VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëri i Amerikës: Arrestimet e sotme dhe reagimet në Kosovë

By | September 25, 2020

Komentet

Njohja dhe Asociacioni, kompromise të dhimbshme

Bekim Bislimi

As Bashkimi Evropian dhe as në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare, formalisht nuk kanë dhënë sinjale dhe as nuk e kanë definuar qartë se çfarë nënkupton “kompromisi i dhimbshëm”, për të cilin flasin kur bëhet fjalë për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, Naim Rashiti dhe Donika Emini.

Për domosdonë e një “kompromisi të dhimbshëm” për të arritur një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vazhdimësi kanë folur zyrtarë të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe zyrtarë të Serbisë dhe të Kosovës.

Lajçak: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, një kompromis i dhimbshëm

Së fundmi, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në Forumin për Siguri të Beogradit, ka deklaruar që zgjidhja e kontestit “do të jetë një kompromis i dhimbshëm” i cili është i mundur dhe “që ia vlenë”.

Por, çfarë është ky kompromis i dhimbshëm, Lajçak nuk e ka sqaruar. Këtë deklaratë nuk e sqaruan as zyrtarët tjerë të Bashkimit Evropian.

“Fjalitë e izoluara”, pa shpjegim zyrtar; jozyrtarisht “deklaratë e qartë”

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian (BE), kompetent për politikën e jashtme, ka thënë për Radion Eropa e Lirë që “fjalitë e izoluara” të zyrtarëve evropianë, të cilët kanë folur në ngjarje, nuk duhet interpretuar kurrë.

“Ai (Lajçak) foli në një kontekst më të gjerë dhe tha shumë më tepër sesa kjo fjali, kështu që nuk nevojitet asnjë interpretim ose shpjegim”, ka deklaruar Stano për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, zyrtarët e BE-së, në kushte anonimiteti, kanë shpjeguar që Mirosllav Lajçak, në Forumin për Siguri të Beogradit “deklaroi atë që është e qartë” dhe që, sipas tyre, nënkupton një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga pala serbe, por edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës.

Zyrtarët evropianë përkujtojnë që presidenti i Serbisë, në disa raste në paraqitjet ose intervistat e tij publike, ka thënë që Serbia duhet të jetë e gatshme për një kompromis të dhimbshëm, që do të thotë, siç shpjeguan ata, “pranim dhe njohje eventuale që Kosova nuk do të jetë më pjesë e Serbisë – dhe për këtë arsye kërkohet kompensim”.

Po këta zyrtarë, thanë që gjithashtu edhe politikanët e Kosovës, në disa raste kanë porositur që kompromisi i nevojshëm nuk është asnjëherë i lehtë “dhe përfshinë tërheqjen nga disa kërkesa”.

Në atë kontekst, zyrtarët evropianë të përfshirë në dialog besojnë se marrëveshja mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “mund të shihet si një kompromis i dhimbshëm”.

“Temat e vështira janë në tryezë, ku do të testohet vullneti për kompromis dhe kompromisi ndoshta do të jetë i vështirë për njërën apo tjetrën palë, në dritën e presioneve të tyre të brendshme politike”, thanë zyrtarët evropianë, duke shtuar se megjithatë ia vlenë të bëhen kompromiset, marrë parasysh që rezultati përfundimtar do të jetë normalizimi dhe në fund integrimi në BE.

Rashiti: Problemi te ndërmjetësuesi

Naim Rashiti, drejtor i Grupit të Ballkanit për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë që aktorët e involvuar në dialogun Kosovë-Serbi nuk kanë bërë me dije se si do të duket kompromisi dhe është vështirë të dihet kjo.

Por, sipas tij, ajo që dihet saktë, është ajo se çfarë duan palët, Kosova dhe Serbia. Siç thotë ai, Kosova kërkon njohjen nga Serbia dhe heqjen e barrierave nga rruga e saj drejt anëtarësimit të plotë ndërkombëtar dhe perspektivës evropiane.

Ndërkaq, siç thotë ai, Serbia kërkon që ta zgjidhë çështjen e Kosovës mjaftueshëm sa që të mos i bëhet pengesë për anëtarësim në BE.

Rashiti thotë se në këtë kompromis, Kosova do të ofronte Dokumentin e Ahtisarit apo siç e quan ai, “Ahtisari plus”, Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të marrë njohjen nga Serbia, por duke e ruajtur karakterin unitar të shtetit dhe funksionalitetin e tij.

Ndërkaq, siç thotë ai, Serbia kërkon kompromis, qoftë territorial, qoftë një status shumë më të zgjeruar për serbët e Kosovës dhe për Kishën Ortodokse Serbe, si dhe të drejta tjera në kuadër të Kosovës, për një normalizim eventualisht të plotë të marrëdhënieve. Por, sipas tij, Serbia heziton shumë që ta vendosë njohjen eksplicite të Kosovës në tavolinë.

“Tani problemi qëndron te ndërmjetësuesi. Ai e ka përkufizuar këtë proces si një ‘kompromis të dhimbshëm’ për t’i përmbyllur të gjitha çështjet e hapura dhe për t’i eliminuar të gjitha pengesat për progres të Kosovës për të ecur drejt BE-së.

“Por, nuk i ka dhënë emër. Shtetet anëtare të BE-së, sidomos Gjermania, tanimë flet në mënyrë eksplicite për njohje reciproke, të cilën para se të jetë ky emër, është njohja në mes dy vendeve. Duke filluar nga njohja në mes dy vendeve, duhet të gjendet kompromisi se si ta akomodojnë këtë proces politik këto dy vende”, theksoi Rashiti.

Donika Emini, drejtoreshë ekzekutive e Platformës CiviKos, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë gjithë dialogut Kosovë-Serbi, kur palët janë kthyer, qoftë nga Brukseli, qoftë nga Uashingtoni, me deklarata triumfaliste kanë krijuar një përceptim që po fitojnë kundër njëra-tjetrës apo që janë një hap para njëra- tjerës.

Ndërkohë, sipas saj, palët kanë kërkuar kompromis dhe një të tillë e kanë theksuar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

“Së pari, deklarata e Lajçakut se (kompromisi) do të jetë i dhimbshëm, mirëpo personi që do ta nënshkruaj do të jetë në anën e duhur të historisë, ishte paksa absurde. Kjo tregoi që ndoshta edhe BE-ja nuk është e qartë se çka është ky ‘kompromis i dhimbshëm’“.

“Mirëpo, po e shoh si një strategji që së paku t’i përgatisin të dy palët për një marrëveshje, e cila nuk do të jetë vetëm fitues- fitues, por edhe humbës-humbës. Mirëpo, asnjëherë BE-ja nuk ka qenë e qartë në dërgimin e mesazheve të tilla”, theksoi Emini.

Pacolli: Kosova nuk ka më asgjë për t’i ofruar Serbisë

Përkundër përpjekjeve të Rados Evropa e Lirë për të marrë një koment nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, se çfarë nënkupton për ta “kompromisi i dhimbshëm”, ata nuk kanë qenë të qasshëm.

Por, nga partia opozitare Lëvizja Vetëvendosje, deputetja Fitore Pacolli, ka thënë për Radion Evropa e Lirë që Kosova ka bërë mjaft kompromise, kur bëhet fjalë bër dialogun me Serbinë dhe se tash, ajo nuk duhet të pranojë kompromise të dhimbshme, të cilat do të sillnin vetëm dëme.

“Tashmë ne jemi në një situatë ku Kosova nuk është në gjendje të bëjë kompromise, sepse ato do të rrezikojnë shtetin, do të sfidojnë të drejtën tonë për të ardhmen”, ka theksuar Pacolli, duke shtuar se Kosova “nuk ka më asgjë për t’i ofruar Serbisë”.

Sipas saj, Kosova ka qenë e bllokuar që të zhvillohet si shtet pikërisht për shkak të ndërhyrjeve të Serbisë, e cila “në asnjë moment nuk ka pranuar fajin për krimet që ka bërë”.

Siç thekson Pacolli, zgidhja më e mirë do të ishte që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

“Tash është koha që Serbia ta pranojë fajësinë e saj, të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë, të kthej trupat e personave të zhdukur, të paguaj dëmin e luftës dhe pastaj ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, sepse Serbia i ka sjellë aq shumë dëme Kosovës, sa që më nuk ka të drejtë të kërkojë asgjë nga Kosova”, tha Pacolli.

Ajo ka shtuar që Kosova dhe Serbia duhet të shkojnë drejt BE-së si dy shtete të pavarura, bashkë me shtete tjera në rajon.

Fjala e papeshë e faktorit ndërkombëtar dhe vijat e kuqe të palëve

Analisti Rashiti, thotë se është e vështirë që në detaje të definohet kompromisi i cili kërkohet nga Kosova dhe Serbia për përmbylljen e kontestit mes tyre. Sipas tij, shqetësues mbetet fakti që përkundër dy letrave që presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka dërguar autoriteteve të larat në Kosovë dhe Serbi, ku flitet për njohje eksplicite të ndërsjellë, të dyja palët besojnë pak që kjo është e arritshme në këtë proces.

Gjithashtu, sipas tij, përkundër faktit që Gjermania dhe kancelarja e saj, Angela Merkel, në vazhdimësi kanë thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, Serbia ka bërë pak ose fare përparim në këtë drejtim, ndërkohë që Kosova beson pak ose fare që mund të ketë njohje nga Serbia.

“Faktori ndërkombëtar e ka humbur peshën e fjalës së vet kur flet për kompromisin dhe kornizën. Këtu nuk është më telashja se cili është kompromisi dhe formulimi i tij, sidomos nga perspektiva e Kosovës, por si do të përmbyllet ky proces. Faktori ndërkombëtar ka vite që e shtyen ‘jo këtë vit, por vitin e ardhëm’. Tash sërish thuhet njëjtë. Nuk e kemi të formuluar përfundimin e këtij procesi. Natyrisht që nuk është vetëm për fajin e tyre, por edhe për fajin e palëve të cilat po devijojnë”, thotë Rashiti.

Ai shtoi se vazhdimësia e mjegullt rreth përcaktimit përfundimtar të procesit të dialogut, ka bërë që edhe besimi i politikës dhe i qytetarëve në këtë proces të ulet edhe më tej.

Por, analistja Emini vlerëson që elitat politike në Kosovë dhe në Serbi janë krejtësisht të papërgatitura për ndonjë epilog të dialogut. Siç thotë ajo, Kosova nuk e ka idenë se çfarë do të duket si fitore dhe si do të dukej kompromisi, Ndërkaq, sipas saj, pala serbe, në narracionin e brendshëm këmbëngulë që nuk do ta njohë Kosovën dhe këtë e bën edhe përmes mediave që i kontrollon pushteti i atjeshëm.

“Do të thotë, ata vazhdimisht kanë një narrativ, i cili për publikun në Serbi nënkuton mesazhin që këto dy vende janë në prag të luftës. Në anën tjetër në Kosovë, qeveria ka deklarata vetëm për konsum publik, por të cilat ky i fundit më as që i beson. Kjo sidomos me atë që është nënshkruar në Uashington, ku ka pasur ‘vija të kuqe’ për mini-Schengenin dhe ai u nënshkrua. Qysh tash, kryeministri Hoti po pretendon që ka vija të kuqe për diskutimet mbi Asociacionin“.

Mirëpo, një trend i qartë po shihet që do të na dërgojë prap te kjo çështje. Vijat e kuqe në Kosovë nuk kanë qenë aq të qarta sa në Serbi. Këto vija të kuqe janë shumë fleksibile, sepse janë lëvizur dhe janë shkelur dhe ato më nuk i besoj as vet kryeministri, por as opinini publik”, theksoi Emini.

Ajo shtoi se kjo situatë e bën Kosovën më të dobët në negociata, por edhe më të paparashikueshme në këtë dialog.

Emini shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmjetësuar Kosovën dhe Serbinë për një marrëveshje të aspektit ekonomik, por në aspektin politik nuk e kanë zbërthyer këtë marrëveshje.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të afruar palët drejt normalizimit të raporteve dhe në këtë kuadër, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.

