VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëri i Amerikës: Takimi i Berlinit – pajtim për të kërkuar pajtimin

By | April 30, 2019
blank

Komentet

blank

Artan Fuga: Vera s’do të jetë e qetë, nëndhe luhen negociata e aleanca të mëdha

Akademiku Artan Fuga i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka paralajmëruar një verë aspak të qetë për politikën.

Ai thotë se në dukje duket se deri në shtator nuk do të ketë evente të rëndësishme politike, por nëndhe luhen tensione, negociata, aleanca e konflikte të mëdha.Për Fugën, Shqipëria është rast unikal në Europë pasi këtu janë mpleksur procese juridike të ndërtimit të sistemit të drejtësisë me marrëdhëniet politike me marrëdhenie ndërkombëtare dhe gjeopolitike.

”Është e pamundur ta parashikosh, e pamundur ta parashikosh për arsye sepse ka disa gjëra që janë në proces. është organizimi i Kongresit të PD a Kuvendi Kombëtar, është në proces si të thuash shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese lidhur me votimin për shkarkim të Presidentit të Republikës nga Kuvendi, janë në proces tensionet për procedurat lidhur me të, hapja ose jo e bisedimeve për çeljet e negociatave për integrimin e Shqipërisë.

Një sërë çështjesh të tjera që më duket se në ndryshim nga vitet e tjera, kjo verë besoj se nuk do jetë aq e qetë, aq më shumë kemi dhe ankthe në thonjëza, sociale, kolektive, politike lidhur me atë nëse opozita, pra PD dhe aleatët e saj do të marrin këtë apo atë vendim lidhur me pjesëmarrjen apo jo të tyre në kuvendin e ardhshëm që hapet në shtator, dhe po kështu mund të numërohet si formimi i qeverisë së ardhshme, ministrave, riorganizimi, marrëdhëniet brenda forcës drejtuese qeveritare, jemi në një proces shumë të rëndësishëm sa i përket vendimmarrjes në GJK për zgjedhjet e pushtetit lokal të kërkuara për tu shqyrtuar nga shoqata e Bashkive, tensionet brenda kësaj Shoqate, suspense të tjera, si ato që kanë të bëjnë me faktin që nëse presidenti i republikës do të vazhdojë të kryejë funksionet e tjera, cili është raporti i tij me mandatin, Kushtetuta që i cakton atij, paracakton për tia dhënë zotit Rama si kryetar i kësaj force.
Mbledhur gjitha këto faktorë bashkë, edhe sikur të duket që jeta politike do të jetë pak evente politike të rëndësishme, mendoj se nëndhe siç i thonë puristët, nënë dhe, luhen tensione të mëdha, negociata të mëdha, luhen aleanca, konflikte të mëdha. Duket sikur ariu fle, por ai nuk fle.”- tha Fuga.

Akademiku shton se Shqipëria nuk është ende një shtet demokratik, teksa thekson se tre pushtetet ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori këtu nuk janë të ndara pasi sa herë vijnë zgjedhjet në vend ka tensione sociale, politike dhe përplasje.

”Jam dakord me ju që në raportin midis opozitës dhe PS në pushtet, pra që ta bëjmë më të kuptueshme, nuk besoj se do ketë ngjarje, janë në shtator. E kam thënë gjithmonë se marrëdhënia opozitë-pushtet është një nga dimensionet politike të një vendi. Këtu aktualisht në Shqipëri janë të mpleksura dhe ky është rast shumë interesant për të kuptuar historinë e kaluar të Shqipërisë, një rast besoj shumë unikal në Europë, janë të mpleksura procese juridike të ndërtimit të sistemit të drejtësisë me marrëdhëniet politike me marrëdhenie ndërkombëtare dhe gjeopolitike të cilat të gjitha janë bashkë. Jetojmë në një shtet që natyrë të pastër kombëtare nuk ka. Nuk jam i sigurt se sa gjithë klasa politike sidomos opozita e ka ndërgjegjësuar këtë gjë. Lidhet me tre faktorë të mëdhenj, e para, Shqipëria sikur unë mbështetem shumë në analiza, sidomos në punimet e tij teorike të qytetarimeve, kemi ardhur në një moment që duhet ti kthehemi ideve të mendimtarëve të natyrës pluraliste. Shqipëria ndodhet në një zonë sizmiologjikisht sizmike, është mes ekuilibrave të mëdha planetare. Dhe e gjithë kjo gjeopolitikë së dyti lidhet me atë që çfarë e pret një të ardhme disaditore fatin e ecurisë së procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
E treta, sistemi i drejtësisë, për të mbajtur në ekuilibër, shikon nga partnerët ndërkombëtarë. Qofshin Brukseli, Strasburgu.
Unë mendoj që po ta shikojmë pak, unë mendoj që në vitet 90 e deri tani në 2021 proceset demokratizuese të Shqipërisë, se unë nuk e quaj personalisht një shtet demokratik Shqipërinë, është shtet në procese demokratizuese, kanë kuptim tjetër pasi mbrapa mbajnë edhe elementë diktatorialë, tiranikë, populistë. është një luhatje Shqipëria. Problemi ynë është që sistemi politik në Shqipëri dhe përtej sistemit politik, sistemi i qeverisjes normalisht vazhdon të mos ketë një vetërregullim të brendshëm. Nuk ka një vetërregullim të brendshëm për arsyen se pushtetet dhe po marr tre pushtetet që kanë të bëjnë me formën e organizimit të shtetit, gjyqësori, sistemi i drejtësisë, Kuvendi ose legjislativi dhe pushteti ekzekutiv, ky i fundit i dobët, dhe legjislativi sa e ka, është dhe Presidenti me ato elemente që ka, por shumë të dobët. Këta 3 pushtete nuk janë të ndarë. Nuk arrijnë dot të ekuilibrojnë njëri-tjetrin. Aq shumë nuk janë të ekuilibrojnë njëri-tjetrin, sa sa herë afrohen zgjedhjet ka tensione sociale, politike, përplasje.”- theksoi më tej ai.

