VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Zëri i Amerikës: Sërish kompania FUSHA, është e favorizuar në garën për Teatrin Kombëtar

By | July 29, 2019

Komentet

Tifozët e NBA dhe të Kobe Bryant deshnin që Kobe e Vanessa të kishin edhe një djalë dhe çifti kishte premtuar se do ta provonin

Tifozët e NBA gjithmonë kanë dashur që Kobe Bryant të kishte edhe një djalë, i cili një ditë mund të merrte përsipër ligën.

Pas katër vajzave, Mamba dhe gruaja Vanessa do të vazhdonin të provonin!

Kështu kishin premtuar.

Ishin të dy të rinj. Kobe 41 dhe Vanessa 37!

Kjo foto është shkrepur në prag të lindjes të vajzës të katërt në qershorin që shkoi.

Kobe dhe Vanessa i adhuronin vajzat e tyre, Natalia përlqente volleybollin, Gianna ishte një yll në perspektivë i basketbollit. Familja i kishte të gjitha!

Për djalin kishin premtuar. Dhe tifozët ishin të bindur se Kobe do të qëllonte në shenjë, si një nga shënuesit më të mirë në botë të topit në koshin e basketbollit!

Por mjerisht kjo romancë e bukur dashurie e një familje të bukur u mbyll tragjikisht!

 

Kobe Bryant family
https://www.instagram.com/p/BxYER-JngPv/
Credit: Kobe Bryant/Instagram

 

Familja e Kobe Bryant, ylli i basketbollit jetonte i rrethuar nga e dashura e zemrës Vanessa dhe katër princeshat e tij

Ylli i basketbollit Amerikan Kobe Bryant dhe e shoqja e tij,Vanessa Laine Bryant kishin 4 vajza: Gianna Maria-Onore Bryant, Natalia Diamante Bryant, Bianka Bella Bryant, Capri Kobe Bryant.Më e vogla kishte lindur në qershorin e 2019.

Të dy ishin njohur kur ajo ishte 15 dhe ai 19. U martuan në 2001. E para lindir Natalia, që posa ka mbushur 17, pastaj Gianna 13 vjeçarja që ndante me të jatin pasionin për basketbollin, Bianka 3 vjeçare dhe më e vogla 8 muajshe.

Pas largimit nga basketbolli ai ia kishte kushtuar përpjekjet nxitjes së sportit mes vajzave.

Kobe Bryant ishte shumë i lumtur! Ishin një familje e lumtur!

 

 

E gjithë Amerika qan për yllin e basketbollit Kobe Bryant dhe vajzën e tij Gianna

Sipas autoriteteve në helikopterin privat ndodheshin pesë persona, kur ai u rrëzua në orën 10 të mëngjesit të së djelës, rreth 45 kilometra në veri të Los Anxhelosit. Zyrtarë të Agjencisë Federale të Aviacionit thanë se helikopteri i rrëzuar ishte një helikopter Sikorsky S-76. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Kobe Bryant jetonte në jug të Los Anxhelosit dhe shpesh përdorte helikopterin për të shmangur trafikun e përhershëm të rrugëve në Kaliforninë Jugore. Edhe si lojtar ai shpesh shkonte në stërvitje dhe ndeshje me helikopter, një praktikë që e vazhdoi edhe pasi la basketbollin.

Helikopteri u rrëzua disa milje larg kompleksit të tij për stërvitje “Mamba Sports Academy”, në zonën “Thousand Oaks” në Kaliforni. Bryant dhe e shoqja e tij, Vanessa, kishin 4 vajza. Pas largimit nga basketbolli ai ia kishte kushtuar përpjekjet nxitjes së sportit mes vajzave.

Kobe Bryant ishte 41 vjeç dhe ka hyrë në histori si një nga lojtarët më të mirë, të gjitha kohërave në basketboll. Pothuajse gjatë gjihtë karrierës ai luajti me ekipin Lakers të Los Anxhelosit, duke fituar 5 herë titullin kampion. Ai mban vendin e 4 mes lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë gjatë karrierës. LeBron James, doli përpara tij në vendin e tretë, vetëm një ditë më parë, të shtunën. Bryant e uroi përmes një postimi në Twitter.

