VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zhaklina Dhimojani Blätter: Përshpirtje nga larg në nderim të regjizores së shquar të filmit shqiptar Xhanfize Keko

By | December 22, 2020

Komentet

Përçarja pa vetëdije mund të falet, por ajo me paramendim asnjëherë – Nga Shqipe Duriqi Dauti

Perçarja pa vetedije e kombit mund edhe te falet,
por ajo me paramendim nuk duhet falur asnjehere !
Vjelli vrere sa mundi i pacipi para zgjedhjeve,
nuk la metode dekurajuese pa perdore per te vrare shpresen e popullit te vet,
dhe ne fund kur pa se nuk ia arriti doli me ate qe me se shumti mund ta perçaj kete popull:
me vrasjet e pasluftes e vrasesit( shpifjet e tij perçarese).
Po ku ke more funderrin qe 20 vite qe s’fole pasi i paske ditur ( edhe pse fare kush ka mend s’i beson),
por prite deri tash qe edhe njehere per kursa here te fusesh thiken mes gjakut tend .
Po si mundet nje popull te kete nje njeri te tille qe 24 ore ne dite vetem dem i ben dhe e perçan per interesa te veta e armiqesore.
Vetë fakti qe keto rrjedhin nga nje qenie jonjerezore mjafton te kuptohet çfare qellimi dhe prapavije e poshter pas gjithe kesaj loje qendron.
Djali trathtar nuk i duhet as Nenës të vet e le ta don me populli.
Mjerë na qe te kem ty , o i mallkuari i kombit!

(Video) Kritika e vlerëson pikturën e Samedin Asllanit si e një “Stili unik”.…

 

Është piktor Zviceran i lindur në vitin 1969 në Mitrovicë (Kosovë). Vetëm dikur pas vitit 1993 ai zbarkoi në brigjet e Liqenit të Gjenevës në Lozanë. Që në moshë shumë të re, je pajisur me një
prirje të vërtetë artistike, Asllani ishte mahnitur nga bota e vizatimit.

Në shkollë, fletorja e tij e shkrimit ishte e mbushur me skica që për temë kishin mjedisin që e rrethonte. Si fëmijë, me një pjekuri shumë të parakohshme, ai u vu re shpejt për talentin e tij si vizatues: skicat dhe satirat e tij u botuan rregullisht në gätetat kryesore ditore të vendit.

Sapo u regjistrua në akademinë e arteve, Asllani braktisi karicaturen për t’iu përkushtuar tërësisht pikturës. Je frymëzuar nga surrealizmi, vepra e tij shtrihej midis vizioneve, universeve dhe delirëve ëndërrimtarë. Pikturat e tija do të rikthejnë në jetë një botë të harruar, atë të përrallave, miteve dhe legjendave popullore.

Mëdyshja ndërmjet apparaît à thellë artistik dhe morisë së ndjenjave të ekzaltuara e bën çdo pikturë të jetë si një pikë kulmore, një pezullim i përkohshëm i kohës që kalon. Çdo pikturë është një psherëtimë e thellë gëzimi, zemërimi ose trishtimi.

Saktësia dhe rregullsia e vijës së tij të zezë zbulon në mënyrë delikate dritë-hijen e pikturave të tija. Pena e tij përvijon në mënyrë të njëjtë dhe të bukur si fuqinë e një peizazhi ashtu edhe
butësinë e formave të një gruaje.Kur Asllani prek atë pafundësisht të voglën, ai i futë në rezonancë gjurmët e së kaluarës.

Pikturat e mëdha akrilike me ngjyra të shndritshme, të pasuruara me një mori arabeskash me ngjyrë të zezë, e karakterizojnë këtë evolucion. Peizazhet ndonjëherë të trazuara, personazhe dhe objectses të përshkruara në mënyrë realiste ose alegorike, ngjallin emocione të mëdha te shikuesit përmes shumëllojshmërisë së subjectjecte të paraqitura.

Gjithnjë ka qenë i udhëhequr nga ndjenjat e tija prandaj edhe periudhat e ndryshme të jetës së tij janë paraqitur në pikturë. Rrethanat e jetës në rininë e tij ndikuan në paraqitjen e hijeve të errëta dhe të ftohta në veprën e tij.Por me kalimin e kohës vijnë duke u bërë më të kthjellëta, për të na dhënë edhe piktura më të lehta dhe të ndritshme, por gjithnjë me filigran, një stil që mund tënjihet krejt. Vepra e tij është ekspozuar në galeri të shumta në Zvicër, por edhe në Itali,

Francë, Luksemburg dhe Gjermani.

Critique e artit e përshkruajnë Asllanin si një piktor „mbërthyes“.

Botuar më 4 shkurt 2020 nga Vjosa Gërvalla

 

Fëmijët në festën e Pavarësisë Nga Nexhmije Mehmetaj- mësuese në Jura

Veprimtari shkollore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shkolla shqipe e mësimit plotësues në kantonin Jura e organizuar përmes Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashër” në Zvicër, ka një traditë 28 vjeçare. Aktualisht mësojnë 79 nxënës, 69 janë nga Kosova 6 nga Shqipëria ( Kukësi dhe Tropoja), 1 nga Kosova Lindore, 3 shqiptaro – zviceran. Gëzimin dhe kënaqësinë që kanë këta nxënës e nxënëse, dëshirojmë që ta kenë edhe moshatarët e tyre në çdo cep të Zvicrës, duke mësuar krahas gjuhës frënge që mësojnë në shkollën vendase edhe gjuhën e ëmbël shqipe, që nëpërmjet saj të kenë mundësi të komunikojnë me prindërit në familje dhe të afërmit tjerë në atdhe, që me një nivel të duhur me potencialin e dygjuhësisë, t’i kenë rrugët e hapura për të ndërtuar të ardhmen këtu ku jetojnë apo edhe në atdhe.
Ashtu si edhe në kantonet të tjera ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe, si Gjenevë, Cyrih, Bernë, Basel, Vaud, Valis, Thurgau, Friburg, Neoshatel, etj. edhe në Jura organizimi i festave kombëtare është pjesë e shkollës shqipe.

Në programin e nxënëseve plot dije e argëtim bartet dashuria për gjuhën e të parëve dhe kulturën shqiptare.

Ketë vit shkollor në kushte të veçanta të pandemisë veprimtaritë tona nuk kemi mundur të paraqesim përpara komunitetit. Ato u përpoqëm të i realizojmë në klasë duke krijuar atmosferë festive.

Të premten, më 19 shkurt, në Delemont dy orët mësimore ia kushtuam 13- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ishte një ditë e veçantë dhe akoma më e gëzuar, festuam së bashku në ambientin shkollor festën e Pavarësisë, me këngë, recitime, lexime historike, konkursi i vizatimit etj.

Fillimisht nxënësit kënduan këngën “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”. Nxënësja Rinesa Keqmezi lexoi para nxënësve tekstin “Shqiptarët histori e një qëndrese” dhe e komentuam me të tjerët.

Theksi u vu në: Kontributi i dr Ibrahim Rugovës dhe i Ushtrisë çlirimtare dhe mbështetja që bëri NATO për çlirimin e Kosovës. Adem Jashari komandanti legjendar. Populli i Kosovës sakrifikoi shumë dhe kjo ditë e lumtur më në fund erdhi momenti historik më 17 Shkurt 2008 pavarësia e Kosovës. Kosova sot, përpjekjet për integrimin në Bashkimin Evropian etj.

Nxënësi Gentian Ramabaja lexoi poezinë “Zgjohu, Kosovë” të poetit Ali Podrimja. Nga punimet e nxënësve zgjodhëm ato më të mirat.

Ne u jemi mirënjohës vendeve tjera të fuqive të mëdha të botës që njohën vendin tonë të ri e të pavarur.

Nxënësit dukeshin të buzqeshur dhe të kënaqur. Madje ndjeheshin të veçantë. Atdhetarët e vegjël, nuk ndiheshin të lodhur edhe pse janë të ngarkuar edhe me mësimet në shkollën zvicerane.

Nuk mund të lë pa përmendur dhe festimet tjera që shkolla realizon me rastin e festave të rëndësishme. Janë momente që sjellin harmoninë shqiptare, të shuajnë mallin për atdheun….

Delemont, 20.02. 2021 Nexhmije Mehmetaj- mësuese në Jura

 

 

 

LAKMIA E TERRPIA PËR TU BA ME ÇDO KUSHT KRYEPAR E KURVENDAR NË KUVENDIN E KOSOVËS… – Nga Abas Fejzullahi

 

Disa të dhëna për veçorit dhe përbërjen e  Kuvendit të Kosovës:

 

Kuvendin e Kosovës e përbëjnë kurvendarët që janë përfaqsuesit e përzgjedhur të partive politike që u përkasin e thirren edhe si përfaqësues të popullit… për fatin e keq të  vet popullit..!

 

Kosova sipas Kushtetutës që ka dalur nga Pakoja e Martti Ahtisaari dhe është miratuar në  Kuvendin e Kosovës me votat e kurvendarëve është Shtet shumë (Multi) etnik, ku vendorët janë mbi 95% shqiptarë dhe pakicat tjera që janë të emërtuara secila sipas dëshirës së tyre si: Rom. Ashkali, Egjiptian, Boshnjak, Goran, Turq dhe Serb… përbëjnë  5%  përqindëshin tjetër !