blank

Ardian Vehbiu do të keni emrin gjithmonë të një akademiku të palavdishëm, por honoraret do t’i shijoni sa të jeni gjallë Nga Agron Dalipaj

(M)BURRËRIMI I ANTIPELLAZGËVE… dhe akademiku i vrerosur Ardian Vehbiu…
Posa veshi qyrkun e akademikut të jashtëm të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, z. Ardian Vehbiu mprehu shpatën dhe iu sul gjithë armiqëve të akademisë (ku u antarësua, siç përflitet, me motivacionin “”për veprimtari të shquar me blogun e tij “peizazhe të fjalës””). Tashmë Vehbiu, nga pozicioni i “akademikut të pastër”, është angazhuar të kurojë fytyrën e zhubravitur si mos më keq të ASH në opinionin publik. Sipas tij, nami i keq i ASH është krijuar nga amatorët e albanologjisë, të cilët i kanë rrëmbyer famën ASH-së dhe atij vetë…
Edhe pse te artikulli “zhgënjimi i pellazgëve” postuar te blogu i tij dt. 14 qershor 2021 nuk përmend kurkund emrin e ndonjë armiku të ASH-së, ata kuptohen sepse ai u përmend veprat. Dalëzotësi i ASH, z. Vehbiu, me kast e fillon sulmin e tij me shpotinë për “gjuhën kozmike” dhe mandej, duke i futur të gjithë “antiakademikët” në një thes, bën “demaskimin” e tyre në grup me mendësinë e një paleokomunisti të sprovuar. Vehbiu përdor strategjinë e pështirë të hakmarrjes në grup dhe duke i përtallur të gjithë amatorët e albanologjisë sikur ata të ishin të padallueshëm nga njëri tjetri.
E vërteta është se ka amatorë, që me “veprat e tyre albanologjike” e kanë hak të përqeshen, porse Akademisë së Vehbiut dhe vetë këtij, këta nuk i prishin punë e ata vetëm se u shërbejnë për të stigmatizuar të tjerët që kanë vepra serioze dhe nxjerrin aut pseudoshkencën e anëtarëve të ASH.
Vehbiu përtallet me të gjithë “kundërakademistat”, por nuk përmend emra. Në dukje duket sikur godet një fenomen qesharak albanologjik, por “harron” se tashmë është antar i akademisë së Gjinushit… dhe për ta sjellë me këmbë në tokë duhet t’i bëjmë ca pyetje:
1. Z. Vehbiu, ju lutemi, a mund të na përmendni titullin e një vepre shkencore të kryetarit tuaj të ASH?
2. Si e shpjegoni faktin, që Aleks Buda për 21 vjet kryetar i ASH, nuk mundi të botojë një libër shkencor dhe a e meriton ai bustin para ASH?
3. Z. Vehbiu, a është e vërtetë se ju do jeni redaktori i veprës së parë të Gjinushit me titull: “ndikimi i skafizmit shqiptar në europianizimin e popujve të lindjes”?
4. Z. Vehbiu, a pajtoheni ju me përfundimin “shkencor” të akademikëve profesionistë të ASH se shqipja është 93% gjuhë me leksik të huazuar?
5. Z. Vehbiu, si e shpjegoni faktin se vepra e Eqrem Çabejit “studime etimologjike në fushë të shqipes” ka kaluar pa recensë e oponencë shkencore e megjithatë pranohet e quhet si vepra më e madhe shkencore e tij?
6. Z. Vehbiu, për cilën vepër shkencore tuajën jeni pranuar si antar i jashtëm i ASH dhe sa e njohur dhe e shitur është vepra juaj e çfarë ndryshimi ka sjellë ajo në mendimin shkencor akademik?
7. Z. Vehbiu, përse ASH dhe ju nuk jeni shprehur kurrë ndaj veprës shkencore të Petro Zhejit dhe pse e mbuloni me heshtje?!
8. Përse ASH dhe ju nuk shpreheni për veprën madhore shkencore në albanologji të Niko Stilos dhe përse ASH ia heq vazhdimisht veprën nga konkurimi?!
9. Z. Vehbiu, sa dhëndurrë të ish byroistëve të Byrosë Politike të KQ të PPSH janë sot antarë të ASH dhe a ndjeheni komod mes tyre?
10. Z. Vehbiu, njerëzit me prurje shkencore fitojnë vetiu publicitet për shkak të arritjeve të tyre, të cilat sjellin ndryshime në shoqëri (kjo nuk ndodh me ju) dhe ju sapo jeni shpallur akademik, a mund të na sugjeroni një vepër shkencore tuajën dhe ku mund ta gjejmë?!
11. Z. Vehbiu, në shkrimin tuaj “zhgënjimi i pellazgëve” ankoheni për popullaritetin e amatorëve (si unë), po juve kush dreqin ua ndalon popullaritetin?! Apo fati i keq?!
12. Z. Vehbiu, vërtet mendoni se duke sulmuar amatorët e albanologjisë do rregulloni imazhin e ASH?!
Në mbyllje të këtij shkrimi, do i them akademikut Vehbiu të mos mërzitet për mungesën e popullaritetit sepse popullaritetin e fitojnë vetëm njerëzit me prurje të spikatura. Edhe Molierin në gjallje të tij nuk e pranuan antar të Akdemisë Franceze, porse ne nuk i njohim sot emrat e atyre akademikëve francezë që kundërshtuan antarësimin e tij. Sa dhe Hygoi shkroi për Molierin: “lavdia e tij nuk kish nevojë për njohjen tonë. Ne kishim nevojë për lavdinë e tij”.
Z. Vehbiu kënaquni me arritjen tuaj si anëtar i ASH dhe mos e tregoni sekretin se si u bëtë akademik. Ju do keni vërtet gjithmonë emrin e një akademiku të palavdishëm, ama do shijoni titullin tuaj dhe honoraret sa të jeni gjallë.
Mos u mërzit për palavdinë e pasvdekjes. Ngushëllohu. Nuk je i vetmi që do harroesh.
Në botën e shkencës janë të njohur:
1. Ata që bëjnë zbulime të mëdha e të vogla shkencore (ku ju z. Vehbiu nuk keni asnjë qasje).
2. Ata që marrin tituj si profesorë të mëdhenj duke shkruar “vepra shkencore” rreth atyre që kanë bërë zbulime shkencore (këtu hyni dhe ju z. Vehbiu).
Mendojmë se ASH, ky organizëm antishqiptar, nuk do mundet të ndryshojë opinionin e keq mbarëkombëtar që është krijuar për të dhe s’ka asnjë akademik që mund ta ndihmojë. Edhe z. Vehbiu shumë shpejt do heshtë. Do heshtë sepse heshtjen do ia kërkojë Gjinushi dhe duke qenë se titullin akademik e ka dhuratë, do respektojë dhuruesin. Përndryshe, një akademik që nuk është akademik, nuk mund të mendojë e veprojë ndryshe nga tufa e bagëtive akademike të ASH, ku për hir të së vërtetës ekziston vetëm një akademik për t’u respektuar (Artan Fuga).
Z. Vehbiu, thuhet se “mjekra nuk bën shkencëtarin”, por dhe shkencëtari pa mjekër nuk ka lezet. Ju keni vërtet një mjekër të hatashme dhe po të punoni shumë mund të bëheni edhe shkencëtar. Si është me shëndet berberi juaj në Nju Jork?
blank