I lindur në Filadelfia, Bryant e kaloi kohën më të madhe të viteve të rinisë së hershme në Itali, ku i jati luante basketboll pas karrierës në NBA (kampionati profesionist amerikan).

Ndryshe nga lojtarët e tjerë të NBA, Bryant nuk vazhdoi kolegjin, por me të mbaruar shkollën e mesme, pas kthimit nga Italia në Amerikë, filloi të luajë me ekipin Hornets të qytetit Charlotte në Karolinën e Veriut. Më pas ai u ble nga ekipi Lakers me të cilin luajti deri në fund.

Gjatë karrierës 20 vjeçare me NBA, ai u bë lojtari më i ri, në moshën 19 vjeçare, që hyri në listën e yjeve të NBA, shënoi 81 pikë në një ndeshje të v etme, në vitin 2006, numri më i lartë në të gjitha kohërat e kampionatit amerikan dhe fitoi dy herë medaljen e artë, në Lojrat Olimpike të vitit 2008 dhe 2012.

Pas njoftimit për lënien e baskebollit, për shkak të dëmtimit, në ndeshjen e fundit të karrierës në vitin 2016, ai shënoi një rekord prej 60 pikësh.

Tenori i shquar Agim Hushi kryeministrit Rama: Ik me gjithë zagarët! S’ju duan te rinjte, studentet, pensionistet, punetoret, sipermarresit, nenat!

Tenori i shquar Agim Hushi, që jeton në Sydney të Australisë i drejtohet publikisht përmes rrjetit social Edi Ramës, ku midis të tjerave shkruan:

Eshte e tmerrshme mos ta keni kuptuar qe shumica e popullit s’ju don apo mbase s’ju kupton!

Eshte e tmerrshme qe mos ta kuptoni se po perdorni pushtetin dhe po e konsideroni Shqiperine si pronen tuaj!

Mos e mendoni veten vec si objekt te opozites!

Eshte e tmerrshme qe shqiptaret te kene nje krye nje llafollog qe thote gjithçka por qe s’thote asgje!

Te mos t’ju vije keq dhe mos ju shkoje neper mend se pervec jush s’ka se kush t’i udheheqi shqiptaret!

Te jesh i bindur se do gjindet nje njeri me i mire se ju!

S’ju duan te rinjte, studentet, pensionistet, punetoret, sipermarresit, nenat!

Ju akuzojne per vjedhes dhe vazhdoni te ruani me perpjekje poziten e nje te ndershmi te paprovuar nga drejtesia!

Si mund ta mbani pushtetin keshtu?

Perzute kombin dhe akoma s’po bindeni si ikja e popullit eshte nje krim ne duart tuaja!

….

Ju mbani ne kembe nje pushtet totalitar ne thelb me vota 100% monist!
Ikni si zoteri dhe çlirojeni popullin tend prej pushtetit monist!

Merr me vete se e ke forcen te gjithe zagaret qe mbajne peng demokracine shqiptare!”

……..

Lek Mirakaj: Ne Vatranët jemi antikomunistë – Vatra nuk është Relikë – Vatra është domosdoshmëri!

Lek Mirakaj: “Ministri diaspores z.Majko beri nje vizite ne USA, po ai nuk pati kohe te takohesh me Vatren. E pra Vatra eshte njera nga organizatat apo shoqatat, quajeni si te doni , qe me perjashtim te masonve, mund te jete ma e vjetra ne bote. E perseriste se Vatra nuk eshte relike,Vatra eshte dosdoshmeri. Para se ta mbyll ,deshiroj t’i drejtoj nje pyetje kandidatëve. Çfarë qendrimi do te mbanI ndaj te ashtuquajturit KKD, komiteti kordinimit te diaspores,nje farse e kryeministrit Rama per te kontrollu dhe perçare diasporen .”