NJË KRISMË NGA HAGA… – Nga Binak MAXHARRAJ

Në mengjes herët rreth sabahit janë takuar në një takim urgjent në një restorant ne Prishtinë liderët Hashim Thaçi,Ramush Harajdinaj dhe Kadri Veseli.Për këtë ngjarje,takim privat të tyre po jiprn shpjegime ndër me te ndryshmet,bile edhe po bëhën edhe spekulime lidhur me ate se a do te këtë ndonjë krismë nga Haga e cila do te ndegjohet deri ne Kosovë,sepse nëser është afati i fundit kur gjyqetari i procedurës paraprake penale duhet te shpallë vendimin për aprovimin apo jo te e akuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit të akuzuar gjashtë muaj më parë për vepera penele dhe vepra kundër njerezimit,qe aktakuza i akuzon për mbi 100 krime.
Sot për këtë takim për kafe të megjesit u hapen shumë fjalë dhe sypozime se ata u takuan për tu përshendet,për ti thanë lamtumirë njeri tjetrin për te ia bërë halla njerit tjetrit deri ne takimin e ardhshëm pas shumë e shumë viteve.
Pas takimit te kafes së mengjesit i cili zgjati mbi një orë Thaçi dhe Veseli nuk u prononcuan për media.Ishte Ramushi i cili tha diçka për këtë takim.Shkurtë ai tha se u takuam për te biseduar për zhvillimet politike ne vend,por pse bisedohet privatishtë jashtë institucioneve për zhvillimet politike.Kjo është punë e tyre.Por ësht interesant pasiqe paskan folë për zhvillimet politike ne vend,pse nu ishte thirrë edhe lidieri i LDK Isa Mustafa.
Por me vonë nepër media u pa se nuk ishte puna qe kanë bisedue për zhvillimet politike por për diçka krejtë tjetër.Duke e pasë parasyshë vormakun,apo arrestimin e mundshme te krerve te PDK,për mos me e lanë partinë jetime paskan bisedu për reformimin e qeverisë,thjashtë për kooptimin e PDK ne qeverin Hoti,qe PDK ti merr 8 ministri dhe z/kryeministrin,kurse Partia e Harajdinaj te delë nga qeveria me një premtim apo dakortim qe Ramushi të bëhët Presidenrt kur ti skadon afati Thaçit apo kur atij ti komunikohet aktakuza nga gjykata e Hages si i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njereëzimit.
Këtu është edhe sherri i i sodit i këtyre liderve qe Ramushi as se si nuk po mund ta kuptoj.Nuk kamë parë ndonjëherë me tutmakë në politikë se sa Ramush Harajdinaj i shashtrisur për poste e pozita sheterore anipse fuqia e tij politike është minore,kurrfare,por qe 20 vjetë shërben si patericë i partive tjera te medha.
Edhe në këtë takim Hashim Thaçi si çdo hërë tjetër ia lëshoi mjekrrën Ramush Harajdinaj duke i apremtuar postin e Presidentit në një anë,e nga ana tjëtër duke e nxjerr AAK nga qeveria,qe në fund do te mbetet pa asnjanjën,sepse Thaçi nuk e ka në xhep postin për me ja thanë kujtë qe deshiron ai.
Ramushi si naiv ne politik qe është ka harruar se Hashim Thaçi postin e Presidentit ia ka”shitë”dikujtë tjetër,pra atij i cili me gjithë partin e vetë e zjgodhi Thaçin për presidnet para pësë viteve,pra Isa Mustafës i cili ka ambicje për president te ardhëshëm i cili pozitën e presidentit e futi ne lojë kur bënte negociata me LVV për të formuar qeverinë.Por,edhe sikur Thaçi te donte Harajdinaj për president ai nuk mund te zgjidhet sepse nuk i ka numrat,e Ramushi kurr nuk mund te zgjidhet vetem me votat e PDK,sepse kundër i ka votat e LVV,LDK,Listes Srpska.
Pra edhe kesaj radhe Ramushin e mashturan Thaçi dhe Veseli sikur shumë herëme parë.Kësaj radhe vertetë do te ia lëshojnë mjekrren,bile edhe me të gjat së sa herave tjera kur Thaqi ia shtraoi Ramushit tepihun e kuq me te këthye nga Haga duke e mashtruar për pozitën e kryeministrit,ose rastin kur Raushi pas tri viteve protesta për demarkacionin me Malin e Zi qe te mos jipet Çakorri,por prap Thaçi ia qerroi sytë duke i thanë postin e kryeministrit sa për ta votue demarlacionin dhe demarlacioni kalo ne Kuvend,huçi Qakorri kur se Ramushi parap mbeti me gishta në gojë sepse dikush ia bëri sherrin qe e arrestuan ne nj qoshe ne aeroportin e Parissit kurse Ramushi mbeti duke i ra filikaqes.
Edhe takimi i sotit e ka te njejtin qellim qe te lanë Ramushin me gishta n’gojë për pozitën e presidentit te cilën Thaçi veç e ka bërë Pazar,e ka shitë të Isa Mustafa.Për këtë arësye Isa Mustafa gjatë dialogut maraton prej 6 muajsh me LVV për themelimin e qeverisë e futi si pykë në dialog postin e presidentit.
Nese Ramushi e kupton dhe ka sens politike këtë qellim e kishte edhe takimi i sotem me Thaçin e Veselin,ti premtohet ajo qe si takon,qe nuk mund te arrijnë qe si kunder vlerë të këtij mashtrimi ta nxjerrë Ramushin nga qeveria Hoti për te koouptuar PDK,pra për te rëhataur PDK qe te mos shastriset e tëra kur te mebet pa lider.
Kurse Ramushi si çdo herë kur delë i lagur nga pazaret makabre me Hashim Thaqin si mbetet gjë tjetër,por si çdo herë ie i futë këngës.

Vazhdon telenovela e vjedhjes së shtetit! – Nga Florim Zeqa

Nuk është që të gjithë politikanët kosovar janë hajdutë, por edhe jo pa të drejtë në opinionin kosovar është krijuar bindja se të gjithë politikanët janë hajdutë!
Kjo bindje e keqe është krijuar nga keq-qeverisjet e pas pavarësisë, ku asnjëra qeveri nuk ka arritë ta përbyllë me suksese mandatin kushtetues pa u përfshirë në afera korruptive dhe kriminale.

Varësisht prej nivelit qeverisës dhe shkathtësisë vjedhëse dallojnë edhe hajdutëritë e qeveritarëve kosov(r)arë

Zanafilla e hajnisë apo e abuzimit me buxhetin e shtetit është e hershme, ajo daton që nga themelet e para të shtetit, përkatësisht nga “Qeveria e Bukoshi”, siq është quajtur qeveria e parë e Republikës së Kosovës në ekzil.
Abuzimi me buxhetin e shtetit fillon me fondin e “3 përqindëshit”, pason me fondin “Vendlindja Thërret” gjatë periudhës së luftës çlirimtare,…për të vazhduar edhe pas përfundimit të luftës, ku bartësit e këtyre dy fondeve bëhen bashkë në qeverisjen e vendit.

Pa dashur të merrem me emra të përveqëm, “stafeta” e abuzimeve me buxhetin e shtetit është bartur dhe trashëguar me besnikëri nga njëra qeveri tek tjetra, nga njëra parti tek tjetra, nga njëri politikan tek tjetri deri në ditët e sotme.

Si rezultat i kësaj, sot nuk e kemi asnjë parti politike që nuk është e përfshirë në afera korruptive të zhvatjes së buxhetit të shtetit. Mirëpo çuditërisht nuk e kemi asnjë politikan të profilit të lartë që është dënuar për vjedhje të buxhetit të shtetit, anipse disa figura të larta politike kanë qenë të akuzuar për vjedhje të dhjetra e qindra milion eurove nga aferat tenderuese.

Të gjitha aferat korruptive janë zhvilluar para syve të drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare (EULEX), madje këta të fundit, hajnat në majat e shtetit i patën cilësuar si “peshq të mëdhenjë”, për të cilët paten premtuar se do t’i vënë prapa grilave…

Kur drejtësia merrë anën e parasë

“Shpeshherë drejtësia e merrë anën e parasë”, e thotë një fjalë e urtë daneze. Edhe pse disa prej politikanëve të profilit të lartë kanë kaluar nëpër filtrat e drejtësisë vendore, arritën të dalin të pandëshkuar nga drejtësia në “mungesë” të provave, anipse provat më bindëse janë pasuritë qindra milionëshe dhe miliardëshe të tyre.
Kur është në pyetje abuzimi me djersën e popullit, përkatësisht me buxhetin e shtetit, hajdutët e ndihmojnë njëri tjetrin pavarësisht ngjyrave partiake për bartjen e mjeteve financiare nga njëra llogari tek tjetra, nga njëra bankë në tjetrën deri në të ashtuquajturat “Parajsa Fiskale”, ku mjetet financiare fshihen me numra fiskal, duke mos u bërë i ditur emri i personit fizik apo juridik.
Të gjitha hajdutëritë e politikanëve janë të përcjellura me patriotizëm folklorik, me maskarada mashtruese dhe spektakle televizive, kinse janë duke e luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ndëshkim për mbrojtësit e parasë publike, shpërblim për ndihmësit e hajdutëve

Të gjithë ata që i kanë përcjellë abuzimet serike të pushtetarëve të pas luftës, para çdo vjedhje skandaloze të buxhetit të shtetit, politikanët shesin moral politik tek qytetarët, duke u paraqitur si engjuj dhe shpëtimtar të këtij populli.
Deri më sot nuk ka ndodhë në Republikën e Kosovës të dënohet dikush për vjedhje qindra milionëshe. Të rrezikuar janë vjedhësit e vegjël dhe hajdutët ordinerë, për të cilët drejtësia i hapë sy e vesh, ndërsa kur janë në pyetje shumat e mëdha të parave të vjedhura, prokurorët dhe gjykatësit nuk shohin dhe as dëgjojnë, ndërsa vendimet gjyqësore parashkruhen në dobi të hajdutëve dhe kriminelëve.
Në këtë rast, risku (rreziku) bie mbi ata që kanë ngritur aktkauzën apo ndaj atyre që kanë bërë publik abuzimin e buxhetit të shtetit, siq ishte rasti vjedhjes në një bankë, ku zyrtari bankar largohet nga puna për shkak të bërjes publike të vjedhjes së mjeteve financiare.
Në të gjitha abuzimet e mëdha financiare dhe aferat skandaloze ka pasur edhe shpërblime me poste të larta shetetërore për ata (ato) që kanë ndihmuuar në vjedhje dhe abuzim të buxhetit të shtetit.
Andaj, edhe ne rastin e fundit, rrezikon të dënohet dhe ndëshkohet nga “drejtësia” ai i cili i pari e bëri publik lajmin për avullimin e 2 milion eurove nga thesari shtetit!
Emrat e të shpërblyerve nga kjo vjedhje skandaloze do t’i mësojmë në qeverisjen e radhës!

 

Çdo nikaj- merturas e ka një lot për ty, se ti e meriton dhimbjen, Doda ynë i mirë! – Nga Pjetër  META (PËRPALI)

 

 

            Asnjë nikaj- merturas nuk e ka të lehtë t’i japë lamtumirën Dod Prognit, Dodës që sot ka ndërruar jetë. Një dhimbje e thellë, një lëndim i thellë, që del nga palca e shpirtit tim, si tek çdo nikaj- merturas, nuk më lejon ta shqiptoj fjalën vdekje për Dodën e dashur. Doda nuk ishte vetëm i shtëpis së vet, ai ishte i Nikaj- Merturit, i Tropojës, i Veriut dhe krejt Shqipërisë. Doda ishte një njeri, një mësues, një historian, një atdhetar, një intelektual, një ish-sportist, një mik, një dashamirës, një humanist, një vëlla, një prind, një koleg, pra Doda ishte i të gjithëve, një njeri me shpirt të bardhë.

            Kudo shkoi Dod Progni la gjurmët e tij të pashlyeshme. Doda la pas kujtesën e moshatarëve të tij dhe të fëmijëve kur e shihnin tek vallëzonte me topin në livadhet e Nikaj- Merturit apo në stadiumin e Korabit të Peshkopisë apo të B.Curri; la pas kujtesën e mësuesit të talentuar, i cili ishte i dashuruar me të deri në sakrificë, la pas trashëgiminë me dhjetëra studime për Nikaj- Merturin, Tropojën e histori të tjera, të botuara dhe të pabotuara; la pas imazhin dhe kujtesën e intelektualit të shkëlqyer të Tropojës dhe të Shqipërisë, i cili ka shkëlqyer në hulumtimet dhe interpretimet shkencore; la pas dashurinë për nikaj- merturasit e tij, që i donte pa kursim,; la pas bjeshkët e natyrën që e adhuronte deri në vdekje.

            Pas të sotmes Doda do të na mungojë, por ai ka mbetur një njeri i përkryer dhe i tillë do të vazhdojë udhëtimin e tij në kujtesën, librat, ata që e njohën dhe ata që tashmë do ta njohin përmes trashëgimisë së shkruar që ka lënë. Ikjen e Dodës nuk e mbush gjë, e mbush vetëm adhurimi për atë njeri të rëndësishëm dhe tejet njerëzor, e mbush vetëm nderimi i figurës  dhe punës së tij.

            Nikaj- Merturit tashmë i është këputë një krah i fortë i kujdestarit të historisë së tij. E në kujtim të tij, ndoshta shpejt, ndonjë lahutë do të zbresë nga muri e do t’i bulojë në buzë lahutarit nikaj- merturas dhimbjen për Dodën. Bjeshka jonë do të lotojë në këtë ditë fund- tetori dhe sa herë do të vijë kjo ditë e trishtuar dhe në vitet e mëvonshme.

            Dodë, qofsh i parajsës, qofsh i paqes së shpirtit brilant, qofsh i lartësive, diell qofsh gjithmonë! Doda jonë i shtrenjtë. Çdo nikaj- merturas e ka një lot për ty, se ti e meriton dhimbjen, Doda ynë i mirë! Sa e paskeni dashur njëri- tjetrin ju vëllezërit! Sa pak kohë për të qenë me njëri- tjetrin! Veç fjalën vdekje nuk mund ta zë në gojë për ty, o Dodë Progni!

