VOAL

Please Wait ...
0%

Zvicra e nis Botërorin me Brazilin

By | December 2, 2017

Komentet

Spanja mund të përjashtohet nga botërori, shpresë për italianët

FIFA ka paralajmëruar Federatën Spanjolle të Futbollit që të mos lejojë ndërhyrjen e qeverisë spanjolle në punët e saja ose përndryshe Spanja do të përjashtohet nga FIFA.

Lajmi vjen nga “El Pais” dhe sipas saj iberikët mund të rrezikojnë pjesëmarrjen në botëror nëse kjo gjë do ndodhi, shkruan PanoramaSport.

Nga ky lajm mund të gëzohet Italia, e cila mund të përfitojë nga një përjashtim i mundshëm i Spanjës për ti zëne vendin në Botëror.

FOTO+VIDEO – Gaz Demi dhe Olsi Rama në stadium, përgjaket derbi i Beogradit

Olsi Rama dhe Gaz Demi kanë qenë të ftuar nga presidenti i Partizanit të Beogradit për të parë derbin e kryeqytetit serb Partizani Beograd-Cervena Zvezda. Por ndeshja nuk ka shkuar ashtu siç pritej sepse brenda sektorit të tifozëve të Partizanit ndodhi një përplasje dhe dhjetëra tifozë u plagosën.

derbi3

Fillimisht u tha se sherrin e filluan disa tifozë të Zvezdës, të cilët ndodheshin në sektorin e atyre të Partizan-it, por kjo teori u hodh poshtë më vonë.

derbi 5

Ende nuk dihet se kush ishin tifozët që u rrahën nga tifozët e Partizanit dhe u dogjën më mjete piroteknike. Policia arriti të vendosë qetësi pas ngjarjes, por vetëm pasi disa tifozë dhe polica u plagosën dhe u dërguan për spital.

derbi 4

Ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi pas disa minutash, ndërsa në fund përfundoi me barazimin 1-1.

Messi synon Kupën e Botës

“Mos shkuarja në Rusi do të ishte një goditje e madhe si për mua ashtu edhe për kombëtaren. Nuk e di se si do ta pranoja këtë”, u shpreh Messi

Futbollisti argjentinas Lionel Messi në një deklaratë për faqen e internetit të FIFA-s tha se në kualifikimet për Kampionatin Botëror kanë marrë disa rezultate të papritura ose të jo të merituara.

Duke vënë në dukje se po vazhdojnë që të zhvillohen si ekip, Messi tha se “Ne do të jemi në gjendje më të mirë kur të shkojmë në Rusi për Kampionatin Botëror 2018. Kombëtarja jonë do të ketë edhe më shumë ndryshime”.

“Shpresoj se futbolli do ta paguajë borxhin”

Lidhur me deklaratën e përzgjedhësit të kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli i cili ka thënë se “Futbolli ia ka borxh Messit një Kupë Botërore”, Messi tha: “Po e dëgjova këtë. Më tha edhe mua. Shpresoj se futbolli në fund do ta paguajë borxhin”.

Në lidhje me pyetjen nëse në moshën 30 vjeçare është në vendin ku dëshiron, Messi tha se është i lumtur me jetën private dhe atë profesionale.

Ai tha se në kualifikimet e Amerikës Jugore për Kampionatin Botëror, niveli mes ekipeve është pothuajse i njëjtë. “Mos shkuarja në Rusi do të ishte një goditje e madhe si për mua ashtu edhe për kombëtaren. Nuk e di se si do ta pranoja këtë”, u shpreh Messi.

Ndërsa sa i përket moskualifikimit të Kilit në Kampionatin Botëror, futbollisti argjentinas tha se “Ashtu si për të gjithë, edhe për mua kjo ishte një surprizë. Kili është ekip i madh me një skuadër të mirë. Janë dy herë fitues me radhë të Copa America. Dhe, kjo tregon se sa i vështirë është kualifikimi nga Amerika Jugore”.