Voal.ch po sjell fjalën që ka mbajtur në Kuvendin e Vatrës z.Lek Mirakaj, një nga figurat më përfaqësuese të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA. Kalvari i këtij njeriu ka nisur prej kur ishte vetëm 2 vjeç dhe ka mbaruar vetëm më 1991, deri atëherë ka jetuar me Familjen e tij në Gulagët e krijuar nga diktatura:

“Pershendetjen qe z.Murtezani do t’i drejtonte kuvendit , une nuk e kam. Z.Murtezani nje patriot i devotshem nuk ndodhet sot ketu. Ai se bashku me delegatet e deges se Queens-it paten nje aksident gje qe nuk i dha mundesine e pjesemarrjes.

Me qene se mu dha mundesija mua, po perfitoj nga rasti ,te pershendes te gjithë delegatet, kryetarin z.Mishto, z.Rexhaj si kryetar i komisionit te organizimi te kuvendit dhe z.Lumaj si kryetar i punimeve te kuvendit.

Dom Ndoj ne pershendetjen e tij e quajti, kuvend i jashtezakonshem. Po zoterinj, ky eshte kuvend i jashtezakonshem. Asnjehere ne historine e saj Vatra nuk ka zhvilluar punimet kur nje grup Vatranesh godet çdo veprimtari te Vatres. Akuzojne se keshilli nuk eshte mbledhur rregullisht, e vertete, po edhe sot nese do kishim disa njerez duke gjuajtur deren me gur, ne nuk do mund te mblidheshim.

E verteta eshte se pavaresisht anes formale,çdo vendim i kryesise eshte marr me mirekuptimin e anetarve te keshillit. Besoj se shpreh mendimin e anetarve te deges se Queen-sit, qe te falenderoj kryesine dhe veçanerisht z.Mishto per punen e shkelqyer qe kane bere gjate ketij mandati.

 

Zonja e zoterinj,

 

Vatra nuk eshte nje relike,Vatra eshte nje domosdoshmeri, ashtu siç ishte ne krijimin e saj.

Vatra u kriju per te ndihmuar ne zgjidhjen e problemit kombetar,problem qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte i zgjidhur.

Mos te harrojme se problemi Kosoves, shqiptarve te Malit te Zi, shqiptarve te Maqedonise, problemi i popullsise Çame jane probleme qe nuk jane zgjidhur .

Nese sot e kemi shtetin shqiptar, mos te harrojme se problemet jane te shumta.U tha se jemi apolitike, ne nuk mund te jemi apoltike, në çdo moment ne bejme poltike, çeshtja eshte , kjo politike kujt i sherben, ne nuk mund te bejme si struci, te fusim koken ne rane dhe te mos shohim realitetin qe na rrethon.

Eshte e vertete se ne nuk jemi as te majte as te djathte, ketu ka shumë delegatet qe votojne demokratet,  pra ne jemi anti komunistë, se komunizmi i ka sjellje popullit shumë te keqija.

Flitet se ne duhet t’i trajtojme njesoj partite politike te Shqiperise.

Po ne nuk mund te heshtim kur shohim se atdheu po kthehet ose eshte kthyer ne nje autocraci.

Ne kemi sot nje shtet ku nje individ eshte gjithçka, eshte gjykate kushtetuese, eshte qeveri, eshte parlament eshte i plotfuqishem.

Ne nuk mund te mos veme ne dukje faktin se si e trajton qeverija shqiptare Vatren.

Ministri diaspores z.Majko beri nje vizite ne USA, po ai nuk pati kohe te takohesh me Vatren. E pra Vatra eshte njera nga organizatat apo shoqatat, quajeni si te doni , qe me perjashtim te masonve, mund te jete ma e vjetra ne bote.

E perseriste se Vatra nuk eshte relike,Vatra eshte dosdoshmeri.

Para se ta mbyll ,deshiroj t’i drejtoj nje pyetje kandidatve.

Çfarë qendrimi do te mbanI ndaj te ashtuquajturit KKD, komiteti kordinimit te diaspores,nje farse e kryeministrit Rama per te kontrollu dhe perçare diasporen .”

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!

Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar  “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.

NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!

Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!

Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit,  Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:

“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”

Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!

Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

Gazetari Denis Dyrnjaja vë alarmin: Sandër Lleshi zbriti Mercedesit: Njerëzit po terrorizohen nëpër qytete!