 

            DOD PROGNI*

Dod Progni, lindi në Salcë të Merturit më 02.08. 1942. Ai mbaroi filloren në fshatin e tij të lindjes dhe një vit në shtatvjeҫaren Gjonpepaj, familja e tij u vendos në Kolgecaj, ku mbaroi edhe shtatvjeҫaren. Shkollën e mesme e filloi në shkollën pedagogjike në Shkodër dhe pas vitit të dytë e çojnë në shkollën pedagogjike të qytetit të Peshkopisë. Aty mori diplomën e maturës 1956-1960. Duke qenë një lojtar mjaft i mirë i futbollit e mbajnë në Peshkopi mësues, duke e federuar me skuadrën “Korabi”, e cila lunate në kategorinë e parë, me Dinamon, Partizanin, 17 Nëndorin, Vllazninë etj. Me ekipin e “Korabit, ai lujti dy vjet me të rinjtë e njërin vit me të rriturit, në kategorinë e parë të kampionatit kombëtar të Shqipërisë.

Me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv të Tropojës, në vitin 1962, transferohet mësues në qytetin B. Curri, duke e aktivizuar menjëherë në skuadrën e futbollit “Valbona”. Siҫ kam cituar tek nën ҫeshtja për sportin, Doda ishte ndër lojtarët më të mirë e ndoshta më i miri që gëzonte një trup të gjatë, të zhdërvjellët e mjaft elegant e zhvillonte një lojë të shpejtë, të bukur, siҫ ai ishte  në gjithë pamjen e tij prej djaloshi.

Pas mbarimit të shërbimit ushtarak Doda përsëri kthehet në Tropojë si mësues dhe regjistrohet në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër në degën Histori-Gjeografi e më pas me provime plotësuese mbron fakultetin dhe merr diplomën në fakultetin Histori-Gjeografi, në Universitetin e Tiranës.

Pas mbarimit të fakultetit shumë shpejt do ta prezantonte veten si një gjurmues i historisë e më pas si një historian i ri në rradhën e intelektualëve të tjerë të profileve të tjera të Tropojës.

Deri rreth viteve 1975, Doda do të punonte si mësues pranë gjimnazit “Asim Vokshi”, duke mbetur mësues e studiues i thelluar i historisë së Tropojës që nga lashtësia. Historia dhe historiku që ai tashmë po thellonte njohjen u bënë pjesë e punës dhe e përkushtimit të tij për të nxjerrë para lexuesve e popullit kureshtar tabanin tonë historik të trevave, gjurmët e gjurmimet e paraardhësve tanë dhe leximet për lashtësinë e qytetërimin nëpërmes rrënojave e gjetjeve të veglave e sendeve të tjera të përdorura prej tyre.

Në vitin 1975, kur Doda kishte grumbulluar një bagazh të madh njohjeje mbi historinë e Tropojës e të Malësisë së Gjakovës e më gjerë, në Dukagjin e Pult, Mirditë etj, pushteti vendosi që ta angazhonte të udhëhiqte punët shkencore- historike për gjithë Tropojën. Thjesht për arsye të një “njolle” biografike, atij nuk ia besuan edhe historikun e të gjitha kohrave, përfshirë atë të regjimit komunist. Por për Dodën, kjo periudhë ishte krejt e parëndësueshme, pasi ajo po jetohej, e nuk mund të quhej shkencore e jo më historike. Ai e pëlqente atë me të vështirën, të cilën dhe ia “vunë përpara”, për ta studjuar dhe ekspozuar në muzetë, që do ngriheshin për Lashtësinë, Mesjetën dhe Rilindjen.

Që nga viti 1975 e deri më sot, puna shkencore në fushën historike e historianit të talentuar e mjaft rezultativ e konkurrent, ndahet në 5 kapituj të punës e krijimtarisë.

E para, si udhëheqës i punës shkencore e historike për zbulimin e grumbullimi,n më pas pajisjen me dokumenta dhe objekte muzeale të Muzeut Historik të Tropojës, të periudhave të Lashtësisë, të Mesjetës dhe Rilindjes. Me një vullnet e punë të pakursyer, mbi bazën e studimeve e të gjurmimeve të thelluara e shkencore Doda arriti jo vetëm afatet e depozitimit e të reklamimit, por mbi të gjitha cilësinë e saktësinë, bazën dokumentare e relike, që argumentonin jetën e zhvillimin e qytetërimin e paraardhësve tanë, gjatë këtyra periudhave historike. Pavionet reklamonin historikun e këtyre tre periudhave, të realizuar që nga e para nga Dodë Progni, ishin pa dyshim më të mira dhe më të argumentuara. Për përurimin e muzeut më 11 janar 1988 e deri në vitin 1997, Doda punoi pranë muzeut si historian, lektor dhe shpjegues i gjithë historisë muzeale të Tropojës që nga lashtësia.

E dyta, ai ishte udhëheqësi i punës shkencore si historian për ngritjen e shtëpisë muze të Heroit të Popullit Bajram Currit dhe të Heroit të Popullit Mic Sokoli. Këto dy muze u udhëhoqën e u pajisën si dhe u ngritën si qendra muzeale shumë dinjitoze, në sajë të dijeve, vizionit e profesionalizmit të Dod Prognit.

E treta, pas përfundimit me sukses të dy këtyre muzeve me rëndësi kombëtare Dodës do t’i ngarkohej ngritja e 6 muzeve të tjera në gjashtë zona të rrethit të Tropojës, të cilët përmblidhnin historikun e fiseve të këtij rrethi që nga lashtësia e deri në vitet ’90 të shekullit XX. Këto muze u ngritën në Pac, Tropojë, Bujan, Shëngjergj, Gjonpepaj e Dragobi.

E katërta, Tashmë Doda do të futej në paraqitjen shkrimore për lexuesit të studimeve historike dhe etnografike për zhvillimet për ngjarjet, figurat dhe fenomenet e ndryshme të jetës shoqërore të Malësisë së Gjakovës. Ato janë të shumta, të cilat historiani Dodë Progri i ka ekspozuar në internet, por që akoma ato nuk janë “përkthyer” në një libër të vetëm për arsye financimi. Dhe ne po citojmë disa prej tyre:

1.“Alpinët dardanë”, (studim historik), 2. Harta arkeologjike e Tropojës, (studim historik), 3. Masakra e Herecit 1944 (stud. historik), 4. Ka edhe një Borovë tjetër në Shqipërinë e veriut- ai është Bytyҫi i Malësisë së Gjakovës (studim historik), 5. Kulla e Mic Sokolit (studim etnografik), 6. Kulla e ngujimit (kulla e Thepit) në Curraj Epër (studim etnografik), 7. Orët dhe zanat në përfytyrimin e nikajmërturasve (stud etnografik) 8. Qëndresa popullore e Koders Palҫit dhe Qafës së Agrit (stud historik), 9. Një shembull i shkëlqyer i dashurisë vëllazërore (operacioni i mbledhjes së armëve në Nikaj-Mertur 1946, (studim historik), 10. Rreth emrit dhe shtrirjes së Dukagjinit (stud historik), 11. Pjetër Mehmeti i Shalës, një yll i patriotizmit shqiptar (studim historik), 12. Bajram Curri, atdhetar dhe demokrat i shquar (studim historik), 13. Kuvendet e Malësisë se Gjakovës dhe roli i tyre në organizimin e vetqeverisjes dhe luftës për liri e pavarësi (studim etnografik), 14. Në Koferencën e Bujanit 31 dhjetor 1943- 2 janar 1944, u vendos në mënyrë demokratike bashkimi i Kosovës me Shqipërinë (studim historik) etj. Të gjitha këto e shumë të tjera studime historike, etnografike e publicistike, të cilat nuk i cituam, të shkruara nga Dodë Progni në një përmbledhje botimesh do nxirrnim disa volume libri.

Së pesti, krijimtaria e Dod Prognit në fushën e studimeve historike, etnografike e publicistike është pasqyruar e paraqitur edhe në shtypin e kohës, kryesisht për objektet muzeale të Tropojës si “Gjamadani i Zeqir Halilit”, “Cingarishtja e qelibarit e Prel Tulit”, “Cingarishtja e Isa Boletinit”, “Pasaporta e Bajram Currit” etj.

Për punën e përkushtimin që Dod Progni bëri për nxjerrjen e pasurimin e historisë shekullore të trevave të Malësisë së Gjakovës, Doda është dekoruar dy herë me urdhërin Naim Frashëri.

Por libri, i cili lartëson, jo vetëm vlerat e autorëve (bashkautorëve) Dod Progni e Zef Doda, por në mënyrë të veҫantë historinë e krahinë së Nikaj-Merturit, për të cilat edhe është shkruar ky libër është ai me titull “Nikaj-Merturi” (vështrim historik). Ky libër vërtet ka autorësi, por ai është “libri ynë”, “libri i nikajmerturasve”, siҫ thotë Mhill Ndrepepaj, i cili u botua në vitin 2003, pikërisht në kohën e duhur për popullin e kësaj krahine, për plotësimin e kërkesave tona të kahershme e interesin e veҫantë të banorëve të Nikaj-Merturit për njohjen e historisë.

Paraqitja e gjerë dhe e plotë nga Dodë Progni e historisë së Nikaj- Merturit, pak e trajtuar e si e munguar, pra jo e plotë nga historiografia, tashmë ajo ka një paraqitje dinjitoze si pjesë e pandarë e historisë së popullit tonë dhe e qëndresës shekullore për të qenë i lirë e i pavarur. Përgjegjësia që kanë marrë Dodë Progni e Zef Doda, për të shkruar këtë libër; pasqyrimi me vërtetësi e historisë së popullit të Nikaj-Merturit, na bëri të ndjehemi krenarë për origjinën, për qëndresën, për shpirtin atdhetar e të papërkulur para vështirësive të panumërta njerzore e natyrore.

Me materialin e paraqitur në librin e tij si bashkautor dhe të gjithë materialeve të tjera volumore si krijime shkencore, historike e etnografike Dod Progni vjen si një historian i formuar dhe i talentuar, i cili ven më para logjikën e më pas fakte e argumente shkencore, duke shkruar thjesht e kuptueshëm, të bën për vete duke tërhequr këndshëm ҫdo lexues, nga faqja e parë deri tek e fundit dhe për të kërkuar më pas ҫdo shkrim të tij të postuar në internet.

Dodë Progri e mbylli aktivitetin e tij të punës me shtetin në vitin 2005, duke marrë si “shpërblim” disa stimuj siç jepeshin në ato vite si: dekoratë “Mësues i dalluar”, medalje “Naim Frashëri” e  klasit. III-të dhe të Klasit të II-të, si dhe Medalje Pune, por Doda, për asnjë arsye, as shëndetsore, nuk e ka ndërprerë leximin e as gjurmimin historik e atë etnografik. Ai vazhdon të shkruajë akoma dhe më në thellësi të historisë e të etnografisë deri në gjenezë për popullin e Nikaj-Merturit, i cili së shpejti do të dalë përpara lexuesit me një tjetër libër tematiko-etnografik për jetën e aktivitetin e popullit të vet, që nuk e braktisi asnjëherë.

____________________

*Jetëshkrimi për Dodë Prognin është marrë nga libri në proces botimi, me titull “Nikaj- Merturi nga lashtësia deri sot”, me autor  Pjetër Meta.

 

Lajçak: Zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë, një kompromis i dhimbshëm

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve nuk është i lehtë dhe se zgjidhja do të jetë një “kompromis i dhimbshëm”.

“Për këtë arsye po përpiqemi që të arrijmë tre qëllime në të njëjtën kohë – së pari, për të normalizuar të dy palët, së dyti, për të ndërtuar procese dhe zgjidhje të ardhshme bazuar në normat dhe vlerat evropiane dhe së treti, për të kontribuar në stabilitetin rajonal. Ky nuk është proces i lehtë. Zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por unë mendoj se është e mundur, dhe padyshim që ia vlen ”, theksoi Lajçak.

Këto komente Lajçak i bëri në Forumin për Siguri të Beogradit, që këtë vit u organizua virutalisht. Në të, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën pikëpamje të ndryshme, sa i përket mënyrës se si të dyja shtetet mund të arrijnë deri te një marrëveshje përfundimtare.

Tema e këtij forumi ishte “Beogradi-Prishtina: Pa besim nuk ka zgjidhje”.

Lajçak tha se procesi i dialogut duhet të sjellë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, paqe të qëndrueshme dhe prosperitet.

“Prandaj, vërtetë shpresoj se do t’ia dalim sepse është në interesin e çdo qytetari të Serbisë dhe Kosovës dhe gjithashtu është e rëndësishme për BE-në dhe SHBA”, tha ai.

Zyrtari i BE-së tha po ashtu se nuk mund të arrihet paqe e qëndrueshme nëse nuk ka besim mes partnerëve.