Furyt i hiqet dënimi: Anthony Joshua ku je djalosh

Tyson Fury ka marrë dritën e gjelbër për rikthim në boks, pasi ishte suspenduar me dy vite, shkaku i dopingut

Ish-kampioni i peshave të rënda, Tyson Fury nuk ka boksuar që kur mposhti Wladimir Klitschkon në nëntor të vitit 2015.

Pas skadimit të suspendimit, Fury dëshiron të kthehet menjëherë në ring dhe të luftojë kundër kampionit aktual të peshave të rënda, Anthony Joshua.

“Anthony Joshua ku je djalosh? Po vij për ty, askush nuk mund të më bllokojë rrugën tani”, ka shkruar Fury në Twitter.

Olsi Rama merr postin e drejtorit te Partizani, prezantohet ditët në vijim

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, pritet të marrë detyrën e Drejtorit të përgjithshëm
të klubit të Partizanit.

Lajmi pohohet nga burime pranë presidentit Gazmend Demi, raporton “Report Tv”.

Ish- basketbollisti Olsi Rama pritet të prezantohet te Partizani në ditët në vijim.

Edhe pak ditë më parë, vetë Olsi nuk e mohoi këtë gjë, kur u pyet nga mediat, teksa ishte i pranishëm në kursin për Drejtor Sportiv nën drejtimin e Sektorit të Edukimit që organizonte Federata Shqiptare.

“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj dicka më shumë.E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, tha ai.

Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Sot është hedhur shorti për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, i cili dha çifte tejet interesante, siç janë Real Madrid – PSG dhe Chelsea – Barcelona

NYON – Në selinë e Federatës Evropiane të Futbolli, UEFA, sot është hedhur shorti për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, i cili dha çifte tejet interesante, siç janë Real Madrid – PSG dhe Chelsea – Barcelona.

Përcaktimi i çifteve për fazën eliminatore në kompeticionin më të fortë të klubeve evropiane u mbajt në një mënyrë që fituesit ishin në një vazo, ndërsa skuadrat e dyta në tabelat e grupeve ishin në një vazo tjetër. Në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve nuk mund të luajnë ekipet që ishin në të njëjtin grup në fazën e parë, si dhe klube nga i njëjti shtet.

Çiftet:

Juventus – Tottenham Hotspur, Basel – Manchester City, Porto – Liverpool, Sevilla – Manchester United, Real Madrid – Paris Saint-Germain, Shakhtar Donetsk – Roma, Chelsea – Barcelona dhe Bayern Munich – Beshiktas.

Ndeshjet e para do të luhen më 13 dhe 14 si dhe 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit janë në orar në datat 6, 7, 13 dhe 14 mars të vitit 2018.

Finalja e Ligës së Kampionëve të UEFA-së, do të luhet më 26 maj të vitit 2018 në Kiev (Ukrainë).

Hidhet shorti i Europa League – Ja kundërshtarët për Milanin, Hysajn dhe Etrit Berishën

Menjëherë pas shortit të Ligës së Kampioneve, në një tjetër sallë do të zbulohen edhe 1/16-at e Ligës së Europës, ku përveç 24 skuadrave të kualifikuara, do të bashkohen edhe 8 “vendet e treta” të ardhura nga Champions-i. Nuk mund të përballen skuadrat që janë ndeshur më parë në të njëjtin grup dhe skuadra që përfaqësojnë të njëjtën federatë.

shorti europa league

 

 

VAZO 1: AC Milan (ITA), Arsenal (ENG), Atalanta (ITA), Athletic Club (ESP), Atlético Madrid* (ESP), Braga (POR), CSKA Moskva (RUS), Dynamo Kyiv (UKR), Lazio (ITA), Leipzig* (GER), Lokomotiv Moskva (RUS), Plzeň (CZE), Salzburg (AUT), Sporting CP* (POR), Villarreal (ESP), Zenit (RUS)

VAZO 2: AEK Athens (GRE), Astana (KAZ), Celtic* (SCO), Crvena zvezda (SRB), Dortmund* (GER), FCSB (ROU), København (DEN), Ludogorets (BUL), Lyon (FRA), Marseille (FRA), Napoli* (ITA), Nice (FRA), Östersund (SWE), Partizan (SRB), Real Sociedad (ESP), Spartak Moskva* (RUS)

