më multikulturale: të dyja kanë përzgjedhur nga 15 lojtarë emigrantë ose bij emigrantësh. Zvicra ndërkaq e ka numrin më të madh të lojtarëve të lindur jashtë saj dhe që luajnë në këto finale evropiane – dyfishin krahasuar me Francën.

Rreth një e treta e lojtarëve zviceranë vijnë nga ish Jugosllavi, katër prej tyre i kanë rrënjët në kosovë. Pikërisht Kosova është bërë kohët e fundit anëtare e FIFA-s, Federatës Ndërkombëtare të Futbollit. Nuk është ende e qartë nëse këta lojtarë do të qëndrojnë në përbërjen helvetike.

Në këto finale të Evropianit, Zvicra është thirrur të përballet në ndeshjen e parë me Shqipërinë. Takimi do të shikojë kundër njëri tjetrit dy vëllezërit  Xhaka: Graniti bën pjesë në skuadrën zvicerane, ndërsa Taulanti luan në përfaqësuesen shqiptare.

Në tri pjesëmarrjet e fundit në finalet evropiane, kombi zviceran është eleminuar rregullisht në xhiron e parë. Sivjet i duhet të takojë në grupin e saj veç Shqipërisë, edhe Francën e Rumaninë.

zvcr2

Përzgjedhja zvicerane

Trajner: Vladimir Petkovic

Portierë: Yann Sommer, Roman Bürki, Marwin Hitz

Mbrojtja: Johan Djourou, Nico Elvedi, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, François Moubandje, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Steve von Bergen

Mesfusha: Valon Behrami, Blerim Dzemaili, Gelson Fernandes, Fabian Frei, Granit Xhaka, Denis Zakaria

Sulmi: Eren Derdiyok, Breel Embolo, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Haris Seferovic, Shani Tarashaj

Përktheu për voal.ch Skënder Buçpapaj