Ai tha se që të ndërtohet besimi “ne duhet të marrim parasysh të kaluarën tragjike të rajonit”, e cila sipas tij, po errëson realitetin e sotëm.

“Që të gjithë ne duhet ta bëjmë pjesën tonë për ta zbardhur të vërtetën e plotë dhe për të marrë përsipër pasojat, pa marrë parasysh se sa e dhimbshme mund të jetë kjo. Por, e kaluara duhet të adresohet dhe të procedohet nga ekspertët e fushës, kryesisht të gjyqësorit dhe historisë. Kjo nuk është punë e politikanëve”, tha Lajçak.

Hoti: Kosova për marrëveshje mbi parime e jo zgjidhje kreative

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova ka treguar përkushtim të madh për procesin e dialogut dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe paqësore.

“Por, ne do të sigurohemi që ky proces të qëndrojë mbi parime të qarta, të cilat i kam bërë publike në muajin korrik. Ne do të jemi të angazhuar plotësisht për të arritur këtë marrëveshje për normalizim të plotë mbi parimet e gjetjes së zgjidhjeve sistematike, jo të zgjidhjeve kreative, por sistematike, të bazuara mbi parime të qarta, që të sigurohemi se këto dy shtete kanë arritur marrëveshje, që respekton realitetin dhe siguron perspektivë të qartë evropiane për të dyja shtetet, por edhe për rajonin”, tha Hoti.

Ai shtoi se është e rëndësishme të shihet realiteti dhe çfarë do të marrin të dy vendet.

“Pra, është një fqinjësi paqësore, që jeton së bashku dhe i normalizon marrëdhëniet, duke ua mundësuar qytetarëve tanë të lëvizin lirshëm, si dhe që bizneset të tregtojnë mbi baza të barabarta. Ekzistojnë shumë probleme nga e kaluara, të tilla si çështja e të zhdukurve, por ne pranojmë që të ulemi në tryezën e negociatave, në mënyrë që të arrijmë atë marrëveshje”, tha Hoti.

Hoti ka deklaruar më herët se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, duhet të përfshijë njohjen reciproke. Ai ka paraqitur edhe parimet e Qeverisë së Kosovës për këtë marrëveshje, duke argumentuar se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, se nuk duhet të preket karakteri unitar i vendit si dhe parimi i tretë që marrëveshja që do të arrihej me Serbinë, do të duhet të jetë në përputhje me Kuishtetutën e Kosovës.

Vuçiq: Duhet shumë përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, duhet të angazhohen të gjithë për arritjen e një zgjidhje kompromisi, që do të thotë, se nëse është e nevojshme, për të zgjidhur këtë problem duhet të bëhen shumë gjëra jashtë kornizës.

“Nuk po mendoj për ndonjë rregullim të vijës kufitare apo administrative apo diçka të ngjashme. Unë po flas për ide të ndryshme politike, për çështje të ndryshme politike. Ne duhet të investojmë shumë përpjekje dhe të jemi më shumë të orientuar strategjikisht sesa politikisht ose teknikisht. Ne do të përfshihemi plotësisht në këtë proces dhe do të bëjmë shumë përpjekje për të arritur këtë zgjidhje kompromis”, ka thënë presidenti i Serbisë, Vuçiq.

Vuçiq tha se ky proces nuk do të jetë i lehtë, por ai mendon që “atmosfera duhet të ndryshohet dhe gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet, duke filluar nga marrëveshja e parë e Brukselit e vitit 2013, që gradualisht të ndryshohet atmosfera e përgjithshme, si dhe që njerëzit duhet të afrohen”.

“Për këtë arsye, ne e vlerësojmë nismën amerikane për lidhjet ekonomike midis të dy palëve”, theksoi presidenti serb Vuçiq.

SHBA-ja “do të vazhdojë të jetë e angazhuar në rajon”

Ndërkaq, Ryan Tully nga Këshilli për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara tha se SHBA-ja do të vazhdojnë ta mbështesin rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Shtetet e Bashkuara dhe administrata (e presidentit të SHBA-së, Donald) Trump ka bërë një përpjekje dhe ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar në këtë rajon. SHBA-ja është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu”, tha ai.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky dialog ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të afruar palët drejt normalizimit të raporteve dhe në këtë kuadër, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik.

Letër e hapur për Ambasadoren e SHBA Yuri Kim: Lejimi i vetëflijimit të grave ballshiote është krim kundër njerëzimit – Nga Azgan Haklaj

 

E nderuar znj Ambasadore!

Prej një jave dhjetëra gra, nëna dhe motra të naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit janë ngujuar në grevë urie të vendosura për të sakrifikuar jetën e tyre për të drejtën themelore të njeriut atë të pagesës e të shperblimit për punën e papaguar prej një viti.
Ky veprim është një akt i paprecedent në historinë e Europës së sotme, i cili tregon se deri në çfarë shkalle ka degraduar Qeveria Shqiptare dhe Kryeministri i saj, i cili është i gatshëm të sakrifikojë jetë të pafajshme vetëm për të përjetësuar sundimin e tij dhe të oligarkëve të krimit.
Si ambasadore e një vendi e kombi të madh simbol i lirisë e demokracisë botërore, i cili është edhe aleati strategjik e mik i shqiptarëve ju duhet të ushtroni të gjithë autoritetin tuaj që ju jep posti i lartë që keni për të detyruar Kryeministrin e Shqipërisë z Edi Rama tu plotësojë të gjitha kërkesat e drejta e legjitime grave fisnike të cilat po vetëflijohen në emër të lirisë, drejtësisë dhe të ardhmes së familjeve të tyre, të cilat jetojnë në kushtet e mjerimit e të varfërisë ekstreme, në një kohë që Ballshi e nëntoka e tij janë bastioni naftëmbajtës me i madh i Europës.
Znj Ambasadore!
Vetëm një qeveri tiranike e regjim i talebanëve janë të gatshëm të sakrifikojnë jetën e grave e të vajzave në një kohë që e Drejta Zakonore Shqiptare e traditat tona mijëravjeçare e konsiderojnë femrën të shenjtë e të padhunueshme.
Znj Ambasadore!
Ju jeni shprehur se mezi prisni të vizitoni Shqipërinë.
Shkoni në Ballsh, e atje do të gjeni gjurmët e një qytetërimi të lashtë e të magjishëm, Qytetin antik të Bylisit e amfiteatrin e tij, ku janë luajtur tragjeditë e Eskilit të pavdekshëm.
Si ambasadore e shtetit më të fuqishëm të botës mos lejoni që të luhet një tragjedi e re, ajo e vetëflijimit të grave të naftëtarëve, sepse ky akt do të mbetet një njollë e pashlyeshme në ndërgjegjen e shqiptarëve, por edhe të kombit tuaj dhe të botës se lirë!
Këtë akt të shëmtuar po e bën sot Kryeministri Shqiptar, për të cilin një pjesë e madhe e opinionit publik thonë që gëzon mbështetjen tuaj dhe të ambasadorëve të rendësishëm të vendeve të BE- së, nuk ka guxuar ta bëjë as Hitleri e Musolini, Françisko Franko, apo Pinoçeti.
Sulltani i Qeverisë Shqiptare nuk mund ta “lajë” duart me grevistet e urisë që po shkojnë drejt vetëflijimit ashtu si dikur Ponc Pilati me Jezu Krishtin!
E kjo për faktin se Rama e qeveria e tij kriminale janë përgjegjës të drejtëpërdrejtë, janë personazhet primare të dosjes së zëzë të Ballshit, e cila është kthyer prej tëtë vitesh në epiqendrën e krimit ekonomik shtetëror më të madh në Europë.
Sot padronët e vertetë të “arit” të zi të rajonit të Ballshit janë trusti i Qeverisë Rama dhe baronët e krimit të cilët dalin papritur në skenë dhe të nesërmen zgjohen milionerë me vulat e firmat e një qeverie të korruptuar në çdo qelizë të saj.
Dosja e krimit ekonomik të Ballshit është thembra e Akilit të drejtësisë shqiptare dhe ajo nuk do të zbardhet kurrë për aq kohë sa të jetë në pushtet sulltani i rilindjes, i cili është i vetmi kryeministër që i bën shantazh drejtësisë dhe në anën tjetër merr në mbrojtje ministrat e politikanët e korruptuar.
Vetëm ai guxon të kërcënojë organin e akuzës me spastrime, largime nga puna e pranga në një kohë kur vendi juaj dhe BE-ja kërkon nga organet ligjzbatuese shqiptare të çojnë para drejtësisë peshkaqenët e mëdhenj, ministrat e politikanët e korruptuar.
Spaku e drejtësia janë në duart e kryeministrit të korruptuar.
Ata nuk mund të bëjnë asgjë pa inkurajimin e bashkëpunimin me organet hetuese, investiguese e ligjzbatuese të SHBA- së dhe vendeve aleate të BE- së.
Znj Ambasadore!
Është koha ti hiqni Ramës mantelin e mbrojtjes dhe ti kerkoni qeverisë tuaj dhe vendeve partnere të BE- së dhe Natos një hetim të specializuar e shterrues të dosjes së Ballshit sepse aty është nyja gordiane e krimit ekonomik shtetëror.
Shqiptarët të cilët e kanë të qartë se drejtësia e tyre është peng i qeverisë dhe i politikës kanë besim tek drejtësia e SHBA- së dhe BE- së.
Mbeshtetini shqiptarët në këtë moment të trishtë znj Ambasadore Yuri Kim.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështirë” thotë një fjalë e urtë popullore.

KUSH ËSHTË “LUANI” E KUSH “GOMARI”?! – Esé nga Ryzhdi Baloku

Në përpjekje për ta nxitë ndërgjegjësimin e njerëzve në eliminimin e ca dukurive brengosëse, qofshin ato të shkaktuara nga personat e rëndomtë, apo nga personalitetet e caktuara vendimmarrëse, madje edhe nga ata të kastave politike shqiptare të të dy anëve të Drinit, më kanë shtyrë që me tehun e kritikës të reagoj në rrjetin social “facebook”, përmes ndonjë citati apo aforizmi, e ndonjëherë edhe me shkrime, të cilat i kam publikuar nëpër gazeta të ndryshme elektronike.

Me këtë rast vendosa që disa nga ato aforizma e shkrime t’i sistemoj, në trajtë të përmbledhjes së esencës së tyre, për të cilat edhe kam reaguar deri tash.

Për ta kuptuar më mirë qëllimin e këtij shkrimi, do t’ia filloj me përshkrim të një historie përjetimi.

Një shok imi poet, tashmë i ndjerë, i anës së Llapushës, i cili kështu kishte dëshirë ta identifikonte trevën nga vinte, shpeshherë më thoshte: “Shoku im …, nuk e kemi moshën për të lexuar çfarëdo qoftë”. E kishte fjalën për shkrime e libra pa ndonjë vlerë, të cilat ishin publikuar e botuar kohëve të fundit. Në bisedë e sipër e vazhdonte: “S’e kemi moshën për ta humbur kohën me çështje politike. A s’po e sheh se kush po merret sot me këtë profesion?! Ata, që pos abetares s’kanë lexuar libër tjetër !

Nga ajo kohë, i pata dhënë detyrë vetes që t’i shmangem politikës dhe të merrem vetëm me krijimtari letrare.

Për t’ia bërë me dije opinionit neutralitetin tim partiak, para se të fillonte fushata zgjedhore e pata bërë një deklaratë përmes “facebook-ut” me tekstin si vijon: “Të nderuar miq ! Meqë tashmë në Kosovë ka filluar procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ju bëj me dije se në asnjë mënyrë nuk dëshiroj të bëhem pjesë e kësaj fushate zgjedhore, qoftë edhe në formë të tërthorët, andaj gjatë kësaj kohe nuk do t’ju bëj komente përkrahëse, e as pëlqime shkrimeve të postuara në “facebook”, që janë me përmbajtje politike dhe kanë karakter garues”.

Megjithëkëtë, shikuar nga ana tjetër e ndijimit njerëzor, nuk po mundem me qenë indiferent ndaj shpërfaqjes së disa dukurive të papëlqyeshme që po e përshkojnë qenien shqiptare. Nga ky aspekt më ka ndodhur që herë pas here në rrjetin social “facebook” ta postoj ndonjë aforizëm apo ndonjë shkrim që sado pak të ndikoj në luftimin e këtyre dukurive, jo vetëm politike, por edhe për ato që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve në përgjithësi. Sidomos indinjohesha ndaj shkrimeve letrare që i shërbenin politikës, andaj në faqen time të këtij rrjeti e pata postuar tekstin: “Nëse krijimtaria letrare e artistike i dedikohet qëllimeve politike, me pretendim për të arritur përfitime apo favore personale a kolektive, atëherë ajo do ta kryejë detyrën e shërbëtores dhe aty për aty arti do të vdesë”.

Në përpjekjen time për ndërgjegjësimin e njerëzve, gjithashtu, kam postuar shpeshherë edhe aforizma dhe mendime të personaliteteve me reputacion kombëtar e ndërkombëtar, si p.sh.: “S’duhet t’i djegësh librat për ta shkatërruar një kulturë. Thjesht bëju shprehi që mos t’i lexojnë”, mendim nga shkrimtari amerikan Rej Bredbëri (Ray Bradbury), ose atë të fituesit të çmimit “Nobel”, të shkrimtarit peruan Mario Vargas Llosa, i cili jeton në Madrid. Ai gjatë një interviste thotë: “Populli që nuk lexon, manipulohet lehtë”.