 

S’kam të dhëna e njohuri se në Ballkan apo në Europ me këtë përbërje të popullësisë ka ndonjë shtet që është emërtuar si Shtet shumë(Multi) etnik..!?

 

Nga të gjitha pakicat e sipërpërmendura më të përgdhelurit (privilegjuarit) janë Serbët që përbëjnë më së shumti 2% deri në 3% të popullatës dhe janë ardhacak, pushtues e kolonizator qysh nga pushtimet e Serbisë në trojet shqiptare në hapësirat e Dardanisë, të cilët edhe kanë marrur pjesë në kryerjen e krimeve dhe zbatuar gjenocide të shumëllojshme ndaj shqitarëve vendor në kohë dhe hapësirë në vazhdimsi!

 

Pakica serbe në Kosovë është e përfaqësuar me kurvendar në Kuvendin e Kosovës, sikur të ishin 20 % apo 30 % sepse kanë vende të rezervuara dhe përfaqësuesit i përzgjedh dhe i cakton Serbia përmes Listës serbe, të cilët në vazhdimsi këshillohen e udhëzohen nga krypari i Serbisë në Beograd,  ndërsa paguhen nga taksapaguesit e Kosovës dhe Kosovën se njohin si shtet e quajn Kosovë e Metohi ashtu siç e quan Serbia dhe siç e ka të emërtuar në Kushteuten e saj,  si pjesë përbërse të Serbisë..!

 

S’më ka ra me lexuar a ndëgjuar që ka ndonjë shtet në botë, që paguan kurvendar në Kuvendin e saj të cilët se njohin atë Shtet si Shtet të vetin dhe punojn për shtetin tjetër  siç ka ndodhur e po ndodh  në Kosovë, me lejen dhe miratimin e kurvendarëve në Kuvendin e Kosovës dhe të politikuajve nëpër pozitat më të larta shtetërore..!?

          Për derisa të mos ndërrohet Kushtetuta, të jetësohet e drejta e Referendumit dhe  ndryshimi i Ligjit zgjedhor dhe Ligjeve tjera që luftojn krimin e organizuar politik dhe ekonomik, Kosova, s‘ do të ketë qëndrueshmëri asnjëherë dhe s‘ do ta jetëson Shtetin e së Drejtës ku Drejtësia të veproj për të gjithë qytetarët e saj mënyrë të barabartë

 

 Zgjedhjet e shpeshta në Kosovë dhe pasojat nga sjelljet dhe veprimet e të zgjedhurve..!

 

Më 14 Shkurtor 2021 në Kosovën hallemadhe është shpallur dita e Votimit për të përzgjedhurit e partive politike për të zënë vend si kurvendar, në Kuvendin e Kosovës sipas votave që do numrohen këtë ditë.

 

Me shpresë se:

 

Do të bëhet numërimi i votave me sinqeritet e dashuri pa mashtrime e dredhi, për seclën parti e secilin garuas, pas fushatës zgjedhore që kanë zhvilluar me maska e pa maska në kohë pandemie, sepse, virusi i lakmisë për pozitë e pushtet që e kanë për shpirti shumica e politikuajve në Kosovën hallemadhe, Virusin C-19 dhe pandemin e zhduken pa bërë vaksinimin e popullatës, pasi që u duhen më shumë votat  për të ardhur në pushtet, se sa jeta dhe shëndeti i qytetarëve..!

 

Premtimet e shumëlloshme të partive politike:

 

Për secilin të sëmur me virusin C-19 që do të voton,  premtohen shpërblime prej 500 deri 1000 Euro,  s’është befasi se këtë shumë e shumëfishojnë  për të votuar sa më shumë të smurë..!

 

Të vdekurit :

 

S‘ është për t‘ u befasuar se tash teknologjia ka përparuar aq shumë sa që mund të marrin lidhje edhe me të vdekurit  për të votuar…!

 

Premtimet për të vdekurit munden me qenë të shumëllojshme, varësisht nga hulumtimet që i bëjnë nëpër librat e amzës së të vdekurëve, nëse janë këshilluar edhe kryebesimtarët premtimet kryesore do të jenë shumë tërheqëse për të vdekurit si në vijim:

 

Ata që gjinden në Ferr për keqbërje do t’i shpërblejn me Parajsen plot me lule dhe femra të bukura hyjrie siç i quajn gjatë ligjërimit disa nga ligjëruesit, para atyre që ju besojn ligjeratave të tyre në këtë botë..!

Ata që janë në Parajsë, do ju premtojnë Ringjalljen (Reinkarnacion), apo Rimëkëmbjen e tyre, gjithësecili do të shpërblehet me ate që dëshiron. Sidomos me tituj, poste dhe pozita të ndryshme dhe rritje pagash apo edhe si: çlirimtarë, veteran kryepar, kurvendar e kryekurvendar emërime nëpër ministri të ndryshme si brënda dhe jashtë vendit bile do marrin Mirënjohje e Lavdrata ata që janë dashamirë të bujqësisë do ju ndahen secilit  falas  200 – 500 hektar tokë, të tjerët sipas dëshirës që kanë do të shpallen edhe heronjë e legjenda të luftës  me gradimet më të larta  si Gjenerala nga dy e tre apo më shumë prej një familje, ndoshta  dikush do ta ket fatin ta merr edhe graden Marshall..!

 

Sepse:

Dita e votimit dhe numërimi i votave bëhet më 14 Shkurt 2021 në Ditën e Shën Valentinit një shenjëtori që ka jetuar në shekullin e tret në Rom, që simbolizon në forma të ndryshme dashurin e sinqert, ku, në shmë vende të ndryshme të botës Festohet si Festa e të dashuruarëve…!

 

Partitë shqiptare në Kosovë, kanë dëshmuar në këto 12 vitet e fundit në veçanti, si në Kuvend dhe në fushta zgjedhore të shpeshta, se, janë dalluar për ndarje dhe përçarje të shëmtuara mes veti e aq më keq edhe tek votuesit e masa, tue sulmuar me dhe pa arsye njëra tjetrën në mënyrë të ndërsjelltë, me fjalë të rënda fyese deri tek kërcënimet e sulmet fizike, tue u shërbyer edhe me shpifje nga më të ulëta e në këtë korë të shëmtuar kanë hequr vallen emisionet pothuajse të përditshme nëpër  RTV e shumta me të ashtuquajturit analista si dhe shtypi e rrjetet shoqërore, që kanë mbajtur anën nga ata që janë kontrolluar dhe paguar bukur mirë…!

 

Prandaj:

 

          Përmbajtja e tregimit në vijim, do të ja përcakton vendin secilës parti dhe secilit që ka garua për të marrë votat për ulëse në Kuvendin e Kosovës, se çfarë pastertie ka dhe kanë pasur në këto 12 vite të qeverisjesë sipas posteve dhe pozitave që kanë pasur në Kosovë dhe le të veprojnë nëse kanë guximin njerëzor e qytetar sipas kësaj Anekdote në vijim secili le të shkon vet aty ku e ka vendin.

SI E ZGJODHI MBRETI SADRIAZEMIN E RI

 

Kish pas ndek sadriazemi, e mbreti dojke m`e gjetë ni sadriazem t`meçem me ja zënë venin. I thirri 12 Ylematë  ma t`dijshmit n`krejt yl-qen e vet  e po don me i pëvet se kush a`ma i meçem e ma i zoti. 

 

Jau caktoi ni ditë se kur me ardhë. Po vijnë ylemaja nja ka nja. Mreti dojke me i provue dhe u dha urdhën hyzmeqarëve që rrishin te dera me marrë ni sahan me pak t`flliqt, me mlue, e ylematë me i shti mrena ka nja ka nja. Kur hin mrena, me shplue ata t`flliqt e me u than: „ Urdhni i mretit asht me e kerkue pak“.

 

Ylematë ja nisen me ren e po vinë. Kur hishin n`derë, e kërkojshin ka pak t`flliqt me gisht, me çue n`ven urdhnin e mbretit, edhe hypshin nalt n`oden e tij. Mrena hinë nimdhet ylema. Kur erdhi i dymdheti, po i thotë hyzmeqari:- Urdhni i mretit asht me e kerkue pak ata t`flliqt para se me u ngjitë n`odë t` tij.

 

Ky s`deshti kurqysh e bërtiti:

 

– Qysh kujton mbreti që unë e ha t`flliqtit?

 

Për kësi urdhnash s`e njoh për mret! 

 

–Po edhe ata nimdhetë ylematë tjerë e kanë kerkue ka pak para se me hi te mreti – i thanë hyzmeqarët.

 

– Sa për t`flliqt boll kam n`shpi teme, e s`kisha ardhë këtu te mbreti me e kerkue, por kam kujtue qi na ka thirrë mbreti për naj punë t`meçme e t`madhe. Hyzmeqari e pa qi ky s`po merr dhe e lajmroi mbretin. Mbreti dha urdhën me e lidhë e me e shti n`burg.

 

Atyne nimdhetë ylemave qi i kish n`od u dha  ka `i cigare e u tha: „Veç kam qef me ju pa e me ju ngjoftë“. Edhe dikur i percuell. Kur duelën nimdhetë ylematë, mbreti dha urdhën me i lidhë e me i mshel n`burg. Atëherë çoi e thirri at t`dymdhetin. Po i thotë me fjalë t`shtira: A ti je ai qi s`e çove n`ven urdhnin tem, a ? A e din çka t`gjan? Ky ylemaja i tha: 

 

– Për qasi urdhni t`gabueshëm nuk t`njof për mbret. Unë kam mendue se na ke thirrë për naj punë t`meçme e t`madhe, se për me hanger t`flliqt, me pas dashtë, kisha hangër tu shpija e s`kishna ardhë këtu te ti hiq.