 

Gazetari Denis Dyrnjaja që punon në televizionin Top Channel vë alarmin dhe i bën apel ministrit të brendshëm Sandër Lleshi për shkak të degradimit të rendit publik në të gjithë vendin. Populli jeton nën terrorin e bandave, kryebanditët e të cilave lirohen çdo ditë nga burgjet e Shqipërisë.  Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Denis Dyrnjasë marrë prej faqes së tij në rrjetin social:

 

 

 

 

Filmi shqiptar “Lajmi” i Lorin Terezit fiton çmimin e parë në festivali ndërkombëtar te filmit Flickerfest 2020 në Australi –

Shqiperia u rendit e para mes shume shteteve pjesemarres.* Festivali Flickerfest eshte i akredituar dhe faze seleksionuese per Çmimet Oscar dhe Bafta

 

Filmi “Lajmi” me regjisor Lorin Terezi fiton çmimin e pare si filmi me i mire i festivalit Flickerfest, ne premieren boterore ne Australi.

Flickerfest është një festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër që mbahet çdo vit në janar në Bondi Beach, Sidney, Australi.

* Festivali Flickerfest eshte i akredituar dhe faze seleksionuese per Çmimet Oscar dhe Bafta

Filmi shqiptar “Lajmi” që posa u nderua me çmimin e parë eshte produksion Shqiptaro-Spanjoll i finacuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise ne Shqiperi. Kacak Production dhe Mailuki Films(Spanje). Ideja e filmit nisi nga nje kronike lajmesh, ku deshmitari shprehte kenaqesine e protagonizmit, qe ishte ne kundershti me deshmine makabre qe duhej te jepte.

Skenari u shkrua nga Lorin Terezi dhe nga Anila Balla. Lorin Terezi është njekohesht edhe producent i filmit.

Xhirimet u kryen ne fshatin Shen Gjergj, me pjesemarrjen e banoreve te te gjithe fshatit.

Ne rolet kryesore luajnë Lena Kryeziu Bokshi, Bilbil Kasmi, Mirjana Deti, Besnik Ferra, Pellumb Dervishi.

Drejtor Fotografie Denald Grepcka me suportin e Papadhimitri Film Production.

Flickerfest eshte festivali me i rendesishem i filmit te shkurter ne Australi, ai ka nje pjesemarrje nderkombetare me mbi 3000 filma nga e gjithe bota.

Kete vit qe filmi ‘The News’ (ne shqip Lajmi) mori pjese dhe kishte njekohesisht dhe shfaqjen e pare jashte Shqiperise ishte Edicioni 29 i Flickerfest. Filmi mori çmimin ‘Best International Short’ qe eshte ekuivalent i Çmimit te pare.

Shqiperia u rendit e para mes shume shteteve pjesemarres.

Ky eshte filmi i dyte i shkurter i Lorin Terezit me mbeshtetjen e Qendres Kombetare te Kinematografise.

Me kete çmim, “Lajmi” vazhdon automatikisht rrugen per Oskars dhe Bafta.

2020 Awards

“Dje i shkova në spital” Ndriçim Xhepa tregon sëmundjen që i mori jetën Xhevdet Ferrit –

Ndriçim Xhepa ka zbuluar për News 24 se kolegu i tij, Xhevdet Ferri i cili vdiq sot vuante nga një sëmundje pulmonare në mushkëri. Ai bëri me dije se dje i shkoi për vizitë Xhevdet Ferrit në spital dhe e pa në një gjendje shumë të rëndë por nuk ja mori mendja se aktori do të vdiste pas 24 orësh.Po ashtu Ndriçim Xhepa thotë se është i pikëlluar pasi në dhjetor e kishte takuar për herë të fundit kurse rrugëtimin si aktorë e kanë pasur së bashku pasi përkojnë të së njëjtës kohë.“Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë.Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë. Isha dje deri në 9 në spital. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla.

Më shpjeguan gjithçka, me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëntë një përpjekje por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve.

Ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë.

Kam punuar shumë tepër me të se sa të tjerët. Kemi qenë tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’.

Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor.