Në një studim të vitit 2013 nga ”Pew Research Center”, shkruan se mesatarisht një amerikan i lexon 5 libra në vit. Themeluesi i Microsoftit dhe njeriu më i pasur në botë, Bill Gejts (Bill Gates), gjatë një interviste për “The New York Times” tregon se sa shumë kanë ndikim librat tek ai. Ky pohon se leximi për të është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se i lexon 50 libra në vit.

Vështruar nga ky aspekt, këto ditë lexova se në botën e internetit vëmendja e jonë tërhiqet në miliona drejtime dhe gjërat që shohim janë të ndryshme.

Me librin është ndryshe, aty gjendet vazhdimësia e të njëjtës histori dhe vëmendja e lexuesit përqendrohet dhe fokusohet në një gjë. Pos ngritjes profesionale dhe pasurimit të dijes e fjalorit përmes librave, një roman i shkruar mirë do ta largojë mendjen nga të gjitha gjërat që stresojnë dhe lexuesi do të ndihet i relaksuar.

Në vazhdën e përpjekjes time lidhur me ndërgjegjësimin e njerëzve, kam cituar thëniet e mendimtarëve apo personaliteteve më me nam. Në këtë kuptim, në rrjetin social “facebook” e kam postuar thënien: “Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda edhe më i zi”, mendim nga Sami Frashri, apo “Shumë njerëz do të tmerroheshin sikur në pasqyrë, në vend të fytyrës të shihnin shpirtin e tyre”, mendim nga miku i shqiptarëve, aktori me famë botërore Riçard Gir (Richard Gere), etj.

Të gjithë jemi dëshmitarë të pasurimit enorm të politikanëve, kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata, të cilët “brenda natës” krijuan pasuri përrallore, që mendja e shëndoshë s’e kap. Andaj, sipas mendimit tim, pasuria e fituar nga politika është e pandershme dhe një ditë në një shtet normal ajo duhet konfiskuar, siç ka ndodhur edhe në Kroaci.

Për ata që merren me politikë, është shumë i vlefshëm mendimi i mikut tonë, gjeneralit amerikan dhe ish komandantit të NATO-s z.Vesli Klark (Wesley Clark), i cili thotë: “Nëse doni të keni shtëpi në Monako, pastaj shtëpi tjetër në mal, anije të shpejta, pushime dhe skijim në bjeshkë etj., merruni me biznes e jo me politikë dhe e fitoni atë si duhet”.

Si një ndër dukuritë më negative që e përfshijnë një shoqëri janë ndodhitë e vrasjeve, qofshin ato me prapavijë politike apo biznesi, që të dyja e dëmtojnë shtetin.

Pasi që në një portal e lexova artikullin me titull “Vrasja e kryearkitektit të kryeqytetit”, nga ai shkrim e shkëputa tekstin si vijon: “Me vrasjen mizore të kryearkitektit të kryeqytetit u vra e tërë urbanistika e Kosovës, filloi shkatërrimi i të gjitha qyteteve kryesore … Të gjitha këto krime urbane janë bërë në emër të atdhetarizmit apo »patriotizmit« të rrejshëm …”.

Bazuar në këtë këndvështrim, përpiqem që edhe shkrimet e mia të kontribuojnë në drejtim të mirëqenies së qytetarëve dhe të konsolidimit të shtetit në veçanti, qoftë në Kosovë apo Shqipëri.

Si gjithmonë edhe tash, hebrenjtë i zbrazin xhepat dhe kasafortat pa kurrfarë hezitimi, për ta mbështetur e forcuar shtetin e tyre, ndërsa shqiptarët e sotshëm, andej dhe këndej Drinit po ia rrëmihin edhe themelet e shtetit, vetëm për t’i mbushur xhepat dhe kasafortat e tyre.

Çfarë ndodhi deri më tash në Kosovë?! Sa më shumë që varfërohej shteti dhe qytetari, aq më tepër pasurohej pjesa dërmuese e politikanëve. Kështu, politikanët zunë pozitë më të lartë se vetë shteti. Andaj më këtë u vra edhe shpresa për të ardhmen e këtij vendi, pothuajse gjysma e rinisë iku jashtë. Çudi, kështu është tash e njëzet vite ! Kështu, njëjtë është edhe në Shqipëri. Tani e tutje, uroj që Kosova e Shqipëria s’do të mbesin në pleq, të cilët s’kanë kah t’ia mbajnë !

Për rrenat që fliten dhe bëhen të mërzitshme nga përsëritja, është një metaforë sarkastike që pejanët të tillëve u përgjigjen me thënien: “U ngi Kadria dajre”. Tashmë, i madh e i vogël e di se interesi i shumicës së politikanëve tanë për njëzet vitet e shkuara nuk kishte qenë shtet-ndërtimi, por si të pasurohen.

Kështu, vit pas viti e ditë pas dite, Serbia arriti që në sytë e botës të shndërrohet nga agresori dhe gjenocid-bërësi në viktimë e shtet paqësor, ku madje edhe pjesën kryesore të “Shtëpisë së Bardhë” e bënë për vete, kurse në anën tjetër Kosova arriti të shihet si një shtet me oligarkë milionerë, e me popullsi të varfër, ku shtetësia e saj ka ardhur në një gjendje rreziku… !

Një ndër dukuritë më të dëmshme që mund ta kaplojë shtetin, mendoj se është “vrasja e shpresës” për një jetë më të mirë të qytetarëve të vendit, Andaj në një postim timin shkrova: Peja, qyteti im. Po e them se është qyteti im, në aspektin e ndjesisë shpirtërore që kam për të. Arsyeja është e thjeshtë: Aty u linda e u rrita dhe në të po plakem me brengën se përditë e më shumë kjo qendër banimi po zbrazet si qytetet tjera, nga të rinjtë e dëshpëruar, për shkak të pa perspektivës që e ka kapluar vendin tash e sa kohë.

Për fat të keq, këta të rinj ende po ikin, po e lëshojnë vendin e vet duke e marrë botën në sy, me shpresë se do të gjejnë punësim adekuat për ta ndërtuar jetën, nëpër shtetet e ndryshme të Evropës, SHBA, Kanada, Zelandë të Re etj.

Meqë atdheu nuk është “bahçja e babës”, që të shitet e të bëhet çfarë të duash më të, atëherë lind pyetja, po kush janë ata që do t’ia kthejnë shpresën këtij vendi, ku secili i ri do të dëshironte të krijojë familje e ta gëzojë atë me dinjitet njerëzor deri në fund të jetës.

Besoj se edhe ju miqtë e mi do të pajtoheni me mendimin, se këtë shpresë nuk mund ta kthejnë të moshuarit, për shkak të natyrës njerëzore që e krijon jeta, andaj vetvetiu arrijmë te konstatimi logjik se e vetmja zgjidhje është që fatin e kombit ta marrë në duart e veta gjenerata e re, e cila është e shkolluar dhe ka vullnet për t’i zgjidhur çështjet me të cilat po ballafaqohet vendi.

Pra, ky është perceptimi im për rininë e Kosovës, që vlen për të gjitha trevat shqiptare, e cila me dije dhe vullnet mund t’i shpie çështjet përpara, në të mirë të atdheut, gjë që konsideroj se, për këtë arsye duhet edhe t’ua falim besimin të rinjve tanë.

Pas këtij postimi, në rrjetin social “facebook” e gjeta përgjigjen e kësaj ikjeje, në poezinë e poetit Ilir Hajdari nga Gjakova, i cili shkruan:

Kërkova të hy në punë

Më thanë duhesh me ju hy në bythë

Prej punës njeriu gjen flori

Prej bythës vetëm mut …

Pos shkrimeve të cekura, me tehun e kritikës time në faqen e “facebook-ut” shkrova: Haj medet ?! Këta tanët, jo vetëm që s’kanë pasur dije të bëjnë politikë e të ndërtojnë shtet, por as nuk i kanë pyetur ata që duhet. Të gjithë e dimë, se pranë vetes i mbanin të dëgjueshmit e padijshëm, këshilltarë pa fije shkolle, vetëm sa për t’u dukur më të mençur se tjerët, e të bëjnë çfarë të duan. Silleshin sikur bota po rrotullohej rreth tyre. Pra kështu, nga pangopësia e tyre, dalëngadalë erdhëm në situatën që jemi. Na u ndërruan rolet. Tani Serbia në sytë e botës po e luan rolin e viktimës, edhe pse deri dje ishte xhelat i pamëshirshëm ndaj shqiptarëve !

Na ruaj Zot nga poltronët dhe karrieristët, sepse janë në gjendje që për një “karrige bythe” të na sjellin edhe Serbinë në Kosovë, ku pastaj s’do të ketë më shqiptarë.

Kush na ka faj, për këtë situatë që jemi ?!

S’ka thënë kot Faik Konica: “Ruaje Zot Shqipërinë nga shqiptarët”.

Nga dëshpërimi për situatën e ndodhjes së shqiptarëve, në “facebook” e postova edhe shkrimin me thënien e njohur të Napoleon Bonapartës: “Më shumë vlen një ushtri gomarësh që e udhëheq një luan, se sa një ushtri luanësh që e udhëheq një gomar”.

Nëse fjalët gomar e luan do t’ i konsideronin figura stilistike dhe ato të zëvendësoheshin me fjalët popull dhe pushtet atëherë lind pyetja: Në Kosovë e Shqipëri, kush është “luani” e kush është “gomari” ?!

Djallezia dhe Tradhetia e madhe e Edi Rames ndaj Shqiperise…. Nga Adriatik Riza Dosti