Foto e ditës: Pandorën e vogël e ka marrë malli për gjysh Moikomin dhe shmallet me fotografinë

Në promovimin e librit “Me Moikomin” me autor Enver Kushi, tek “Qendra e Solidaritetit” që u zhvillua në Fundjavë Ndryshe në Brar, Tiranë,  në kujtimin e një vjetorit të ndarjes nga jeta, mori pjesë edhe Pandora e vogël, vajza e Epidamnit, mbesa e Moikomit. Të dy duheshin shumë. Duket qartë se Pandorën e vogël e ka marrë malli për gjyshin dhe shmallet me fotografinë.

 

blank

 

blank

Abilekaj- ambasadores Kim: Nëse nuk flet dot për shtetin personal të Ramës, mos fol për median

Kritikat që i bëri ambasadorja amerikane Yuri Kim mediave për shkak të vetingut ndaj prokurores Elisabeta Imeraj, janë pritur me zemërim nga gazetarët.

Analisti Enton Abilekaj shkruan se ambasadorja nuk flet dot për shtetin personal të Ramës, por po sulmon mediat.

Postimi i Enton Abilekajt:

Është hera e dytë që Ambasadorja Kim fajëson mediat. Hera e pare ishte në Opinion, për çështjen e Ylli Ndroqit dhe tani për Elisabeta Imerajn. Mediat i fajëson, politikën jo, pasojën e fajëson, shkakun jo. Nëse mediat kanë frikë, apo janë të shitura, apo kanë konflikt interesi, ndodh sepse politika i ka vënë në këtë  pozite, me presionin dhe joshjen, me bllokimin dhe subvencionimin.

Më e rëndesishme akoma është që nuk janë gazetarët ata që i bëjnë presion KPK të kalojë prokuroren, nuk janë gazetarët ata që i bëjnë  presion Komisionit Publik të mos e çojë kërkesën në KPA, dhe nuk do jenë gazetarët ata që do t’i bejne presion KPA për të dhënë vendimin.

Nese nuk flet dot per Maxhorancen dhe Shtetin personal të Edi Ramës, nuk ka pse të flasë për median, që ështe vetëm pasoja e tij. Dosja. al nuk preket drejtpërdrejt nga keto fjalë, sepse hyn në ato pak media që nuk ka censuruar asnjë nga lajmet në fjalë dhe asnjë lajm tjetër, por të merresh me hallkën më të dobët që vuan për shkak të sistemit dhe të mos merresh me sistemin, nuk e ndihmon vendin. Syri.net

blank

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind

Nadie Ahmeti

Nisja e procesit të vaksinimit të qytetarëve në Kosovë kundër sëmundjes COVID-19 dhe ardhja e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë shtuar shpresat për rritje ekonomike dhe përmirësim të zhvillimit ekonomik pas pandemisë.

Vaksinimi i popullatës në Kosovë dhe rihapja e kufijve mund të çojë në rritje ekonomike deri në 6 për qind, brenda vitit 2021, ka parashikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Sipas shefit të këtij ekipit të FMN-së që bëri raportin për Kosovën, Gabriel Di Bella, rritja mund të ndodhë nëse programi i vaksinimit është i suksesshëm.

Gjithashtu, një rihapje e kufijve që mundëson ardhjen e diasporës në sezonin e verës u pa si shtysë në rritjen e aktivitetit ekonomik.

“Nëse realizohet, përfitimet ekonomike në vitin 2021 duhet të kompensojnë humbjet prej 4 deri në 5 për qind të shkaktuara nga pandemia në vitin e kaluar”, tha ai.

Në anën tjetër, rritja e numrit të infektimeve si pasojë e varianteve të reja të COVID-19, parashihet të rrezikojë rritjen ekonomike.

Sipas FMN-së, forcimi i infrastrukturës sociale, promovimi i digjitalizimit dhe zvogëlimi gradual i ndotjes dhe gjurmëve të karbonit në Kosovë do të kontribuojnë në rritjen më të shpejtë të kapitalit njerëzor, produktivitetin dhe përgatitjen e ekonomisë për sfidat post-pandemike.

Pamundësia e bizneseve në Kosovë për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë normale, vitin e kaluar, ndikoi në punësimin dhe të ardhurat e qytetarëve, duke ndikuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë në rënien ekonomike.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca.