 

Mbreti e pa qi ish guximtar dhe i drejtë, e ndërroi ftyrën e ja nisi e po kesh. U çue e muer ngrykë dhe i tha: 

 

– Ti do t`bahesh SADRIAZEM se kam ymyt se veç ti mundesh me e majt t`paqtë, tuj ba punë t`mira  e me drejtsi, pa u flliq, ashtu si nuk u flliqe për me e çue  n`vend urdhnin tem qi s`ish me vend. Këtë e bani SADRIAZEM e nimdhetë ylematë tjerë i kalbi haps.

(Updated) Akuzuar për korrupsion WAW pretendon të atashohet me një zyrë pranë shoqatave të huaja në OKB Nga Elida Buçpapaj

 

Për dijeni:

Entwicklung und Zusammenarbeit (DEZA)

Tatiana Valovaya, Directrice générale de l’Office des Nations Unies à Genève

——-

E kam fjalën për shoqatën World Albanian Women International Association – me akronimin WAW. Që në zgjedhjen e emrit, qëllimi ka qenë të tërheqë vemendjen e naivëve, pra manipulimi është që në themel.

Konkretisht nuk kemi të bëjmë me një shoqatë ndërkombëtare grash sikur pretendohet por me një shoqatë grash shqiptare të formuar në Gjenevë.

Në Zvicër veprojnë mbi 100 mijë shoqata, nga këto syresh janë mijra shqiptare, me emra gjëmues, tronditës, spekulues por me zero aktivitet. Shoqatat shqiptare krijohen zakonisht në kontekste përfitimi, ndajnë çertifikata me njëri-tjetrin, nga pozita ilegjitime, sepse nuk kanë atribute të emërojnë ambasadorë të paqes, ambasadorë të kombit, ambasadorë të vullnetit te mirë, pena të artë, pena të sermta, pena prej letre, prej kartoni etj.etj.

Por ajo që bie në sy si shëmtim në piedestal është se këto shoqata nuk e njohin as vullnetarizmin, as bamirësinë, as kontributin individual.

Qëllimi i tyre është përfito sa të mundësh, duke u mbështetur nga Ministria e Diasporës në Shqipëri që drejtohet nga Pandeli Majko dhe instrumentat që kjo ministri ka në dorë sikur është gazeta online krijuar me fonde nga BE dhe Zvicra, programe të RTSH, çmime, çertifikata etj.etj.

Është shumë shqetësues fakti se këto shoqata po krijohen në kontekstin partiako-shtetëror-klientelist, me qëllim përçarës, në dëm të vlerave, në dëm të meritokracisë dhe të unitetit të komunitetit. Këtu ndihmojnë edhe portalët e që s’kanë asnjë lidhje me gazetarinë profesioniste dhe financohen në funksion të klientelizmit për të promovuar çka oriention politika e korruptuar.

Në këtë funksion janë edhe programe të RTSH që u bējnë publicitet dhe i mbajnë nën dritën e reflektorëve  të preferuarit e politikës. Një politikë e korruptuar merret me mend se çfarë promovon!

Komuniteti shqiptar duket i dorëzuar përpara kësaj katrahure me regjizurë dhe strategji përçarëse direkt nga Ministria e Diasporës e Republikës të Shqipërisë.

Përpara disa kohësh u festua zyrtarisht 50 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Zvicër-Shqipëri dhe pala shqiptare kishte prezantuar më së shumti emra që nuk përfaqësojnë assesi komunitetin e shqiptarëve nga RSH në Zvicër, duke e shkruar historikun e marrëdhënieve 50 vjeçare me stilin e censurës si në diktaturën komuniste.

Por le të kthehemi tek shoqata e grave shqiptare e ashtuquajtur ndërkombëtare – Word Albanian Women International Association.

Po parashtroj disa pyetje:

Përse që në ngjizjen e saj kjo shoqatë pa asnjë lloj aktiviteti është mbuluar nga programi televiziv Urat i RTSH-së në Shqipëri?

Përse kjo shoqatë pa asnjë lloj aktiviteti është promovuar nga ambasadat e Shqipërisë dhe të Kosovës në Bernë?

Përse RTSH dhe Ambasada e Shqipërisë në Bernë promovojnë një shoqatë krijuar nga tre zonja të sapoardhura nga Shqipëria, të paintegruara në tregun e punës dhe me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, që nuk e përfaqësojnë as diasporën, që nuk kanë as kontribute veç kanë përfituar mjetet e ekzistences nga Zvicra?

Por që synojnë përmes jehonës mediatike të instrumentalizuar politikisht dhe të mbështetjes direkt të politikës shtetërore klienteliste të atashohen deri me një zyrë pranë OKB!

A nuk bie erë abuzim?

Duket sikur po bëjnë në Zvicër një Copy Paste e asaj që ndodh në Shqipëri, kur sistemi demokratik nuk funksionon më dhe ku partia shtet favorizon  uzurpimet, trafikimet, emërimet politike,  klientelizmin, nepotizmin duke shkelur ligjin!

Diaspora shqiptare nuk do ta lejojë!

Diaspora shqiptare pjesë e integruar e Europës do të sensibilizohet dhe do të reagojë !

Diaspora shqiptare e ka fituar qytetarinë në Europë me djersë, mund dhe dinjitet!

Zvicra sapo ka ka dalë nga një votim, ku për pak po të fitonte iniciativa që do të shtrëngonte edhe të drejtat e punësimit të qytetarëve të zonës BE.

Zvicra ka politika shumë strikte për dhënien e vizave të qëndrimit dhe punësimit jashtë zonës së BE-së. E Shqipëria është jashtë zonës së BE-së.

Por le të shqyrtojmë hollësisht se cili është objektivi i kësaj shoqate dhe nga përfaqësohet.

Objektivi “humanist” i kësaj shoqate është integrimi i grave të paintegruara!

Por pikërisht këtu nis habia.

Si është e mundur që kjo shoqatë të integrojë shtresën e paintegruar të grave shqiptare në Zvicër kur tri zonjat që e drejtojnë janë për vete të paintegruara dhe me leje qëndrimi të përkohshëm në Zvicër?

Po si është e mundur që në dy ditët e inaugurimit të kësaj shoqate më 2-3 nëntor 2019 ky aktivitet shumë i zakonshëm në llojin e vet u mbulua me një pompozitet të madh direkt nga emisioni URAT i RTSH?

Ndërsa Ambasada e Shqipërisë në Bernë botonte në faqen e vet në Facebook tekstin se “Më datë 2 nëntor, Organizata Women Alb World International, zhvilloi mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme, në Gjenevë. Qëllimi i krijimit të kësaj organizate është shkëmbimi i eksperiencave të grave të mirë integruara profesionalisht dhe kulturalisht në vendet ku zhvillojnë aktivitetin e tyre, në raport me pjesën e grave që kanë nevojë për shembuj të mirë integrimit dhe mbështetjen për të arritur në këto nivele. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së RSH-së në Bernë, Ambasadës së Kosovës në Bernë, personalitete të spikatura të diasporës shqiptare në Zvicër e më gjerë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së RSH-së.”

 

 

Po si i justifikojnë pjesëmarrjet dhe duartrokitjet përfaqësitë diplomatike të qeverive përkatëse të Shqipërisë dhe Kosovës në formimin e një shoqate pa asnjë aktivitet, që e drejtojnë tri zonja sapoardhur nga Shqipëria me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, pa asnjë kontribut dhe të paintegruara ende në tregun e punës?

Përse këto tri zonja nuk kërkojnë të integrohen normalisht në tregun e punës, si dhjetra mijë gra në diasporën shqiptare në Zvicër, të cilat punojnë me dinjitet e fitojnë jetën me dinjitet pa përbërë interes as për kamerat e Urave të RTSH dhe as për Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë në Zvicër?!

Po si është e mundur që këto tri zonja sapo kanë vënë këmbët në Zvicer, duke mos punuar e kontribuar, veç duke konsumuar ndihma financiare nga Konfederata Helvetike të kthehen në “ikona” të Urave të RTSH-së të Tiranës, të diplomatëve shqiptarë dhe të pretendojnë deri aty sa të synojnë atashimin si shoqatë pranë OKB-së!!!!

Më poshtë po paraqes më konkretisht përbërjen e kreut të kësaj shoqate:

Presidentja e kësaj shoqate është Mirela Mezani, ardhur në Zvicër në vitin 2016, për arsye martese me një qytetar me prejardhje nga Kosova, është e paintegruar në tregun e punës dhe ka jetuar me mbështetje sociale nga Zvicra.

Nënpresidetja e shoqatës Blerina Zoto, ish diplomate e emëruar nga qeveria e Edi Ramës në Misionin shqiptar në Gjenevë. Ka disa vjet në kërkim të azilit politik për shkak të konfliktit që ka patur me ish-shefen e këtij misioni zonjën Filloreta Kodra, të cilën e akuzonte për korrupsion. Blerina Zoto është në pritje të përgjigjes nga organet përkate të Zvicrës, ajo është e papunë, e paintegruar, jeton e mbështetur financiarisht nga Zvicra ndërkohë pretendon të integrojë gra të tjera të paintegruara dhe bile të arrijë deri në OKB!