Fillimit të dhjetori jemi takuar, por gjendja spitalore e tij ka qenë shumë pak ditë para vitit të ri. Ky dy javëshi i fundit ka qenë në spital. Unë kam pasur disa lëvizje, por jemi takuar, e kisha pranë Xhevdetin bashkë me Viktorin.

Nuk e di por nga ana profesionale këta mjekët, mjeku i brendshëm ishte i mrekullueshëm po më thoshte se ishte një nga dy rastet e rralla kur sëmundja godet pulmonet.

Ishte shumë kurajoz, me të vërtetë me bagazh, djalë me shije dhe i lexuar. Jo më kot ka qenë në 3-4 raste si drejtues në art. Me filmin, me teatrin kishte gamë të gjerë, zonë të gjerë mentale, tepër të gjerë.

Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi.”- tha Ndriçim Xhepa.

Tenori Ramë Lahaj letër Edi Ramës: Psikopat! S’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelësh mbi gjakun e kosovarëve!

Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik në Tiranë, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të zi, Milo Gjukanoviç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por pas praninë e Kosovës. Tenori “shpërthen” me tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur atë “psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj”.

LETRA:

Ti ‘kryeministri im’

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.

E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.

Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë.

Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!

Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen. Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!

 

(Foto të rralla)30 vjetori i themelimit të LDK – Themel i shtetndërtimit të Kosovës- Pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues bënë histori…. Nga Jusuf Buxhovi

30 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

Me moton për liri, barazi dhe demokraci dhe në saje të përfshirjes të gjitha shtresave shoqërore dhe politike në të, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 23 dhjetor 1989 nga brezi i intelektualëve që mori përgjegjësinë për fatet e vendit në rrethanat vendimtare, kur Kosovës iu mor autonomia me dhunë nga Beogradi dhe federate kishte filluar shpërbërjen, shpejt u kthye në lëvizje kombëtare, që vuri në binarë dy procese historike: rrënimin e strukturës së lidhjes komuniste e me të edhe të ideologjisë së saj, si dhe shkëputjen nga pushtimi serb, zhvillime këto që ia hapen rrugën shtetndërtimit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës në ato rrethana arriti të bëjë një kthesë edhe të mendësisë politike të deriatëhershme, e cila shquhej për orientimin totalitar, duke e kthyer nga vlerat demokratike dhe konceptet euro-atlantike. Orientimi i ri politik, i përqafuar nga të gjitha shtresat e popullatës, bëri që çështja e pazgjidhur e Kosovës të vështrohet nga një prizëm tjetër nga shtetet e perëndimit, duke kaluar në një stad të ri ndërkombëtarizmit si dhe kthimi pënjëhershëm të vëmendjes ndaj një popullatë e cila më herët shihej si politikisht e dezintegruar dhe e manipuluar. Kthimi i vëmendjes nga Kosova bëri që njëkohësisht faktori ndërkombëtar të marrë edhe obligime rreth gjetjes së një modusi të zgjidhjes së këtij problem të ndjeshëm jo vetëm ballkanik, pore dhe më gjerë.

Në këtë rrugëtim historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje. Atë të rezistencës institucionale, me shtetin paralel, që mori përsipër proceset e shtetndërtimit, së cilës, me shpalljen e Deklaratës për Pavarësitë 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990, dhe Referendumit për Pavarësitë 26 shtatorit 1991 e deri te zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit 1992, iu krijua infrastruktura e legjitimiteti demokratik.

Kjo pamje, që filloi më 23 dhjetor 1989 dhe zgjati deri më 12 qershor 1999, është historike.

Ndryshmi madhor ditën e 23 dhjetori 1989, u vu në binarët e duhur historik jo vetëm në saje të guximit intelektual të nismëtarëve që e përgatiten Kuvendin (programin politik, statusin dhe formalitetet tjera që i duheshin gjithë procesit), por për më tepër nga guximi l pjesmarrëve në Kuthendin Themelues, atyre 150 vetave, intelektualë të të gjitha profileve, të cilët i dhanë legjjitimitet punës së nismëtarëve. Andaj, me të drejtë mund të thuhet se pjesëmarrësit e Kuvendit Themelues të Lidhjes Demokrtike të Kosovës janë themeluesit e njëmend të lëvizjes kombëtare, që e bënë historinë…

(Fotot nga Iliaz Bylykbashi,kronist i zellshëm i kthesave historike).

