VOAL

Please Wait ...
0%

Zvicra është vendi më i sigurt ku emigrantët mund të jetojnë

By | September 6, 2017

Komentet

Davos 2018 – shpenzimet për sigurinë arrijnë 9.5 milionë franga

VOAL – Ushtria dhe policia, ardhur në Davos nga 26 kantonet e Zvicrës, janë gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) i cili fillon nesër. Qyteza në Graubynden është transformuar në një lloj dhome të mbyllur me hyrje tejet të siguruara për të garantuar sigurinë e mysafirëve të Forumit, bëri të ditur te hënën (sot) komandanti i policisë Walter Schlegel. Shpenzimet për sigurinë arrijnë në 9.5 milionë franga.

Schlegel nënvizoi rolin e rëndësishëm të ushtrisë për realizimin e eventit. Ushtarakët aktivë, plot 5000 trupa, jo vetëm që e garanton sigurinë në Davos, por merren edhe me transportin ajror nga Zyrihu në Davos per mysafirë të ndryshëm.

Sivjet, në pritje të arritjes së presdentit amerikan Donald Trump, autoritetet e sigurisë të Konfederatës kanë bashkëpunuar me “Secret Service” amerikan.

Rreziku nga ortekët është maksimal, disa linja hekurudhore janë të bllokuara

VOAL – Bora e madhe që ka rënë, ka sjellë rrezikun e shtuar të ortekëve, sidomos në veri të Alpeve Zvicerane, duke provokuar jo pak dëme në shkallë vendi.


Në veritë Tiçinos, ku rreziku është rritur nga shkalla 4 në 5, janë mbyllur rrugët nga Val Bedretto në Airolo, ajo ndërmjet Ghirone e Cozzera, si dhe segmenti Olivone-Campo Blenio. Në Graubynden lidhja mes Bassa e Alta Engadina është garantuar me tragetet e Vereinas, ndërsa A13 është mbyllur për automjetet e rënda mes Mesocco e Landquart. Trenat nuk qarkullojnë nga Filisur e Davos për në Arosa: udhëtarët duhet të marrin autobusët zëvendësues.

Bora e re e 3 ditëve të fundit

Situata është e vështirë sidomos në Valé, ku rreziku i otekëve dhe shembjeve është në nivel maksimal. Zermatti deri në 11.00 nuk ishte i arritshëm as me helikopter për shkak të mbjegullave dhe pistat e skive e shtigjet e ekskusionistëve janë të mbyllura. Enti lokal turistik i fton prindërit të mos i lejojnë të fëmijët të luajnë të pashoqëruar në borë, sepse, për shkak të grumbllimeve të borës nga era, mund të humbin orientimin.

Në Oberland bernez nuk la lidhje hekurudhore mes Lauterbrunnen e Wengen. Është ndërprerë qarkullimi i trenave turistikë edhe mes Kleine Scheidegg e Jungfraujoch. Disa pista skish janë mbyllur, janë hapur vetëm pak prej tyre.

Roger Federer fiton ndaj Marton Fucsovics, kalon në çerekfinale

VOAL – Roger Federer (ATP 2) nuk pati probleme të mëdha për të kaluar në çerekfinalen e Australian Open. Bazelasi mundi hungarezin Marton Fucsovics (80) me 6-4 7-6 (7/3) 6-2 në diç më pak se dy orë lojë. Ishte hera e parë që përballeshin në një ndeshje zyrtare.

Kundër një lojtari shumë të përpiktë në pritjet dhe goditjet, bazelasit i është dashur të mobilizohet nga fillimi deri në fund. Në setin e dytë përballja ishte dhëmb për dhëmb. Në këtë set hungarezi 25 vjeçar i shteroi të gjitha energjitë, duke ia bërë të lehtë Federerit fitoren në setin e tretë.

Federer ka arritur për të 52-tën herë në çerekfinalen e një Slam e bëhet lojtari më i vjetër që arrin në çerekfinale në në Melburn nga viti 1977 (i fundit ishte Ken Rosewall, në moshën 42 vjeçare). Tani do të sfidojë Tomas Berdychun (19) i cili ka mundur me 6-1 6-4 6-4 Fabio Fogninin (25).

Zermatt sërish i izoluar

VOAL – Bora e shumtë që po bie këtë fundjavë kanë bërë që shkalla e alarmit nga rreziku i ortekëve të rritet nga 4 në pesë në gjithë Hakun Alpin Helvetik. Përveç Graubyndenit, janë veçanërisht të goditura nga ky fenomen Valeja, Berna dhe hapësira të gjera të Vosë. Lokaliteti turistik i Cermatit (Zermatt) është përsëri i paarritshëm për shkak të rrëqitjeve të dheut. Trenat janë ndaluar dhe auobusët zëvendësues arrijnë vetëm deri në Täsch.