Për sqarim Zvicra nuk pranon kërkesa azili nga Shqipëria, veç rasteve shumë të veçanta.

Juliana Cici, edhe kjo shtetase e Shqipërisë. Ka ardhur në Gjenevë në shtatorin e 2018 për të qëllime studimi, master. Prej shtatorit 2020 ka filluar mbrojtjen e doktoraturës, jeton me bursë sipas kritereve të Universitetit të Gjenevës, pra merr pare burse nga Zvicra, është e papunësuar dhe e paintegruar. (Juliana Cici më ka bllokuar në Facebook – nuk kam patur kurrë asnjë lloj komunikim me të.)

Në Zvicër kemi një komunitet shqiptar shumë të madh, ku përfshirja e rinisë nëpër Universitetet zvicerane është gjithmonë edhe më e madhe, që do të thotë se kemi një numër të madh të rinjsh zviceranë me prejardhje nga Kosova apo Shqipëria që kanë përfunduar studimet, me master dhe doktoratura!

Në Zvicēr ka një numer të rëndësishēm të rinjsh shqiptarë që kanë studjuar drejtësi të cilët mund të japin kontributin e tyre për të orientuar komunitetin konform ligjeve. Po ashtu vetë komuniteti është një burim i fuqishëm që duhet të autofaktorizohet.

A duhet të mbeten gratë dhe vajzat shqiptare të paintegruara ende të komunitetit tonë në dorën e tri zonjave që për vete janë të papuna, shoqata e të cilave fsheh qëllimin e tyre individual që pa lodhje e kontribute të përfitojë direkt atashim në OKB?

Kjo shoqatë ka përfituar gjithçka lehtë, të gatëshme në tabaka, reklamimin nga RTSH, tek Urat etj, mbështetjen nga Pandeli Majko. Ministria e Diasporës e fton presidenten e shoqatës, Mirela Mezanin në takimin e grave të diasporës të angazhuara me biznes në Perëndim, kur Mirela Mezani në Zvicër nuk është e angazhuar në kurrëfarë biznesi por është në kërkim të integrimit të saj me metoda aspak dinjitoze!

Të njëjtën gjë bën Ambasada e Shqipërisë në Bernë, duke promovuar klikën e vet, ndërsa e shumëzon me zero komunitetin këtu tē vendosur prej gati tre dekadash, duke imponuar përçarjen, dasitë, injorimin e duke favorizuar klientët!

Duket sikur politika e Tiranes, Ministria e Diasporës po krijojnë nëpër Europë rrjete okulte shoqatash që t’i kenë në shërbimin e tyre, prandaj i promovojnë me çmime, çertifikata dhe permes kanaleve televizive e mediave që të financuara me fondet e Perëndimit i kanë nën kontrollin e tyre.

 

Shoqata World Albanian Women International Association u inaugurua me një skandal

 

Ndërkohë shoqata World Albanian Women International Association që në ditën e shpalljes të saj nën reflektorët e Urave të RTSH-së të Tiranës u inaugurua bashkë me një skandal, sepse nënpresidentja e saj Ermira Lefort dha dorëheqjen e parevokueshme duke hedhur akuza për korrupsion dhe mos transparencë, sepse sipas saj ishte fshehur burimi i sponsorëve që financoi eventin.

Tri zonja të papuna organizuan në Gjenevë një event me kosto 20 mijë franga, ndërkohë që nuk i prezantuan financuesit e qejfit dy ditor!

Po ju sjell një rast për të parë se diku paraja hidhet në hava si në rastin konkret, ndërsa në raste kur kërkohet të jepet para për kontribute të rëndësishme shqiptarët nuk japin!

Vitin që shkoi Joe DioGuardi festoi 80 vjetorin e lindjes. Sikur e dini DioGuardi ish kongresmen në Kongresin e SHBA është presidenti i Lobit Shqiptaro-Amerikan me një kontribut të jashtëzakonshëm. Me rastin e ditëlindjes, ai kërkoi në Facebook, që kush të dëshironte të jepte një kontribut për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që ai drejton prej tre dekadash. Dhe a e dini sa ishte ky kontribut online që do të duhej shprehte mirënjohjen e shqiptarëve? 6475 franga! 6475 franga për organizatën më të fuqishme me aktivitet 30 vjeçar që i ka kontribuar dhe i kontribuon interesit kombëtar të shqiptarëve pranë Washington DC, ndërsa këto tri zonja me shoqet e tyre në dy ditë për festime e qejfe dogjën 20 mijë franga !

Sa për dijeni, në Zvicër sponsorizimi i aktiviteteve është transparent dhe i detyrueshëm çka shpallet nëpër posteret që lajmërojnë mbajtjen e tyre, ndërsa 20 mijë frangave aq sa kushtoi vetëm inaugurimi i “lluksit” të krijimit nuk iu bë transparente prejardhja.  Prandaj Ermira Lefort, nënpresidentja e kësaj shoqate prej themelimit dorëhiqet menjëherë në 2-3 nëntor 2019, kur u bë ceremonia inauguruese duke deklaruar se kjo shoqatë ka dalë nga misioni që i vuri vetes!

Për çudi, emisioni Urat e RTSH që drejtohet nga Artur Bejzade, i cili i bëri një mbulim gati live të këtij eventi dy ditor me kosto 20 mijë franga i mbylli të dy sytë përpara dorëheqjes së Ermira Lefort dhe akuzës të saj të fortë.

Ju ftoj pēr vemendje, tri zonja të papuna, të paintegruara, që jetojnë në situata të ndryshme duke përfituar mbështje sociale të Zvicrës zhvilluan më 2-3 Nëntorin e 2019 një shfaqje pompoze të krijimit të një shoqate me një start kosto 20 mijë franga. Dhe jo vetëm kaq, por edhe pas një denoncimi për abuzim fondesh nga ish nenpresidentja e kësaj shoqate, të gjithë i mbyllën sytë, duke filluar nga Ministri i Diasporës Pandeli Majko, Ilir Gjoni, Ambasadori i RSh në Bernë e deri tek Urat e Artur Bejzades të RTSH të cilët në kor vijuan t’i duartrokasin tri zonjat e kësaj shoqate, për atë që nuk bëjnë, e megjithatë synojnë të atashohen deri në OKB, duke lëshuar hije dyshimi, që ditën e inaugurimit.

 

 

 

Ju ftojmë të lexoni edhe:

 

Skandalet e shoqatave shqiptare: WAW e akuzuar me pretendimin për korrupsion që ditën e parë të themelimit Nga Elida Buçpapaj

 

Skandalet e shoqatave shqiptare: WAW e akuzuar me pretendimin për korrupsion që ditën e parë të themelimit Nga Elida Buçpapaj

 

voal.ch – Shoqata ndërkombëtare e Grave shqiptare  në botë World Albanian Women ndryshe me akronimin WAW ka startuar krijimin e saj me dy skandale.

Skandali i parë lidhet me emrin, pasi në vetvete nuk është shoqatë ndërkombëtare.

Definicioni i shoqatës ndërkombëtare është si më poshtë:

“Organizatë ndërkombëtare quhet një lloj organizate me karakter ndërkombëtar sa i përketë anëtarësisë, qëllimit ose pranisë të një rëndësie ndërkombëtare, me zyra, aktivitete dhe interesa në disa vende të botës; punonjësit e të cilave shpesh quhen zyrtarë ndërkombëtarë, shpesh gëzojnë imunitete diplomatike (disa shembuj të organizatave janë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Organizata Botërore të tregtisë dhe NATO-s).”

Ky është skandali në formë abuzimi i parë i WAW (walbw.ch) sepse nuk përmbush asnjë atribut nga ato që lartpërmenden.

Skandali i dytë, lidhet sepse është akuzuar për mungesë transparence në ditën e inaugurimit të saj në Gjenevë më 2-3 Nëntor 2019.

Mungesa transparences hedh dyshim për korrupsion dhe në Perëndim nuk tolerohet.

Për mungesë transparence kjo shoqatë është akuzuar nga Ermira Lefort, e cila në të njëjtën datë kur u bë inaugurimi përmes një deklarate publike dha dorëheqjen e parevokueshme.

Drejtueset e kësaj shoqate janë: Mirela Mezani, Juliana Cici dhe Blerina Zoto.

Në deklaratën e saj botuar edhe në rrjetin social asaj kohe Ermira Lefort ka përmendur faktin për mungesën e informacionit të sponsorizimit, shumë prej 20 mijë frangash që kishte kushtuar festimi i inaugurimit të shoqatës në Gjenevë më 2-3 Nëntorin e 2019.

Sipas deklarimeve të saj, që nga 12 gushti 2019, Ermira nuk ka pranuar të firmosë hapjen e llogarisë bankare për këtë shoqatë,sepse mungonte informacioni kryesor. Ermira Lefort e ka përsëritur kërkesën në vijimësi në mbledhje pa proces-verbale,se kush ishte sponsori financiar i kësaj asambleje të kushtueshme.

Po sipas deklarimeve të Ermira Lefort: “U dhanë tre variante nga mbledhja në mbledhje.Në fillim ju dha si përgjigje, që është rrjeti i bizneseve në Zvicër.”Pyetjet e Ermirës publikisht ishin :Kush nga shumë strukturat ekzistuese?” Sepse ekziston Rrjeti i bizneseve,Dhoma e tregtisë dhe shoqata aksionare AG. Ermira Lefort këmbënguli përsëri në asamble,kush është si grupim apo individ dhe pse nuk vendoset Logo e sponsorizuesit?”