Në Kosovë, në vitin 2020, vlera e remitencave, sipas të dhënave të BQK-së, ishte rreth 940 milionë euro. Kurse në tremujorin e parë të këtij viti, vlera e remitencave kap shumën e mbi 200 milionë eurove.

Për dy javë, në Kosovë erdhën 40.000 persona nga diaspora

Vetëm brenda dy javëve të fundit, sipas informative zyrtare, mbi 40.000 qytetarë nga diaspora kanë hyrë në Kosovë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kurse, deri më 22 qershor, në Kosovë janë administruar mbi 140.000 doza të vaksinave kundër COVID-19.

Kosova vazhdon të jetë një nga vendet me numrin më të vogël të të vaksinuarve në Evropë.

Qeveria ka thënë se deri në fund të vitit planifikon të vaksinojë 60 për qind të popullsisë.

Niveli i rritjes ekonomike deri në 6 për qind, rezulton me rimëkëmbje më të shpejtë ekonomike sesa parashikimet në fillim të shfaqjes së pandemisë, thotë Arian Zeka, kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë. Edhe Zeka shprehet se në këtë rritje, pashmangshëm do të ndikojë ardhja e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, për pushime në Kosovë.

“Duke u bazuar edhe nga praktikat e viteve të kaluara, ardhja diasporës pashmangshëm do të reflektojë në aktivitete të shtuara ekonomike dhe natyrisht edhe në një rritje të gjithëmbarshme të qarkullimit te ndërmarrjet private. Rrjedhimisht edhe te një normë më e kënaqshme e zhvillimit ekonomik, përtej asaj që fillimisht ka parashikuar Banka Botërore, që duket të jetë më pak optimiste sesa kjo e cila është parashikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar”, thekson Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Në raportin e fundit të Bankës Botërore është thënë se rritja në vendet me ekonomitë me të ardhura të ulëta këtë vit, parashikohet të jetë më e ngadalta në 20 vjetët e fundit. Këto shtete me këtë ekonomi, parashikohet ta kenë një rritje prej 2.9 për qind në vitin 2021, para se të arrijnë në 4.7 për qind në vitin 2022.

Gjatë pandemisë ekonomia e Kosovës ra 7 për qind

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, njëherësh këshilltar i lartë në Institutin Riinvest, thekson se me parashikimin për rritje të nivelit ekonomik deri në 6 për qind, Kosova do kthehet në nivelin ku ka qenë në fund të vitit 2019. Megjithatë, ai shprehet se ka indikacione të përmirësimit të situatës ekonomike. Përveç ardhjes së diasporës, Mustafa thotë se ka edhe rritje të qarkullimit dhe eksportit të mallrave.

“Por, a do të vazhdojë edhe vitet e ardhshme ky ritëm, kjo varet edhe nga rritja e investimeve në ekonomi, produkte dhe shërbime të reja. E kjo kërkon një mjedis biznesor shumë më të mirë, në aspektin e zbatimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe në aspektin e stabilitetit politik dhe imazhit të vendit. Do të thotë, na duhet një seri faktorësh të ndërlidhur, që duhet të sigurojmë për të arritur në një shkallë ku zhvillimi do jetë i qëndrueshëm. Zhvillimi i qëndrueshëm është rreth 7 për qind për më shumë se një dekadë, në mënyrë që Kosova të jetë në një nivel më të qëndrueshëm ekonomik dhe më cilësor sesa tani”, thekson Mustafa.

Rritja ekonomike mesatare në Kosovë prej vitesh sillet deri në 4 për qind. Sipas raporteve vjetore të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e Kosovës në vitin 2019 kishte shënuar rritje reale prej 3.9 për qind. Për vitin 2020, kjo rritje ishte parashikuar të ishte 4.2 për qind, por si pasojë e pandemisë, ekonomia e Kosovës ka pasur rënie deri në – 7 për qind.

Qeveria nuk tregon planin për investimet publike

Rritja ekonomike në Kosovë varet edhe nga investimet publike, thotë Arian Zeka, sipas të cilit, qeveria ende nuk ka bërë publike vlerën e këtyre shpenzimeve.

“Nuk është shumë e qartë nga ajo që është paraqitur nga ana e qeverisë, se cili do të jetë vëllimi i shpenzimeve publike, në çfarë mase do të shohim projekte infrastrukturore, në të cilat do të investohet. Kjo si duket mbetet ende e paqartë, natyrisht duke e ditur se mjetet e buxhetit janë dashur të orientohen në drejtime të tjera, kryesisht në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të goditura nga pandemia, dhe natyrisht qytetarët e afektuar nga pandemia”, thekson ai.

Situatën aktuale ekonomike, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur mjaft premtuese dhe të mirë. Në një seancë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ai ka është shprehur se ka rikthim të aktivitetit ekonomik dhe me ardhjen e diasporës, me shpenzimin e atyre mjeteve të akumuluara gjatë kohës së pandemisë, sipas tij, pritet që këtë vit Kosova të ketë përformancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit, sa u përket të hyrave, rrjedhimisht zhvillimit ekonomik.

blank

Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë. Ministrat e jashtëm të BE e heqin nga axhenda, shkak kundërshtimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Të martën do të diskutohet procesi i zgjerimit në Luksemburg në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, por nuk pritet ndonjë vendim i rëndësishëm, për vendet që presin zyrtarizimin e fillimit të negociatave. Dhe Shqipëria këtë herë duket se penalizohet nga Maqedonia e Veriut.

Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë disa vende nuk dëshirojnë që të diskutohet dhe vendoset vetëm për Shqipërinë.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por vendimi për një hap të tillë merret në Këshill vetëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së bien dakord për një gjë të tillë. Të martën do të zhvillohen të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi, dhe BE-së me Serbinë.

Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues. Sakaq, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur takimin e tyre në Luksemburg për një sërë temash, që nga situata në Bjellorusi dhe deri te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

blank

Shteti nuk eshte loder argetimi?! – Nga Skënder MULLIQI

Eshte shumë jo morale dhe antikombëtare per gjithe ata të cilët nuk e mbrojnë shtetin e ri te Kosoves!Rrënimi i shtetit është i dënueshëm më kushtetutë .Ligjet nuk bëhën vetëm për të qenë në letër, ato duhet të zbatohën.Me paraqitjet dy ftyrëshe para medieve publlike, nuk mbrohet reputacioni I shtetit dhe nuk mbrohet as kauza kombëtare.Ata që nuk e mbrojnë shtetin duhet të ndërrohen nga pushteti.Grupet politike që I krijuan pas luftës , bashkëpunuan ndërmjet veti, vetëm kur bëhët fjalë për mbrojtjën e kauzës së përfitimëve përsonale , e jo sa duhet edhe për mbrojtjën e kauzës kombëtare .Duhet të mësohemi gjithashtu së për gabimet edhe të vogla duhet të bëhën ndryshimet në pushtet.Të shkojnë nga postët ministra dhe mbarë struktura qeveritare .Vëtem në këtë formë mund të bëjmë shtet ligjor dhe shtet funksional.Vendimet që merren duhet të janë konform Kushtetutës të Kosovës, e jo ndryshe.Të largohen nga foltorët ata që po I nëpërkëmbin vlerat kombëtare .Nuk mbrohet Republika më matrapazë dhe diletantë politikë. Nuk ka pardon kurrë rezikohet shteti dhe interesat kombëtare .Nuk vdiqën shumë martirë , dëshmorë dhe heronjë të kombit , që të rrëzohet e ardhmja jonë .Më metodat e shantazhit, paftyrësive, ndërskamcave , dyftyrësive apo edhe më shumë ,nuk arrihen objektivat e shtëtndërtimit dhe të mirëqenjës.Politikanët të cilët nuk ju përmbahën parimeve morale dhe kombëtare , nuk meritojnë të drejtojnë as një BT, e jo më shtetin.Pasojat e politikave të mbrapsha tashmë po I shohim të gjithë.Nuk guxojmë të bëhëmi shëmbull për të keq.Nuk guxojmë të mbesim në pozicionet e ngurta politike.Vendi ka nevojë për reforma përmbajtësore, ka nevojnë për përsonalitete të kompletuara të cilët , gjejnë rrugën e prosperitetit dhe të zhvilimit të gjithëmbarshëm.Kosova ka nevojë për njerëzit të cilët na inkuadrojnë në strukturën e BE-së. Shteti nuk është lodër argëtimi.Kosova më në fund më pushtetin e ri plebishitarë, e ka rastin dhe mundësinë të zgjidhë të gjitha problemet, edhe pse për këtë duhet pasur durim dhe kohë, sepse grupet e deritashme përfituese në pushtet,na i kan bërë llugë punët…

blank

Analiza e Bugajskit: Stabiliteti i Ballkanit e kërkon marrëveshjen Kosovë – Serbi

Janusz Bugajski, anëtar i kahmotshëm i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Washington beson se stabiliteti i Ballkanit ka nevojë për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Negociatat ndërmjet dy shteteve, të cilat kanë rifilluar të martën e javës që shkoi në Bruksel, Bugajski i konsideron çelës për stabilitetin në rajon.

Në analizën e publikuar në mediumin amerikan, Washington Examiner, eksperti i çështjeve politike kërkon rol më aktiv të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të mund të arrihet një marrëveshje finale, e që pa të cilën, ai sheh mundësinë që rajoni i Ballkanit të përfshihet në një konflikt të ri, transmeton Gazeta Express.

 

“Pa një marrëveshje mbi njohjen reciproke si shtete të pavarura, mosmarrëveshja e ndezur do t’i zhvendosë kufijtë, do ta kufizojë zhvillimin ekonomik dhe do ta përjashtojë integrimin në BE. Që bisedimet të kenë sukses, administrata e Bidenit duhet ta luajë një rol më aktiv në proces. Ndërsa BE-ja shikohet në rajon si e ndarë dhe jo e besueshme, Shtetet e Bashkuara mbajnë besueshmërinë për shkak të rolit të tyre udhëheqës në zgjidhjen e konflikteve të mëparshme ballkanike”, shprehet Bugajski.

Ai nënvizon rolin e Rusisë në politikën anti-Kosovë të Serbisë, ndërsa thekson nevojën e shmangies së një konflikti të ri.

“Administrata e Bidenit ka konfirmuar se njohja e ndërsjellë ndërshtetërore midis Serbisë dhe Kosovës është zgjidhja e vetme e zbatueshme. Pranimi i kufijve përfundimtarë do ta lejojë zhvillimin ekonomik në të dy shtetet dhe do t’ië pengojë ndërhyrjet e korruptuara rajonale të Kremlinit. Pa një marrëveshje dypalëshe, rajoni mund të hyjë përsëri në konfliktin e nxitur nga ambiciet nacionaliste serbe dhe shqiptare. Që kur Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe u njoh nga SHBA-ja dhe të gjithë anëtarët e BE-së, përveç pesë vendeve, qeveria e Serbisë i ka kushtuar politikën e saj të jashtme bllokimit të hyrjes së shtetit të ri në institucionet ndërkombëtare. Ajo ka punuar ngushtë me Rusinë e Vladimir Putinit në përpjekjen për ta delegjitimuar shtetësinë e Kosovës dhe për ta promovuar një agjendë ekspansioniste”, shkruan Bugajski.

Ai po ashtu shkruan se “nën agjendën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç “bota serbe”, e cila imiton axhendën e Putinit “bota Rusi”, “Serbia synon t’i dominojë disa shtete fqinje dhe përfundimisht të përfshijë territore me popullsi të madhe serbe”. Bugajski po ashtu thekson se Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi qëndrojnë në vijat e frontit duke mbrojtur sovranitetin e tyre, por po mendojnë se marrin ndihmë të pamjaftueshme politike nga BE-ja.