Dr Zenel Kelmendi, në emër të Këshillit Inicues, hap kuvendin themelues

 

 

 

Jusuf Buxhovi, koordinator i Këshillit nismëtar, paraqet programin e partisë dhe statudin

Dr Ibrahim Rugova, pas zgjedhjes president, falemenderohet dhe premton se LDK do të kryej misionin historik

 

 

Dr. Zekeria Cana, anëtar i Këshillit Inicues, përshëndet Kuvendin në emër të Këshillit për të Drejtat dhe liritë e njeriut

Pamje nga puna e Kuvendit: nënshkrimi i listave nga ana e pjesëmarrësve në Kuvend ku konfirmohej pranimi i progamit dhe statusit të anëtarësisë. Mes pjesëmarrësve kishte personalitete eminente si : Akademik Dervish Rozhaja, Akademik Fehmi Agani, Akademik Idriz Ajeti, Akademik Mark Krasniqi, Ymer Jaka, e të tjerë…

 

 

Pamje nga Kuvendui: akademik Dervish Rozhaja, Bujar Bukoshi e të tjerë,,,

KOnferenca e parë për shtyp e Rugovës dhe Kryesisë së zgjedhur (J,Buxhovi, sekretar dhe anëtarëve Bukoshi, Ali, N. Kelmendui dhe M. Kraja) me gazetarë vendor dhe tël huaj.

Jusuf Buxhovi po vijon me publikimet e dokumentave autentikë: 30 vjetori i themelimit të LDK-së PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*

Shkrimtari dhe publicisti Jusuf Buxhovi me rastin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së po publikon dokumenta autentike të asaj kohe. Sikur PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*- (Dokument autentik i paraqitur në Kuvend) që po paraqesim më poshtë:

“PROGRAMI I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS*

(Dokument autentik i paraqitur në Kuvend)

Kriza e thellë shoqëror, ekonomike dhe politike, në të cilën gjendemi tash e sa kohë, para bashkësisë shumëkombëshe hapi dilema që kanë të bëjnë me ekzistencën e saj të mëtutjeshme. Në opsion tashmë janë shumë programe dhe projekte të nduarndurta që mëtojnë të fitojnë legjitimimet në Jugosllavi. Kjo larmi idesh, propozimesh e deri te programet me profile të qarta politike tregon më së miri se për fatin e Jugosllavisë janë të brengosur dhe të preokupuar të gjithë, dhe se, e ardhmja e saj mund të garantohet po qe se për të angazhohen të gjitha subjektet e saj, pa iu rezervuar askujt e drejta që të flasë apo të vendosë në emër të të tjerëve. Jugosllavinë duhet kuptuar si interes të secilit që jeton në të, pra, edhe të popullatës së Kosovës, e cila ruan të drejtën e saj që lirisht të vendosë për fatin e vet.
Fakti se kriza e thellë dhe e gjithanshme që po rëndon vendin dhe që më fuqimisht e me pasoja më të rënda po shprehet në Kosovë, kërkon kthesa radikale në fushën ekonomike, shoqërore e politike, se ajo mund të përballohet e të tejkalohet vetëm me angazhimin dhe veprimin e të gjitha forcave subjektive e të potencialeve krijuese, dhe se ky angazhim nuk është i mundur në kuadër të monizmit politik dhe të monopolit njëpartiak, ne të nënshkruarit, morëm nismën që të themelojmë:
Lidhjen Demokratiket të Kosovës,
Si Parti për veprim shoqëror-politik e kulturor të të gjithë atyre që aprovojnë orientimet programore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe intencat e saj.
1
Lidhja Demokratike e Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm LDK) angazhohet për reforma ekonomike e shoqërore që synojnë daljen sa më të shpejtë nga kriza, që mund të bëhet me zhvillim më të shpejtë ekonomik të vendit. Për këtë qëllim LDK angazhohet për ekonomi të tregut, forma të ndryshme të pronësisë, për treg modern dhe për përjashtimin e ndërhyrjes jokompetente të politikës në çështjet ekonomike (nga orientimi i pa kriter i investimeve e deri te caktimi i kuadrit drejtues në ekonomi), gjë që kishte dhe ka pasoja të dëmshme.
Kosova, përkundër potencialeve të veta njerëzore dhe natyrore, është pjesa ekonomikisht më e prapambetur dhe me papunësi më të madhe. Prapambetja ekonomike dhe papunësia janë forma permanente të krizës. LDK vlerëson se pikërisht prapambetja ekonomike dhe papunësia janë problemet kryesore të Kosovës dhe përpiqet për përballimin e tyre. LDK përpiqet për stimulimin e iniciativave dhe të angazhimeve të investimeve, për racionalizimin dhe modernizimin e prodhimit, për rekonstruksione e orientime prodhuese dhe jo për falimentime dhe shuarje të nxituar të organizatave ekonomike; angazhohet për të drejtën e barabartë të secilit në punë – varësisht nga aftësitë; angazhohet kundër privilegjeve në këtë lëmë në baza regjionale, kombëtare dhe të tjera.
LDK angazhohet për shfrytëzimin e të gjitha potencialeve dhe mundësive të brendshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës; angazhohet për politikë sociale, siç ndodh në të gjitha shtetet moderne dhe angazhohet për solidaritet të të zhvilluarve ndaj të pazhvilluarve.
2