Deklarimi i sponsorizuesit nuk është bërë asnjëherë, kjo e detyroi zonjën Lefort të japë dorëheqjen e parevokueshme, çka hedh hije të forta dyshimi rreth transparencës të financimit të festimeve dy ditore në Gjenevë në 2-3 Nëntor 2019, data kur u bë inaugurimi zyrtar i shoqatës në fjalë.

(Nesër do të lexoni: Akuzuar për korrupsion WAW pretendon të atashohet me një zyrë pranë shoqatave të huaja në OKB)

Zhaklina Dhimojani Blätter: Përshpirtje nga larg në nderim të regjizores së shquar të filmit shqiptar Xhanfize Keko

Zhaklina Dhimojani Blätter, kujton sot në rrjetin social regjizoren e shquar shqiptare Xhanfize Keko me rastin e 13 vjetorit të largimit nga kjo jetë. Zhaklina dhe Xhanfizeja e kanë dashur fort njëra tjetrën me një dashuri që zgjati deri kur  regjisorja e shquar u largua nga kjo jetë. Publiku shqiptar nuk e harron kurrë personazhin e Mimoza Llasticës në filmin me të njëjtin titull me regjisore Xhanfize Kekon ku rolin kryesor e interpreton Zhaklina, e cila respektin ndaj veprës të regjosores të famshme shqiptare e ka treguar duke mbështetur financiarisht filmin-dokumentar “Koha e pelikulës” të Mjeshtrit të Madh Mevlan Shanaj. Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Zhaklina Dhimojani Blätter.

“Përshpirtje nga larg në nderim të regjizores së shquar të filmit shqiptar Xhanfize Keko
Si sot, 13 vite më parë, ndërroi jetë Xhanfize Keko,
regjizorja që i tejkalonte përmasat e koncepteve të ngushta nacionale.
Filmat e saj të vlerësuar nga kritika europiane janë shfaqur në Francë, Danimarkë, Austri e mbarë Europën.
Jemi me fat, që disa prej këtyre filmave, i kemi restauruar sipas parametrave bashkëkohorë.
Sepse puna e Xhanos, siç i thërrisnim, mbetet e pashlyeshme në memorien kolektive për cilësinë profesionale, por mbi të gjitha për aftësinë për të na dhuruar kinematografi përtej ndikimeve ideologjike.
E desha atë shpirt njeriu dhe e takoja kur kthehesha në Shqipëri.
Zbrazëtinë që ma krijoi shtegtimi i saj nga kjo botë, arrita ta mbush disi duke mbështetur financiarisht filmin-dokumentar “Koha e pelikulës”,
të Mjeshtrit të Madh Mevlan Shanaj.
Jam e lumtur që kam ndihmuar, që bota e saj e madhe dhe trashëgimia e pazëvendësueshme që la pas, të nderohen dhe kujtohen gjithmonë.
Xhanfize Keko ka 13 vjet që fizikisht nuk është më,
por Xhanoja jonë nuk do të harrohet kurrë për frymëzimin që i përcolli të gjithë shqiptarëve përmes kinemasë.
Magjia e krijimtarisë kinematografike për fëmijë që ajo themeloi duhet të ruhet me fanatizëm për t’i shërbyer kështu pasqyrimit të botës së mrekullueshme të fëmijëve, si dhe formimit të kineastëve të ardhshëm.
Të ndrittë shpirti në parajsë teta Xhano!
Zhaklina”
Zhaklina e vogël dhe regjisorja e shquar gjatë xhirimeve

 

Nga Arkivi – MAGJIA SHQIPTARE SHFAQET MREKULLISHT NË SALLËN E KATEDRALES SË BERNËS – Ky event u organizua nën kujdesin e çiftit Dhimojani – Blättler Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E djela e fundit e shkurtit pati një ngjarje speciale për jetën kulturore të Bernës, kryeqytetit helvetik që përshkohet nga Lumi Aare, kalërohet nga urat e shumta aq të bukura nën pamjen hijerëndë të Alpeve. Katër instrumentistë të shquar shqiptarë dhanë koncert në Katedralen e Bernës, që është zemra e qytetit dhe njëri nga simbolet e tij. Münsteri i Bernës mban në trupin e vet një histori datuar prej fillimit të shekullit XV. Me stilin e përkryer gotik ashtu si simotrat në Këln, Strasbourg, Freiburg etj.– shfaqet si „ogur i madhështisë dhe delikatesës“ njëkohshëm, nëse do të perifrazonim një varg të Viktor Hygosë, në vend të pohimit se në Katedralen e Bernës më tepër se me vendin e kultit dhe mistikës, ndihemi të përballur me shprehjen e talentit njerëzor, ku arti është përcjellës i civilizimin Perëndimor.

Katedralja e Bernës, më e larta në gjithë Zvicrën, kryevepër e dorës dhe mendjes së njeriut, që të rrok me vete sapo e sheh, ishte vendi ku në mbrëmjen e të djelës së fundit të shkurtit dhanë shfaqjen e tyre tyre artistët Dhurata Lazo, Zija Bushi Bejleri, Klaidi Sahatçi dhe Gjergj Bejko; tre vinin nga Gjermania, ndërsa Klaidi është me qëndrim në Zvicër.

Zvicra ka lidhje shumë të forta me shqiptarët. Të gjithë kokat e Rilindjes kanë kaluar një pjesë të jetës në Zvicër. Faik Konica, Fan Noli, Mit’hat Frashëri, Anton Zako Çajupi, Dora d’Istria… Hasan Prishtina e ëndërronte Shqipërinë një Republikë malore si Zvicra. Për të mos folur pastaj për komunitetin aktual të shqiptarëve që i kalon ndofta gjysmë milioni. Shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Luginës të Preshevës, Shqipërisë.

Komuniteti i shqiptarëve të ardhur nga Shqipëria është më i vogli në numur, rreth 1500 syresh, por jo më pak i rëndësishëm nga kontributet. Siç është rasti i Zhaklina Dhimojani Blättler e cila, me bashkëshortin e saj Stefan Blättler, ishin autorët e këtij organizimi të mrekullushëm, për të ftuar e mirëpritur katër instrumentistë brilantë shqiptarë.

Nuk është aspak lehtë, por çifti Blättler ia doli me sukses që t’i sjellë artistët shqiptarë të performojnë në Katedralen berneze, për të shpalosur talentin e tyre nën magjinë gotike të zbukuruar edhe më, ca nga shumëngjyrësia e mozaikëve ca nga prania e bukur e publikut zviceran dhe shqiptar.

Zvicra ka krijuar traditë në mikpritjen e elitës të artistëve shqiptarë, të cilët suksesin e tyre e kanë arritur në skenat e Europës dhe botës. Zvicra i mirëpret Artistët shqiptarë, të cilët ia imponojnë respektin publikut zviceran. Dy prej tyre si Tedi Papavrami dhe Klaidi Sahatçi punojnë e jetojnë këtu. Papavrami njihet edhe si përkthyesi zyrtar i veprave të Ismail Kadaresë.

Ndërsa Klaidi Sahatçi ishte pjesë e katërshes së ftuar në Bernë, bashkë me Dhurata Lazon, Zija Bushi Bejlerin dhe Gjergji Bejkon.

Klaidi Sahatçi, pasi mbaron Liceun e Tiranës vazhdon studimet për violinë në Konservatorin Xhuzeve Verdi Milano, për t’i vijuar pranë’Akademisë “W. Stauffer” në Kremona dhe Lion të Francës. Pasi fiton një vend në Orkestrën Sinfonike të Radio Televizionit Italian, fillon të zhvillojë një jetë shumë të pasur koncertore në teatrot më të mira të Europës. Ka qenë violinë e parë në Teatrin La Skala të Milanos dhe aktualisht është violinë e parë në orkestrën e Zyrihut në Tonhalle me një violin të Antonio Stradivarius, të njohur me emrin “Wieniawsky, Bower“ e krijuar në vitin 1719 që atij ia ka ofruar Mercedes-Benz i qytetit të Zyrihut. Klaidi paralelisht jep mësim në Konservatorin e Zvicerës italiane. Ai ka bërë shumë regjistrime, ku midis tyre bashkë me pianisten Dhurata Lazo, ata regjistruan CD titulluar Albanian Memories, e cila u promovua së fundmi edhe në Tiranë.

Dhurata Lazo ka nisur të interpretojë në piano në moshën 6 vjeçare fillimisht në qytetin e saj të lindjes, të cilin do ta linte për të ndjekur Liceun Jordan Misja dhe Konservatorin. Në qytetin e gurtë ku ka lindur një diktator dhe një shkrimtar gjenial do të kthehej më pastaj vetëm si vizitore, sepse jeta do t’I merrte rrjedhë të tillë. Pasi mbaroi Konservatorin e Tiranës, e mahnitur me pjesët Zadejës, Harapit etj, ajo bashkë me bashkëshortin e saj do të emigronin në Itali. Atje i dedikohet vazhdimit të studimeve në fillim në Konservatorin Xhuzepe Verdi, pastaj në Shkollën e Muzikës për Studime të Avancuara duke ndjekur mësimet e Maestros polak Mika Marian, në Qendrën e Padovës “Karol Szymanowski”, nga ku jo vetëm u dashurua me Chopenin, por edhe u bë një nga interpretueset e tij më të shkëlqyera duke vijuar jetën koncertore me bashkëshortin në Europë dhe Shqipëri.