“Objektivat e Beogradit ndaj Kosovës janë që ta vonojnë në mënyrë të pacaktuar një zgjidhje dypalëshe, ta mbajnë pasigurinë për të ardhmen e saj dhe potencialisht të thithin një pjesë të territorit. Në rastin e Malit të Zi, politika e Vuçiqit është krijuar për ta nënshtruar sovranitetin e këtij shteti dhe për taë nënshtruar politikën e tij të jashtme ndaj asaj të Serbisë. Beogradi punon përmes nacionalistëve serbë të përfshirë në koalicionin e ri qeverisës të cilët dëshirojnë të tërhiqen nga orientimi perëndimor i vendit, edhe pse Mali i Zi është tashmë anëtar i NATO-s”, shkruan eksperti i Ballkanit.

Ai ka përmendur edhe idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e cila ai sheh se mund të ngritet si opsion. Kjo, sipas tij, do të siguronte mbrojtje nën ombrellën e NATO-s, por këto lëvizje thotë se pashmangshëm do të çonin në konflikte me fqinjët.

“Në këto kushte sfiduese, ideja e bashkimit kombëtar në një strukturë shtetërore mund të jetë një premtim i progresit dhe drejtësisë historike. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të siguronte sigurisht mbrojtjen e saj nën ombrellën e NATO-s dhe do t’i siguronte Prishtinës një qasje më të madhe globale. Për serbët, një Serbi e zgjeruar më në fund do ta sillte të gjithë kombin në një shtet të vetëm. Por lëvizjet drejt zgjerimit të shtetit do të ndiznin në mënyrë të pashmangshme konflikte me fqinjët dhe do të nxisnin kërkesa për ndryshime kufijsh midis grupeve të tjera etnike. Megjithëse udhëheqësit politikë përsërisin formulën se aspiratat nacionaliste do të neutralizohen përmes bashkimit pan-evropian, ata gjithashtu duhet të llogaritin se si të përfitojnë nga ndjenjat nacionaliste nëse rruga për në BE bllokohet për një kohë të pacaktuar”, shprehet Bugajski.

Ai thekson se Bosnjë-Hercegovina është shënjestra e tretë kryesore e pan-serbizmit, pasi mbetet vend jofunksional kryesisht për shkak të politikave bllokuese të Republikës Srpskas autonome dhe kërcënimit për bashkim me Serbinë.

blank

Telefonata misterioze vonoi kthimin, publikohen pamjet e princeshës Diana një natë para aksidentit

Një dokumentar i publikuar së fundmi tregon momentet e fundit të princeshë Dianës me të dashurin e saj sekret miliarderin Dodi Fayed.

Mediat e huaja kanë publikuar fotot e çiftit vetëm pak momente para aksidentit fatal ku humbi jetën Diana. Çifti ndodhej në Francë për të kaluar një fundjavë, por që duket se ishte dhe udhëtimi i fundit i tyre.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje në dokumentarin e publikuar thuhet se ish-shoferi dhe bashkëpunëtori i princeshës Diana, Colin Tebbutt, ka pohuar se ajo dhe Fayed duhej të ktheheshin në Britani, por qëndruan edhe një natë më shumë në Paris, pas një telefonate që mori Diana.

Në rast se ajo do të ishte kthyer siç ishte planifikuar, ndoshta aksidenti do të ishte shmangur.

Tebbutt bën me dije se dhe pse telefonata nuk është zbardhur dyshohet se ajo kishte të bënte me një çështje politike.

Historia e princeshës Diana me miliarderin Fayed është një nga më të bujshmet dhe ka pasur teori konspirative, se ajo është vrarë me qëllim, pikërisht për shkak të kësaj historie, pasi Pallati Mbretëror nuk mund ta pranonte një skandal të tillë.

Ndërkohë në ekspertizën përfundimtare në lidhje me aksidentin e princeshë Dianës, thuhet se ngjarja ka ndodhur pasi makina e tyre kërkonte t’iu shmangej paparacëve.

blank

blank

Presidentja e Kosovës, Osmani: Kemi nevojë për mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare

BEHLÜL ÇETİNKAYA / NAZLI YÜZBAŞIOĞLU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Turqisë në pjesëmarrjen e vendit të saj në organizatat ndërkombëtare. “Do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt për të bërë gjithçka lidhur me këtë çështje në arenën ndërkombëtare, për të vazhduar mbështetjen e fuqishme të Turqisë, jo vetëm votën e saj por edhe për të marrë mbështetjen e diasporës”, tha ajo.

Osmani-Sadriu në margjinat e Forumit të Diplomacisë së Antalya-s (ADF), në të cilin AA është partner global i komunikimit, në qendrën e Kongresit NEST në rajonin turistik Belek në Antalya në një prononcim për Anadolu Agency (AA) foli lidhur me zhvillimet.

Presidentja e Kosovës e cila ishte pjesë e ADF dhe samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) tha se në këto takime përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse shprehën pikëpamjet e tyre mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. “Gjithashtu nga pandemia mësuam se sa na ka lidhur me njëri-tjetrin dhe se sa kemi nevojë për njëri tjetrin”, tha ajo.

Ajo tregoi se përveç si folëse në sesione të ndryshme në kuadër të ADF ka zhvilluar edhe takime bilaterale, duke shtuar se “Kjo platformë ishte një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar bisedime. Përveç marrëdhënieve bilaterale zhvilluam takime për njohjen e Kosovës si shtet”.

Osmani-Sadriu duke treguar se ka zhvilluar dhe takime me të rinjtë tha se “Biseduam për problemet e përjetuara dhe zgjidhjet, jo vetëm si një person që ka hyrë në politikë në moshë të re para 22 vitesh, por edhe biseduam për të mundësuar që zëri ynë të dëgjohet si një diplomate dhe aktiviste e re”.