LIVE SHORTI- PERBALLJET E 1/16-VE

Borusia Dortmund – Atalanta

Nisë – Lokomotiva e Moskës

Kobenhagen – Atletiko Madrid

Spartaku i Moskës – Atletik Bilbao

AEK- Dinamo Kiev

Sëlltik- Zenit

Napoli- Lajpcig

Cervena Zveda – CSKA e Moskës

Lion – Vijareal

Real Sosjedad-Salzburg

Partizani i Beogradit – Viktoria Plzen

Steau e Bukureshtit – Lacio

Ludogorec – Milan

Ostersund – Arsenal

Olimpik Marseje – Braga

Astana- Sporting Lisbone

Lionel Messi barazoi rekordin e Gerd Mullerit

Messi me golin e mbrëmshëm në xhiron 15-të të ligës spanjolle, në ndeshjen me Villareal me rezultat 2:0, shënoi golin e 525 në fanellën e Barcelonës, aq herë sa edhe Muller tundi rrjetet e kundërshtarëve

MADRID – Lionel Messi shënoi edhe një arritje të madhe në karrierën e tij. Ylli futbollistik i Barcelonës arriti rekordin e gjermanit Gerd Muller, duke shënuar më së shumti gola në fanellën e një klubi nga “pesë ligat e njohura”.

Messi me golin e mbrëmshëm në xhiron 15-të të ligës spanjolle, në fitoren e klubit të tij tek Villareal me rezultat 2:0, shënoi golin e 525 në fanellën e Barcelonës, aq herë sa edhe Muller tundi rrjetet e kundërshtarëve duke luajtur për Bayernin e Mynihut.

Mundësi për të kaluar rekordin e deritanishëm të Muller-it, argjentinasi do ta ketë në xhiron e ardhshme kur Barcelona në “Camp Nou” do të pret Deportivo la Coruna. aa

Risia e radhës në Kombëtare, Shqipëria i merr bomberin Zvicrës

SHKËLQIM DEMHASAJ

“Në muajt në vijim do të jem në kërkim të lojtarëve të rinj. Kam në mendje edhe një sulmues”, kjo ishte deklarata e Kristian Panuçit, në daljen e tij të fundit para mediave në konferencën për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Trajneri i Kombëtares duket të ketë hedhur sytë nga Lucerna.

Gazeta “Panorama Sport” ka zbardhur edhe tratativat me një sulmues, i cili në këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 16 ndeshje që është aktivizuar në Kupë dhe në kampionatin helvet.

Gazeta zbulon emrin që pritet të jetë në grumbullimin e radhës me kuqezinjtë. Bëhet fjalë për sulmuesin Shkëlqim Demhasaj. 21- vjeçari, i aktivizuar me shpresat helvete në dy ndeshje, ka marrë ftesë nga Shqipëria. Në fillim, vetë futbollisti me origjinë shqiptare ka hezituar për të vendosur nëse do të pranonte të vishej kuqezi apo jo.

Demhasaj

Më pas, ka qenë vetë menaxheri i tij, i cili është interesuar pranë institucionit të futbollit në vend dhe trajnerit të Kombëtares, që të mund të bëhej pjesë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një sulmues shtatlartë 189 centimetra dhe që ka shënuar 7 herë në vetëm 16 ndeshje me skuadrën e re.

Demhasaj Shkelqim

Sulmuesi është aktivizuar me Zvicrën U-21 në ndeshjet kundër Uellsit dhe ndaj Bosnjë Hercegovinës. Momentalisht, me pranimin e tij, institucioni i futbollit është duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm që ai të mund të pajiset me pasaportën shqiptare, në mënyrë që në grumbullimin e radhës të jetë në dispozicion të trajnerit Panuçi.