Zija Bushi Bejleri është saksofonisti i talentuar nga të paktit në Shqipëri, të këtij instrumeti të muzikës black, pop e rock si dhe përbërës i muzikës xhaz, baba i të cilës është i famshmi Luis Armstrong. Megjithëse muzika xhaz ishte pothuaj e mallkuar dhe ndaluar në Shqipëri, pasi mbaron Akademinë e Arteve, Zija Bushi Bejleri nis punën si saksofonisti i parë në orkestrën e Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërkohë që me përmbysjen e diktaturës bashkë me familjen e tij persekutuar nga regjimi komunist dhe vajzën e tij të zemrës Dhurata Lazon, atë kohë studente pianoje, do emigrojnë në Itali, duke nisur gjithçka nga e para. Nuk është e lehtë. Kush nuk e beson le ta provojë po të dojë. Zija Bushi Bejleri ia doli, me shumë punë, me shumë sakrifica dhe mund si dhe në saj padyshim edhe të talentit. Pasi vijon studimet në Milano dhe Trieste e pastaj për Xhaz-Muzik në Shkollën e Muzikës në Manhatten, SHBA, ai vazhdoi karierën e tij në Itali, si orkestrant dhe mësimdhënës, duke e zgjeruar pastaj më tutje aktivitetin me jetën koncertale në Itali, Gjermani, Luksemburg, Francë shpesh herë edhe në koncerte duo me Dhuratën, ajo në piano dhe ai në saksofon. Diçka vërtetë magjike.

I katërti në grupin e artistëve që performuan në Katedralen e Bernës ishte fëmija 12 vjeçar Gjergji Bejko. Nuk dija asgjë për këtë fëmijë, por kur u ndodhëm përballë interpretimit të tij, na magjepsi menjëherë. Gjergji interpretonte pa parte dhe të gjithë të pranishmit mund të konstatonin spontanitetin e tij sikur pianoja të ishte një lodër për duart e tij prej fëmije. Pastaj lexova se Gjergji kishte marrë disa çmime në Gjermani ku jeton me familjen si l’enfat prodige, fëmijë mrekulli. Por mua, sapo e dëgjova, m’u kujtua ajo historia që tregohet për Moxartin fëmijë, i cili interpretonte në mënyrë aq virtuoze sa krijoi dyshimin se ishte një burrë xhuxh dhe jo fëmijë. E, për ta provuar në ishte fëmijë a jo, ndërsa interpretonte, sollën në skenë një mace dhe Mozarti i vogël e la pianon dhe iu sul maces. Për Gjergjin foli në superlativa edhe Dhurata Lazo, e cila e konsideroi si simbol të muzikantit të ardhshëm. Edhe unë ashtu mendoj. Nuk ka dyshimin më të vogël që Gjergji Bejko do të jetë një Arthur Rubinstein apo Rachmaninov i ardhshëm, por me identitet shqiptar.

Në koncert u interpretua mjeshtërisht muzikë botërore dhe shqiptare. Krahas tingujve të Mozartit, Beethoven-it, Schubert-it, Donizetit, Bellinit  spektatori në sallë ndoqi me interes të veçantë edhe pjesë nga Aleksandër Peçi dhe Eriona Rushiti. Është diçka e rrallë të jesh një kompozitore grua siç është Eriona, pedagoge dhe njëkohësish krijuese e muzikës, që lind prej bashkimit fantazist të notave. Veprat e Peçit dhe Rushitit qendruan me dinjitet përballë mjeshtrave botërorë, edhe sepse u interpretuan nga instrumentistë virtuozë, të cilët kanë arritur të integrohen në jetën koncertale në Europë falë dimensione të tilla, ndaj të cilave Evropa mban frymën, duartroket dhe u ngre kapelën me respekt.

Ashtu si i duartrokiti edhe në katedralen e Bernës, në një koncert elitar, i cili u bë i mundur falë dashurisë dhe mirësisë së Zhaklina Dhimojanit dhe bashkëshortit të saj zviceran, të cilët sponsorizuan pothuaj gjithçka. Çifti Dhimojani- Blättler ishin ata që i kontribuan një eventi të tillë,për t’iu treguar zviceranëve se shqiptarët janë një komb i talentuar, që lind nga gjiri i tij artistë të kualiteteve të tilla. Zhaklina më tha se për të krijuar edukatën e brezit të ri si dhe për të krijuar imazhin e mirë, nevojiten pika referimi të vërteta. Dhe artistët e vërtetë janë pika referimi. Si edhe në rastin konkret.

Sa i përket publikut shqiptaro-zviceran që mori pjesë në koncert,ai padyshim u ndje i privilegjuar duke u gjendur përballë artistëve të dimensioneve të tilla.Në koncert mori pjesë edhe Ilir Gjoni,ambasadori i sapoardhur i Republikës të Shqipërisë në Bernë. Duke patur parasysh komunitetin e shqiptarëve që jeton në Zvicër do të duhet vazhdimisht që artdashësave shqiptarë t’u krijohen mundësi të tilla.Duhet të tejkalohet edhe ideja e rinisë të shqiptarëve në Zvicrës, në gjeneratën e Secondosave,të cilët besojnë se rruga e vetme e suksesit të tyre është futbolli. Ata kanë si pika referimi Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Baramin etj, por në fakt rinia shqiptare sot në Zvicër ka plot rrugë të tjera afirmimi. Arti dhe kultura padyshim që është njëra nga këto rrugë.

Organizimi i çiftit Dhimojani-Blättler të një eventi kulturor ishte si një sfidë,bërë padashje komunitetit të shqiptarëve në Zvicër, të ndarë e përçarë nga politika. Ky komunitet, në vend që të tregojë interes dhe të investojë për kulturën dhe vlerat e vërteta, harxhon kohën në shërbim të partive shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Rinia shqiptare në Zvicër ndodhet në udhëkryq sepse në vend që të mirëorientohet, edhe ajo humb kohën në klube të pështira ku përçundohen vlerat dhe kultura e mirëfilltë.

Kur dy njerëz organizojnë një shfaqje elitare, siç ishte perfomanca e katër artistëve shqiptare, merreni me mend se çfarë mund të bëjnë gjysmë milioni shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Padyshim mund të bëjnë mrekullira, nëse do të jenë të organizuar. Po kur do të organizohen, lind pyetja!

Gjithsesi uroj që ky evenimet kulturor, ku u gërshetua në një mënyrë shumë elegante qytetërimi europian i Zvicrës me kulturën shqiptare, të shërbejë si shembull dhe model në të ardhmen e afërt.

Publiku zviceran dhe shqiptar mezi presin shfaqje të tilla. Zhaklina Dhimojani Blättler, e cila mbahet mend për rolin e saj kur ishte fëmijë tek filmi Mimoza Llastica, e ka gati një projekt të ri ku synon organizimin e një koncerti me fëmijët e talentuar shqiptarë që jetojnë në Zvicër dhe jashtë saj. Le t’i urojmë punë të mbarë dhe le të ketë në Zvicër sa më shumë projekte për kulturën, sepse sikur thoshte Albert Camus se “pa kulturën, shoqëria edhe sikur të jetë perfekte është një xhungël.”/23 Shkurt 2014

 

Nata në dritën pa ndriçim – ose – Grimca kujtimesh nga ferri – libri me kujtime nga ish i burgosuri politik Skënder Tufa

Sapo na mbërriti libri me kujtime nga nga ferri i burgjeve komuniste i ish-të burgosurit politik Skënder Tufa.

Skënder Tufa u bë i paharruar për opinionin publik gjatë grevës të urisë me një grup ish të burgosurish në vitin 2012, kur u vetëflijua Lirak Bejko që  është pishtar i lirisë por askush nuk e kujton sikur shoqëria shqiptare është veshshurdhër.

Lajmin e botimit të librit e ka dhënë i pari shkrimtari i mirënjohur Agron Tufa që është edhe redaktori i librit i cili në rrjetin social shkruan se  “Skënder Tufa u dënua në fillim të viteve ’80 së bashku xhaxhain e tij Ahmet Tufën, Fatmir Laknasin e dy të tjerë, një grup (“Dora e hekurt”) me djem të guximshëm që nisën aktivitetin antikomunist me hartim e shpërndarje traktesh.

Libri, përfshin realitetin e egër e të dhunshëm të burgjeve të Spaçit dhe sidomos të Qafë-Barit. Përshkruhet ngjarja rrënqethëse e makabre e Revoltës së të burgosurve politikë me 22 maj 1984 përmes një thurime të dendur autorrëfimesh dhe rrëfimeve të protagonistëve të gjallë.

Libri na tregon mizoritë e paskrupullta të rregjimit stalinist, torturat çnjerëzore të veglave të zellshme të diktaturës, të personifikuara nga sadisti kriminel Edmond Caja me lukuninë e policëve. Libri është një homazh për të pushkatuarit e kësaj Revolte – Tom Ndojën, Sokol Sokolin dhe Sandër Sokolin që u vra në tortura nga Edmond Caja, Lekë Ymeri dhe policët e tyre.