Deti shqiptar i eshte shitur Greqise !
Cuarja e Detit ne Gjykaten Nderkombetare me propozim te pales shqiptare e personalisht te vete Edi Rames eshte totalisht nje deshtim i turpshem i shtet -qeverise se sotme shqiptare por njekohesisht edhe nje veprim i ndyre tradhetie e burracakerie e sa per tu hedhur hi syve shqiptareve e sa per te fshehur sa me gjate te jete e mundur te verteten e hidhur te Tradhetise Kombetare !
Madje ky akt i ndyre tradhetie kombetare ka dy vjet qe ka ndodhur e eshte firmosur zyrtarisht por eshte mbajtur Top Secret nga Tsipras e Rama – e se fundmi edhe nga Mitsotakis e qeverite e tyre si dhe nga Kotzias e Bushati autoret konkrete qe kane gisht , ndikim e firma konkrete ne pervehtesimin e Detit shqiptar nga pala greke…
Eshte media e shtypi grek qe zbulon”pa dashur” gjithcka vetem 24 ore pas vizites se suksesshme te Ministrit te Jashtem grek ne Tirane Dendias…
Nxjerrja lakuriq e sekretit nga media greke perligjet me justifikimin e supremacise greke ne cdo lloj raporti e maredhenie me fqinjin e saj ”problematik” verior Shqiperine…dhe dominancen e politike-dipllomacise greke ne Shqiperi…
Kane qene dy vizita sekrete e gjoja private te kryeministrit Rama ne Greqi qe duket se i kane hapur driten jeshile ”Dosjes se Detit” …paraprire keto nga tre takimet e vecanta koke me koke mes Ministrave te jashtem te Greqise e te Shqiperise Kotzias e Bushati gjate periudhes 2017-19 ku me porosi nga lart te Shefave te tyre kryeministra gjithcka eshte kopsitur ashtu sic ka dashur pala greke .
Po pse eshte mbajtur e fshehte , pse nuk eshte bere publike dhe cfare fshihet pas kesaj tradhetie te rende kombetare te radhes me autor kryesor pikerisht Edi Ramen por penalisht edhe Ditmir Bushatin ?
Aq me shume kur ne disa raste pala greke ka qene me transparente per kete ceshtje perballe censurimit qeveritar e memecerise se frikeshme me urdher nga lart te pales shqiptare..
Se pari per te mos bere zhurme, buje e per te mos patur reagime te ashpra nga Opozita shqiptare por edhe nga vete vala e natyrshme e kundershtimeve dhe zemerimeve te shqiptareve qe gjithmone e shohin Athinen si armike e grabitqare te tyren …pohon media greke …gjithcka u la te kaloje keshtu ne heshtje e urte e bute e plot tigani sic kane nje shprehje te tyren shqiptaret ose sic themi ne greket …mishi te piqet e helli te mos digjet…
Si kompensim pala greke ju afroi shqiptareve [ lexo Rames e qeverise se tij ] heqjen e Ligjit te luftes me Shqiperine qe qendron ne fuqi qe prej vitit 1940 e qe eshte shume i ndjeshem per shqiptaret…si dhe disa lehtesira te tjera ndaj emigranteve shqiptare qe jetojne e punojne ne Greqi numri i te cileve varion diku tek 750-800 mije …por edhe ndihme financiare per sektore te ndryshem problematike ne Shqiperi qe do jepen e mund te jepen ne forma nga e te ndryshmet pa shume zhurme e buje…
Por Greqia nuk pranoi kurresesi qe ne axhenden greko – shqiptare …ne asnje rast te zinte vend Ceshtja Came …me te cilen duket se me hir apo me pahir ne heshtje e duke bere sikur kerciste dhembet pala shqiptare e vete Rama i pari rane dakord…
Historia vazhdoi me lejimin e ndertimin e varrezave te ushtareve greke rene ne token shqiptare gjate luftes italo-greke …ne Jug te Shqiperise …ku pala greke priste qe Shqiperia e Rama ne vecanti tu vinin atyre perpara nje sere ligjesh e konventash por edhe mareveshjesh e pervojash nderkombetare ne raste te tilla qe e kundershtonin nje veprim te tille kembengules te Athines…[ sic Shqiperia kish vepruar me Italine]…por fale edhe gjithe asaj c’ka ka bere Janullatosi ne ate vend dhe lidhjet e tija te ngushta me pothuajse te gjithe udheheqesit shqiptare te ketyre 30 viteve te fundit …ndodhi ajo qe pak kush e priste ne Greqi te ndodhte… eshtrat e ushtareve tane prehen me respekt e kujdes te vecante te Rames e te qeverise se tij ne varreza e memorjale shembellore ne disa qytete jugore te Shqiperise …
Po pse Shqiperia i propozoi pales greke qe ceshtja e Detit te kalonte ne Gjykaten nderkombetare dhe pse nuk ishte Greqia ajo qe duhet ta bente nje propozim te tille kur per raste te tilla analoge ajo i kishte zgjidhur ”pa kurrfare problemi” ceshtje te tilla si me Italine po ashtu edhe me Egjiptin…
Sepse Rama nuk mund te dilte hapur e te pranonte ate c’ka ai e Tsipras kishin vendosur mes njeri tjetrit e c’ka Kotzias e Bushati kishin firmosur ne emer te tyre e te vendeve te tyre pasi reagimi e sensitiviteti nder shqiptaret e Tiranes por edhe i atyre qindra mijera te tjereve qe jetojne kudo neper bote e vecmas edhe i atyre mijera e mijerave qe jetojne ne Greqi do te ishte i madh , teper aktiv , agresiv e me pasoja te pa parashikueshme ku vete Rama i pari do te shpallej tradhetar, armik i Shqiperise…opozita do ta kryqezonte, ai do te humbiste pushtetin e kish te ngjare qe pasojat ndaj tij e qeverise por edhe Partise se tij te ishin krejtesisht te pa parashikueshme…
Se dyti Rama nuk mund te dilte dot hapur duke pranuar se …po …fale nje mareveshje te perbashket mes dy qeverive tona , fale mirekuptimit, ligjeve nderkombetare etj etj …Shqiperia e pranon zgjerimin e Greqise ne Detin Jon …dhe se Greqia nuk i merr kerkund Det Shqiperise por eshte e drejta e saj nderkombetare te zgjerohet me 6-12 milje sic kemi bere ne dikur … etj etj
Gjithashtu Rames i pelqen fort te luaje me ”dy porta” ndaj duke e perplasur Ceshtjen e Detit ne Gjykaten Nderkombetare as nuk armiqesohet me mikun e tij per koke Sulltanin turk Erdogan por nuk behet armik as me Qirjo Mitsotakisin qe e ka tek dera e shtepise i cili mund t’ja vere Litarin ne fyt sa here te doje e per cfare te doje …duke e kercenuar here hapur e here me ”dipllomaci” me Karten e Emigranteve shqiptare ne Greqi por edhe me hapjen e negociatave me BE…
Sikurse ne fakt deklarata te kesaj natyre ka bere here pas here Rama me qendrime te ngjashme publike te tilla per te zbutur disi tonet e agresivitetin e shqiptareve per rastin ne fjale por edhe per te fshehur gjurmet e se vertetes …si dhe per ti paraprire gjithckaje qe tashme ka ndodhur apo pritet te ndodhe…
Se treti…Rama e qeveria e tij ishin ato qe i propozuan Greqise kalimin e Ceshtjes se Detit ne Gjykaten nderkombetare sepse duhej shmangur me kete rast me cdo kusht Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe vendimi i formes se prere te saj qe e anullon, e hedh poshte dhe e quan te pa vlefshme dhe anti kushtetuese Mareveshjen ne fjale mes dy vendeve firmosur ne 2009 nga qeveria e Berishes dhe Ministria Bakojanis…mareveshje qe shkaktoi nje reagim e zemerim te ashper ne Tirane vecmas edhe nga vete opozita e asaj kohe qe drejtohej nga po vete Rama…qe ishin te paret qe e akuzuan qeverine e demokrateve e vete Berishen per Tradheti te madhe kombetare…
Ndaj duke e cuar ceshtjen ne Gjykaten Nderkombetare ku dihet fort mire se c’rol e c’peshe kane ne te Greqia e Shqiperia vec e vec …Rama e di fort mire se ka zgjedhur rrugen me te pranueshme sipas tij e mendjes se tij te djallezuar…per te pranuar de jure e de facto ate c’ka ne fakt ka ndodhur gati 2 vjet me pare legjitimimin zyrtar qeveritar e perfundimtar te zgjerimit grek ne Detin Jon edhe pse ky lloj zgjerimi cenon e prek ndjeshem kufirin e sotem ujor te Shqiperise …natyrisht duke marre per baze interpretimin qe i bejne atij vecmas specialistet, ekspertet perkates e ”profesionistet” greke te kesaj ceshtje…
Ndaj dhe Dendias e Mitsotakis ishin jo vetem PRO propozimit te pales e qeverise shqiptare e personalisht te vete Rames per cuarjen e Detit ne Gjykaten Nderkombetare ku pothuajse qysh tani mund te thuhet hapur e publikisht se e kane Gjyqin te fituar [ edhe pse procesi gjyqesor nderkombetar formalisht mund te zgjase nga 3-5 vjet]……por e shfaqen hapur lumturine e entuziazmin e tyre ndaj dhe per kete ishin e jane te gatshem ti bejne Shqiperise edhe leshime e favore te tjera (sic ishte rasti i zgjidhjes se problemit brenda nates te situates se renduar te radheve kilometrike te emigranteve para dy muajsh ne kufirin greko-shqiptar, rasti i Pasaportave te reja ditet e fundit etj . ) ndaj dhe per nje cast Mitsotakis e Dendias pothuajse ”e harruan” fare edhe Minoritetin grek ne Shqiperi, clirimin e Vorio Epirit etj etj apo edhe jane gati ta fshijne nga tefteri sikurse tha Dendias …,me urdher te Mitsotakis …edhe Ligjin e Luftes vetem e vetem qe Detin ta kene te tyre aq sa ju duhet e aty ku ju duhet e kur ju duhet…por edhe ne nje fare menyre ta ruajne vete Ramen nga dalja lakuriq e venia e tij ne bangon e te akuzuarve nga shqiptaret si Tradhetar e si njeri qe luan, ben e mbron politiken dhe interesat greke ne Shqiperi…
Akuza publike bere ne nje tv shqiptar jo do si do pak dite me pare se …Rama ka jetuar disa kohe ne Korfuz dhe ka patur lidhje te shumta e te dyshimta me ”vendas” jo fort te zakonshem e jo fort te pa njohur si dhe hyrje -daljet e tij te shpeshta ne kufirin greko-shqiptar…origjina e tij familjare jugore nga nje zone e nxehte ne maredheniet historike shqiptaro-greke etj etj…te shtyjne ta mendosh e gjykosh problemin ne fjale shume me thelle se sa eshte e sa duket…
Dekorimi i Rames para do kohesh nga Kisha Orthodokse greke me Urdherin e larte te Kaloresit te Orthodoksizmit Helen si dhe lidhjet e tij te ngushta e speciale me kreun e Kishes Autoqefale Shqiptare grekun Janullatos…kane pas vetes shume pikepyetje por edhe pyetje qe veshtire tani per tani te marrin pergjigjet e duhura e te sakta …
Rames tani per tani, teksa i rrenuar e i diskretituar jo pak e kur me kokfortesi eshte ne kerkim te nje mandati te trete -qeverises i duhet te hiqet si patriot i flakte shqiptar e jo si ”mik” i Greqise qofte edhe duke i bere karshillek ministrit te jashtem grek Dendias tek e priti me kollare kuq e zi e me shqiponje por edhe me yll komunist me 5 cepa apo qofte edhe duke e ironizuar ne fund te fjales se tij teksa shau Turqine e teksa Rama ja ktheu …ejvalla….apo qofte edhe duke e vizituar Sulltanin turk Erdogan ne konakun e tij nje dite para se te vizitonte Athinen zyrtare e te perqafohej me Mitsotakisin….
Duhet ta luaje kete rol qe neser tu thote shqiptareve qe …ja Detin Greqise s’ja dhashe une e s’ja fala une …por kete tradheti para meje e ka bere Saliu e qeveria e tij…ja e shikoni …une bera me te miren time te mundeshme si shqiptar, si patriot etj etj …nuk bera asnje lloj mareveshje per Detin me Greqine per ta favorizuar ate por e cova ne Gjykaten Nderkombetare etj etj… se ja dha Detin tone Greqise kjo Gjykate s’eshte faji im…ne jemi PRO ligjeve e rregullave nderkombetare … ne jemi per integrim europian…per fqinjesi te mire…[???]…
Pra e thene thjesht e shqip fare… Rama te dale pa lagur nga kjo histori e ndyre tradhetie kombetare ku ai i pari ka hedhur Gurin e tani kerkon te fshehe Doren…ose troc sic thote populli … tamam Mishi te piqet e Helli te mos digjet… edhe Detin ta marre Greqia [ pas nje vendimi te tille 100% te mundshem e te pritshem te Gjykates Nderkombetare ]…edhe Ramen te mos e ekspozojne greket perpara shqiptareve si Autorin kryesor e firmosesin e Tradhetise se madhe te tyre kombetare …por qe edhe maredheniet e neserme shqiptaro – greke te mos mberrijne serisht ne kulmin e tyre te mosbesimit e te acarimit…
Ne kete kuader llogjik tingellojne shume te peshtira e qesharake akuzat dhe etiketimet banale qe Rama na ben ne shqiptareve te ndershem , nacionaliste e patriote duke na quajtur “nacional -folklorike” apo edhe “patriotet e Detit” etj .etj …
Historia e ka te shkruar te zezen mbi te bardhe…Kali i Trojes eshte pjese shume e rendesishme ( e natyrisht jo per mire ) e historise greke e jo asaj shqiptare…sikurse historia jone kombetare eshte e mbushur plot me Hamzallare e raste te tilla Tradhetie e pa besie te vete ne shqiptareve ndaj vetes tone , ndaj Kombit tone e ndaj njeri tjetrit …c’ka serbi e greku i kane shfrytezuar sa here ju jane dashur, kur kane dashur e si kane dashur…ndaj dhe sot ne jemi ketu ku jemi…mbushur koke e kembe plot me Tradheti e Tradhetare !
A.R.DOSTI

ALI IBËR NEZAJ I LIDHJES SË PRIZRENIT KTHEHET NË SHTATORE NË TROPOJË – Nga Halil AHMETI*

 

Inaugurimi me 14 nëntor 2020

Të hënën, më 12 tetor 2020, isha në Tropojë, në qytetin e Bajram Currit, së bashku me një grup miqësh të Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër, se shkuam për Tpame për të ndjerin Hysni Hoxha i Bytyçit, vllau i ing. Skënder Hoxhës, pasi ku për 16 vite ka dhënë kontribute të çmuara për shoqatën tone, për Korridorin Adriatik-Alpe, për lobimin për Rrugën Gjakovë-Shkodër përgjatë Bregut të Drinit. Iu shprehëm ngushëllimet tona për këtë dhimbje të madhe dhe nderimet tona për emrin e punën e mirë të kësaj familje, të këtyre vëllezërve bytyças.

Ajo që na bëri shumë përshtypje të veçantë, që na shtoi krenarinë, ishte nisma për vendosjen, për ngritjen e Shtatores së Ali Ibër Nezajt në këtë qytet të Alpeve, në qytetin me emrin e heroit Bajram Curri. Ali Ibër Nezaj do të vendosej në hyrje të qytetit, në të krah të Bashkisë së  Tropojës, në një vend të mirë, që ia shto bukurinë e lavdinë qytetit e bashkisë së Tropojës, banorëve të saj. Po punohej për ngritjen e bazamentit të shtatores, e cila ishte ideuar e po zbatohej mirë, në të gjithë parametrat, në të gjitha dimensionet. Kishte vendin me shkallore për të bërë homazhe e për të bërë fotografi nga bashkëvendasit e turistët e shumtë që shkojnë në Tropojë. Nuk e ditëm se kush ishte arkitekti i saj, ndoshta ata të sektorit të urbanistikës të bashkisë apo dhe ndonjë tjetër, por kushdo qoftë duhet t’iu themi: Ju lumtë për për mendjen e dorën tuaj!