Sports Awards, Sportisti i Vitit 2017 zgjidhet Roger Federer

Federer mori 38 për qind të votave të publikut sportdashës zviceran
ZYRIH – Roger Federer  u zgjodh Sportisti i Vitit 2017 në spektaklin e përvitshëm Sports Awards të Zyrihut. Bazelasi në 2017 ka fituar Australian Open e Wimbledon duke e çuar në 18 numrin e trofeve të Grande Slam dhe duke fituar në pesë turne të tjera të ATP. Për Federerin është çmimi i shtatë personal pas atyre të viteve 2003, 2004, 2006, 2007. 2012 e 2014, të cilit i shtohet edhe një çmin në skuadër në vitin 2008.

Ronaldo shpallet fituesi i “Topit të Artë”, barazon Messi-n me 5 trofe

Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të 5 trofeun e “Topit të Artë” duke mundur në garën treshe Lionel Messi-n dhe Neymar. Futbollisti portugez e fiton për herë të tretë radhazi trofeun duke barazuar Lionel Messi-n me 5 të tillë. Pas trofeut “The Best” të akorduar pak muaj më parë ky është një tjetër çmim i rëndësishëm individual për “galaktikun” e Real Madrid.

Kujtojmë që prej dy vitesh “Topi i Artë” akordohet nga “France Football” pas përplasjeve që revista franceze pati me FIFA-n. Në votim kanë marrë pjesë 178 gazetarë sportiv nga e gjithë bota.

Pak kohë më parë Ronaldo pati deklaruar se synon të fitojë 7 “Topa të Artë” dhe njëkohësisht të ketë edhe 7 fëmijë. Sa i takon këtij aspekti portugezi është më para me “Topat e Artë” sesa me fëmijët pasi numëron 5 trofe dhe fëmijë 4.

ora 19:30

“France Football”, revista franceze, do të akordojë sot trofeun individual të “Topit të Artë” në ceremoninë që po mbahet në Paris. Para se të shpallet fituesi, “France Football” ka zbuluar listën me 30 lojtarët më të mirë të votuar nga 178 gazetarë në të gjithë botën.

4 : Gianluigi Buffon

5 : Luka Modric

6 : Sergio Ramos

7 : Kylian Mbappé

8 : N’Golo Kanté

9 : Robert Lewandowski

10 : Harry Kane

11 : Edinson Cavani

12 : Isco

13 : Luis Suarez

14 : Kevin De Bruyne

15 : Paulo Dybala

16 : Marcelo

17 : Toni Kroos

18 : Antoine Griezmann

19 : Eden Hazard

20 : David De Gea

21 : Leonardo Bonucci et Pierre-Emerick Aubameyang

23 : Sadio Mané

24 : Radamel Falcao

25 : Karim Benzema

26 : Jan Oblak

27 : Mats Hummels

28 : Edin Dzeko

29 : Dries Mertens et Philippe Coutinho.

Fjalim para ekipit, Olsi Rama merr “de facto” drejtimin e Partizanit

Partizani ka zhvilluar dje stërvitjen e radhës në kuadër të ndeshjes ndaj Teutës në ambientet e kompleksit stërvitor në Kamzë. Në të njëjtin vend ishte duke u zhvilluar edhe kursi për Drejtor Sportiv që mbahet nga Federata Shqiptare e Futbollit, të cilin po e ndjek edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të vendit.

Emri i këtij të fundit është përfolur shumë për emërimin në krye të të kuqve, por nga ana e klubit nuk është konfirmuar asgjë, madje nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar. Gjithsesi fakti që Rama po specializohet në një pozicion drejtuesi, tregon qartë qëllimin e tij për të qenë në krye të “demave”. Dhe si për të përforcuar më shumë një gjë të tillë, pas kursit të djeshëm, ai ka pasur fillimisht në fushën sportive një takim me drejtuesit e stafit teknik dhe jo vetëm dhe më pas lojtarët.

Ashtu siç shihet dhe në foto, Rama është duke folur para lojtarëve duke i motivuar për ndeshjen ndaj Teutës, por edhe për vazhdimësinë e këtij sezoni. Në një situatë të tillë mund të aludohet se ai është “de facto” drejtues i Partizanit ose thënë ndryshe, njeriu i besuar i presidentit Demi në ekip. Në një kohë që italiani Moxhi duket gjithmonë e më larg të kuqve, të kuqtë duket se kanë një drejtues të ri./Panorama Sport