Gjithashtu ky libër është homazh për bashkëvuajtësit e mbijetuar e njëkohësisht akuzë për regjimin komunist, sikundër se është akuzë për gjithë peisazhin e politikës postkomuniste, e cila jo vetëm nuk vendosi drejtësi, por i risolli në pushtet vrasësit e djeshëm.

Në pjesën e dytë, autori akuzon përmes refleksionesh e kujtimesh sjelljen e pashpirt dhe indiferente të pushteteve politike, pa bërë dallim ndaj të vërtetës së trishtuar të bashkëvuajtësve të tij. Unë mendoj, se Skënderi Tufa ka bërë një detyrë shumë të çmuar qytetare, duke na lënë dëshminë e tij, e cila do t’u nevoitet dhe brezave të tjerë.

Libri do të njohë dhe botime të tjera me pasurime faktesh e përmirësime në cilësinë e paraqitjes.”, përfundon në statusin e tij Agron Tufa.

Ndërsa në prologun e librit Skënder Tufa shkruan: “Më në fund e thyej mëdyshjen për t¨hedhur në letër disa pjesëza më të sistemuara kujtimesh…Janë kryesisht copëza dhimbjesh të grupuara në libër, miksim i të djeshmes me të sotmen, reale, me emrat, vendet dhe ngjarjet, të cilat i kam sjellë ashtu si më kanë mbetur në kujtesë. Përsiatjet e mia, shkruan Skënder Tufa, në prolog, shtrihen e përplasen edhe në periudhën e zhgënjimeve pas burgut, atëhere … kur liria për të cilën ne flijuam na doli iluzion”.

Ndërsa hapjen e librin Skënder Tufa nënvizon: “Diktaturat janë si ato kuçedrat mitologjike: ato nuk mund të jetojnë pa gjak, pa shqyer gjallesat, të cilave jua pijnë edhe pikën e fundit, ato nuk njohin kufij moshe apo kohe sepse për të mbijetuar u duhen kurbanë dhe pengje të skllavëruar, të nënshtruarit e terrorizuar zvarriten për mbijetesë e kjo zvarritje është burim i forcës së diktaturës.”

Janë shumë rëqethëse po shumë të vërteta ato rradhë që shkruan Skënder Tufa në librin e tij “Nata në dritën pa ndriçim” libër me 233 faqe që posa i ka rënë në dorë lexuesit.

Voal.ch i uron rrugëtimin të mbarë librit, duke ftuar lexuesit që ta blenë me qëllim që të ndriçojnë memorien e shuar nga ky tranzion makabër që e ka çuar gjithë kombin në një amnezi kolektive.

E falenderoj veprimtarin Sallah Jonuzi për këto foto të takimit të poetëve Azem Shkreli me Vehbi Skënderin Nga Elida Buçpapaj

 

Këto dy foto i ka publikuar  veprimtari i çështjes kombëtare  në Zvicër Sallah Jonuzi.

I takojnë majit të vitit të mbrapshtë 1997.

Dega e LDK-së në St. Gallen do të organizonte asaj kohe promovimin e librit të poetit Vehbi Skënderi “Bëjmë Sikur”,

Në takim do të merrte pjesë edhe poeti i shquar nga Kosova Azem Shkreli.

Azem Shkreli kishte lindur në Rugovë të Pejës për të cilin Atdheu ishte dheu i birit, atit e shpirtit të shenjtë.

Vehbi Skënderi i lindur në malësinë e Gorës gjithë jetën i ishte lutur Zotit që ta linte gjallë deri sa ta shihte Kosovën e lirë.

 

Në një ditë maji të vitit 1997 buzë Liqenit të Kostancës, komunitetit shqiptar në Zvicër organizoi në mënyrë të shkëlqyer takimin e dy poetëve.

Merita i takon veçanërisht LDK-së të asaj kohe.

Azem Shkreli dhe Vehbi Skënderi kishin midis një kohë të ndaluar, të ndarjes të shqiptarëve për së gjalli, që do të deshnin ta mbushnin.

Të pinin mijra kafe e çaje që do t’i kishin pasur për t’i pirë gjatë viteve të Murit të Berlinit ndërshqiptar, në kafenetë e Tiranës apo Prishtinës,

të flisnin me mijra orë që do t’i kishin folur, të recitonin pa rreshtur poezitë e njëri tjetrit për fituar kohën e humbur.

Më 1994 Vehbi Skënderit, falë vlerësimit të shkrimtarëve të Kosovës, iu dha çmimi i parë edhe në Festivalin e Ditëve të Naimit në Tetovë,

që asaj kohe kishte startuar si aktivitet mbarëkombëtar i poezisë shqiptare.

Por ai maj i vitit 1997 do të ishte i fundit i jetuar në tokë për Azem Shkrelin.

Ajo rrokje duarsh me Vehbi Skënderin po e fundit.

Ne patëm fatin ta takonim Azem Shkrelin po gjatë asaj pranvere të mallkuar, në një takim me lexuesit ku ishte e ftuar edhe Flutura Açka

duke shkëmbyer trishtimin e asaj që po ndodhte mes shqiptarëve në Shtetin amë.

Ka një poezi Azem Shkrel ku shkruan:

 

Sonte

qava sonte për ty
Arbëri

Nuk më vjen turp
pse qava
më vjen turp pse s’munda
të bëj tjeter

Nga turpi qava.

 

Me plagë në shpirt do të ishte edhe Vehbi Skënderi ato ditë të fundshekullit XX, kur ngjante se fati i shqiptarëve ishte i pafat,

Vehbi Skënderi që e kishte vuajtur gjithë jetën braktisjen që iu bë Kosovës,

kishte frikë se mos historia përsëritej

pasi më 1998 nga njëra anë shqiptarët luftoheshin midis veti,

nga ana tjetër Milosheviçi përgatitej t’i çrrënjoste në Kosovë.

Prandaj do të shkruante:

 

“Nga ferri dole Ti, Kosovë! Lart na ngrite
Ti më e mira nënë, në Altarët e këtij Tempulli.
Thua prap po të lemë në tym, pa fije drite:
Në këtë mbarim dite e këtë mbarim Shekulli?”

 

Janë ca kohë që rrezikohen të bien nën dominimin e fataliteteve.

Dhe që dalin prej zonës të predestinuar, vetëm kur e merr fjalën fuqia supreme.

Poetët janë njerëzit më të afërt të Zotit, sepse e kanë ndërgjegjen të kulluar,

këtu dallohet poeti nga turmat dhe amatorët –

por “Zoti është poeti perfekt” thotë Robert Browning një nga poetët më të shquar të periudhës viktoriane.

*******

Sot 23 vjet larg asaj date, dua të kujtoj se komuniteti shqiptar asaj kohe kishte një organizim të mbështetur në vlerat e kulturës dhe të patriotizmit.

Ishte ky komunitet që paguante 3 %, që kishte startuar  me LAPSH-in, hapjen e Shkollës Shqipe për mësimin e gjuhës amtare,

ishte ky komunitet që mbështeti si rrallëkush liderin europianist Ibrahim Rugova,

ishte po ky komunitet nga rradhët e të cilit dolën strategët e UÇK-së si Agim Ramadani me shokë.

Komuniteti shqiptar në Zvicër mbante një peshë të madhe, peshën e maleve, me njerëzit më të mirë, ku të gjithë sakrifikonin për idealet Perëndimore, kulturë e edukim.

Sot mjerisht ky komunitet është më i përçarë se kurrë,

faktori politik e ka defaktorizuar, duke promovuar antivlerën, interesin ndaj fitimeve pa meritokraci, një copy paste sikur ndodh në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqiptarët kanë përjetuar diktaturën, pushtimin dhe tash shtetin e kapur prej krimit dhe korrupsionit.

Nga dy fatalitetet e para është çliruar,

padyshim që do të çlirohet edhe nga fataliteti i tretë, sepse shqiptarët meritojnë të fitojnë dinjitetin e mohuar si nga diktatet e konjukturave të historisë,

edhe nga diktati i një kaste politike të degraduar nga abuzimi

që ua ka humbur e çuar kohën dëm shqiptarëve.

Shqiptarët kanë tejkaluar rreziqe në dukje të patejkalueshme.

Albert Camus, një fuqi e jashtëzakonshme e mendjes njerëzore shkruan:

“Në mes të dimrit

unë më në fund zbulova

se brënda meje ishte

një verë e sigurt, e paprekëshme”.

 

 

Artistja e mirënjohur Shenida Bilalli: MIQ TE DASHUR KY TEKST ESHTE KEQPERDORUR NE REVISTEN HIADA E SAPO KRIJUAR NE ZVICER NGA SHQIPTARET QE NUK RESPEKTOJNË TË DREJTAT E AUTORËVE

Artistja Shenida Bilalli, regjisore dhe gazetare e mirënjohur me veprimtari në Kroaci është edhe botuesja prej 17 vitesh e Revistës shumë të suksesëshme e me format europian ILIRIA e cila në rrjetin social shpreh indinjatën e thellë se një ekskluziv i botuar prej saj në vitin 2007 është keqpërdorur nga revista HIADA e posakrijuar në Zvicër.

“MIQ TE DASHUR”, shkruan që në titull Shenida Bilalli në rrjetin social, ” KY TEKST ESHTE KEQPERDORUR NE REVISTEN HIADA E SAPO KRIJUAR NE ZVICER NGA SHQIPTARET QE NUK RESPEKTOJNË DREJTAT E AUTORVE”

Më poshtë po sjellim të plotë tekstin e botuar të zonjës Shenida Bilalli në rrjetin social:

“Shume jam krenare qe revista jonë Iliria ne vitin 2007 botoi e para dhe vetmja lajmin ekskluziv per operat kushtuar Skënderbeut.