Unë jam mësues i lëndës së vizatimit në gjimnazin “Hajdar Dushi” të Gjakovës, jam piktor për nga profesioni, autor me dhjetra piktura e pjesmarrës në disa ekspozita të arteve figurative lokale, nacionale e ballkanike, prandaj, si i kësaj fushe, them se është një gjetje e zgjuar, funksionale, ideale, vendosja e kësaj shtatorje të Ali Ibër Nezaj në një trekëndësh të mirë zgjedhur, me Monumentin e Heroit të Popullit, Bajram Curri dhe të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, ku secili prej tyre ka fushëpamjen e vet…, emrat e skulpturat nuk i bëjnë “hije” njëri-tjetrit, përkundrazi iu japin dritë bukurie e historie qytetit të tyre verior.

Ponasheci është fshati im i lindjes, aty e kam edhe truallin e kullën e banimit, për nga ana etno-historike jena të Malësisë së Gjakovës, prandaj dhe Tropoja, në kufijtë e bashkisë së saj të djeshme e të sotme, është pjesë e dashurisë, e krenarisë sime, e jetës sime. Ne na ka pasë munguar prej dekada kohe Tropoja dhe Tropojës i ka pasë munguar në dekada kohe Gjakova, sepse ndarja e padrejtë e kufijve e patë lënë Malësinë (Tropojën) pa Gjakovë dhe Gjakovën e pati lënë pa Malësi (pa Tropojën). Edhe Ali Ibër Nezaj ka lind në vitin 1835 në Buçaj të krahinës së Shipshanit, po ka jetur dhe ka vdekur në Osek të Gjakovës. Edhe sot, aty, në këtë fshat, ka shumë vendas të Vllaznisë Nezaj. Edhe Ali Ibër Nezaj e bashkëvendasit e tij Nezaj të Osekut e kanë ndjerë ndarjen e kufirit Shqipëri-Shqipëri, të Tropojës me Gjakovën e të Gjakovës me Tropojën. Ne, në kohën e Luftës së Kosovës, kur kena ardhë në Tropojë, ndër punët e para ka qënë interesimi për të shkuar tek trualli e kulla e Ali Ibër Nezajt të Lidhjes së Prizrenit. Edhe aty në Buçajt e tij i kena shprehë mirënjohje Ali Ibër Nezajt për kontributet e tij të mëdha për Kombin. Kemi qënë dhe tek kulla e Sali Berishaës, tek Berishajt e Viçidolit të Tropojës.

Patriotit të shquar Ali Ibër Nezaj, edhe Gjakova e Kosova, dhe me kontributin e Nezajve të tij, të Familjes Nezaj, ia ngritën në 100 Vjetorin e Pavarësisë, në vitin 2012, një shtatore në qytetin tonë, në shehrin e Gjakovës, një shesh e një lagje e mban emrin e tij. Edhe Historia e mban emrin e tij të madh.

Sivjet, mbas 8 vitesh, po i ngrihet një tjetër shtatore në Tropojë, në vendlindjen e tij. Të dy shtatoret, në Gjakovë e në Tropojë, janë vepër arti të skulptorit të njohur Isa Baliaj- Mjeshtër i Madh, miku im. Kjo punë e mirë e Bashkisë së Tropojës dhe e kryetarit të saj Rexhë Byberi, meriton respekt e mirënjohje. Rexhen e njohë prej kohësh, kur ishte kryetar i komunës së Margegajve, sepse kemi punuar së bashku për Koridorin Adriatik-Alpe, me Shoqatën “Drini”, për Rrugën Gjakovë-Shkodër.

Në mbyllje dua të falenderoj Bashkinë e Tropojës dhe Familjen e Ali Ibër Nezajt për Ftesën e Tyre në adresën time e të Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër, për të marrë pjesë në ceremonitë e 14 Nëntorit 2020 në qytetin Bajram Curri në inaugurimin e Shtatores së Ali Ibër Nezaj të Lidhjes së Prizrenit, që po kthehet në shtatore në vendlindjen e tij, në Malësinë e Gjakovës-Tropojë, që prej nga shtatorja e tij e ka vështrimin e vet drejt Qafës së Morinës e Kosovës… Shtatoret e Ali Ibër Nezajt në Gjakovë e Tropojë janë pjesë e bashkimit të Kombit, janë pjesë e historisë së Kombit.

-Mirë se të gjejmë Ali Ibër Nezaj edhe në shtatore në vendlindjen tënde, në Tropojën Tonë!

 

Kryetar i Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër

 drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Kosovën

“Mirësevini Zoti Marshall!” – Nga Andon Dede

 

Një “Plan i ri Marshall”, – kështu u vlerësua nga ekspertët amerikanë marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, nga Serbia dhe Kosova, pasi Shtetet e Bashkuara po investojnë plot 13 miliard dollarë, shumë që nuk ishte parë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Dy javë pas paktit të ndërmjetësuar nga presidenti Trump, një delegacion amerikan vizitoi Kosovën. Duke folur për investimet amerikane, Grenell tha se projektet infrastrukturore dhe ekonomike janë provë e përkushtimit të presidentit Trump ndaj rajonit. “Nuk do të ishim këtu po të mos ishte presidenti Trump. Pas marrëveshjes, presidenti na mblodhi dhe na tha: “Tani duhet të shkoni ta zbatoni atë që u nënshkrua në Uashington”, tha Grenell.

Pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës, Grenell foli për mediat. “Përshëndetje nga presidenti Trump. Jam këtu bashkë me shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje? Ai është njeriu i parave. Ai e ka sjellë një çek të madh. Në fakt, ende jo, por do ta sjellë” – tha Grenell duke iu referuar Adam Boehler, Shef Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-ve. “Çfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë me përpikëri zotimet. Duam që t’i tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillimin e tij ekonomik”.

Si në Prishtinë edhe në Beograd, më i gëzuar apo dhe më i kënaqur për marrëveshjen në fjalë, dukej Grenell, madje ai as nuk përpiqej ta fshihte entuziazmin. Veçanërisht kjo ra në sy gjatë një darke në Beograd, me presidentin dhe kryeministren e Serbisë, duke kënduar këngë tradicionale amerikane. Logjika më elementare, me që është fjala për një marrëveshje dypalëshe, do të kërkonte që nderohej jo vetëm mysafiri, por dhe vetë pjesëmarrësit, veçanërisht Kosova, për njëqind arsye, që nuk po përmend këtu. Por, euforia e mysafirit as që linte shteg  për protokolle të atilla.

As që do të ndalesha aq shumë te kronikat e kësaj marrëvesheje, nëse ato nuk do të më sillnin në mendje    një film spanjoll, të viteve ’50, të shekullit të kaluar, që më ka lënë mbresa të pashlyeshme sa që kujtohet me detaje, si ta kisha parë dje.

*  *    *

“Mirësevini Zoti Marshall!”  (Spanjisht: “¡Bienvenido, Mister Marshall!”).

Është një film-komedi, e vitit 1953, me regjizor Luis García Berlanga dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e kinemasë spanjolle. Filmi fitoi çmimin ndërkombëtar për komedinë më të mirë, në Festivalin në Kanë, më 1953. Në vitin 1996, Akademia Spanjolle e Filmit e cilësoi atë si filmi i pestë më i mirë spanjoll i të gjitha kohërave.

Regjizori Berlanga, përmes këtij filmi, nxjerr në pah stereotipet e trashëguara nga spanjollët e amerikanët në lidhje me kulturat e njeri-tjetrit dhe njëkohësisht nuk i kursen  kritikat sociale të Spanjës Frankiste të viteve ’50, të shekullit të kaluar.

Filmi tregon për një fshat apo qytet të vogël  kastilian, Villar del Rio, tipik spanjoll; me banorë po aq tipikë: pjesa më e madhe e popullsisë janë fshatarë, një prift, një kryetar dhe një hidalgo. Kryetari i moshuar dhe paksa i shurdhër, Don Pablo, është i alarmuar, pas një vizite të përfaqësuesi të Qeverisë lokale, i cili i thotë atij se amerikanët janë përgjegjës për shpërndarjen e fondeve të Planit Marshall. Ata do të kalojnë nëpër fshat, prandaj, duhet bërë ç’është e mundur që të lënë  përshtypjet më të mira, duke filluar me rrugët, shtëpitë e vetë veshjet e banorëve. I inkurajuar nga Manolo Moran, që ka qënë dhe vetë në Boston, ai pretendon se e di se çfarë iu pëlqen më shumë amerikanëve. Fshatarët nuk i kursejnë parat, në përpjekjet e ethëshme për t’iu shprehur mysafirëve mirëpritjen më të mirë që mund të imagjinohet. Ata besojnë se, sa më gjatë që të qëndrojnë amerikanët në fshat, aq më shumë para do të lënë atje dhe, për pasojë, fshatarët mund të blejnë çdo gjithë që do të dëshironin ndonjëherë. Megjithëse fshati është në Castilje, ata veshin rroba andaluziane për të gjithë, sepse, sipas Manolios, pikërisht kjo është ajo që amerikanët duan të shohin në Spanjë. Rregulluan dhe ri-dekoruan plotësisht rrugë të reja, me fasada, lule, konfeta e të tjera. Improvizuan gjithashtu një ceremoni të hollësishme të mirëseardhjes, të kompletuar me sfilatë, orkestër, këngë dhe vallëzime.

Më në fund, erdhi dhe dita e shumëpritur e vizitës së amerikanëve. Por, ndërsa i gjithë qyteti mezi po priste për të demonstruar përgatitjet e shumta që kishin bërë vendasit, autokolona amerikane shpejtoi nëpër fshat pa u ndalur?!. Vendasit s’po iu besonin syve… Të zgjënjyer sa më s’ka, atyre nuk iu mbetej gjë tjetër veç të hiqnin dekoratat dhe të paguanin shpenzimet personale me paret e veta…

Në vendin tonë, filmi u shfaq mbas disa vjetësh dhe u prit shumë mirë, si nga spektatorët dhe gazetarët që shkruan për të. Edhe pse nga shfaqja e filmit ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli, siç thashë dhe më lart, mbresat për të më kujtohen si t’i shihja dje. Njerëzit gajaseshin nga të qeshurit.

*   *   *

Këto shënime për marrëveshjen e mësipërme apo dhe për filmin që përmendëm më parë, mund t’i mbyllja edhe këtu, si epilog i gjithë kronikave për sa folëm më lart. Por, m’u duk me interes që të kthehem pak në kohë, për më tepër që është fjala persona publikë që lidhen direkt me zhvillimet e Ballkanit Perëndimor.

Para disa kohësh, Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo, emëroi Zëvendës-ndihmës-sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer, si të dërguarin Special për Ballkanin dhe zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, gjë që u vlerësua si një lëvizje e matur e politikës së jashtme amerikane dhe kthim i vëmendjes së saj në Ballkan. Për më tepër, zoti Palmer vlerësohet si një njohës i mirë i Ballkanit dhe me një eksperiencë të konsiderueshme me problemet e këtij rajoni. Nga ai pritej ndihmë në zgjidhjen e çështjeve shumë të ndërlikuara në këtë rajon.

Dikur, diplomati amerikan ka punuar në ambasadën e vendit të tij në Serbi. Aty e ka njohur edhe Danica Damjanovic me të cilën është martuar më pas. Kaq mjaftoi që të bëhej lajm si shkak i origjinës së bashkëshortes së tij. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, që njihet edhe si hokatar, ka qenë përkrah Palmerit gjatë një takimi të shefave të diplomacisë ballkanike në Bled të Sllovenisë, ku i është drejtuar zyrtarit të lartë amerikan me shprehjen e njohur në këtë anë: “ne themi jam nga fshati i gruas”. “Kur bëhet fjalë për Matthew, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por më shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, –  deklaroi Daçiç, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.

Mediat serbe kanë rikujtuar intervistën që Palmer pat dhënë kohë më parë për shtypin e këtij vendi. “Ju thoni: “Nuk mbajmë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë.”- tha Palmeri. Por, ndryshe nga sa deklaroi në intervistë, vëzhguesit tërhoqën vëmendjen se ai nuk rresht së dhëni mesazhe të këqia që kur ka filluar të merret seriozisht me Ballkanin. “Dhëndëri” shihet si pjesë e një aleance të natyrshme. Por, Palmeri shihet edhe si një person që është përzier në punët e brendshme të Serbisë dhe Kosovës, me rastin e krijimit të qeverisë, e thuhet madje se e ka mbështetur Partinë Përparimtare të Vuçiqit.

Gjatë një vizite në Mal të Zi ai e pat quajtur republikën e vogël, ku mbretëroi prej tre dekadash Gjukanoviçi, si vendin më të suksesshëm multietnik të rajonit.

Pa ardhur akoma në vendin tonë, disa nga analistët tanë, mezi po prisnin deklaratat e tij, sidomos për shkeljet e vazhdueshme të kreu-rinindasit tonë, meqënë se ishin para zgjedhjeve. Veçanërisht, një nga analisitët tanë, që njihet si më entuziasti, shprehej me superlavita: ”Ja, të shihni se ç’ka për të bërë ai, “buldozer” e më tej akoma… Ata nuk janë  legenë, si këta tanët…“ – tha ai, duke kujtuar “buldozerin” e parë që nxorri protestuesit nga çadra.