LDK angazhohet për Jugosllavinë demokratike, federative dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
LDK angazhohet për demokraci që do të sigurojë barazinë e plot juridike e politike të qytetarëve, të individit, të dinjitetit dhe të pronës së tij – pavarësisht përkatësisë kombëtare, gjinore apo fetare; angazhohet për shtetin juridik, që respekton kushtetutën dhe ligjin dhe përjashton arbitraritetin politik e pushtetmbajtës.
LDK angazhohet për pluralizëm politik që shpreh strukturat dhe interesat e ndryshme dhe mundëson garën e koncepcioneve politike të ndryshme;
LDK angazhohet për sistem shumëpartiak; angazhohet për mbrojtjen e plotë dhe zgjerimin e lirive të njeriut dhe të qytetarit; angazhohet për të drejtën e mendimit dhe të shprehjes së lirë, për lirinë e fjalës, të shtypit e të organizimit politik; angazhohet për heqjen e çfarëdo censure të fshehur; angazhohet për gjyqet e pavarura dhe për përjashtimin e varësisë së individit, të ndjekjes dhe të ndëshkimit politik të gjyqtarëve.
LDK angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në Federatë, duke e kuptuar Federatën si bashkësi të subjekteve të barabarta, si bashkësi të qytetarëve dhe të kombeve të barabarta. Pra,angazhohet për një federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve dhe të republikave dhe të krahinave në sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votës së lirë.
LDK do të angazhohet për një shoqëri demokratike, në bazë të traditës më të mirë të qytetërimit njerëzor.
LDK do të angazhohet për zgjerimin e kanaleve demokratike institucionale, drejt ri afirmimit dhe afirmimit të mëtutjeshëm të individualitetit të Kosovës dhe të pozitës së saj kushtetuese si njësi e barabartë e federatës.
LDK angazhohet për afirmimin e subjektivitetit shoqëror, politik e kulturor të shqiptarëve dhe për të drejtën e tyre, që në marrëveshje me popujt me të cilët jetojnë bashkërisht, të shfrytëzojnë format e konstituimit politik dhe juridik që do të afirmonin barazinë e tyre.
3
E vetëdijshme për faktin që bashkëpunimi, mirëkuptimi, miqësia dhe solidariteti i popujve janë rezultat dhe frytet më të rëndësishme të civilizimit, kurse grindjet dhe armiqësitë janë fatkeqësi e madhe, LDK do të angazhohet vendosmërisht për zhvillimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm të të gjithë popujve në Kosovës, në Jugosllavi dhe në botë.
Barazia e plotë përbën edhe parakushtin qenësor të miqësisë dhe të bashkëpunimit të popujve. Prandaj, LDK përpiqet për barazi të plotë kombëtare në Jugosllavi e në Kosovë. Ajo do të punojë për afirmimin e vetëdijes se Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të:
-se shqiptarët, serbët,malazezët, turqit dhe të tjerët historikisht dhe aktualisht Kosovën e kanë të tyre dhe bashkërisht duhet ta zhvillojnë dhe ta përparojnë;
-se jeta në miqësi është bazë e mirëqenies dhe lumturisë së popujve;
-se shumësia e kulturave dhe e traditave, e kuptuar drejt, është pasuri;
-se bashkëpunimi e miqësia e popujve janë të pandashme pa njohjen, mirëkuptimin dhe respektin e kulturave dhe të traditave, të qenieve dhe të interesave të njëri-tjetrit.