“Kemi nevojë për mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”

Ajo më tej tërhoqi vëmendjen se gjenden tema të reja për përforcimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Kosovës, në mesin e të cilave numëroi bashkëpunimin tregtar dhe kulturor.

Sipas saj, në të dyja vendet jetojnë shtetas që vijnë nga vendi tjetër dhe se ky grup është si një urë mes të dy vendeve. “Këtë çështje e biseduam edhe me presidentin Erdoğan. Gjithashtu shohim edhe një përparim në bashkëpunimin tonë në fushat si tregti, shëndetësi dhe mbrojtje. Kemi shumë gjëra për të bërë në aspektin ekonomik. Prandaj presim me padurim që të punojmë me Erdoğan-in dhe institucionet turke”, tha ajo.

Osmani-Sadriu vuri në dukje se në Kosovë ka shumë fusha ku biznesmenët turq mund të investojnë. “Kosova është një vend shumë i mirë për investime. Kemi popullsinë më të re në Evropë, burimet tona njerëzore janë shumë të larta dhe fuqia punëtore është e lirë. Qytetarët tanë njohin disa gjuhë dhe janë bërë mjeshtër në fushën e teknologjisë. 80 për qind të produkteve të prodhuara në vendin tonë shiten në SHBA, gjë që tregon se sa këto produkte janë me cilësi të lartë”, theksoi presidentja e Kosovës.

Ajo tha se për zgjidhjen e problemeve lidhur me papunësinë u japin rëndësi investimeve ndërsa potencial i Kosovës është i lartë.

Osmani-Sadriu theksoi se për mbështetjen e Turqisë kanë nevojë edhe në aspektin e njohjes së Kosovës. “Kemi nevojë për mbështetjen e Turqisë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt për të bërë gjithçka lidhur me këtë çështje në arenën ndërkombëtare, për të vazhduar mbështetjen e fuqishme të Turqisë, jo vetëm votën e saj por edhe për të marrë mbështetjen e diasporës. Sepse kjo nuk është vetëm për mirëqenien dhe zhvillimin tonë por është e rëndësishme edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Nuk ka asnjë problem lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës”

Ajo ndër të tjera duke potencuar se takimet bilaterale në margjinat e ADF kanë qenë të frytshme tha se “Kosova përballet me shumë probleme që Serbia dhe Rusia nxjerrin kundër procesit të njohjes. Dua të theksoj se pavarësia e Kosovës është një proces i pakthyeshëm dhe asgjë nuk mund të na ndalojë nga kjo”.

Osmani-Sadriu njoftoi se numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën ka shkuar në mbi 100. “Ne flasim me vendet që janë gjeografikisht larg Kosovës dhe shpjegojmë se pavarësia është e drejta e Kosovës. Në aspektin politik Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Prandaj nuk ka asnjë problem në aspektin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendet tjera”, deklaroi ajo.

Presidentja Osmani-Sadriu foli lidhur me dialogun që vazhdon me Serbinë. “Statusi i Kosovës është një çështje e zgjidhur përgjithmonë. Dialogu ynë aktual ka të bëjë me të qenit në gjendje të jetojmë krah për krah si dy fqinjë, duke hequr pengesat në tregti, duke folur për të zhdukurit në luftë dhe duke diskutuar mbi çështje për të mirën e popujve të dy vendeve sovrane”, theksoi presidentja e Kosovës.

Ajo nënvizoi se pavarësia dhe kufijtë e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të vijnë në tryezë, duke tërhequr vëmendjen se hapja e këtyre çështjeve për diskutim do të destabilizonte rajonin.

Sipas saj, me përshpejtimin e njohjes së Kosovës, integrimi evropian gjithashtu do të përshpejtohet.

“Është pala e BE-së që nuk mbajti fjalët lidhur me liberalizimin e vizave”

Osmani-Sadriu tha se vendi i saj ka bërë atë që i takon në rrugën për në Bashkimin Evropian. “Duhet të them se është pala e BE-së që nuk bëri atë që i takon lidhur me liberalizimin e vizave. Veçanërisht në fushën e liberalizimit të vizave, megjithëse e kemi bërë pjesën tonë 3 vjet më parë, BE-ja ende nuk e ka përmbushur këtë premtim”, tha ajo.

Ajo theksoi se disa vende të BE-së po vendosin pengesa në këtë proces, duke shtuar se Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë një qasje në favor të Kosovës.

Ndër të tjerat Osmani-Sadriu shprehu shpresën që edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të përshpejtohet procesi i BE-së, ndërsa tha se ky proces është vonuar për rajonin.

Osmani-Sadriu theksoi se Serbia nuk është e sinqertë lidhur me anëtarësimin në BE. “Nuk mundeni të kërkoni anëtarësim në BE duke bërë gjithçka me Rusinë në aspektin ekonomik, ushtarak dhe tregtar, duke rritur ndikimin e Rusisë në rajon. Duhet të vendosin se çfarë duan. Për rajonin tonë BE-ja duhet të jetë opsioni i vetëm. Ne nuk kërkojmë një opsion tjetër. BE-ja gjithmonë është opsioni ynë i vetëm dhe synimi strategjik”, theksoi ajo.

blank

Deri ku shkon logjika idiotike inferiore analiste e disa mediave e pseudointelektualve saqe te neveritin! Nga Shqipe Duriqi Dautaj

Nese provon diç mund edhe te humbesh, por nese nuk provon kurre atehere je i humbur gjithsesi- Gjergj Fishta.

Çohet burri i dheut i përgatitur me dije, edukate e trimeri dhe ja numron ne sy te botes nje kasapi te Ballkanit nje nga nje ato pak qe s’guxoi kush me i permend ( ose s’kane dite, se jane shku me duar ne xhepa) saqe i çuditi edhe boten me gjenialitetin e tij  e u ngriten keta tonet ketu poshte ca profa e analistë duke kritiku e kundershtuar saqe mendja e shendosh s’mund te kuptojë! Përse!