Por, ndryshe nga ç’prisnin, i dërguari posaçëm, zoti Palmer, ua preu shkurt: “Nuk kam përgatitur për këto probleme…”, duke i lënë me gisht në gojë tërë ata që po prisnin. Në vend të takimit me zyrtarë, ai zhvilloi një bisedë të ngrohtë më studentë të Gazetarsisë. Mos të harrojmë se opinioni amerikan e njeh Matthew Palmerin, në radhë të parë, si shkrimtar.

Më pas, Palmeri, nuk i ka kursyer opinionet e veta pozitive dhe për qeveritarët tanë, duke nxitur votuesit të marrin pjesë në zgjedhjet moniste, paçka se Kryetari i Shtetit tonë kishte dekretuar datë tjetër.

Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos, zoti Palmer i ka cilësuar të forta themelet e demokracisë në Shqipëri, kurse zgjedhjet i ka vlerësuar të lira. Duke i quajtur të tilla, përmes “Zërin të Amerikës”, ai, si të ishte kryetar Shteti, lëshoi fermanin: “Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin”.
Mund të zgjateshim edhe më tej me diplomatin,  shkrimtarin dhe dhëndërin, tashmë të njohur por, pa ezauruar akoma bëmat e tij, na erdhi radha e një diplomati tjetër dhe pikërisht ai që do ta zëvendësojë Palmerin. Është fala për ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, që është emëruar si emisar i presidentit të SHBA-së, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me të cilin filluam edhe shënimet e sotme.

Një emërim i tillë ka ngjallur habi tek shumë ekspertë e ish-diplomatë, pasi vetëm pak ditë më parë, Sekretari Amerikan, Pompeo, kishte emëruar Palmerin në të njëjtin pozicion.  Në shumë veta qarkullon mendimi se Trumpi e ka emëruar Grenell-in meqenëse ka besim shumë të madh në të, ndërsa Palmerin nuk e konsideron si njeri të afërt apo        pjesë e rrethit të ngushtë të Presidentit. Ilustrimin më të qartë, për gjithë sa po flasim, e bëri vetë e Shtëpia e Bardhë, me Marrëveshjen e nënshkruar nën kujdestarinë direkte të Trumpit.

Pas epilogut që vumë në krye dhe prologut që e lamë  në fund, çdo koment do të qe i tepërt.

 

New York, 20 tetor 2020

Profesori i Universitetit të Oksfordit: Asociacioni mund ta destabilizojë Kosovën

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga Universiteti i Oxfordit, Richard Caplan, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një prej çështjeve kryesore në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mund ta destabilizojë shtetin e Kosovës.

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Richard Caplan, mendon se paqartësitë nga ana e Bashkimit Evropian po e minojnë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka kritikuar palët që nuk po i respektojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Gjatë gjithë dialogut Serbi-Kosovë, Bashkimi Evropian nuk ka qenë i qartë se çfarë nënkuptohet me normalizim. Ndonjëherë paqartësia është e dobishme në negociata dhe mendoj se ka qenë e dobishme në këtë rast të mundësohet dialogu. Sidoqoftë, paqartësia ka kufizimet e veta dhe nuk mund të qëndrojë pafundësisht pa minuar dialogun. Kosova patjetër që pengohet nga mungesa e njohjes nga Serbia, e cila po parandalon njohjen më të gjerë nga shtetet e tjera në sistemin ndërkombëtar. Për aq sa procesi i normalizimit përmirëson marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, është diçka e mirë. Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet që janë arritur brenda këtij procesi nuk janë zbatuar”, ka deklaruar Caplan.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Caplan thotë se një asociacion i tillë mund ta destabilizojë Kosovën, por, nënvizon ai, edhe mosrespektimi i marrëveshjes mund ta ndaloj tutje progresin e Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Ka pasur një divergjencë në rritje të opinioneve midis Serbisë dhe Kosovës mbi Asociacionin e propozuar të Komunave Serbe. Natyrisht, ka pasur marrëveshje në vitin 2013 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe kjo ishte kundërshtuar në vitin 2015 nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërsa ekziston rreziku që një asociacion apo shoqatë e tillë mund të destabilizojë Kosovën. Ekziston gjithashtu rreziku që mos krijimi i Asociacionit të parandalojë progresin e mëtejshëm drejt normalizimit. E rëndësishme është të dihen kompetencat që do t’i ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, shtoi më tej Caplan.

Ai thotë se Bashkimi Evropian është i vendosur fuqimisht për përfundimin e procesit të normalizimit.

“Pyetja nuk është nëse BE ka kapacitet për të përfunduar procesin, por nëse Serbia dhe Kosova kanë gatishmëri jo vetëm për të arritur marrëveshje, të cilat ata kanë bërë në të kaluarën, por edhe për t’i zbatuar ato marrëveshje”.

Autoritetet negociatore të Kosovës, këmbëngulin që për temën e Asociacionit/ Bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk do të flasin në Bruksel, por Serbia në anën tjetër kërkon që kjo të jetë krye tema e dialogut.

Si e nënshkroi Kosova parimin e Koshtunicës – Nga Veton Surroi

Për 20 vjet, Serbia i ka ikur ballafaqimit me të kaluarën. Dhe Kosova i ka ndihmuar në këtë

1.

U kumtua këtë të hënë se në Bruksel është arritur një draftmarrëveshje për të pagjeturit e luftës së Kosovës, që në shifër ende janë 1.600. Kjo duhet të jetë njëra prej një liste të iniciativave e marrëveshjeve të arritura për të pagjeturit në këta 21 vjet. Mbaj mend të parat, të ndihmuara nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar, menjëherë pas luftës. Dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, do të mbaj mend pas disa vjetësh se qe arritur në Bruksel një marrëveshje, dhe se duhet një marrëveshje tjetër që do ta zbatojë këtë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera paraprake. Pse është kështu? Ndoshta nuk ka mënyrë më të mirë për ta shpjeguar sesa me këtë “draft-marrëveshje” të arritur në Bruksel. Ajo pason “marrëveshjen historike” të Washingtonit, ku “të dyja palët zotohen t’i shpejtojnë përpjekjet për t’i gjetur dhe identifikuar personat e zhdukur”. Pra, pas “marrëveshjes historike” në Shtëpinë e Bardhë u zbrit në draftmarrëveshje në Bruksel, me të cilën përcaktohet se BE-ja do të ketë një të emëruar special që do të mbikëqyrë komisionin e përbashkët Kosovë-Serbi për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Ky komision do të punojë me të drejtën e qasjes së “pakufizuar në të gjitha arkivat vendore dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe ato të ushtrisë, policisë dhe të forcave të tjera të Serbisë, të cilat kanë marrë pjesë në kryerjen e krimeve në Kosovë dhe fshehjen e trupave të të vrarëve dhe të masakruarve”. Por e tëra kjo, që pritet të përfundojë brenda afatit kohor prej 18 muajve, do të jetë e mundur vetëm nëse arrihet marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Pra, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një dokument në të cilin pajtohen se të pagjeturit e luftës – të gjithë ata fëmijë, gra e burra të marrë peng, pushkatuar e hedhur në varreza kolektive-janë pjesë e negociatave sikur edhe targat, diplomat, Ujmani dhe çka do që t’ju bjerë në mend negociatorëve. Dhe kështu bëhen pengje të politikës, tashmë për së vdekuri: do të zbulohet fati i tyre vetëm dhe kur Kosova e Serbia mbërrijnë marrëveshje të ndërsjellë që do të quhet “përfundimtare” apo gjithëpërfshirëse.

2.

Të pagjeturit u bënë pengje për së vdekuri që herët pas luftës. Serbia e Milosheviqit refuzoi fare të pranonte se ekzistonte një kategori e këtillë – madje ishte e vështirë të bisedohej edhe për të gjallët, pengjet që mbaheshin nëpër burgjet e Serbisë. Pas 5 tetorit ishte presidenti i ri, Koshtunica, i cili pas pajtimit fillestar që të fillohet me zbardhjen e të pagjeturve vendosi shumë së shpejti një lloj nevoje për simetri, që në tregtinë e mallrave do të quheshin kuotizime. Pra, nën kujdesin e tij u vendos një politikë që prodhonte gjendjen që Serbia do të kthente aq kufoma shqiptarësh sa do të zbuloheshin e dërgoheshin për në Serbi të personave të zhdukur të nacionalitetit serb. Prapa këtij parimi dhe kuotizimi mund të jetë bërë përpjekja apo arritur të krijohej një narracion, me të cilin do të barazoheshin “të dyja palët”, pra do të relativizohej e tërë çështja e të pagjeturve në formulën se që të gjithë kanë faj, se krimet janë kryer në të dyja anët, e kështu me radhë. Dhe me këtë do të hiqej nga vëmendja një e vërtetë që vret sytë: të zhdukurit shqiptarë nga Kosova janë marrë pengje, ekzekutuar dhe trupat e tyre janë fshehur nga zyrtarë shtetërorë serbë. Kjo tashmë nuk është çështje akuzimesh apo hamendësimesh, por ka marrë epilogun e vet ligjor në Tribunalin për krime lufte në ishJugosllavi me seli në Hagë, me dënimin fuqiplotë të rastit Shainoviq et al., të vërtetuar edhe pas gjykimit të apelit më 2014.

3.

Prej vitit 2002 deri më sot çështja e të pagjeturve ka qenë e mbuluar në formë të suksesshme nga qeveritë e njëpasnjëshme të Serbisë. Nga çdonjëra është premtuar se do të merret me to; çdonjëra ka nënshkruar marrëveshje dhe draftmarrëveshje. Por, kjo është hera e parë që Serbia në formë eksplicite pranon se me këtë çështje do të merret pasi të arrihet marrëveshja “përfundimtare” me Kosovën. Pra, për herë të parë pranon se kjo është edhe një prej çështjeve politike, atë që kishte bërë me dije presidenti Koshtunica, që në fillim të mandatit të tij, pra gati njëzet vjetësh. Por, kjo është po ashtu hera e parë që Kosova është pajtuar për të njëjtin parim, se të pagjeturit janë kategori politike. Kështu, Qeveria e Kosovës është bërë bashkëpjesëmarrëse në përligjen e parimit të Koshtunicës, i cili në formën e vet më brutale shpjegohet me: kufomat janë mall pazari politik. Edhe po të supozohej se Serbia e Kosova kanë pasur qëllimet më të mira, që të shpejtohet disi çështja e të pagjeturve, ato kanë arritur qëllimin krejtësisht të kundërt. Që të dyja mund të akuzohen se kanë në dispozicion informata për fatin e të zhdukurve, por duke zbatuar parimin e Koshtunicës-kufomë për kufomë, informatë për informatë, copë ashti për copë ashti – dhe futjen e të pagjeturve në kategori të marrëveshjeve politike, janë duke i fshehur ato. Pra, për shembull, Serbia di se ku janë kufomat, por do t’i shpalosë informatat për to kur të themelohet Bashkësia e komunave serbe. Pra, për shembull, Kosova di se ku janë kufomat, por do t’i shpalosë informatat për to kur ta hapë Ambasadën e Kosovës në Beograd. Vështirë të gjendet vetakuzim më i madh.

4.

Kjo qasje nuk ndihmon as zbardhjen e fateve të të pagjeturve e as ndihmon në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, një që do të jetë e qëndrueshme dhe që do të mundësojë jetë në fqinjësi të mirë e bashkëpunim, është e mundur vetëm nëse të dy shoqëritë ballafaqohen me të kaluarën. Pjesë e rëndësishme e asaj së kaluare, pjesë kryesore e luftës së para njëzet vjetëve – përtej rrëfimeve heroike e mitike të betejave, njësiteve dhe komandantëve – është viktimizimi i civilëve, rrëmbimi i tyre, torturimi i tyre, ekzekutimi i tyre, zhdukja e gjurmëve të kufomave. Gjermania, prijësi i sotëm i demokracisë në botë, ka 75 vjet që ndërton kulturën e kujtesës, shkruan në librin “Pse e bëjnë gjermanët më mirë” gazetari veteran britanik, John Kampfner. “Një frazeologji e tërë është ndërtuar rreth nevojës për mbamendje: Vergangenheitsbewältigung (të pajtuarit me historinë); Vergangen – heitsaufarbeitung (trajtim i historisë); Erinnerungskultur (kulturë e kujtesës); dhe më kritike, Kollektivschuld (fajësia kolektive)”. Nevoja e mbamendjes në Gjermani është akt i përditshëm i përkujtimit pse Gjermania duhet të jetë demokraci liberale dhe pse duhet të jetojë në miqësi me fqinjët e saj e me popujt e tjerë të BE-së. Për 20 vjet, Serbia i ka ikur ballafaqimit me të kaluarën. Dhe Kosova i ka ndihmuar në këtë. Në vend të frazeologjisë gjermane për nevojën e mbamendjes, Serbia dhe Kosova kanë zgjedhur marrëveshjet e harresës.


Send this to a friend