VOAL – BERNË – Pushimet verore janë në prag edhe për ministrat zviceranë. Por për anëtarët e kabinetit qeveritar të vendit nuk ka dyshime: Ata do t’i kalojnë pushimet në Zvicër, jashtë vendit shkojnë vetëm për arsye të detyrës.
Pas mbledhjes që bëhet nesër në mëngjes fillojnë pushimet verore të qeveritarëve federalë. Për ata është e qartë se edhe gjatë verës do të ketë udhëtime pune jashtë vendit. Por para Festës Kombëtare i bien Zvicrës kryq e tërthor.
Sipas traditës presidentja Simonetta Sommaruga më 1 gusht mban një fjalim. Pra kësaj ajo ka në program këto udhëtime pune: në Spanjë, Poloni dhe Luksmeburg. Këtë e bën të ditur zëdhënësi i presidentes Guido Balmer për agjencinë e lajmeve sda. Pjesën tjetër të kohës Sommaruga e kalon duke shëtitur në malet zvicerane.
Edhe ministrja e Financave Eveline Widmer-Schlumpf do t’i kalojë pushimet verore në Zvicër, duke i shijuar me familjen. Në prag të Festës Kombëtare do të vizitojë Bazelin Fshat.
Lindau, Valé, Milano dhe Lokarno
Alain Berset, ministër i Brendshëm dhe baba i tre fëmijëve shkollarë, do që t’i kalojë pushimet me familjen. Ai do të qëndrojë kryesisht në Zvicër, por do të ketë një qëndrim të shkurtër në Francë, thotë zëdhënësi.
Gjithsesi atij nuk i mbetet shumë kohë për çlodhje: Më 1 gusht Berset do të jetë në Lindau të Zyrihut dhe pastaj në Valé. Tri ditë më vonë, më 4 gusht, ai do të takohet me ministrat e Kulturës në Expo Milano. Pastaj dot të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Lokarno të Tiçinos.
Udhëtime pune në Azi
Edhe Doris Leuthard, përgjegjëse e Vorsteherin des Departamentit për Mjedis, Transport, Energji e Komunikim (UVEK) do të ketë udhëtime pune: Ajo do të ketë takime pune në Singapor dhe Korenë e Jugut.
Leuthard do të jetë më 1 gusht në Ottenbach të Zyrihut dhe në Bad Zurzach të Argaut.
Ministri i Mbrojtjes Ueli Maurer nuk i shpall udhëtimet jashtë shtetit. Zëdhënësja tha se ato do të bëhen të njohura në kohën e duhur.
“Pushime të mbara të gjithëve”
Gjithsesi dihet se Maurer më 1 gusht në Grosswangen dhe Nottwil të Lucernës. Ministri i Ekonomisë Johann Schneider-Ammann do të jetë më 31 korrik në Allschwil të Bazelit Fshat. Ai ka shumë punë më 1 gusht: Do të jetë në Windisch të Argaut dhe në pavijonin e Zvicrës në Milano. Ndërkohë gjatë korrikut disa ditë do t’i kalojë në Malësinë e Bernes, tha zëdhënësi.
Ministri i Jashtëm Didier Burkhalter udhëton në ditën e Festës Kombëtare në Sumiswald të Bernës dhe në Zyrih. Lidhur me programet e tij ai ende nuk ka vendosur, thonë në Departamentin e Punëve të Jashtme (EDA). Dihet vetëm se ai iu uron të gjithëve pushime të mbara.
sda-ats
Komentet