Ata qe njehere akuzonin se pse s’po shkon ky ne Dialog – qe shkoi burri i dheut ne Dialog.

Ata qe vete punuan ne krijimin e Asociacionit te pakicave – qe s’jau pranoi as s’i nenshkroi .

E kulmi i marrise konstatimi i tyre – ka bo keq se e ka idhnu Vuqiqin e Rusine. Po me ju thone qe jane te marre prap nuk eshte per ta adeguat kjo thenje. Po si mundet te e mbrojnë qe mos po i prishet çehrja atij qe te ka pre, gri e dhunu e djeg me shekull edhe ate me analizen e tyre patologjike inferiore e te budallakavt se po na idhnohet Rusia.

Po jo me idhnu, po infarkt me i dhene atij kasapi te Ballkanit e krejt atyre qe e perkrahin nje te tille. Po Vuqiqi mos te ketë me pase pune me kete burre dheu e me ja nise mu kthjell , ka pase nis mi ra pishman qe kane bo lufte ne Kosove se kenë tu e marre pak nga pak duke shku neper DIALOGE krejt Kosoven e me na pru neve punen me i kerku falje qe i kena nxjerr pune me na vra e dhunu ne shpi tona.

,, Edhe ti Albin , qysh burre me idhnu Vuqiqin, ne vend qe me marre me te mire e me ja dhone naj asociacion me pakice etnike, me ja bo qefin edhe Rusisë. Mos kofte per nder Albin,,.

Deri ku shkon logjika idiotike inferiore analiste e disa mediave e pseudointelektualve saqe te neveritin e te shtyjne te mendosh se a i takon te njejtit komb si ti. Jo absolut jo. Mu ka mush mendja duke na sundu maca e kuca u perzi gjaku , se me mbrojt ate qe don me te zhduk e mos me perkrah ate qe e ballafaqon me krimet qe i ka bo ky kasap , tjeter konkludim ska.

Jo ! Ska Asociacion me pakice etnike ne Kosove , nese duhet te kete atehere duhet kete edhe ne Medvegje , Presheve, Bujanovce per shqiptaret. Keshtu duhet thene te gjithe atyreve qe e mbrojn Asociacionin. Nuk e kem ndermend me fal toke qe eshte pluhuri i eshtrave te te pareve tone per me ja bo qefin botes, se edhe bota nuk e bon ate me toke te vet. Ma mire me provu e me kundershtuar se me pranu e me vdeke per se gjalli.

Deri ne ate mase shkon inati e smira e perzire me budallaki saqe ne vend qe me u bashku e me perkrah bile kur eshte ne pyetje interesi nacional e territorial qohen e krijojn filma horror se kinse nese flet shqiptari per te drejten e vet idhnohet krejt dynjeja. Jo, nuk idhnohet dynjaja per kete pune se krejt ata qe sipas tyre do idhnohen s’ta jepin ni gram dheu te vendit te tyre e sta falin nje pik gjaku, bile bile as trathtaret e cilido vend si respektojn e nuk i duan se mendojn me logjiken : po ky kur kunder vetvete eshte ,ku mund te behet i mire per mua.

Te thuash, te luftosh per te drejten tende eshte per tu duartrokitur e besa respektohet nga gjithe bota.Vuqiqi do idhnohet e do gjykohet sa te rreh zemer e shqiptarit se kete na e kane lene amanet ata qe vdiqen me shekull nga lloji i Vuqiqit!

blank

“Kinezja” Yuri Kim! Nga Alma N. Liço

Për të gjithë shqiptarët është i njohur fakti se Yuri Kim është ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.

Në të shumtën e rasteve ajo paraqitet tërësisht jashtë rolit të saj si diplomate e shtetit që përfaqëson.

Zonja në fjalë është e pranishme çdo ditë në media, ku në pjesën më të madhe të shfaqjeve të saj krijon perceptimin e të qenit përfaqësuese/zëdhënëse besnike e Rilindjes socialiste (ish komuniste), duke mbyllur sytë e mbrojtur haptas skandalet e një pas njëshme të saj.

E konsideroj të tepërt të rendis pafundësinë e fakteve që vërtetojnë perceptimin e mësipërm, pasi ato evidentohen e bëhen prezente çdo ditë nga gazetarë/analistë të paanshëm që kanë integritetin dhe guximin ta bëjnë.

Pikërisht këtu e ka burimin edhe etiketimi i saj “Kineze”.

Në periudhën e mbrapshtë të “dashurisë” me vendin e madh aziatik, u përçudnua akoma me shumë karikatura e “njeriut të ri”, sipas modelit “Lejfen.

Ky fenomen destruktiv shoqëroi periudhën e marrëdhënieve “miqësore” të Shqipërisë diktatoriale me Kinën komuniste,

e cila ka qenë nga më të zezat, sa i takon thellimit të varfërisë në kufijtë e urisë dhe dhunimit të tejskajshëm të të drejtave të njeriut.

Për analogji këto procese regresive janë përkeqësuar dukshëm vitet e fundit dhe Ambasadorja “Kineze” ka ndikimin e padiskutueshëm në këtë që po ndodh.

Nuk është aspak racist ky perceptim dhe nuk lidhet me origjinën e saj aziatike.

Ai ka në themel vuajtjet e pashembullta të jetuara në periudhën e sipërcituar dhe për inerci është pjesë e këtij kalvari.

Nuk është faji i shqiptarëve që kanë krijuar këtë perceptim për zonjën në fjalë.

Përgjegjesia qëndron tek shkaktarja e këtij perceptimi, e cila në çdo dalje të saj mediatike mbështet publikisht pa rezerva pinjollët dhe pasuesit e diktaturës,

duke dekurajuar dhe indinjuar keqas të gjithë shqiptarët që ende i kanë të pakuruara e të pa shëruara plagët e diktaturës, qindra/mijra prej të cilëve paguan me dënime të gjata ose edhe me jetë aspiratën e demokracisë amerikane!!


Send this to a friend