Ndër opera te shumta te kompozitorëve botëror te kushtuar heroit tonë kombetar Skenderbeut ishte edhe opera e pare komozitorit te mirënjohur italian Antonio Lucio Vivaldi i cili ishte fashinuar me trimrin e Skenderbeut ia kushtoi dhe e kompozoi këtë diku, në fillim të viteve 1700 .

Ishte një vepër me një histori të ndërlikuar. Ajo nuk qëndroi gjatë në skenë e prej atëherë e derime tani ka mbërritur e cunguar. Një pjesë e Operes ka humbur dhe kanë mbetur vetëm katër arie dhe dy recitime (rreth 60 faqe të ruajtura)..

Ate lajm ma dha vetë ilirologu i mirënjohur Prof. Dr. Aleksander Stipcevic ne vitin 2007, i cili erdhi në redaksinë e Ilirisë dhe më tha:

“Iliria eshte revistë shkencore cila ruan vlerat tona kombetare dhe trashëgiminë tonë per ate do te jepë nje lajm ineresant te cilin gjeti djali ime Ennio, dhe askund nuk eshte botuar deri me tani. Do të jetë lajm ekskluziv për ty sepse e di që ti e plason plason lajmin mire dhe per ate, me terë qenien te përkrahi per revisten Iliria dhe punën tande zonja Shenida Bilalli, qe punon, studion, hulumton per iliret, Mbretreshen Teutë, trashigiminë kulturor dhe shqipetarët ne pergjithësi. Te lumte. Te falenderoj, ishin fjalët e Profesorit të shquar.”

Mora informata per Operen Vivaldit te kushtuar Skenderbeut dhe fillova te hulumtoj, pastaj shpejta shkrova nje tekst per revistën ILIRIA nr. 2 botuar ne janar 2007.

Vepra e Vivaldit u shfaq për herë të parë më 22 Qershor të vitit 1718, me rastin e hapjes së Teatrit të Firences di via della Pergola. Ky institucion i rëndësishëm, vepronte prej vitit 1657 me emrin Teatro dell Academia degli Immobili, ishte i njohur si vendi hapur për ata që vinin nga Venediku si vatra e krijimtarisë operistike italiane nga shekulli XVII.

Një studim të hollësishëm (viteve ´80) rreth operes, ka berë djali i Prof. Dr Aleksander Stipčevićit muzikologu i njohur kroat Ennio Stipçeviç, i cili zbuloi dhe dha gjithë atmosferën në kohën e krijimit të kësaj vepre dhe ngritjen e saj , pse u nuk u vu më në skenë, pas një sezoni të vetëm që u shfaq.

Kur botova revisten nje dite ne redaksi trokiti dikush ne derë dhe me nje buzqeshje me tha: “Meriton te të perqafoj dhe te uroj per punen e kryer. JE E FJALES TEUTA, e vertetë,bravo revista ILIRIA do të hyjë ne histori me ketë tekst, sepse jeni të parët që e keni botuar per Operen e Skenderbeut qe krijoi Vivaldi

At dite isha shumë e knaqur qe plotesova deshiren Profesorit jashtezakonisht modest po i madh me vepora. Se bashku u fotografum ku Profesori me tha: ” Ke perkrahjen time deri sa jam gjallë. Vetem vazhdo Teuta,nuk e ke rrugen e lehtë. Por ti do te fitosh.”

Këtu e përfundon Shenida Bilalli statusin e saj.

 

Ganimete (Jakupi) Demiri: Ta ruajmë gjuhën shqipe më fanatizëm, mos të lejojmë që fëmijët tanë të asimilohen Nga Nexhmije Mehmetaj

Ganimete (Jakupi) Demiri është një mësuese e pasionuar e shqipes në Monthey në kantonin Valis, një organizatore e mirë pranë LAPSH-ës “Naim Frashëri” në Zvicër. Nuk e njihja. Por, lexova shkrimet e saj në gazetë. Kaq është pak për të trokitur e hyrë “me ndrojtje” në portën e jetës së njeriut… dje e mora në telefon, bisedë të cilën do ta jap në mënyrë klasike të pyetje përgjigjeve.

Ganimete (Jakupi) Demiri ku i ka rrënjët e të parëve?
Ganimete (Jakupi) Demiri: Kam lindur në Gjilanin e bukur. Kam jetuar në fshatin Sllatinë e Epërme, Viti. Në Zvicër jetoj nga viti 2015, e martuar dhe kam tre fëmijë. Vij nga një familje atdhetare duke filluar nga gjyshi Murtez Jakupi, atdhetar i njohur i çështjes kombëtare. Babai (Ibrahimi) i diplomuar jurist, ka qenë njëri ndër profesorët e parë në Viti.

Çfarë keni mbaruar – studiuar në atdhe ?
Ganimete (Jakupi) Demiri:Shkollën fillore e kam mbaruar në fshat ku kam jetuar, të mesmen në Ferizaj, dhe studimet i kam kryer në degën “Edukim dhe mësuesi – programi fillor” në Universitetin AAB.
Që nga fëmijëria kam marrë pjesë nëpër aktivitete të ndryshme të shkollës, si gara diturie ashtu edhe sportive. Kam qenë e përfshirë çdoherë në aktivitete rinore në qytetin e Ferizajt, në aktivitete që janë lidhur me bibliotekën e qytetit dhe studentore. Në Kosovë kam punuar pothuajse 6 vite në arsim, në qytetet e Ferizajt dhe Viti-së me rrethinë.

Cili është pasioni juaj?
Ganimete (Jakupi) Demiri: Shkruaj poezi, prozë, shkrime të ndryshme edhe tani shkruaj për gazeta, revista të ndryshme, kjo është pasioni im, bëj tema që mua më pëlqejnë, kohëve të fundit “Qendra Kulturore Shqiptare Stuttgart”, më kishte përzgjedhur për t’i botuar disa nga poezitë e mija në mesin e mësuesve dhe poetëve në mërgim.

Çfarë kujtoni nga dita e parë e shkollës larg atdheut?
Ganimete (Jakupi) Demiri: Një ditë me plot emocione të përziera! Kisha nderin dhe u ndjeva shumë e privilegjuar që i kthehesha profesionit tim për të cilin kisha studiuar.

Cilat janë sfidat dhe problemet e juaja kryesore në punën tuaj si mësuese?
Ganimete (Jakupi) Demiri: Së pari duke filluar nga klasa p.sh. ne nuk mundemi t’i lëmë mjetet mësimore aty, çdoherë duhet t’i bartim me vete, kur punojmë diçka me nxënës aty s’kemi të drejtë për t’i vënë, pastaj shpeshherë n’ a nevojiten materiale shkollore për lëndët që i mësojmë, ne vetë duhet të financojmë, fëmijët kanë mosha të ndryshme dhe niveli i të të nxënit dallon, askush nga ne mësimdhënësit nuk jemi përgatitur për një lloj mësimi si ky dhe duhet një përkushtim maksimal.

Cili është mesazhi juaj për prindërit shqiptarë?
Ganimete (Jakupi) Demiri: Mesazhi im për prindërit shqiptarë është: Formimi i fëmijës të jetë i gjithanshëm. Duhet të keni shumë kujdes me fëmijët që po rriten këtu në mërgim, të flasin shqip me ta sepse kështu ruhet dhe zhvillohet gjuha.  Prindërit janë vizionarët, shembulli më i mirë, ata duhet t’i tregojnë atyre se vetë kur kanë qenë të ri çfarë kanë përjetuar në atdhe, se si kanë rrezikuar jetën e tyre për të mësuar shqip nëpër shtëpi private, duke u helmuar, keqtrajtuar, disa edhe janë vrarë, por asnjëherë nuk janë dorëzuar, synimi i tyre ka qenë të mësojnë shqip. Në diasporë asnjë shtet nuk i pengon për të mësuar gjuhën amtare, përkundrazi shumë shtete financojnë në këtë drejtim, sipas zbulimeve shkencore që janë bërë viteve të fundit është konstatuar se: Një fëmijë që zotëron gjuhën amtare e ka më lehtë të zotërojë gjuhët e tjera. Andaj ta ruajmë gjuhën tonë që është njëra ndër gjuhët më të vjetra në botë sa njerëzimi, ta ruajmë më fanatizëm e mos të lejojmë që fëmijët tanë të asimilohen, një ditë do të jetë vonë e mos të përkasim nga pasojat që vijnë në të ardhmen. Një fjalë e urtë thotë, “Një njeri që zotëron gjuhën e vetë vlen më tepër se ai që pushton një qytet”.

Cilat janë dëshirat tuaj në lidhje me Mësimin Plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër?
Ganimete (Jakupi) Demiri: LAPSH-i është duke bërë një punë të shkëlqyer me vite të tëra duke edukuar dhe arsimuar breza të rinj këtu. Dëshiroj që mësimin plotësues shqip të organizoi shteti Republika e Kosovës. Dhe Qeveria le ta ketë parasysh se sa investojnë mërgimtarët në vendlindje ja vlen një % të vogël të ndahet për shkollat shqipe kudo që janë në botë.

 


Delemont, 27.11. 2020 Nexhmije Mehmetaj


Send this to a friend