Buletini i ortekëve për ditën e diel

Bllokime rrugësh për shkaqe sigurie apo për të hequr shembjet e dheut ka në krejt Zvicrën Perëndimore. Linja Lötschberg është pjesërisht e bllokuar mes Spiez (Bernë) e Goppenstein (Valé). Për krejt ditën janë ndërprerë tragetet dhe shërbimi i pasagjerëve të Furka mes Niederwald e Oberwald në Valé.

Moti ka provokuar dëme edhe ne linjën mes Villars-sur-Ollon e il Col-de-Bretaye (Vo). Trenat nuk qarkulojnë e nuk ka mejete zëvendësuese. Probleme ka edhe në hyrje të Gjenevës. Linja hekurudhore për në Lion është e mbyllur. Ka autobusë zëvendësues, por orarët nuk janë të garantuar dhe koha e udhëtimit mund të zgjatet shumë.

Zvicra midis Trumpit dhe Kimit

VOAL – Zvicra duhet të jetë në dispozicion për të promovuar një shkrirje të akujeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut. Ky është propozimi i rezolutës së senatorëve tiçinas të SVP, Zonës Liberale dhe Partisë Kouniste dorëzuaar në Zyrën Presidenciale të Senatit, e cila duhet të vendosë nëse do t’ia paraqesë për votim Parlamentit të Zvicrës.

Në rast se rezoluta përkrahet nga Legjislativi, Këshilli i Shtetit (Senati) duhet ta ngarkojë Bernën të kërkojë promovimin e një konference paqeje dhe dialogu në Zvicër ndermjet Këshillit Federal të Zvicrës, presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit verikorean Kim Jong-un.

Australian Open: Federer fiton ndeshjen e tretë, është në tetëshe

VOAL – Roger Federer (ATP 2) vazhdon fitoret në Australian Open, duke arritur në tetëshe falë suksesit të arritur në tri sete, në 1h59′ lojë kundër Richard Gasquet (31).

Pas setit të parë të fituar 6-2, në të dytin King Rogerit është dashur të gjejë momentin e duhur për ta mbyllur me 7-5. Në setin përmbyllës bazelasi ka prirë 3-0, por Gasquet është kundërpërgjigjur duke barazuar 4-4. Federer nuk është impresionuar, duke e mbyllur setin 6-4.

Në ndeshjen tjetër, Federeri do të takohet me hungarezin Marton Fucsovics (80). Është sfida e parë mes tyre.

Schneider-Ammann: Zvicra nuk i trembet Uashingtonit

VOAL – Zvicra nuk duhet t’i trembet një eksodi të firmave amerikane pas reformës fiskale të dëshiruar nga Donald Trumpi. Është i bindur për këtë Johann Schneider-Ammann, sipas të cilit Konfederata ka disa mundësira të favorshme.

Këshilltari federale, nga kolonat e gazetës Schweiz am Wochenende, e njeh projektin fiskal të Trumpit, por amerikanët ndërkohë kanë kushte komode në Zvicër, prandaj projekti i Trumpit nuk do të sillte diçka të re në këtë drejtim.

Ndërmarrjet amerikane, nënvizon Schneider-Ammann, duhet të llogarisin edhe kostot dhe problemet lidhur me transferimin e veprimtarisë së tyre.

Fotoreportazh: E rrallë, njihuni me hotelin ku mund të pushoni në dy shtete njëkohësisht

Një hotel me dy yje ju mundëson të pushoni në dy shtete njëkohësisht, në atë të Zvicrës dhe të Francës. Hoteli “Arbez” qëndron në kufirin mes Francës dhe Zvicrës, që nënkupton se ka një adresë franceze dhe një zvicerane. Në anën franceze, Arbez është në Rue de la Frontera në La Cure, përderisa në anën zvicerane është në Route de France në Cure.

Sapo të hyni brenda, ju mund të ecni prej njërit shtet në tjetrin brenda sekondave. Pozita e veçantë e këtij hoteli erdhi në vitin 1862, kur qeveria franceze dhe ajo zvicerane nënshkruan një traktat për të modifikuar kufirin mes dy vendeve.

Shtretërit e dhomave kanë nga dy jastëk, njëri i dizajnuar me flamurin zviceran e tjetri me atë francez.

(i.ç/BalkanWeb)

Probleme në rrjetin Swisscom – Blackout rreth një orë në veri të vendit – Bllokim i përkohshëm i shitjes së biletave të trenave

VOAL – Rrjeti celular Swisscom shënoi disa probleme të premten në mëngjes, sidomos në Zvicrën gjermane e në Romandia. Përdoruesit që kërkojnë të flasin dëgjojnë një operator me një mesazh për probleme teknike. Sipas gazetës Blick, pothuaj krejt veriu ka mbetur pa sinjal. Në Zvicrën italiane problemet janë minimale.