LDK do të luftojë kundër çdo qëndrimi ose pikëpamje të pabarazisë. Ajo veçmas do të angazhohet:
-kundër çdo privilegje ose diskriminimi kombëtar;
-kundër konceptet mbi popujt autoktonë dhe shteformues dhe popujve të prezencës së rastësishme e margjinale;
-kundër shovinizmit dhe hegjemonizmit;
-kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare.
LDK përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi. Angazhohet për zhvillimin e gjithanshëm kulturor të të gjithëve, për arsim të plotë në gjuhën amtare në të gjitha shkallët e shkollimit; angazhohet për ruajtjen e pozitës dhe të dinjitetit moral e material të shkollës; për kultivimin e gjuhës amtare dhe barazinë e saj në komunikim publik dhe në administratë;angazhohet për kultivimin e lirë e të barabartë të traditave kulturore, historike dhe për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe të kremtimit me dinjitet të festave kombëtare; për të drejtën dhe mundësinë që çdo popull të shfrytëzojë rezultatet pozitive të krijimtarisë së vet kulturore dhe shpirtërore kudo që krijohen.
Në këtë drejtim duhet zhvilluar edhe më tutje institucionet që merren me studimin dhe kultivimin e kulturës, të traditës dhe të shprehjes së lirë të individualitetit kombëtar të të gjithëve në Kosovë dhe në Jugosllavi.
4
LDK përpiqet për të vërtetën për Kosovën, duke luftuar kundër dezinformatave e shpifjeve, kundër përpjekjeve që çështjet e sotme të Kosovës të paraqiten e për to të flitet vetëm me terme diskualifikuese, pa u parë ato në tërësinë dhe kompleksitetin e tyre. LDK është kundër represioneve e rikonstruksioneve si zgjidhje të problemeve, është kundër imponimit të pseudovlerave për t’u mbyllur problemet e vërteta, është kundër gjendjeve dhe masave të jashtëzakonshme, kundër izolimeve e kundër proceseve politike si dhe angazhohet për lirimin e të burgosurve politikë. Angazhohet, pra për dialog konstruktiv e mirëkuptim të ndërsjellë dhe kundër diskualifikimeve dhe etiketimeve të çdo mendimi ose kërkese, që ndryshon nga ajo zyrtare e një partie.
5
LDK do të angazhohet për ruajtjen e ambientit të natyrës dhe të resurseve natyrore. Asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë që pa nikoqirllëk t’i shfrytëzojë ato që duhet t’u takojnë edhe gjeneratave të tjera.
Në Prishtinë,
Më 23 dhjetor 1989.
Jusuf Buxhovi (Nënshkrimi)

* Ky dokument, i mbështetur mbi sugjerimet e akademik Gazmend Zajmit, profesor Fehmi Aganit dhe Ajri Begut, u paraqit në Kuvendin Themelues, i aprovuar njëzërit nga të pranishmit. Dokumenti autentik që gjendet në arkivin personal te autorit bashkë me të tjerët nga themelimi, i paraqitur në librin “Kthesa historike” 1, ka rëndësi ngaqë menjëherë pas aprovimit, në opinion iu nënshtrua përpjekjeve të shumta për t’u falsifikuar. Këso falsifikime, që pastaj u shpërndanë nën firmën e LDK-së, pati në Gjermani dhe Zvicër, mbi të cilat u mbështetën shumë nga shpifjet partisë dhe programit të saj, me ç’rast fjala “barazi në federatë” u zëvendësua me “autonomi”!