Bernezi është pranuar zyrtarisht në korpusin e astronautëve të Agjencisë Evropiane të Hapësirës – Midis 2026 dhe 2030 ai do të shkojë në një mision në ISS
VOAL- Zvicra ka sërish një astronaut në kuptimin e plotë të fjalës: Bernezi Marco Sieber (Marko Ziber) u pranua zyrtarisht në trupën e astronautëve të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) të hënën, pasi përfundoi trajnimin e tij bazë në Këln të Gjermanisë.
“Ky është një moment historik për Evropën në hapësirë”, tha drejtori i përgjithshëm i ESA-s Josef Aschbacher në ceremoninë e certifikimit për astronautët e rinj. Marco Sieber është vetëm astronauti i dytë i Zvicrës, pas Claude Nicollier.
Me origjinë nga Kirchberg, 35-vjeçari bernez u zgjodh nga 22,500 kandidatë për kursin e trajnimit.
Midis 2026 dhe 2030, astronautët e rinj evropianë do të shkojnë në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) për të kryer eksperimente shkencore, u mësua gjatë ceremonisë. rsi-eb
Komentet