Operatori njoftoi se problemi ka ndodhur në 9.02 e ka prekur rrjetet 2G e 3G (përjshtuar rrjeti 4G), dhe se shërbimi është rikthyer.

Në të njëjtën kohë faqja e hekurudhave zvicerane në internet ka pasur probleme: për disa minuta nuk ka qenë e mundur të shiten bileta online apo në sportele, por vetëm në distributorët automatikë. Shkaktare ishte një avari në bankën e të dhënave Oracle.

Linja të ndryshme hekurudhore jashtë shërbimit nga era “Friederike”

VOAL – Stuhia “Friederike”, e cila pritet të arrijë intensitetin maksimal natën, fillon të ndihet në rrjetin hekurudhor. Disa linja tashmë janë ndërprere. Një nga këto është Kur-Arosa.

Pasdite një pemë ka rënë mbi linjën në afërsi të stacionit Lüen/Castiel. Një shërbim me autobus është në vazhdim.

Nuk qarkullojnë trenat lokalë për Jungfraujoch (3453 m), ata nga Lucerna për në Pilatus (2118 m) e trenat në Vo nga Aigle për Les Diablerets. Nuk punon as teleferiku me shina i Bernës nga Beatenberg për në Niederhorn (1933 m). Nuk qarkullojnë anijet në liqenin Thun. Trafiku nga Shafhauzeni për në Singen (Gjermani) është bllokuar nga rënia e një peme në binarë.

Era i ka bllokuar lidhjet në linjën hekurudhore nga Gossau (Sant Galen) për në Wasserauen (Apencel i Brendshëm), nuk qarkullojnë anijet në liqenin e Gjenevës në linjën Losanna-Ouchy (Vo) për në Thonon-les-Bains (Francë).

Nga rreziku i ortekëve mbetet e ndërprerë linja e Oberalp, mes Andermatt (Uri) e Disentis (Graubynden).

Sipas MeteoSvizzera “Friederike”, përveç erërave, do të sjellë edhe 20 deri në 50 centimetra borë. Instituti i Studimeve për Ortekët thekson rrezikun e tyre dhe jep alarmin nga 3 deri në 5 deri të premten pasdite. Në kantonin e Vales mund të ketë ortekë masivë.

 

Australian Open: Federer e fiton edhe ndeshjen e dytë

VOAL – Roger Federer (ATP 2) fiton ndaj Jan-Lennard Struff (55) me 6-4 6-4 7-6 (7/4). Zvicerani 36 vjeçar ka pasur vetëm një moment rënieje, në setin e tretë, por në përgjithësi nuk ka pasur problme për të kaluar në turnin tjetër të Australian Open dhe për ta parë veten në 16-shen e Melburnit.

Helvetiku i ka përmbyllur dy setet e para në pak më shumë se një gjysmë ore. Por gjermani ka bërë një reagim të fortë në setin e tretë. King Roger i është përgjigjur dhëmb për dhëmb rivalit, duke e mundur për të dytën herë 27 vjeçarin.

Ndeshjen tjetër Federer do ta ketë me Richard Gasquet (31), i cili e ka eleminur italianin Lorenzo Sonego (219)  me 6-2 6-2 6-3. Francezi ka dalë i dërmuar në 16 prej 18 takimeve me Federerin, pa arritur asnjë fitore në tetë sfidat e fundit mes tyre.

Edhe stuhia Evi lë pasoja, nesër pritet stuhia Friederike

VOAL – Stuhia Evi — e cila kaloi të mërkurën mbi Zvicër me shpejtësi mbi 160 kilometra në orë – ka shkaktuar dëme të cilat ende nuk janë vlerësuar. Disa rrugë dhe linja hekurudhore kanë mbetur të bllokuara për shkak të degëve të rëna dhe pemëve të rrëzuar. Erërat e forta dhe bora kanë provokuar edhe ndërprerjen e enegjisë elektrike në Graubynden, çka ka prekur 2 500 ekonomi familjare në Prettigovia e Surselva.

Sa iu përket hekurudhave ndërkombëtare, një zëdhënës i FFS ka bërë të ditur sot paradite se një pemë është rrëzuar mbi linjën mes Buchsit (në Sant Galen) e Feldkirchit (në Austri), duke e dëmtuar. Trenat nga Zyrihu për në Vjenë – nëpërmjet Innsbruck — janë shmangur në një kalim tjetër. Për trafikun rajonal FFS kanë organizuar autobusë zëvendësues, ndonëse situata në mbrëmje i është kthyer realitetit.

Dy javë pas kalimit të stuhisë Burglind, edhe kjo aktuale duket se ka lënë shenjë, disi më të pakët. Moti i trazuar, sipas ekspertëve, do të vazhdojë edhe disa ditë, duke pasur parasysh se do të vijë një tjetër stuhi, e pagëzuar Friederike, e cila do të mbërrijë të enjten, gjatë ditës.